28 - 29 Nëntor 2016

Të gjithë shqiptarëve kudo në Botë iu urojmë sot 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e çlirimit nga forcat nazifashiste.

7 Likes

gezuar diten e pavaresise

1 Like

Gezuar dita e Flamurit, Gezuar Pavaresine !!

Çfar pavarsie te festoje raca ariane shqiptare qe akoma lengon dhe ankohet vazhdimisht ne Peshk nen thundren e mbeturinava obskurantiste osmane?

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

3 Likes

"mos shikoni kisha e xhamija"
☆ qe na e kujtove

Gezuar varesine nga injoranca o shqipe!

Fatkeqesisht pasardhesit e Ismail Qemalit,u vrane e persekutuar nga rregjimi komunist.
Akoma me e habitshme eshte qe shqiptaret asnjehere nuk pyeten se ku jane pasardhesit e tij,kur diten e Pavaresise shikonin vetem perfaqesuesit e PPSH,dhe asnje perfaqesues te familjes te Ismail Qemalit.

E njejta gje ndodhi me mesueset dhe familjen e nderuar Qiriazi.
Komunizmi e varrosi Sevastine me 4 vete pjesmarres ne varrim duke ja hedhur trupin ne nje karroce pleherash…nderkohe qe trupin e balcamosur te te shoqit e dogjen.
Pasardhesit e kesaj familjeje asnjehere nuk u ftuan me festimet e 8 Marist.

3 Likes

Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera !

hajde gzuar !

2 Likes

Ok, po ka ardh koha te behemi me te vetedijshem duket sikur me kete krenarine e flamurit i kemi shteruat detyrimet qe kemi per te qene me te pergjegjshem e me te drejte ndaj te tjereve. Vizioni i eterve pionere nuk ishte per nje shqiperi me flamur vetem abstrakte por per nje vend te perparuar me njerez te barabarte.
Rilindja po perpiqet te beje dicka keto vite, ne menyren e saj, po te pakten po e ben, na takon ne te gjitheve per mos e lene vendin te rreshqasi ne gjendjen e prehjes, stillstand, thote gjermoni, packa brrylave qe na jep evropa bushter, here pas here.

1 Like

Gezuarshi e me nji Shqipni te lire jarebi

E s’te ka mbetun as em’n as bese
Vet e ke prishun per faqe t’zeze.
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda
Sa thone kam fe, sa thone kam din
Njeni:" jam turk", tjetri:“latin"
Do thone: " Jam grek”, “shkje”-disa tjere,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun, me ju vorfnue!

…Pavaresia pa torte si kafja pa dahon.

pavarësia e shpallur në 12-n nuk është kryer akoma. prandaj krijimi i shqipërise se madhe (te mesme në fakt) është detyrë e gjithë atyre që e quajnë veten shqiptar. armiku i sotëm është evgjitëria e integruar!

1 Like

mos shikoni kisha e xhamija,
por shikoni dildo e prezervativa.

shyqyr qe na e kujtove se e kishim harru duke degjuar Leonard Kohen dhe duke lexu Houellebecq.

te shofim sa nga te gezuarit e sotem do jene edhe neser te gezuar.

Krejt pa dashje u vesha kuq e zi sot kur me vone gjate dites u kujtova per daten. Lol do thoshte MLL.

shif shif, komenti yt me kujtoi se sot rastesisht shfletova “E kuqja dhe e zeza” e Stendal, ja çfare lexova ne pasthenie, shum interesante, per origjinen e titullit te romanit:

Selon Stendhal lui-même, “le Rouge” signifiait que Julien eut été soldat, et “le Noir”, qu’à l’époque où il vécut, il dut prendre la soutane.

Hajt, m’jep i zemer keçap tashti!

3 Likes

he bravo qe me dhe zemer o patriote, tani edhe une u gezova me shoket se isha i trishtuar.

1 Like

Qe Qemolo une e bona si çdo vit ke pastiçeri Niko pi SHQIPNIE

Gezuar te gjitheve dhe ju ndrite shpirti perjetesisht atyre burrave qe shpallen pavarsine.

3 Likes

mi mi fa sol sii la# sol siiii