5 golat e miqësores Turqi - Shqipëri (2 - 3)

ahaaha :laughing:, po nje stadium te tille ka pothuajse çdo katun ne Itali. Çar ka per tu mrekullu ketu?

lene lene se tani pashe dhe videon, vite te tera pa e ripare, qesharake fare, nuk e kisha vene re me pare Skenderbeu ka vene nje plendes qe e pengon kur sellon me shpate turqit. :laughing:

Propozimi i Rugoves per himn te Kosoves, ne fillim te viteve 90ta

si himn i Kosoves vetem, nuk shkon… kjo simfoni eshte madheshtore dhe si e tille duhet te jete himn i shqiptarise, (apo Arberise). se edhe idea e autoreve eshte e tille.

jo dhe motivi origjinal marre nga simfonia e At Martin Gjokes… https://youtu.be/mEd3lRjhpgM

…tashi Çesku mire ka bere qe e ka marre dhe eshte frymezuar nga ky motiv, por ama nuk e ka permendur kurre kete fakt. aq me teper qe ka qene nxenes dhe ka mesuar nga Martin Gjoka.

O Tiku qenka si ne Rrubik ktu.

Ne popull i kemi rrenjet :smile:

Motivin origjinal te himnit “kur ka ra kushtrimi ne Kosove”, albanologet ne Prishtine e kane arsyetuar se i njejti eshte kenduar si kushtrim lufte nga luftetaret e kryengritjeve te Kosoves 1909-1912 kunder turqeve dhe serbeve.

Belul c’jane keto mite qe Rashicen “nuk e mbanin dot lojtaret e Lazios”? :smiley:
Nuk besoj se shkon te Lazio sado qe eshte Igel Hambari aty se Lazio ka ndryshuar skeme, pra ka kaluar ne skeme tipike italiane dhe jo me anesore te shpejte.
Kurse per Grezden me erdhi mire kur e pashe qe u gezua sikur beri gol ne finale. Tregon se ka deshire dhe eshte i uritur. Perpara Eros!!

-po tashi ca te thote vellai ty, ja ku ke videon e ndeshjes , shih vet e shkruaj , tha… 2 asiste goli, aksione teresisht individuale… i ngarkoi me 2 a 3 kartona te verdhe mbrojtesit e Lazios… shkurt cdo rrezik per Lazion vinte nga Rashica ! https://youtu.be/ck0GaeytvGA

e nese Rashica do shkoj te Lazio ? nuk mund te them me siguri… pastaj e theksova, varet se per cfare tip lojtari ka nevoj Lazio…
dhe tani qe po e mendoj, ka shume mundesi qe Rashica te shkoj ne Bubdesliga. Altin Lala ka njohje ne Bundeslige por edhe trajneri i Borusia Dordmund Peter Bozs , eshte trajneri qe besoi te cilesite e Rashices dhe e solli te Vitesse disa vjet me pare… kshu qe seshte cudi ta marre tani prape te Dordmund.

Ndeshje e cuditshme! Rremuje hesapi ! Bjeri ti biem,shkojme 3 here ne porte e bejme 3 gola! Nuk e di ku e shikojne njerzit doren e Panuccit njeher …bohh! Per mua Panucci nuk ben…nuk ben fare !

@pemaa , e pata parashikuar dhe te pata thene qe Rashica ne dimer , perpos interesit nga Seria A, ka shume mundesi te shkoj ne Bundeslige…
e pra, javen qe shkoi Rashica shkoi te Werder Bremen per 7,5 miljon euro:slight_smile:
ja te bej edhe nje parashikim tjeter… Abedin mba shenim:smiley: -pas nja 3 sezonesh Werder Bremen e shoh Rashicen te bej edhe nje hap akoma me te larte ne karriere. ose aty ne Gjermani…, por me shume kam nder mend Premier League. -Rashica i ka te gjitha te dhenat per tu permiresuar akoma me shume si lojtar . mosha e re, talentin ,potenceialin etj…

eh mer De Bias cna bere qe se morre Rashicen ne France.:frowning: -per mua ky eshte edhe gabimi me i rende i De Biasit ne menaxhinin e Kombetares tone per sa kohe ka qene trajner.

Cfare arshivisti :smiley:
Une mendoj se Rashica ishte cmimi qe Kosova kerkoi per mosprekjen e lojtareve baze te Kombetares sone. Pastaj ne ate rol ka edhe Shqiperia talente (Grezda, Latifi, Ahmedi) keshtu qe situata nuk me duket shqetesuese. Pastaj a do shkoje puna me Rashicen sic the ti do e shohim, pas 3 vitesh ketu do jemi :smiley:

Grezda ka vertet potencial dhe me duket nje vlere e shtuar per Kombetaren… Ahmedin nuk e kam pare ende vertet te integruar ne lojen e Kombetares se eshte i ri atje, por duket qe eshte i talentuar ! ndersa Latifi eshte Ok, por lojtar i zakonshem… dua te them, jo nga ata qe mund te marrin persiper dhe te terheqin ekipin…
tashi, nga te 3 keta, 2 te paret jane lojtare te nje natyre tjeter, ndersa Latifi ngjan pak me Rashicen, vetem se Rashica eshte ku e ku me lart.

per cka thua se ‘‘Rashica ishte cmimi qe Kosova kerkoi …etj’’ , e kam degjuar kete teori. por nuk mendoj se eshte e vertete. te gjithe lojtaret e Kosoves qe ishin ne Kombetare dhe qe sapo ishim kualifikuar ne Europian, i kishin te qarta dilemat apo zgjedhjet qe duhet te benin : -kush deshironte mund te shkonte te Kombetarja e Kosoves , ose do te mbetesshin te Kombetrja e Shqiperise… por ama kete vendim duhet ta merrnin para Europianit. sepse kush do te shkonte ne Evropian, nuk kishte me te drejte me pas te luante per Kosoven… dhe kete kusht e kishte vene UEFA…, e pra, asnjerit nuk i shkoi ndermend te linte shancin e Europianit ! qe dmth se Kosova nuk kishte asnje influence ne zgjedhjen e tyre !
nje fakt tjeter qe defton se (per)zgjedhja e Rashices ishte ne doren e De Biasit, eshte largimi dhe ftohja e Altin Lales (deri ate moment pjese e stafit te De Biasit ne Kombetare dhe njekohesisht menaxher i Rashices), nga ai moment Lala u vet-largua direkt nga stafi Kombetares.