A do të triumfojë Çështja Çame, kundrejt Greqisë?

Deggjo historianet…haremi bente pjese ne kulturen e kohes …

mo u qani se kisha fitoi dhe nje shenjtore
santa Frosinen lol

Amanet mbajeni mire muzeun siç keni bere deri tani …se keta ketej me islamike dhe te krishtere m…ja kan bere …
He ju paçim, t’me rruaç…

tema e ndryshuar…

Sec ka dicka qe nuk me pelqen te greket. Po jo per shkak te ceshtjes came. I don’t know. I don’t like them.:confounded:

Për të përcaktuar etninë e shqiptarëve të Epirit, në radhë të parë duhen marrë në konsideratë përshkrimet për etnografinë e Epirit. Ato janë publikuar bollshëm, sidomos në fund të shek. XVIII, në shek. XIX e gjatë shek.XX. Kjo gjë mund t’i atribuohet më shumë famës së Ali Pashë Tepelenës si qeveritar i Epirit, vali i Janinës që në vitin 1778. Për të argumentuar këtë, po sjell disa dokumente zyrtare. “Çamëria është një krahinë që shtrihet në anën perëndimore të Epirit. Rrethet kryesore të saj janë Filati, Gumenica, Parga, Margëlliçi, Paramithia e Preveza. Në veri kufijtë e saj shkojnë deri në zonën e Delvinës, në jug kufizohet me gjirin e Artës (Prevezës), në perëndim laget nga deti Jon, kurse në lindje ndahet prej pellgut të Janinës nga malet e Olliçikës e të Llakës. Është një krahinë mjaft e begatë me fusha, si fusha e Frarit apo me kodra të buta e të përshtatshme për kultivimin e ullirit e të agrumeve.

“Kronika e Janinës” dhe “Kronika e Tokove”, dy burime të çmuara për historinë e Epirit në shek.XIV-XV, i përmendin shqiptarët si element i vetëm masiv që popullojnë Epirin. Autori anonim i “Kronikës së lokove”, kur flet për zonat e banuara në të gjithë drejtimin e Pargës-Paramithi-Janinë apo Artë-Janinë shpreh qartë karakterin etnik shqiptar të popullsisë. Kujtojmë se si përfaqësues të etnisë shqiptare, familjet e mëdha shqiptare Shpatajt dhe Zenebishët në vitin 1304 pronat e tyre i shtrinin në brezin bregdetar midis Himarës, Gjirokastrës dhe Prevezës. Ndërsa si përfaqësues i etnisë shqiptare në fund të shek.XIV dhe në çerekun e parë të shek.XV përmenden dhe Mazarekët të vendosur në një vend në rrethinat e Margëlliçit. Një dokument nga arkivat e Perandorisë Osmane mbi regjistrimet e popullsisë në vitin 1431, përmendet edhe fshati Mazërrek, në afërsi të Margëlliçit në Çamëri me 25 shtëpi.(Burimi: Imalçik Halil Suret Defter-i Samak Arvanid, Lib.I, Ankara, 1954).
Popullsia shqiptare në hapësirën e Çamërisë, krahas antroponimisë thjesht shqiptare, kishte krijuar dhe toponimi shqiptare dhe këtë e hasim në krahinën e Paramithisë, të Sulit, të Margëlliçit, të Gumenicës e të Pargës si në emërtimin e fshatrave ashtu dhe të vendeve si psh fshati Ledhës në Gumenicë, fshati Rrapëz e Zeri në Pargë, ose emrat e fshatrave: Gardhiq, Vreshta, Grikohor, Grika, Morfat, Spatharat, Sharat, Nëneshat, Lopës, Mazërrek, Kuç, Currile, Luarat, Ninat, Markat. Historiani grek, Jani Llambridis, kur shkruan për Sulin, shtrirjen dhe kufijtë e tij, përmend një varg toponimesh që janë thjeshtë shqiptare si fshati Vilë, Balla, Dora, Çifliku, Kukuli, Lugati, Birbili, Gorrica, Kodër, Qafaetj.(Burimi:(Jani Llambridis, Epirotika Meletimata, Athinë, 1904, f.7,8,9, 12 e në vazhdim). Gjuhëtarët kanë arritur në përfundimin se elementi fjalëformues ‘at’ lidhet me prapashtesën ‘ates’, e cila takohet në emra fisesh ilire si Labeates, Dokleates etj. Në disa fshatra të Çamërisë brez pas brezi në shekuj janë ruajtur toponime malesh, prenjsh, fushash, luginash e arash si toponime të pastra shqipe si p.sh. “Mali i Glatë” (në fshatin Dramës), “Lisi i Lorit”, “proi i Thellë”, “Palo Vreshtat”, “Gropa e Madhe”, “Bira e Vllahut”, “Nënshkëme”, “Hora”, “Guri i Bardhë”, “Bota e Bardhë”, “Burimet”, “Bregu i Angjelit”, “Klishëza”, “Mulliri i Fikut”, “Shegëza”, “Kodrëza e Vidhit” etj.

Hhistoria e Çamërisë duhet të dalë nga mundimet e përpjekjet personale dhe të jetë pjesë e debateve Akademike e Shkencore e jo e kronikanëve të portaleve e blogjeve shqiptare, greke e të tjera. Në e për çështjen çame duhet të triumfojë lufta dhe mendimi i të parëve i gërshetuar me punën, luftën, mendimin e ndërgjegjen e sotme të të gjithve ne shqiptarëve, pa dallim feje e ideje politike, pjesë e rëndësishme e plotësimit të hartës identitare të popullit shqiptar i ndarë nga padrejtësitë historike.

A do triumfojë çështja çame? Sigurisht që po, shumë shpejt madje pasi siç e dimë të gjithë kjo çështje ka marë udhën e duhur edhe ndërkombëtarisht pavarësisht shtetit të dobët e gati miop që na udhëheq si komb tani.

Së fundmi edhe dy fjalë, se mar vesh o peshku pa ujë, të shkruash në anonimat për ështje që sebet, greket, bullgaret të vrasin, është një ndermarje e madhe për supet e disave, është e turpshme dhe armiqsore çdo lloj provokacioni që na bëhet, adminë o ju shkultë nadja, ku dreqin jeni, të dehur apo me kurva në shtrat??

Never say never.
Ceshtja came do te trajtohet dhe do te triumfoje.

Kërcënon me luftë ministri grek i Mbrojtjes. Kammenos ka një mesazh për Edi Ramën

Një nga zyrtarët më të lartë grek, ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka vazhduar edhe sot duke bërë deklarata kërcënuese ndaj Shqipërisë, e duke i hedhur benzinë zjarrit për një konflikt të shtetit të tij me Turqinë dhe Shqipërinë.

Deklarata e tij provokuese ai i ka bërë gjatë ngritjes së postave ushtarake, në kufi me Shqipërinë, një lëvizje që sipas shtypit grek është bërë për të mbrojtur dhe rritur sigurinë e vendit.

Pasi ka folur për një përplasje me Turqinë, Panos Kammenos ka thënë se Forca e Armatosur greke është gati për çdo situatë. Ministri grek i Mbrojtjes ka folur dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen çame. Ai ka thënë se këto janë deklarata për konsum politik.

“Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla. Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Panos Kammenos.

http://www.dailymotion.com/video/x547s5g_ministri-i-mbrojtes-i-greqise-kercenon-shqiperine_news

Ngrihet flamuri Grek ne Himare.

Vetem nje dite pas fjalimit te ministrit Greke te mbrojtjes minoritaret ngrene flamurin Grek ne Himare

Inate i kam kuqalashet sa te duash …edhe kete po ashtu per rilindjen e simboleve te diktatures …etj etj po ketu i ka qare pergjigjet …nuk do rime tere jeten me friken se na perzen greku emigrantet …

http://gazeta1.net/rama-pergjigjet-per-shqiperine-e-madhe-batuta-qe-la-pa-fjale-gazetaret-greke-video/

Ti ne fakt nuk i ndryshon hiç lol ju pershtatem ndryshimeve tuaja…

Fiqo e ka ne dore kte pune. I ka mbet dhe nje kerkese te z. Trump. Comt t’i gjejn onen e t’i prishin menjen. Une e kom nje ide se ca maro pune, po s’po nihem iher per iher.

Reagon ashpër gazetari shqiptar kundër eurodeputetes greke

nga shqiperiaime.al (03/12/2016 ora 11:35)
30 photos prises juste avant une énorme catastrophe
Videobuzzy
10 Ways to Secure Your Multi-Cloud
The Right Mix

“Nje Eurodeputete greke nga Qipro erdhi ne Tirane ne emer te PBDNJ ( e cila ne leter duhet te jete nje parti qe bashkon , mbron, pa paragjykim te drejtat e njeriut) e tha se tashme na qenka momenti te mbrohen te drejtat e Vorio Epirit, per te mos perfunduar ne nje tragjedi siç ka ndodhur sipas saj me helenizmin qipriot. Nga krahu tjeter ministri i mbrojtjes grek kercellit dhembet nga kufiri perballe nje tjeter vendi antar te Natos siç eshte Shqiperia…
Ore te dashur fqinje a ju ndodh ndonjehere ne jete te lini menjane ekstremizmin e te jeni qytetare te thjeshte ?
Te mendoni se nuk eshte e drejte qe mijera njerez , popullesi civile te masakrohen, te vriten, tu hapet barku, te dhunohen gra e femije? A ju ndodh te mendoni se ata femije kishin nena e baballare ? Se ata femije kishin prinder, gjysher? A ju ndodh te mendoni se njeriu nuk eshte nje cope guri qe mund ta rrahesh me çekiç e ta gjysmosh e te mos ndjeje dhimbje??? A mundet njehere te vetme te jeni njerez te thjeshte pertej politikes e te kujtoni mijera njerez te vdekur rrugeve sepse nuk ju la zgjidhje tjeter? Po femijet qe nuk mundet te shikojne varrin e prinderve a i mendoni? A ju duket e drejte kjo si qytetare, si nena e baballare, si njerez te thjeshte?
Ju vini ne Shqiperi hyni e dilni e mendoni se ne do te fleme? Do te vazhdojme te pranojme? Do te ulim koken e do te kërrusim shpatullat pa klithur? Jo, pra jo !! Nuk ka me histori te tille. Ne kemi te drejten e zotit te klithim, te flasim , te tregojme, te ulërasim, sepse ata mijera njerez sot nuk kane as nje varr te prehen.
Ju flisni per te drejta te njeriut me Vangjel Ziun (shtate standartesh ne krye), por nuk thoni kurre sesi mundet te keni frike nga nje gazetar, qe mund te mos jete Marin Mema, por do te jete kushdotjeter qe kerkon te tregoje te vertetat.
Ju flisni per te drejta njeriu, por nje shkolle per shqiptaret ne Filat, Margelliç, Gumenice, Paramithi, Preveze, Parge, Arte, Negovan, Konice, Bellkamen, Plikat etj nuk e hapni. Bile ju as nuk i lejoni te ndihen shqiptare sikurse jane nga rrenjet. Ju nuk lejoni nje kamera e jo me nje shkolle. Ju flsni per te drejtat e njeriut , por kurre nuk pranoni nje varreze per çamet e masakruar, se pertej mendesive dhe justifikimeve tuaja, nuk besoj se femijet ne barke te nenes, ishin bashkepuntore me nazistet.
E pra ne nuk kemi frike nga e verteta, aspak, e aq me pak nga nje ekstremist qe fle gerxheve me ushtrite si per te treguar se jeni te fuqishem. Nuk kemi frike se jemi me te drejten e te verteten, nuk kemi frike sepse ne kurre s’kemi patur frike nga ekstremistet qe qarraviten sikur tu kene çjerre fytyren e tu kene vjedhur buzkuqin.
Nuk dua aspak ti futem çeshtjes se pronesise e perplasjeve ne Himare edhe pse familjes sime dikur pronat ne Libohove e Gjirokaster na i morri me para nen dore ne gjykata nje biznesmen i madh e i njohur grek qe ne fillim vitet 1990 kishte para te madhe ndryshe nga fisi yne. E pra ne kishim te drejte te nginim gjithçka ne kembe sepse na moren te drejten, por ne shqiptaret shpesh here kemi qene te tille, te urte, te permbajtur, duke pranuar edhe vendime te tilla. Ne nuk gerthitem se po na cenonin te drejtat, as se po na grabisnin, por pranuam korrupsionin e imponuar nga greku para-madh.
Ne kete rast nuk dua te futem ne debatet e Himares, edhe pse besoj se nuk eshte ndryshe Himara nga Tropoja, Kukesi, Durresi, Tirana, Vlora apo tjeterkund. E ne rradhe te pare ç’pune ka nje eurodeputete qipriote qe boll probleme ka ne ishullin e saj te merret me problemet shqiptare ? E keshtu gjithelloj figurash edhe nga ata qe dikur mbronin pronat e shqiptareve himariote , por qe sot per nje post deputeti kane shitur edhe breçkat bashke me rrenjet???
Te dashur fqinje kohet e presioneve kane shkuar, kohet e ekstremizmave po ashtu, e bashke me to edhe kohet kur kercellitjet e dhembeve na shtangnin…
Nese doni Shqiperia ketu eshte, ka burra, ka djem, ka gra, ka femije, ka shqiptare, ju siguroj shume me europiane sesa ju , qe dine te duan e mbrojne kete vend. E pra ne do te kerkojme çdo te drejte tonen. Nuk ju pelqen ??? Ky eshte problemi juaj. Mund t’ju them veç keq; hapni syte, ngrini ura te verteta bashkepunimi, pranoni te bashkejetoni si europiane, te ecni bashke me ne ne Ballkanin e trazuar, e mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste”.

1 Like

hë,çthonë përbotistët shqiptarë? habiten më me faktin që evropianët janë kombëtaristë? gjithnjë mbapa botës ngelëm. ke bythë ti përgjigjesh grekut? apo me batutat e erjon braçes! një copë abetare kaluan në greqi dhe i futen brenda shoferet. këtu vjen lloj lloj malli dhe bërtet në mes të tiranës kundra sovranitetit të shqipërisë, dhe nuk i prek dot majën e thoit! ku janë integrimsat? ku janë tipat ‘‘jemi të gjithë vëllezër’’ tani? haji mutin kamenos që bërtet nga voshtima! dhe mos u justifikoni me kalamanllëqet e tipit ‘‘ne jemi tolerantë e tërci vërci’’!
ne nuk e kemi këtë lloj sjelljeje vetëm se kemi shtet të dobët. kryesorja është mëndësia prej mercenari e jeniçeri që buron nga mungesa e kombëtarizmit.

2 Likes

Hesht Tirana, Turqia i përgjigjet ministrit grek të Mbrojtjes: Nuk ke kapacitete për të kuptuar

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e Kryeministrit shqiptar për çështjen çame, kanë marrë përgjigjien e parë nga Ankaraja zyrtare.
Përmes një deklarate të shkurtër publike, Ministria e Jashtme turke thotë se “ministrit grek të Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet për të adresuar dhe kuptuar me këmbë në tokë zhvillimet mes dy vendeve”.
“Sjellja dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, që mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa së fundmi vlerësoi organizata të lidhura me akte dhune dhe terrori në Qipro, dëmtojnë përpjekjet për bashkëpunimin që po përpiqemi të vendosim mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e diplomacisë turke, informon Tch.
Në fund të reagimit, Turqia fton Panos Kamenos që të shmangë deklarata të ngjashme në të ardhmen duke ‘u ngritur në lartësinë dhe përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mban’.

po opozita e saliut çthotë?

Ja do presesh dhe pak sa te nxefet Fejsbuku i S1KQ-se per pergjigjen se e ka startim me kriko dore:

Keta po habiten qe edhe amerikanet jane nacionaliste…dhe megjithese eshte shtet-federate me shtrirje te frikshme nga Meksika-Alaske-ishujt Hawai e 16 ishuj-shtete te tjere ne oqeanin Atlantik e Paqesor,perseri nuk do te falin 1m toke kur te ndertojne murin me Meksiken.
Vija e murit nuk do te levize asnje cm-I deklaroi nje zyrtar amerikan CNN.

“keta” habiten more ACDC TVLS + DELTA pa dhembe, sepse per tu habit eshte prej faktit qe amerikanet rrezuan murin e Berlinit dhe per vite me radhe i çane sumen dynjase - perfshire sumen tende dhe te deltes pa dhembe, por jo pa sume - per te ndertuar nje bote skorpionse pa mure dhe kufij, dhe tani ndertojne mure ne shtepi te tyre.

Lere pastaj se kush i nderon per kete thagme duke u shtirur si nacionalist qe pergjerohet per atdheun, zgjebarake qe kane braktisur atdheun per interesa, per nje jete me te mire, per me teper para.

Po mire po tek ne ku u hodhen barbaret nga veriu ne jug dhe zaptuan pronat e te tjereve dhe shteti yne (qe me demek pretendon te zgjidhe problemet e pronesise se Cameve ) jo vetem qe nuk veproje, por edhe po jua legalizopn pra po jua fale duke e bere fakt te kryer grabitjen e prones private. Po a ka moral nje shtet si ky qe kemi ne, te kerkoje nje gje te tille, kur per te vetet ben te kunderten? Nese shteti Grek nuk e ka prekur pronen e te larguareve, pra te Cameve, tregon thjesht qe eshte shtet dhe jo pushtet me kriminela qe kemi ne.

1 Like

duhet lufte e e barut, ndryshe greQIJA nuk merr vesh

Deklarata tronditëse e deputetit turk: Do ngremë flamurin në 18 ishujt e Egjeut dhe flamurin grek do t’ua dërgojmë me postë

Deputeti i Partisë Republikane Popullore të Turqisë (CHP), Tanzu Ozkhan, ka lëshuar një deklaratë të fortë në parlamentin turk. Kreu i partisë konservatore, Binali Jëlldërëm, ka bërë gjithashtu thirrje në drejtim të Ankarasë që të rimarrë 18 ishujt grekë në Detin Egje, për të cilat ai tha se i takojnë Turqisë.

Greqia dhe Turqia janë përplasur muajt e fundit për shkak se presidenti Erdogan riktheu në skenë pretendimet territoriale mbi ishujt e Egjeut, duke thënë se do ishte më mirë sikur ato t’i jepeshin Ankarasë për të menaxhuar më mirë edhe situatën e refugjatëve. Kjo solli reagimin e ashpër të Athinës zyrtare për respektimin e Traktatit të Lozanës dhe në të njëjtën linjë reagoi edhe diplomacia e BE-së dhe ajo amerikane.