A duhet te dorehiqet qeveria Rama?

per momenti nuk e sjell dot artikullin ku lexova une por ishte shprehur ish-antari i KQZ a dicka e tille

Ku bente vaki ne kohen e Sales te sillej rtsh ne kete menyre, pale qe Rtsh ne atekohe ka qene ne koma.

1 Like

e kam parasysh

nejse,
sot paska gallatë

Kryemadhi :
Pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ajo është pyetur nëse ka deputetë të tjerë, përveç Lefter Kokës, që mund të shkojnë drejt mazhorancës, pra që janë kundër djegies së mandateve.

Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, por çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ata deputetët e Ukrainës, le ta provojë. LSI-në , shqiptarët nuk e mbajnë peng, as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër” ka thënë Kryemadhi, duke lënë që të kuptohet se është në panik , se deputetë të tjerë, sidomos ata që janë në listë, mund të ndjekin shembullin e Kokës dhe të bëhen pjesë e Kuvendit.

:smile: (ajo “nuk eshte çeshtje deputeti”, s’ka te paguar !! :smiley: )

1 Like

Edvini eshte me i keq se Enveri sepse Edvini ka bo kontrate me oligarket dhe kapitalistet e jo me popullin sic do bojne te djathtet tane te radikalizuar.
Pale Kerpydhi…Perversitet qe asfikson frymen e lire demokratike dhe aspiratat europianiste. I ka vizituar njeri kta analistet tip Lubonja e Bushati nga trute e kokes…se Edvinit i ka dal nomi per Psikik por aty shumica e gazetareve me duken te loqezuar.
Po kur akuzuan edhe Presidentin Trump per Soroiste…ymer …ymer

Sala, idhulli i Fiqos me shoq e ka pranu ene vetë qe ka pas luhatjet e tij autoritare

kom fryke se jon bo pishmon. Si tha thuthuqi ne miting: sot nuk djeg mandatin tim, por djeg mandatin e Rames
:smiley:

1 Like

Ça ti bojme tashi… u bo, gjylja e madhe plasi
Zgjedhje te parakohshme nga halli moo

Kane filluar festimet ne Shqypni. Nuk do shofin mo ne Parlament surratin e Mones, elokuencen e palloqes dhe traplliqet e Salih qenefit. Per rrjedhoje sdo degjojne as shakate e statuset e te gjatit. Do bijne njerezit rehat ne hallet e tyre e do jetojne ne paqe e qetesi. Por ku paskemi qon me perpara mer?
E moret vesh oferten politike te Arlind Qorrit: fton gjithe Demokratet ne Partine e tij Komuniste por me perpara duhet te dorezojne ne burg te korruptuarit e tyre. Me pas arlindi do perpiqet te mobilizoje shitesat ambulante e te papunet sepse studentet organizohen vete. Nuk paska qene e thene qe ta varroste Pedin e djathte nje Rilindas por nje Komunist si Arlindi.

1 Like

edhe kjo tjetra jo keq :smile:

Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ata deputetët e Ukrainës, le ta provojë.

rrofte demokracia e pluralizmi ne shwiperi me partite familjare te saliut e metes

Aspak ide e keqe. Shqupi aanjehere nuk rrudhet teresisht por te pakten dalja e shqupit nga skena institucionale i hap rruge organizimit te nje opozite reale e te vertete ne rrafshin ideologjik si dhe shkund establishmentin e vjeter, shton besimin e indiferenteve te politika. Si pa dashje me budallikun e vet karakterizues Luli na boni favor.
Danke herr Luli…
Ndonje politikan si Dick Chenney do shifte mundesira te arta ne keto situata.

populli gjithnje vegel e pa busull sa me te majten sa me te djathen
sa me pak popull aq me mire per te pergjithshmen

Per ty opozita e vertet eshte e vetem e majta. Por afrimiteti i Pedit me Marksistet e me keq perfshirja me arlind qorrin eshte tragji-komike. Shqiperia eshte vend i varfer dhe oer shume vjet partite marksiste duhet te deklarohen te jashteligjshme.

me moshen njeriu fillon filozofon me shume :man_shrugging: :joy:

Nuk ka levizje marksiste ne shqiperi, por dhe sikur te kishte nuk ka ndonje gje te keqe. Idete e marksiste kane sherbyer qe puntoret ne evrope e gjetke te fitojne te drejta civile, ato qe gezojme dhe ne sot. Per me tepwr marksi eshte babai i ekonomise politike.
Mesa e kam ndjekur Arlindi Marksin vetem e ka studiu si profesor qe eshte dhe nuk kerkon ndonje aplikim ne menyre te gabuar sic u be be shek e 20.
Idete politike re Arlindit sot kane qene social demokrate ne evropin e para 40 viteve. Eshte bota qe ka rreshkit tepwr djathtas nderkohe, jo arlindi.
Nderkohe qe eshte dhe paradoksale qe shtresat me te varfra te popullsise te vijojne te perfaqsohen nga shqupi i djathte i uljes se taksave per te pasurit. Do duhet ti kthehemi normalitetit, tashme te percudnuar.

Marksizmi i Lubonjes dhe arlindit i lene vendet e varfera ne mjerim. Oligarket jane e ardhmja e domosdoshme e nje vendi te varfer qe me dhimbje te arratiset prej varferise. Te normalizohet e legalizohet ekonomia e Shqiperise njehere pastaj mendoni per rishperndarje te pasurise se vendosur jo-ndershem. Pasurimi i pashpirte ka filluar ne 1990 me nocionin e shemtuar “ekonomi tregu” dhe vazhdon me oligarket sot. Lufta ndaj oligarkise ne nje vend te varfer si Shqiperia ku ekonomia nuk ofron mundesi per te fituar i pavarur con ne URI dhe Mizerje. Oligarket do hane thelat e byrekut kurse poplli do haje therrimet edhe per shume vjet. Sju pelqejne oligarket shqiptare do keni oligarke te huaj ne vend te tyre por me mobilitet financiar me te madh se shqiptaret e me te panegociueshem.
I ka Kapitalizma keto, thote njoni.

Lubonja nuk eshte ne te njejtin plan me Arlindin, edhe pse mund te kene mjaft piketakime. Lubonja anon me teper nga te gjelbrit, ekologjistet, populistet 5 stelle, te pakten ideologjikisht, po aspak marksist. U kovergojne interesat me pronaret e mediave qe i bejne shantazh Rames, e te trija palet perfitojne nga njeri yjetri.
Oligarket ne nje vend si shqiperia mund te behen te pandalshem e te rrezikshem per politikberjen qe mund te arrijne ta marrin peng. Por le mos te genjejme veten, edhe basha qe ben retorike anti oligarke e ben sa per show, nuk e ka seriozisht. Ne momentin me te pare qe do mgjitet ne pushtet do behet baxhkepuntori i tyre kryesor, sic ka qene kur ish kryetar bashkie me dhenien e disa lejeve te ndertimit.
Nje levizje vertet e majte do duhej te drejtonte kapitalin e oligarkeve e tu vinte fre makuterise se tyre qe mund te behet realisht e rreziksshme ne politikberje.
Deri tani nuk kemi pare ndonje zhvillim te qendrueshem prej tyre, nuk kam besim te teoria e therrimeve, pas krizes se 2008 rezultoi e deshtuar.

Momentin qe ti i vendos frena Oligarkeve ata te lene pendet dhe levizin ne vendet fqinje. Kapitali ka nevoje per stabilitet dhe diktature fashiste. Nje nga pyetjet kryesore te nje investori eshte se si trajtohen sindikatat prandaj edhe i gjati i bente reklame Shqiperise si vend pa sindikata ndersa lubonistet e shpotisnin per keto deklarata.
Marksizmi nuk ka te ardhme ne Shqiperi per aresyen e thjeshte qe Shqiptari i zakonshem adhuron Pasurimin dhe bollekun material e shikon si tempull te shenjte. Kjo eshte pasoje qe nuk e ndryshon Marksizmi, por kur gjendja te ndryshoje vete Shqiptari do i avitet marksizmit.
Nuk ishte e pashpjegueshme qe ne mitingjet e Pedit deri ne 1996 kishte vetem te varfer kurse pasaniket me kostume e makina te shtrenjta shkonin ne mitingjet e Pesit. Nje i varfer qe rend pas nje partie te djathte rend pas mundesise per tu pasuruar.
Sala i dyte pasuroji morracaket e tij ne menyre te pandershme per te balancuar pezzogrossot e Pesit, dhe sot kemi 2 pale oligarke te 2 partive qe bashkejetojne me cilindo parti qe eshte ne pushtet. Vilma Nushi me Koqo kokedhmimen te pasur ishin edhe ne kohe te Sales.
@Albano-id Shtresa e mesme ka marre fund ne uesej e jo te mbijetoj ne Shqiperi. Ne Shqiperi kapitalizmi ka qene dhe do te mbetet shume i ashper e jashte kontrolli.

Shqiperia si ekonomi nuk ka ndonje perfitim te madh nga oligarket, pasi keta nuk kane ndonje aktivitet te bazuar te eksportet qe do sillnin nje zhvillim te qendrueshem. Keta jane kryesisht importues te medhenj, industri sherbimesh, ndertimi, e shfrytexuesish pa kriter te pasurive natyrore qe sidoqofte nxjerrin njesoj kapital jashte. Nje shtrese e mesme e mire ne shqiperi eshte kusht per zhvillimin e vendit. Korporatat qe do mund te krijohen do duhej te kontrolloheshin mire nga politika dhe jo e kunderta.

Muhabet i ngaterruar (jo teorikisht, se per teori te qajme qoshen ne, te gjithe!), por praktikisht.

Per kete muhabet, ka nje ‘laborator’ jo fort fort te ndryshem me Shqiperine: vendet e Amerikes Latine, pra disa vende qe kane ndjekur ekseprienca te themi social-demokrate keto 10-15 vitet e fundit: Ekuatori, Bolivia, Uruguai (nuk po dal kurrsesi tek vende te medha federale si Brazili apo Venezuela). Por e perseris, historia e tyre ekonomike e politike nuk eshte identike me ato te Shqieprise por disa ngajshmeri edhe kane.

Me te mirat dhe difektet e tyre, me sa kam kuptuar (parë, lexuar…) per to, mesimi qe nje vend si Shqiperia mund te nxjerre, ne thelb, eshte forcimi i institucioneve. Realisht. Dhe Rama, ne kete aspekt, me duket se eshte personi i duhur ne vendin e duhur.

“Pa punë, pa asgjë. Të paktën me Sali Berishën kemi punuar në të zezë. Por ky as në të zezë dhe as në të bardhë”, tha një i ri.