A duhet te dorehiqet qeveria Rama?

Ky e njeh mirë Saliun (ka qene éminence e tij gri për 15 vite!!). Dhe di se ç’ thote

Iku dhe Lulushi i shkrete, iku e shkoi, e shkreta lulush shkoi e re, e virgjer do mbulohet me dhe :grin:

çik vanitoz, por jam dakort, kete më poshte e ka qarë (ndofta nje nga 10 librat më të bukur botë, edhe pse aq i shkurter!)

https://www.marxists.org/archive/trotsky/1925/lenin/index.htm

ndryshe kendon nryshe vepron Luli

Perkthimi në anglisht ka vetem nje gabim të vogel: titulli i kapitullit të dyte të pjesen se II eshte perkthyer gabim (eshte perkthyer : The Revolution). Titulli në origjinal (siç ka qene shkruar në 1925!!) eshte “Grushti i shtetit”.

Perkthimi në frengjisht e konfirmon (Le coup d’état)

Shiko te sqaroj dicka shok. Une nuk i lexoj me komentet e shkrimet, vetem ndjek lajmet ! Kam fatin qe akoma kam lidhje te forta ne ate vend, me shume aty se sa ketej jetoj! Me pelqen vetem kur nxjerrin shkume nga goja jetimet e Saliut , eshte spetakel ! Mediat shqiptare nuk jane kazan …jane poshtersi e ngritur ne piedestal. Njerez qe genjejne e mashtrojne sy me sy. Jane te gjithe matrapaz , nuk ka etike, nuk ka moral, nuk ka ide, biles nuk ka as inat personal nuk ka asgje…mbreteron vetem leku ! Blihet e shitet gjithcka ne ate vend. Provo e ik ne shqiperi, rri nje jave a dy e do te duket vetja si ai turisti i huaj qe komenton…"nuk eshte si thone shqiperia e shqiptaret ". Pyetja eshte…kush thote? . Eshte i gjithi nje pazar i madh. Eshte treg i eger !E di ti sa blogje ka ne shqiperi (ne fakt ne tirane) qe merren, komentojne apo prodhojne lajme ? News dmth…mendo nje shifer…e mendove? Jane diku tek 600, deri vjet te pakten !

2 Likes

Ahahaha, eshte gati-gati nice të shohesh Lulin të aktroje aq keq (dhe nja 5-6 zëra qe therrasin emrin e tij :grinning:

ps: ka diçka qe tradheton rendshem keto dy-tre ditë në kampin opozitar: askush nuk guxon të thote qe opozita nuk do marrë pjese në Zgjedhjet lokale të qershorit (sa për daljen definitive nga parlamenti, ndofta bën më shume sens se sa kur dalin për 6 muaj dhe pastaj futen prap për ca jave; fundja keshtu ka pas bere dhe PS në periudhen 2009-2013 (Periudha ‘Të hapen kutite’). Avantazhi i vetem i PS qe e pengonte të ndermerrte hapa radikale ka qene fakti qe ajo i fitonte derrçe zgjedhjet lokale (90% të bashkive). E kishte solid elektoratin.

Unë në fakt e kuptoj Lulin kur thote “s’kam zgjedhje tjeter”: e degjove si tingellonin ato 5-6 zerat e mekur “Lulzim Basha, Lulzim Basha!” ? :joy::scream:

1 Like

Ka dicka prej naiveje po qe nuk te jep vota, perkundrazi ti humb aktrimi i keq.
Luli eshte gjithnje si cun babi qe ne cdo veprim perpiqet te imitoje te Jatin politik, Salen pasi vete nuk ka as haber as personalitet politik as kordinatat e duhura. Ky dhe ai deputeti i ri Salianji aktrojne dhe e shijojne aktrimin. Kjo eshte e keqja ne shqiperi se dhe brezit te ri si ketij salianjit i kane ngulitur idene se politika eshte aktrim, poze, profesion ku shitet rrene.(actor’s studio) :smile:

Të thash : edhe shume zgjedhje nuk ka! :wink: (në sensin: kur ke vetem nja 20-30 veta idhtarë, ça do besh??)

PS: degjova Ramen. Më beri pershypje dicka : ishte shume, po shume amà i hidhur me… Metën!!

Qenka bere Kolumbi thote ky jo venezuele:
‘Colombia of Europe’: How tiny Albania became the continent’s drug trafficking headquarters - The Independent

1 Like

dhe jam shume, po shume amà dakort me kete (meqe po e lexoj) :

Lënia kolektive e mandateve shënon një precedent unik në jetën tonë politike. Kjo ngjarje është tashmë një gur kilometrik në rrugën tonë drejt shtigjeve të rrezikshme të anarkisë dhe kaosit, që do të mbetet aty për shumë kohë. E që potencialisht do të përdoret dikur nga dikush tjetër, ndoshta edhe kundër atyre që e shpikën. “E bëtë ju këtë gjë, e mbani mend? Zbrisni pak nga pushteti tani, se kështu më pëlqen mua”, mund t’i thotë pas shumë vitesh Lulzim Bashës së mbushur me thinja, kundërshtari politik i rradhës.

e pabesueshme te kete aq elektorat per nje force politike ne gjendjen aq poshte ku eshte katandisur ajo, qe t’i japin ato numra. Me e besueshme eshte egzistenca e saj si rezervuar votash me emerues te perbashket anti-maxhorance, nje fenomen ky qe do riparuar ne politiken tone se rezulton te ushqeje kete monster arkaike, PD.

E cuditshme nga ana tjeter se si ky kryetar opozite, në nje hark kohor dy vjecar, perdori dy ide të ardhura nga dy analiste qe e kanë provuar me vepra qe janë dy delirantë të pakorigjueshem: Artan Fugen (për Republiken e Re (çadra) të ciles sot i eshte harruar edhe emri, dhe Andi Bushatin, me ‘djegien’ e mandateve (qe në fakt eshte doreheqje nga parlamentarizmi, dmth ide puro revolucionare).
Nuk zu mend me Fugen qe ju ngjit Bushatit???
Enigme…

hahahaha…o shok ! Une mund te te mar per dore e te te tregoj ku mund te blesh cfaredo lloj droge te duash ne final rruge apo sheshi ne pothuaj c’do qytet te vogel apo te madh evropian, ose nuk ke nevoje per mua, shko ne stacionet e trenit …hajt ne shqiperi pastaj e na trego se ku? …ne cilen filan rruge apo stacion treni te nje qyteti apo fshati ? Hajt se flasim per Kolumbine pastaj !

1 Like

Nuk besoj se eshte gabim. Eshte niveli i qytetarise se disave, per te cilet kombi arrin deri ne kufijte e krahines. Kjo mendesi beri qe shqiptaret te pavaresohen te fundit, sepse krahinarizmi i eshte kundervene gjithmone kombetarizmit. Shembulli me tipik ishte esat pasha kunder i.qemalit. kjo rutine antievropiane,proafganistanase, vazhdon edhe sot. Kombi katalik i gurakuqit,kosovar i matoshit,dhe ndonje tjeter ne te ardhmen,kane gjetur strehe tek partia serbofile e sali karaxhicit. Nuk eshte e larget periudha e “repuplikes se mirdites” e financuar hapur nga serbet. E njejta strategji perdoret edhe sot nga serbet,duke shfrytrzuar çetën serbe te saliut. pd-ja po luan pikerisht kete rol. Mjafton te shokosh mbeshtetjen e madhe te protestes nga greqia. Ne keto momente,kur po shikohet nga shqiperia e madhe me me shume guxim, sali serbi po perpiqet te ndeze lufte qytetare midis shqiptareve. Imagjino reagimi e te huajve ndaj projektit te shqiperise kombetare,kur shqiperia londineze futet ne lufte krahinoriste. Jo vetem varrosje e projektit kombetar,por edhe lenien nen administrim te krahinave pseudokombetare nga serbet,malazezet,greket maqedonasit.
Pranaj sali kerma duhet te kete fatin e esat pashes

Po pra, ashtu me mosbesim e lexova dhe une.
Çne shqipnija me drogen thashe

Po pra…C’ne Lazarati akoma mendova edhe une…kalova nga shtatori andej, kane filluar mbjellin domate ! E habitshme ne fakt , di gje bota per kete ?

1 Like

Mos u merrni me fatkeqesine kombetare anymore ! Nuk merret me njeri ne shqiperi me ta, eshte e gjitha stuhi televizive ! Nuk i beson njeri kur flasin per zgjedhje ata qe dogjen kutite, ankohet LSI per blerje vote, ankohen per dhune e shtypje ata qe vrane …varja ! Me e forta eshte kjo djegia e mandateve…keta jo vetem qe japin leksione demokracie shqiptarve por kane vendosur ti japin leksione demokracie gjithe nderkombetarve e gjithe bote kapitaliste :joy::joy::joy::joy: !! Pershendetje revolucionare shok !

1 Like

Ndonje politikan si Dick Chenney do shifte mundesira te arta ne keto situata.

Besoj se e kane pas ne mendje si opsion djegien dhe ne kohen e cadres, ideja origjinale e e Berishes Por i kane bere kalkulimet gabim. Me sa kuptoj, ata po shpresojne qe Rama te shpalli zgjedhje te parakohshme. Normalisht dhe aq me teper ne ne nje kohe reformash, nuk mund te pranohen. Hapi i rradhes i opozites do ishin inskenimet e perplasjeve sociale, gjithashtu artificiale, pasi nuk jane konditat aktualisht per te tilla, pra berja e presiinit. Mua me duket plan idiot, rruge pa krye. Shqiptaret jane mjaft indiferent dhe nuk u intereson aktualisht a ka opozite ne parlament apo fati i Pd, aq me pak Lsi, kete ta them me siguri. Presion do kete, po vetem kaq. Me mire do ti ecte Pd te futej ne zgjedhje lokale me ane te cilave do kish me teper shance qe ne fitore te rendesishme bashkish e kesisoj te kerkonte zgjedhje te parakohsshme.