A duhet te dorehiqet qeveria Rama?

Pikerisht. Ndaj dhe nje dyshim imi i fshehte qe, duke pare se procedurat marrin kohe (të pakten nje muaj), opozita ka luajtur bllofin dhe vecse po pret shenjen më të vogel për tu terhequr (si pasoje e nje kompromisi të tipit “darke tek Krokodili”, “takim në 10pm me Ramen dhe marrje të 1/2 se qeverise në tryeze” etj etj ).

qe eshte bija e dy prinderve njeri kriminel tjetra kundravajtese e ligjit, ky eshte nje fakt per Hajdarin vajzen.

Askush nuk paragjykoi mbi vajzen, s’patem kohe. Ishe ti qe kerceve me vrap e paragjykove kush vuri ne dukje kete fakt te pamohueshem. Je ti paragjykuesi.

pse e ben kete, jane arsyet e tua.

Ama ben pershtypje i joti ne kete rast eshte i njejti paragjykim, paralel me qendrimin hileqar te BE kur paragjykon Shqiperine dhe vonon vazhdimisht pranimin tone ne union.

Nga menyra se si shkruan s’ta nep pershtypjen se ka mbaruar Ivy League.ata qe mbarojne keto shkolla kane nje stil lakonik te shprehuri ku me pak fjale shpjegojne shume apo gjerat me te nderlikuara I shpjegojne me disa fjali te thjeshta .

Shqiperia me prag lufte thote koha jone qe paska qejf tia djegin zyrat prape.

Koha jone eshte gazeta e Ilir Metes dhe jan tu i bo presion Rames qe ti nxjerri nga bataku ku u futen me kembet e tyre fale dorezimit te mandateve. Kesaj rradhe I Gjati nuk ka asnje ngut per te negociuar ose do i beje negociatat sa me vone ne interes te tij. Nuk ka lufte sepse nuk e jep jeten njeri qe te heqe ca hajdute per te sjelle hajdute te tjere. Por ne vakum te Pedit dhe LSi parti te tjera opozitare kan per te ngritur koken ne menyre pragmatike e do dobesoje me teper partite kryesore.

Ca pune ndryshon? Ka mbaru per shkenca politike ne Fordham. Per shkenca politike, per siguri etj edhe me 1000 SAT futesh edhe ne IVY-Ls. Pastaj masterat i ka per gjeopolitike, dhe “human rights”. Bile une besoj qe ka perdor dhe te shkuaren familjare per pranim… Keto lloj MAs jane si te kristalit. Pra glorifikim i kote. Deputete pa nje dite pune reale.

1 Like

Nuk e di cke dash me thone. Shqiperia nuk eshte wild west i 1800 ve. Nuk ka nevoje per te favorizu kriminele perpetuale qe shkaterrojne ekonomine duke i vene zjarrin konkurences se vertete te lire. Perkundrazi, ketyre i do… une sinqerisht nuk e kuptoj dot venerimin e vulgut me armani.

Quhet zhvillim ekonomik natyror lokal dhe ai vrugu me armani eshte me i dobishem ne kete pikepamje se poetet, artistet e akademiket, fatkeqesisht. Kush te pjerdh ty dhe mua… e kemenduar ndonjehere?
Nuk po flas per ameriken e wild west te 1800 por te fillimit te shekullit te 20 e Shqiperia eshte shume mbrapa per ca gjona. Veprimtaria private ne Shqiperi eshte 30 vjet e moshuar pra eshte ende ne hapat e saj. Sigurisht qe as nuk pritet konkurence e ndershme por klientelizem e favoritizem. Me kalimin e kohes situata fillon te futet ne shina. Shqiperia eshte vend me biznese me dy bilance, nje per qeverine e nje per bosin, me nje zone gri ekonomie qe nje zot e di si do shkrihet ne europen e bashkuar.
Edi Rama nuk po perkrah Oligarket por u soll ne pushtet nga oligarket. Pa aprovimin e tyre Rama ndenji ne opozite per 8 vjet e hengri parate e Koqos, ndonese PeDi nuk kapte kurre 70 deputetet. Sala ishte i pranueshem per oligarket ndersa Edvini ende jo. Sot eshte Basha qe shikohet me dyshim nga oligarkia si i Papjekur. Lsi, Pedi e Pesi mbahen fale aprovimit te oligarkeve te tyre. Nuk eshte rastesi qe Saimir Mane shoqeron ministrat e ekonomise shqiptare ne takime te rendesishme, si dje ashtu edhe sot, nuk eshte rastesi qe marredheniet e Ahmetajt me ish ministrin Bode jane te mrekullueshme dhe Bode promovohet ne Boardin e bankes Shqiptare nga Rama. Edhe Bojaxhiu e Blushi kane oligarket e tyre qe ne rast se fitojne po ashtu si Rama e Berisha do i shperblejne. Kjo tregon artificialitetin e konflikteve Pd/ Ps, sepse politikat ekonomike kane vazhdimesi dhe paria financiare e paprekshme.
Shqiptaret kane mendim shume te larte per veten e tyre qe nuk bazohet ne realizem. Vetem Dje mbeta goje hapur me racizmin e demonstruar nga politikanet shqiptare: Basha kelthiste per Rracen e larte Shqiptare kurse Nishani percmonte vendet e Amerikes Latine. Eshte mire qe politikanet shqiptare te hapin albumet e historise se gjendjes ne shqiperi jo me larg se 100 vjet e te zbresin me kembe ne toke.

A duhet te dorehiqet qeveria Rama?

Po jo po jo po jo… edhe po edhe jo edhe po edhe jo

Vari xingaton, dava komunistash

ah sa keq me vjen per Kone Miushin, qe sapo u be zevendes, nuk po i hecen me ato qe kishte parashikuar.

nuk kane ku te shkojne oligarket shqiptare pasi kapitali i tyre eshte i lidhur ngushte me politiken vendase, Gjetke thjesht nuk do fubnksiononin me.
Megjithate ne nuk kemi oligarke te mirefillte ala, por disa filiza oligarkesh.
Problemi i ketyre te ne, ne kete faze qe jemi eshte qe mund ta orientojne zhvillimin ekonomik gabim duke qene te prirur te investojne aty ku eshte fitimi i shpejte, duke keqperdorur resurset dhe kane rrezik te krijimit te flluskave si ne ndertim apo keqformimin e demografise
Bej hesap rritet ndertimi ne Tirane se ka kerkese, pasi te gjithe po ftohen te vijne ne tirane duke zbrazur periferite ku jane burimet natyrore. Ne kete menyre nxitet emigracioni, bie fuqia puntore afer burimeve natyrore, vdes industria, bie krahu i kualifikuar i punes, bie zhvillimi ekonimik afatgjate. Nuk jemi realitet amerikan. Eshte delikate perspektiva zhvillimore e shqiperise, ne nje mes gjendje mes ukrahines e greqise se krizes, etj etj

Nuk jeni realitet amerikan por as Grek, Ukrainas apo Kolumbian…por kur flasim per dukurite ato reflektohen po kudo njesoj. Nese nuk shokohesh nga propaganda e shqiptareve te cmendur televiziv mjafton te ndjekesh se si jane braktisur zonat periferike te Italise e Spanjes, se si kryetaret e bashkive ne itali ofrojne incentiva per te populluar zonat e braktisura e ju prisni te mos braktiset Rubiku e Prrenjasi? Ato pasurite apo burimet natyrore na kane marre ne qafe sepse nuk i ha as qeni fut edhe naften shqiptare aty. ne do zeme vendin tone ne ekonomine rajonale ne menyre funksionale.Vendeve fqinje nuk u duhen pasurite tona natyrore por ca gjona te tjera dhe nga do te vertitemi po ne vend numero do rrijme pok nuk gjetem nje qoshe konkurruese ne ekonomine globale. Oligarke te mire a te keqinj nuk ka por ata perdoren dhe perdorin njerezit. Me kujtoni diskutimet e Tip Bleona qerretit Para e vjeter versus para e RE… nje moot…dikur behej kontrabande alkoli e dikur droge e dikur…HAMONI prosciuto.
Kur qeveriu nuk duhet te fuse hundet ne ekonomi aq me pak duhet te fusin hundet analistet televizive.

te pasurite natyrore nuk fus vetem nafte e metale por cdo gje, edhe burimet njerzore.
une te solla nje argument se si ndikon veprimataria ekonomike e tyre ne orientimin e gabuar te ekonomise me pasojat eventuale jo vetem shpopullimin por dhe renien e industrise, shtrenjtimin e jeteses, katastrofen natyrore e ekologjike etj.
Qeveriu ka mekanizmat e duhura per te rregulluar jeten e njerzve e mbrojtur ata sadopak nga veprimtaria anesore e laizes faire. Ca paradigma si kjo e mosfutjes se hundeve ne ekonomi jane bere per tu thyer :wink:.

Rubriku e prrenjasi jane nje vrap pele larg tiranes .me nje autostrade te mire shkohet ne me pak se nje ore .

Per 30 vjet kemi djegur e thyer e prandaj jemi katandis ketu… ndoshta thyerja duhet te dale jashte ligjit per nje dekade. Burimet njerezore jane ato qe une thosha me siper gjona te tjera. Shif se si merr infermieret e mjeket gjermania por nuk i cik me shkop juristet. Cdo gje do shkoje ne vendin e vet fale dores se fshehte por nderkohe sovraniteti po tretet dita dites dhe nuk do kete kthim mbrapa se keshtu ka vendosur populli.

te merr dhe inxhinieret, nese ka ngel njeri, se industri nuk ka, vec infermiereve, pra merr potencialin e te ndertuarit te cdo lloj zhvillimi ekonomik afatgjate. Shkurt kthehesh ne nje vend qe prodhon vetem sherbetore (infermieret) ne menyre ciklike.

Te merr inxhinieret sepse ske fuqi te ndertosh si Gjermani dhe mbi te gjitha Shqiptari desheron te jetoje ne Gjermani para Shqiperise. Si do i bindesh te rrine ne shqiperi?

Po ca Oligarke, teoria e Lubonjes …copy/paste e muhabeteve boshe kapitaliste ! E kush na qenka kjo shoqeri pa Oligarke njeher? Fut ketu edhe shoqerite jo-kapitaliste te dikurshme…Ne cfare sistemi shoqeror qe kur njerzit dolen nga shpellat nuk ka patur Oligarke? Problemi ne Shqiperi nuk jane Oligarket te cilet sa do te forte te jene mbeten akoma nje shkalle poshte politikes.Politika sot ne shqiperi eshte akoma ne gjendje te zhduk c’do “oligarke”, e kunderta nuk mund te ndodh akoma sot per sot ! Problemi ne Shqiperi eshte drejtesia.Eshte problemi kyc, qe ose e fut ne binare ate vend ose do e vdes, sic e ka vdekur keto 30 vjet… ketu futet edhe ky muhabet kot , drejtesia eshte e vetmja qe mund te limitoj keto te dyja ! Tjetra…mua me vjen per te qeshur me keto muhabete me 30% qe nuk votojne…apo 50% ! Ta dini ju o shok ca i ka bere shtetit keto 30 vjet halabaket anti komuniste …ca lesh shifra flisni? Shqiperia nuk di sa njerez ka e ku i ka si mund te kete lista zgjedhore…ju garantoj une qe te gjithe ju keni emrin ne lista zgjedhore e figuroni si jo-votues ! Kush e mban mend premtimin e Rames per adresat? Perse nuk e pyet njeri ca u be? Se sikur filloi pune me disa qytete pilot…nje vrime ne uje ! E di pse? Sepse duhen miliarda…eshte nje pune kolosale, qe edhe sikur ti kesh ato miliarda do te duhet nje kohe shume e gjate…vite e vite! Deri ateher do degjojme muhabete me 30 apo 50% qe nuk votojne ne shenje proteste kapitaliste apo edhe anti-oligarkekapitaliste :sweat_smile::sweat_smile:

numer i rralle i Portokallise qe qellon vertet ne shenje, nga te paktat raste ne mos i vetmi ku humori ve ne fokus sistemin e drejtesise
megjithese do thene nuk eshte se kane kruajtur koken dhe aq, te pakten kane levizur nga qosheja e rehatshme e imitimeve nga politika
tregues se njeriu mesatar po fillon te beje diferencen e pergjegjesive ne sistem, mes politikes dhe gjykatave