A duhet te dorehiqet qeveria Rama?

ate, jo.
10 shkronja

Lokalet e qershorit PD ka 20 vjet qe nuk i fiton ne qytetet e medha e te mesme, hiq Shkodren e Kuksin.

Të pazakontë krizën politike të saposhfaqur e bën pespektiva e paralizës së jetës parlamentare dhe potenciali i protestave për të destabilizuar vendin. Me heqjen dorë zyrtarisht nga mandatet parlamentare, opozita e zhvendosi debatin dhe luftën politike nga parlamenti në rrugë.

Edhe Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, i quajti “dorëheqjet e koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, dëmtim të përpjekjeve për reforma dhe të një institucioni të rëndësishëm të demokracisë”, Parlamentit.

!!!

o Pallosh, kur do uleni ne tryeze e te ndryshoni kodin zgjedhor, o pall.
fillohet qysh nga ndryshimi i % per partite e vogla, nga 2,5% ne 1%
e me pas me ndryshimin e komisionerve te qendrave te votimit, ashtu siç kam rekomanduar une, or pall.
kete gje, po ta kerkojne edhe vendet perendimore, or pall, pse nuk ulesh ne tryeze.
gjer dje, kur ti ishe ne opozite, ishte Buall Mavria, qe nuk donte ta ndryshonte ligjin per zgjedhjet, ta modifikonte te pakten, por jo, e megjith protesten e partive te vogla per ta ndryshuar, ti Pallosh se bashku me Buall Mavrine, bete maskaraden e shekullit, krijuat apo thelluat me tej nje maskarade ne dem te demokracise e te partive te vogla. dhe sot ndodhemi ne krize per fajin tend dhe te Buall Mavrise.
keshtu eshte kur kodi zgjedhor qe bete athere, ne interes (vetem) te dy partive kryesore, sot kthehet ne bumerang per ju te dy.
ehh, ç’sjell miopia politike, faaakjuuu .

2 Likes

Me kete vetting ne vend te veme vetulla me duket po nxjerrim syte .shqiperia eshte per momentin pa gjykata se kane dale te gjithe te perlyer.ja se c’shkruan lutfi dervishi nd tema .

“… drejtësia e re – për fat të keq ende nuk i kanë dalë as dhëmbët, as thonjtë.

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese të shqyrtojë ligje që mund të cenojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut. Nuk ka Gjykatë të Lartë që të paktën të numërojë dosjet e reja që u shtohen 30 mijë dosjeve që presin për shqyrtim dhe mund të mos kemi as Gjykata Apeli për shkak të vettingut… Në fakt, me vendimet e fundit ndaj figurave të errëta të krimit ordiner dhe të organizuar nuk ka më as Gjykatë Fakti. Tani gjithnjë e më shumë i ngjajmë njeriut që zgjohet dhe sheh vetëm epilogun e një filmi horror.

Vettingu provoi se pema e drejtësisë ishte kalbëzuar prej kohësh me rrënjë e me degë. Por edhe vettingu do të bëhet vetë për vetting nëse nuk do të ndalen kandidatura flagrante që kanë kaluar shkallën e parë dhe nëse nuk u jepet fund standardeve të dyfishta në skanim…”

She tells like it is :joy:

Ate e di une, por ja qe duhet luajtur loja e pluralizmit ne demokraci.
Ama énigme e madhe ne Shqiperi : në gjithe boten vijne e shkojne partite, vetem tek ne, laj thaj ato dy a tre parti. Po shikoja lajmet: sot ka zgjedhje legjislative ne Moldavi, nje vend se ngjan si dy pika uji me tonin: me te gjitha gjasat, e dyta do dilte nje parti anti-establishment e krijuar vecse ne 2015!! Njesoj në Gjeorgji meqe e kam ndjekur pak a shume (kush nuk e mori e kush nuk e la pushtetin). Tek ne, ende nje babagjysh ben sikur (ben, se nje mut ka realisht takat) sikur do fuse ne lufte 3 miljon fryme. Ose kur thote Alba me lart : nuk u gjet nje shkrese e firmosur nga ai per ta rrasur ca kohe në biruce nje masakra te tille ?? (por ndofta, pikerisht, Drejtesia ka qene ne nje derexhé te paimagjinueshme, se nuk ka mundesi ndryshe)

Énigme

E lexova Dervishin qe ne dreke. Problemi eshte se, nenkuptimi i artikullit te tij eshte : me mire mos e kishim bere kete mut vetingu se do na hape belà (trazira) nese fusin ne burg ndonje nga keto liderat. Dhe po te kemi parasysh se ka patur procese gjyqesore per Meten apo Bashen (nderkohe qe per Berishen mund ta hapesh brenda 10 minutash), shto dhe simpatite e tij historikisht pro-PD (ça thoshte Lutfiu më 21 janar?), si ti besoj une Lutfiut??

Jo te keqen, ai veting shyqyr qe u be por une po kuptoj nje gje keto dite: keta qe dolen nga parlamenti, shto dhe presidentin aktual, po u del nepsi ta kapin ne faj Ramen (tja kishin thyer Berishes kryeministrine sic ja thyen Rames para nje jave, do kish patur dhjetra te vdekur). E kam te sigurt qe do e provojne prap. Mire e kane, eshte e vetmja menyre per ta bere te kapur (shto qe nuk ehste hera e pare: kujto sa komisione parlamentare kane ngritur ne keto 20 vjet per ish kryetarîn e Bashkise se Tiranes, dmth Ramen).

Kshu qe Lutfiu…

Problemi me kete vetting eshte se do perfundojme ne te njejten situate si ne 1992 kur hoqen gjithe gjykatesit dhe u detyruan ti zevendesonin me gjykates me 6 muaj kurs tek plepat.gjykatesit kushtetues psh duhet te kene e pakta 7 vjet eksperience e kualifikime te tjera .me gjej nje punonjes hyqymeti qe ne 30 vjet rrumpalle te tipit vidh te vjedhim ne te gjithe nivelet nuk i ka ndyer duart ?

" … Por për partitë e vogla problem mbetet kodi elektoral, që sipas tyre është diskrminuese…"

Kjo historia qe Sala te vret dhe Edi Rama jo…dua t’ju bej nje pyetje: Te shtyesh dike ne vetvrasje, a nuk eshte e barabarte sikur ta vrasesh ate???
Lexo keto link:
https://balkanweb.com/u-arrestua-para-disa-ditesh-per-borxhet-e-energjise-vetevaret-ne-burg-52-vjecari/

nuk dua te te dergoj linqe te tjera te ikjeve masive te ketyre viteve faj ky i politikave te qeverise, te padrejtesive te kobshme te Erjon Velise me shitesit ambulante…
te arrestimeve te berbereve…e mbani mend …kur u arrestuan berbere???
Nuk mbaj anen e berishes ketu… sepse rama eshte nje pasoje e berishes, ama dua te them…
Ku po na çojne politikat e Edi Rames???

doni shembull,
dosja aktuale e CEZ me akuze ndaj berishes iniciuar personalisht nga juristi R, Karaj, drejtesia prokuroria a gjykata ia pushoi hetimin ose ne jam gabim po behen gati ta mbyllin

debati vete solli ndermend Split te Shyamalan ku anti-heronjte flasin te njejten gjuhe e merren vesh, ndersa i shendetshmi mendor si Bollano perfundon viktime. Te kater taneve seriozisht iu nevojitet psikoterapi.

Jo jo, nuk eshte keshtu (Sala vret, Edi jo).

Eshte: Edi as nuk plagos (asnje i plagosur ne protesten e 16 shkurtit), e le më te vrase

he he he

Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gaditëshmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshem nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t’iu ardhë në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë rrisqe.

Nuk jane fjalet e mia , me çka po lexoj ketu dhe blogje perreth ama ja vlen ta citoj sepse ka prekur thelbin:

“Shqiptaret nuk e duan opoziten. Ata i besojne me shume te djeshmes se te nesermes. E vjetra i qeteson, e reja i shqeteson. Ate qe ishte e cmojne, ate qe vjen e nencmojne. Une e kuptoj kete zakon, pavaresisht se nuk e mirekuptoj.
Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobet.
Zgjedhjet e fundit ishin nje zhgenjim per mua kur pashe se si shume qytete votuan banditet dhe grabitesit duke u krenuar me zgjedhjen e tyre.
Nuk me ka habitur kurre aftesia e vendit tone per te prodhuar njerez te ligj, por nevoja per ti mbrojtur ata me vota me shqeteson.
E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme. …”

1 Like

kur sjell diçka, mesohu te sjellesh edhe burimin

siç sjell une kete me poshte :

Tashi zelli qe ja Pd lsi per ta destabilizu vendine nxjerr ne pah dhe ligesine w udheheqseve respektive qe per pushtet personal mund edhe te djegin vendin. Per kete arsye njerzit nuk i mbeshtesin ne luften e re me mullinjte e eres. Nuk ka asnje pershkallezim protestash, sic mund te vihet re, vetem data mitingjesh te caktuara nga Basha e te planifikuara me djallezi per te genjyer nderkombetaret. Megjithate me me mire, presioni i ben mire qeverise ne permirsimin e punes. Ta kthejme doreheqjen e shqupit ne vlere :wink: