A është më Perëndimi?

alba ka vene re qe komente e tua perendimore jane me dy fela, o citime nga Bibla, o citime nga populli (si ky i fundit).

Jo Kardini nuk e ka keq. Ne kete interviste, per aq sa eshte perkthyer, ai ka te drejte dhe une nuk po e hedh poshte. Nuk besoj se eshte vetem budallek se cfare ai shkruan. Po ka deri diku ka nje gabim logjik: kur nje fe nuk ekziston me, atehere eshte e pamundur qe ajo nuk ka se cfare ti japi me individit apo shoqerise. Cfare do te japi kur ajo nuk ekziston me?! Eshte thjesht nje gabim termash: Eshte sekularizimi i Perendimit qe nuk ka se cfare te japi me. Me ate erdhi dhe materializmi, atomizmi dhe individualizimi i shoqerise.
Por ai qe do te jetoje ne menyre fetare ka plot mundesi qe i ofrohet, perpos Islamit.

prap insiston, pa te drejte, qe profesori ofron Islamin si zevendesim te Krishterimit te ezauruar tashme. Profesori vetem shpjegon fenomenin, qe natyra nuk pranon boshllekun qe do mbushet me nje gje. Kanadezi ka gjet Islamin, nje tjeter ka gjet Budizmin, nje tjeter ka gjet Zhizhekun, nje tjeter akoma ka gjet Godardin. Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar kjo gje? Veshtirsia e kuptimit eshte ne vend tjeter, “qendrat e mendimit” jane gjetke, kan shkuar tek alarmi i kote i mediave.

Fjalet mund t’i xhirosh nga te duash dhe si te duash, por nuk do te thote se ben dialektike. Profesori thote, dhe me te drejte qe sekularizmi ka pefshire tere shoqerine e Perendimit. E vura shoqerine me bold per te theksuar se, siç thote profesori, Krishterimi nuk ka ndikim ne jeten e gjalle shoqerore si dikur, prandaj dhe sekularizmi.

Kur them nuk ka ndikim si dikur, them qe parimet e Krishterimit nuk zbatohen shoqerisht, ose nuk imponohen publikisht, jane lene te zgjedhe individi, i cili zgjedh si zgjedh Katrori, qe e mban veten per te krishtere sepse ka lexuar libra me kulture te krishtere dhe llap kot me kot te arkitektuaren e kishave dhe thote Amem sa here qe heq prezervativen e zezakut qe ja ka rekomanduar babai para se te martohet.

Kur them i krishtere, e kam fjalen per komportament te krishtere, dhe i krishtere nuk numd te jete nje njeri qe qihet ne n’mythe. Mund te jete demokrat, i modh fare si demokrat, por i krishtere nuk eshte, edhe sikur ta mbaje veten individualisht per te tille.

Dmth ka perkufizim objektiv, pra publik, per qenien i krishtere.

Nuk eshte shume e larget koha kur njerezit ne perendim jetonin prane fese. Mjafton te shkosh andej nga vitet '60. Ishin protestat e studenteve ne Europe dhe ne Amerike Civil Rights, (te gjithe nga kampi i majte i politikes) qe i premtuan shoqerise nje jete me te mire sekulare pa nje institucion si Kisha qe te shtypte moralisht. Ja ku i kane rrenojat e asaj qe mbollen, qe Kardini i kritikon me te drejte. Po energjia e tyre nuk ka mbaruar, pasi rradhen ne qellimet e tyre sekularizuese e ka pikerisht Islami.

Pse Islami ka qellime sekularizuese? Ne arabisht “ateist” nuk ekziston as si fjale, kjo nuk eshte rastesi, eshte shume treguese. Perkundrazi akuza qe i behet Islamit eshte se nuk po sekularizohet, dhe ata te mjere qe jane emigrante, shterngohen te sekularizohen qe te tregojne se ka mundesi sekularizimi kultura Islame, dmth ka mundesi qe myslimanet te qihen n’mythe si edhe krishterimi, dhe nen shembullin e krishterimit.

Ingeborgen, ti ke fatin qe jeton ne vendet skandinave, e kujton se kudo eshte nje realitet i ngjashem per lirine fetare. Por nuk eshte keshtu ne France qe historiskisht ka qene avangarda e sekularizimit.
Deshmia fetare jasht objektit te kultit ndalohet me ligj ne France, dmth i bi qe Papa qe futet ne burg nese flet ne publik, si zakonisht ka folur kudo ne bote.

Dhe me e keqja i bie qe Krishti ne Ardhen e Dyte ne France te futet ne burg.

Por kjo nuk i ben pershtypje asnjerit, sepse nuk ka me te krishtere, dmth s’ka me as demokrate, sepse perkufizmi objektiv, dmth publik, i krishterimit eshte: pritje me përgjërim e Ardhjes së Dytë.

Meqe nuk e ke kuptuar se cfare eshte ■■■-dini, po tha dikush qe e keqja me e madhe eshte pabarazia shoqerore, as mos e diskuto me qe eshte koqe i majte. Ti me duket se i vesh mendimet e vetes ■■■-dinit, se ai po thote te kunderten e asaj qe thua ti. Ai thjesht thote qe nuk eshte Islami gogoli, por pabarazia, ti thu qe ai po thote qe gogoli eshte Revolucioni Francez qe solli kete kerkimin e barazise.
Cudi qe na e vika ekonomine mbi mendimin e filozofine, por lexo ate diskutimin tim me Vlonjatin per punen e zhvendosjes drejt Lindjes. Une i kam bredhur vendet qe thua ti, nuk flas ex-cathedra. Kina dhe India jane thjesht qendra te te ashtuquajturit outsourcing, ose edhe te kopjimit, as qe behet fjale te jene qendra te mendimit teknogjik. Mbase pas te pakten nje dhjetevjecari po.

Tipa si ky Kardini mua me xhindosin po aq sa plaku Mere i PDhit, sepse jane intelektuale dembele, derra te kenaqun, qe e kane gjetur nenen e te gjitha problemeve, pabarazine shoqerore, dhe e perseritin si mantra. Po u hoq pabarazia shoqerore (me urdher peshku sigurisht), u be parajsa ne Toke. Kur ti e di fare mire qe parajsa ekziston vetem ne Qiell.

qe te te mos dalim ne qorrsokakun “kush je ti e kush jam un”, ku zakonisht degradon muhabeti virtual, po te them kush jam un per kete çeshtje, ne menyre qe ti te harxhosh energji per te kuptu kush jam, jo per te fantazu kush jam (po e bej si xixa muhabet me pika).

1-un nuk jam profesori, edhe ne rastin e pabarazise sociale, dmth nese profesori e konsideron te dores pare meqe socialen e kosideron te dores se pare, un e konsideroj pabarazine sociale si pasoje te nje pabarazie te brendeshme, qe do te zgjidhet vetem pasi te zgjidhet e brendeshja. Dmth dallimi midis meje dhe profesorit eshte çeshtje prioriteti, gje qe nuk eshte pak.

2-siç e kam thene e sterthene, un nuk jam kristian, jam me teper se kristian, pra nuk besoj qe parasja ekziston vetem ne qiell e garantuar mbas vdekjes. Qiejt jane bosh, ne kuptimin qe jane krijuar ne fillim si magazina bosh (bile ferri nuk ka qene parashikuar ne planin origjinal, eshte veper origjinale e njeriut) qe mbushen dore pas dore me material toksor. Me konkretisht parajsa ose ferri toksor trasportohet mbas vdekjes ne qiell; ke jetuar ne parasje ose ne ferr ne toke edhe ne qiell aty do perfundosh. Vdekja eshte vetem nje çast kalimi ne dimension tjeter i asaj qe ti tashme ke, nuk te jep gje tjeter perveç sigurise qe paska “bote tjeter” per ateistet, ndersa per fetaret tradicionale nuk jep gje tjeter perveç habise nga e papritura qe ne boten tjeter nuk gjen tjeter perveç asaj qe tashme ke.

Pra nuk ke asgje gratis, gjithçka fitohet vete.

3-ne temen paralele le Dashuri e dashurise kam shkruar:

Imitim eshte gjithçka ne bote, pa u fut ne te thella, mjafton dhe tepron si koment Peshku:

Romaket imituan Greqine e Lashte, te cilen imituan evropianet, te cilen imituan amerikanet (brenda Amerikes teknologia kaliforniane imitoi nju-jorkezen), te cilen imitoi Lindja e Lashte, te cilen kane imituar tere majmunet e planetit qe hanin banane hipur ne peme, nderkohe qe “Kina ju qifte nonen” me 5000 vjet te dokumentuar si shtet i organizuar dhe kulture e organizuar.

"Qendra e mendimit" ne histori ndjek levizjen e Diellit ne kupe te qiellit.

Dmth lind andej nga lind, qe ka qene titull i nje serie shkrimesh te mija ne Peshk.

4-e ç’duhet me teper?

T’u pergjigjem une pikave:

  1. Shyqyr qe the ate qe mendon vete, jo ate qe do ti qe te thote profesori.
  2. Arbitrarizma, a thu ke qene ne boten e pertejme dhe e di si eshte ajo, thjesht nje projeksion i botes se ketushme.
    3.Meqe gjithcka qenka imitim (qe jo doemos eshte), atehere po na e nxjerr imitimin e imitimit te “Kina ju qifte nonen” me te larte se vete imitimin qe ka imituar. "Kina ju qifte nonen” nuk ka 5000 vjet shtet, le me i organizuar, le pastaj punen e kultures se organizuar, cfaredo qe te jete kjo “kultura e organizuar”. Pellazget shqiptare qe kane 5000 vjet te dokumentuar si shtet i organizuar dhe kulture e organizuar, kane nje thenie: Nuk te pyet njeri si ke qene, po si je. Kinezet kane nja 400 vjet qe jane prapa botes, nuk bejne gje tjeter vecse perpiqen te kapin boten, ne fillim Sun Jat Seni te kapte Evropen. pastaj Mao te kapte Stalinin, tani tufa te kape Ameriken. Ka nga ata qe thone qe gjerat do shkojne ku ishin dhe “Kina ju qifte nonen” do jete prape qendra e botes, po asgje nuk eshte e sigurt ne kete bote.

prandaj thuhet “beson” per njerzit e zakonshem besimtare.
Kur Jungun e pyeten ne nje interviste qe rrefente vizionet e tij per boten tjeter ne rastin e tij te vdekjes klinike (pesoi disa infarkte): a beson ne boten tjeter? Ai u pergjigj: un nuk besoj se tani nuk kam nevoje te besoj, une tani di qe ekziston!

Pastaj intervistuesi i tha: na sill ndonje prove konkrete nga bota tjeter, ai u pergjigj: ketu kam ne xhep plaget qe preku me gisht shen Thomai. Futi doren ne xhep e tak-fak nxorri nga xhepi plaget qe i kishte lene me gisht zezaku n’myth te Katrorit qe “lexon francezet”. :stuck_out_tongue:

eshte mire qe eshte keshtu, per kete arsye jemi te lire, ekziston liria, e si gjithnje eshte njekohesisht keq (si gjithnje dy fele), se mund te hedhim planetin ne ere, me sa duken bathet (dhe bythet e Katrorit & com “qender mendimi”).

arban, meqe shof qe po shkruan, them qe me duhet me dal, pra qe mos ta lej thate pergjigjen qe do e bej me vone.
he shof qe e hodhe, po e lexoj tani.

Ti nuk the beson, pervecse ne fjaline e pare, por e the me bindjen e Jungut. Nejse, qe te mos hidhemi dege me dege, ky KARdini nuk ka thene asgje te re, nuk ka dale dot nga gjuha e drunjte e korrekteses poltike, e vetefajesimit komod. Bota eshte shume me e barabarte sesa ka qene, ose qe te shprehem me sakte, me pak e pabarabarte sesa ka qene, se pabarazia shoqeorore nuk matet me kutin ekonomik, nje perqind e njerezve ne bote kane 90 % te pasurise, e ku di une ca llogarira te tilla. “The world is flat”, ka thene njeri, duke folur kryesisht per demokratizimin e sjelle nga teknologjia. Ne kontekstin e Peshkut, kjo perkthehet qe Shkaba zihet me danezet per balenat, shoku yt qe nuk do t’ia permend emrin ka thene me se nje here qe ketu te Peshku debatojne njerez qe ne jeten reale nuk do kishin shans te ishin me njeri-tjetrin per shkak te pabarazise arsimore, kulturore, shoqerore e me the e te thashe. Vec kesaj, KARdini nuk eshte si ne pellazget , nuk e ka provuar se ku te cojne rrekjet per te krijuar nje shoqeri te barabarte, po ku ca kafshe jane me te barabarta se te tjerat. Mbase po ta provonte do fliste ndryshe.

ku e di ti qe un nuk kam pasu te njejtat eksperienca? Vdekja klinike tani, mbas profesorit qe shkroi te famshmnin Life after life qe se ka lexu Katrori, eshte nje banalitet si rrefim. Perpara nuk pipetinte njeri se i merrnin per te çmend njerzit qe kishin pasur te njejten eksperience.

Pastaj qe te flase psh per Ameriken, nuk duhet patjeter me qene atje, mjafton qe eshte ne Amerike lexuesi Katror, dhe na e tregon prej andej eksperiencat e tij reale me gishtin e zezakut.

Per te tjera me vone, siç thashe, duhet me dale se xixa nuk me jep pare per komente Peshku, duhet me me gjet i çap buke me honger ne mes te pabarazise sociale.

Doja te shtoja, pervecse ne e ke perjetuar vete, gje qe nuk e the, meqe imitove imitimin, Jungun.
Edhe une kam qene mbeshtetes i idese qe te flasesh per vrasjen nuk duhet te jesh doemos vrases ose viktime qe ke perjetuar vdekjen klinike, po te flasesh per Ameriken duhet t’u referohesh disave qe kane qene aty dhe kane folur a shkruar per te, te jesh imitues i imituesit si "Kina ju qifte nonen”.
Shko puno, se edhe une do punoj, qe te zbut karaproblemin qe ka evidentu profeson KARdani.

Po ta kesh vene re un nuk jap asnje informacion per jeten time, perveç tregimeve te anektodave pothuaj pa informacion per rrethanat dhe kohen. Kjo sepse zbatoj ne parim parimin e anonimatit, e konsideroj parim fetar, jo siç rendom eshte katandis, si mjet per tu mçef mbas ferre e per te llomotit nga nentoka intimitete per veten dhe per personazhe te elites politike-kulturore te vendit.

Meqe vete ankohesh se po hidhemi dege me dege, gje qe qe s’ka ndonje te keqe, perkundrazi vlen, dhe mu me ka vlejte, si stimulim per te tjera tema. E keqja e dege me deges eshte kur e aplikuar humbet kryesoren e postimit, aq me keq kur kjo behet me qellim pa vetedije, e akoma me keq kur behet me qellim me vetedije. Atehere un nuk bej me i dor muhabet normal me diskutuesin.

Te sqaroj kryesoren pse e kam botuar intervisten, jane 2 pika, me te cilat jam dakord 100% me presorin:

1-qe Krishterimi tashme ka nordh.

2-qe Islami eshte nje fe madhore.

Keto jane kryesoret, pastaj te tjerat, si e qysh e tek e terrorizmit dhe si duhet luftuar, efekti i Islamit ne pabarazine sociale dhe si e qysh e tek e pabarazise sociale ne pergjithsi, beson apo s’beson Jungu dhe si beson apo si s’beson, e çfardo tema te tjera derivate te interviste, i quaj te dores se dyte. Jo se jane pa rendesi, por ne kete teme jane te dores dyte. Ditur mire kjo dhe çentruar mire kryesoret, atehere bujrum diskutojme edhe per temat e dores se dyte pa problem. Edhe une nuk eshte se jam dakord per disa gjera me presorin.

Dhe diskutimi implikon edhe nje respekt formal, e morem vesh qe profesori per ty eshte penis si kryetari i PDhit, nuk eshte nevoja ta perseritesh ne infinit. Harxho energji qe te argumentosh.

Ia shperfytyruat emrin te shkretit profesor…e bete lanet. :wink:
Une kete nuk e njoh po sipas intervistes me la ate pershtypjen e rendomte te atyre intelektualeve, qe thone nje te vertete, po pjesen tjeter te vertetes ama jo. Pra thone vetem gjysmen korrekt. Per tjetren heshtin, pak a shume si puna atij fenomenit “hidh gurin, fshih doren”. Pavarsisht se une u perqendrova ne fakt vetem te pyetja e fundit dhe jo tek pabarazia sociale…

Ne 1000 vjetet e fundit a ka vetem nje shembull konkret te nje populli a shoqerie qe ia ka pa hajrin fese madheshtore?

machiteva, e ben kete pytje per tu grindur perseri, apo per tu sqaruar?

po ta besh per te grindur, nuk ka pergjigje, nuk ta jap me kenaqsine e grindjes.

ingeborgen, je e mirpritur te thuash gjysmen e vertetes se heshtur nga profesori. Apo gjysma eshte çfare ke thene deri tani?

Bravo vlonjat. Keto nuk jane muhabete qe bejen blogjeve kur dikush thote qe Kristianizmi ka vdek kurse Islami eshte fe madhore po pa e percaktuar nese madhore eshte qe ka arritur moshe madhore qe mund te pije alkol, qe allahu eshte jo vetem akbar po edhe i Modh ape qe eshte thjesht fe E modhe Komplet. Po nejse…
Thjesht desha te te ofroje meqe je ne Kanada te shohesh pak kete profesorin qe po behet gjithnje e me i famshem me rinine jo vetem ne Kanada, po dhe ketej nga Amerika. Tani se fundi do beje nje tur leksionesh edhe ketej nga lagja jone, dhe une i kam prenotuar biletat.

https://www.bbc.co.uk/bbcthree/article/f1d7fed0-4ddf-4a8a-94b9-ea05f913cdd2

Nje nga leksionet e tij me 19 seri, qe eshte edhe nga me te famshmet eshte ajo ku ai shpjegon rolin e krishterimit ne shoqerine e sotme perendimore. Jane nje cikel podcastesh te mrekullueshme me miliona downloads. I gjen shume kollaj tek iPodcast