A je gati të mos kesh më makinë vetjake?

Ja nje ide biznesi psh, nqse nuk ekziston ne Shqiperi.
Kur nuk kisha makine s’ja ndjeja mungesen, por qe kur mora makine eshte vertet ajo pavaresia qe te jep, qe e di qe e ke gati kur ta duash. Per vende te vogla ose te ngjeshura si qytetet europiane ose si Nju Jorku ku makina paraqet me shume nje bezdi dhe kosto shtese, nuk ka c’te duhet makine. Shumica e shoqerise sime ne Nju Jork jane pa makine. Une e perdor per ne pune se me shkurton kohen krahasuar me transportin publik, perndryshe s’kisha pse ta mbaja.

1 Like

kur po i sugjeroja nje mikut tim qe per te ndihmuar renien ne peshe, mund ta bente rrugen pune-shtepi ne kembe, me pa i habitur dhe me tha " edhe te me shohin te gjithe qe jam pa makine? s’ka shanc"

Aq mashkull jam o Blendi, sa do doja te isha ca me pak, po lidhje romantike me makinen?! Jo or mik, ka plot femra bota per romanticizem. Allah, allah, edhe kjo na duhej, me rene ne dashni me makinen. Prit kur te fillojme te bejme edhe dashni me makinen. Jo me vone se dje pashe videon e nje freak qe se cfare po bente te ai, si quhet, tubi i skapamentos, a cfare eshte, se as pjeset e makinave nuk i di. Ku ka si liria qe te jep ecja dhe bicikleta. Katnaret si shqipot, kinezet e amerikanet perdorin makina. Shiko qytetaret e vertete, si hollandezet e danezet.

hollandezet e danezet i kane vendet e tyre te sheshta. Bicikleta nuk te lodh fare.
Eshte zgjidhje e natyrshme. Ne TR, kudo ta kesh shtepine, ka nje fare pjerresie qe te lodh ne njerin kah.

tirana ne te shumten ka pjerresi graduale. imagjinoj ne kruje do ishte pak problem

E kam degjuar edhe une kete ne Shqiperi. Ma ka thene nje kusho.
Mu deshen rreth 30-40 sekonda qe te besoja se e kisha degjuar mire…

Shqiptaret (nje pjese e mire) jane per gjynah. Dhe po i peshoj fjalet :disappointed_relieved:

Shto pjerresine, shto dhe vapen. Ne Holande e ne Danimarke nuk ben aq vape sa ketu.
Nuk eshte e lehte te dalesh me biciklete per ne pune ne TR.
Nuk po them qe eshte pjerresi qe nuk perballohet, por nuk krahasohet me vendet e sheshta e te fresketa si Holanda e Danimarka. Kam perdorur biciklete ne TR dhe nese rrugen e ikjes e ke te lehte, kthimin e ke te rende. Nuk duket me sy pjerresia, por e ndien ne pedale.

vapa dhe shiu bashke

Ne fakt ne Shqiperi ende jane te paket ata qe e kuptojne funksionin e makines. Per ne kulturalisht ndjesia e pronesise na shton jeten. Dhe akoma me keq kur eshte prone e perbashket nuk dijme ta ndajme e aq me teper ta mirembajme. Do te duhet kohe, mbase 1 brez qe te ndryshohet ky perceptim mbi makinat. Ne i kemi shenje statusi social makinat, bicikletat jane status me vehte por prape makina mbetet mbret ne Shqiperi, Alternativat ne artikull jane eficente dhe shume te nevojshme se po te mos ishin nevoje s’do te ekzistonin, por ne Shqiperi gjithcka qe ka te beje me heqjen dore nga pronesia vetiake per te kaluar ne dicka utilitare te perbashket duket sikur e kemi pak alergji.

G

3 Likes

Nuk eshte ceshjtje relievi, po kulture. Tirana nuk eshte Nepal. Me ankohej nje shoqja ime se e bija edhe per nje stacion me larg te unazes do merrte autobuzin. Ne Amsterdam bicikletat ua kalojne makinave, kurse ne Pekinin po aq te sheshte, makinat ua kane kaluar prej kohesh bicikletave.

ama Stalker, kur je ne makine xhami i perparme te ofron nje eksperience po te duash kinematografike. dhe pak muzike ne sfond.

Me kusht qe ti japë Karostami.
Por ai nuk eshte më dans ce monde…

3 Likes

Lexoje dhe nje here se nuk ke kuptuar gje. Nuk behet fjale per autobuz por per share vehicules. Pra sa here te te doje bytha te dalesh me makine do shkosh ta marresh ne nje parkim aty afer

ndjesia e pronesise eshte filogjenetike, sic jane dhe shenjat e statusit social. dmth jane universale por me ngjyrime perkatese sipas kulturave lokale.

1 Like

lol, lexoje ti per here te dyte, se je ti ai qe s’e ka kuptuar. Makinave qe thua ti i jam drejtuar qe me tre rreshtat e pare.

@Arban, po e perdor pak lirshem fjalen. Por ka studime qe provojne nje prirje per te qene me pak racional se grate kur vjen puna tek ajo qe makina perfaqeson per ta.

Te udhetosh me biciklet ne tirane do te thote se je dakort qe te gjymtohesh minimalisht. POr me e keqja eshte ndotja e ajrit nga gazrat e mkinave dhe qe je i detyruar ti thithesh. PRa ekspoimin ndaj semundjeve kaceroze e ke ne nje shklalle te larte.

si qenka makina mbret vetem ne Shqiperi kur ne shumicen e vendeve te botes kane nga nje per koke ne familje? E gjitha varet nga vendi ku jeton. Kush jeton ne qendra qyteti andej, me punen afer, nuk perdor makine. Kush jeton larg punes, kane secili nga nje makine dhe andej.

Edhe ne TR, kushdo qe e ka shtepine 20-30 minuta ne kembe larg punes, shkon ne kembe.
Ose dhe me biciklete. Makinen e nxjerrin vetem per fundjave.

Por pjesa me e madhe e banoreve te tiranes i kane vendet e punes me larg se aq, ndaj dhe trafiku.
Harroni qe ke lagje te tera, me te medha se c’eshte vete tirana brenda unazes, dhe qe jane shperndare ne te katerta anet e kryeqytetit, duke nisur qe nga fresku rreze dajtit, yzberishti, unaza e re, lapraka, kodra e diellit, kinostudio, fresk, shkoze, kamze, depo e ujit, vilat gjermane. Dhe ne secilen prej ketyre lagjeve, transporti me i pershtatshem mbetet makina. Autobusi merr tmerresisht shume kohe dhe me biciklete eshte e pamundur te levizesh cdo dite me pjerresine qe ka qyteti. Vec kesaj, shume kompani po i zhvendosin zyrat jashte tirane, ne zonen industriale pergjate autostrades tirane-durres.

Rasti i Blendi Salajt qe edhe mund ta zevendesoje makinen me biciklete, eshte faktikisht pakice.