A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Ke te drejte eshte mungesa e drites ne bordello e nuk di kujt t’ja fusesh e nuk po kupton qe po ta fusin. Dmth eshte e njejta gje mungesa e drites me mungesen e kuptimit.

Mos menaxhon ndonje bordello zotrote, sepse je bere si vegjetarianet qe gjate gjithe kohes flet per te

Une menazhoj nje agjensi informacionoi per te bere koshient njerzit qe cdo muhabet eshte muhabet bordelloje perderisa politika eshte plan te pare. Dmth te bej koshient edhe ty qe banon ne bordello pa e ditur. Te mungon drita per te pare leshin e marlonit. Te ndimon stalker me drejtorin e drites se filmit.

Filloje te na tregosh edhe shembelltyra tani qe fillojme te shkruajme kapitullin e fundit te Veprave

Kapitulli i pare. Vepra e pare

-Grekut me syze i mugon drita per te pare leshin e Marlonit

!!

Prandaj krijohen aq shume sekte sepse qe ne vargun e pare te kapitulit te fundit te Veprave je shprehur gabim. Ai me syze nuk ishte grek por turk edhe quhet Nusret

Herë pas here ndesh pordhacin e radhës që, për tu dukur se çoç është, ankohet se muhabeti në social network është i sipërfaqshëm dhe jo i thellë si i shkon për shtat intelektualit të modh, që edhe kur pjerdh i lëshon gazrat në thellësi të qenies.
Sipërfaqshmëria mund të jetë njësoj e vyer si thellësia.

1 Like

Tmerri që ka njeriu nga kaosi është e pajustifikuar sepse Natyra mbahet në këmbë e mbështetur mbi Rregull dhe Kaos. Ky i fundit nuk është pa rregulla dhe ligje (ekziston “Teoria e Kaosit”), pak a shumë njësoj si muzika xhaz që nuk është hajt veshja kot si të vijë, por ka një partiturë që interpretohet, gjë e palejuar në muzikë klasike.
Eshtë tmerri prej konfuzionit të brëndëshëm njerzor, i projektuar jasht si konfuzion të Natyrës, që ngatërron Kaosin me konfuzionin çnjerzor. Nuk mund të ndërtohet një “teori konfuzioni”, ekziston vetëm praktika e konfuzionit, shif e shkuaj.

Një Maestro i vërtetë kur shpjegon kupton më mirë çfarë shpjegon; njëkohësisht kupton më tepër nga reagimet e dishepujve të tij, se nga dritë e kaplloqes së vet.

Individi është një gjysma gjel i pakuptueshëm, një sfinks në shkretëtirë, nuk kuptohet mirë pse bën atë apo këtë gjë. Por misteret e sjelljes së tij bëhen të qartë me të takuar për herë të parë babën dhe nënën e tij: aha, tani e kuptoj pse e bën këtë apo atë!

Memorialet dhe ditët e kujtesë janë pesë me hiç, njerzit nuk mësojnë asgjë nga historia. Nuk kanë mësuar kurrë. E vetmja gjë që mund të mësohet dhe vlen të kujtohet nga historia është se e keqja aktivizohet gjithmonë në forma të reja krejt të papritura e kurrë të parashikuara. Dita e kujtesë dhe memorialet kanë vetëm vlerë simbolike. Përqendrimi në të kaluarën është një humbje e kotë energjish, dhe për më tepër tërheq vëmendjen nga e keqja e tashme në veprim e sipër duke diskutuar marrëzitë e zakonshme politike majtas dhe djathtas. E kaluara interpretohet sipas të tanishmes, e kaluara nuk ekziston veçse si prani e tashme.

E gjithë historia e shtetkombit shqiptar, që prej krijimit (ndoshta edhe më parë, por nuk di të them se nuk e njoh dhe aq mirë), është një luftë arketipale midis “palloshit” dhe “malokut”, jugut dhe veriut, toskëve dhe gegëve, që sillen sikur janë dy popuj të ndryshëm, gjithnjë në kacafytje midis tyre ose në aleanca të dyshimta pa jetë të gjatë. Që në pagëzim të shtetkombit “palloshi” Ismail Qemali me Qeverinë e Vlorës, i’u kundërvu “malokut” Esat Toptani me Qeverinë e Durresit, më pas “maloku” Zogu në kundërvënie të vazhdueshme me “palloshin” Noli. Edhe “palloshi” absolut Enveri, ose me saktë vepra e tij, nisi të çbëhet me “malokun” shkodran Ramiz Aliaj (ndoshta me mbështetjen e Nexhi “malokes” dibrane), dhe bitisi me “malokun” Berisha, i cili ishte gjithnjë në kundërvënie me “palloshin” Nano e më pas me Ramën. Edhe Lulzim Basha është “malok” kosovar si prejardhje.
Por nuk mbaron me kaq, konfliktit gjeografik jug-veri i mbivendoset konflikti fetar krishter-mysliman: “malokët” janë të gjithë myslymanë, ndërsa “palloshat” janë të krishterë ortodoksë (me përjashtim të Ismail Qemalit, por edhe ky ishte ortodoks nga fshati i gruas).
Çfarë shenjë do të ishte vallë vendosja e një katoliku në majë të shtetit? Ogurzezë apo fatbardhë?

Për nga natyra e saj aforizma është dykuptimshme, ka dy kuptime kontradiktore sepse redukton në pako gjë strukturën bipolare të gjuhës dhe të botës, meqë gjuha bën pjesë në botë. Pra aforizma në të njëjtën kohë ka kuptim dhe nuk ka kuptim, farfuritja dykuptimore rrezikon marrëzinë bipolare nëse kërkohet vërtetsinë logjike aty ku duhet shijuar e vërteta artistike.

Murgeshat sot ekzistojne vetëm si koncept i përdorur për të bërë filma porno.

Në Epokën Ngambrapa sado antikomunist me qenë do të dali pa tjetër një koleg më antikomunist se ty që të akuzojë për fuks.

Po tani qe vdiq edhe Rafaele Cutolo me ç’fare do merret njeriu?

Në epokën postmoderne çdo statujë e ngritur, pavarsisht se e kujt është, vetëm se ngrihet lart si monument çimentoje, ndjell tundim për ta hedhur poshtë. Rimembër e Kullës së Babilonit?

m629-f02-19cl

Pasja diplomë universiteti nuk vlen një lek përveç për tu dukur i shkolluar, sepse tregu i punës dhe tregu i shkollës tani punojnë me logjikë të ndryshme, plus që ka superprodhim të diplomuarish. Pasja e diplomës jo vetëm që nuk përbën garanci për punë, por përkundrazi është pengesë sepse i diplomuari ndodhet në një nivel intelektual të pa krahasueshëm me nivelin funksional të robotizmit që kërkon çdo vënd pune. I diplomuari është një krijesë sureale pa asnjë lidhje me realitetin, një qytrym që nuk i vlen njeriu, as vetes, e po nuk pati fatin e rallë të gjejë punë në profesionin që ka studjuar, rrezikon të ngordhë nëse nuk ka babin dhe mamin që vazhdojnë ta mbajnë me bukë e ta strehojë. Punëtorin injorant nuk e bën dot, aq më pak teknikun e mesëm gjysëm injorant e gjysëm magjistar që i bën konkurencë.

Shkrimtari tha duke kërkuar veshngrehur të degjojë zhaurimën inekzistente të insekteve mbi lulet e serrës:
-Nuk mund t’ju iluminoj dot në një epokë urrejtje totale, edhe për insektet, janë zhdukur edhe xixëllonjat, vetëm Gregor Samsa i Metamorfozës ka mbetur gjallë. Në mes të urrejtjes totale, çdo lëvizje, edhe ajo më pozitive, ngjan si urrejtje, sepse karakteristikë e urrejtjes totale është të duken gjërat ashtu siç nuk janë. Urrejtja totale është injorancë totale, errësirë ​​totale.