A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

“Pan” ka kuptimin e universales (psh pan-teizem), prejardhet nga perëndia pagane Pan, të cilit krishtërimi i veshi atributet e Satanit.
Me fjalë të tjera vetëm Shejtoni arrin t’i bëjë njerzit bashkë, hë pë hë.

Kulmi i absurditetit të botës është se Nënë Tereza (figura e shenjtorit) ndjehet fajtore për krimet e botës, ndërsa një serial killer ndjehet i pafajshëm si foshnjë e sapolindur.

1 Like

Baronit Mynhauzen rrëfen se njëherë ra megjithe kalë në një kënetë duke rrezikuar mbytjen. Por sidoqoftë ja arriti të dalë nga këneta duke u tërhequr prej flokëve të vet, madje arriti të nxjerrë edhe kalin e tij prej baltovine.

E njëjta rrëfenjë dëgjohet në eter prej intelektualit t’modh që del me forcat e veta nga llumi, madje nxjerr dhe atëmëmëdheun, pa asnjë ndihmë nga Lart.

A mund të banohet një planet nga vetëm një njeri?

Përgjigja është po, përderisa në Peshk diskuton pothuajse vetëm një njeri, e me sa duken bathët, “pothuajse vetëm një njeri” po bëhet “vetëm një njeri”.

Dizajni i vetures si llamarinë nga jasht është vetëm për t’i qerr paret klientit; dizajni i vërtetë shihet kur ngrihet kapaku e duket motori dhe rrokotellat e tij.

Gjëja me tmerrëshme në jetën oksidentale është se nuk di emrin e komshiut, ndërkohë që ke përjetuar një sistem ku komshiu dinte më tepër se ty për jetën tënde.

(sigurisht te dy sistemet - dy bolet e marlonit - dine nje mut qe te hane, sepse dituria dhe e verteta qendrojnë pertej fakteve te dosjeve dhe mungeses se fakteve prej indiferences)

il senso non è nelle parole dell’autore, neanche nella loro acrobazia salto mortalore, ma nella concentrazione amorosa del lettore.

(seç ka nje si ritem te brendeshem shqiptar, dhe te standardit)

MENJEN TOP!
(ose topmenjen,
dmth topetope menjen,
ose menje me dy hemisfera)
yoan capote racional--2004

menje topmodel

me te hik menja

hiç menja mu

m’hiku menja

ta do menja

aq ja pret menja
(gjys-menjes)

me te lon pa menje

menjapordhe

hajde menje hajde
(por edhe mos hajde)

menja menjes nuk i gja

aq ja pret menja

gjo e modhe menja

menje menje kjo dynjo

menje(si në foto)
3

(si në foto) nga menja
ozartsetc-fabien-merelle-tete-de...-e1302967065262

atë botë nuk gjejmë gjë tjetër përveç çfarë çojmë atje nga kjo botë.

fraze e ndodhur ne nje dosje te padeklasifikueshme te Koliqit dhe Camajt, zbuluar nga Topmodel menjeve te Blogut Tjeter

Mbas vdekjes së Mehmet Shehut në Tiranë qarkulloi një shprehje kuptimplotë folk:

Tani vetëm jevgjit janë me biografi të mirë.

(vetem tani kuptoj pse fitoi Sorros dhe pse kategoria e delta pa dhom nuk do me e pa Sorrosin as me sy)

Nuk bëhesh i lumtur duke kërkuar të bëhesh me çdo kusht i lumtur: por bëhesh i lumtur duke përmbushur disa kushte të kundërta me lumturinë.

ose do te behesh jashteqitje e kombit (si puna jone), ose do te behesh brendaqitje e marlonit.
Nuk ka rruge tjeter perveç masazhit te zorres trashe, pra sido te ndodhe pa bo qef nuk ngelesh.

Mattina
M’Illumino d’immenso

(Giuseppe Ungaretti)

Sera
M’oscuro di limitato

(i Modhi :smiley:)

E vetmja “ndodhi" që vërtet ndodh në epokën postmoderne është deklasifikimi i dosjeve.

Fakti që vënd i vogël ku të gjithë bien kushërinj nuk bënet shtet kurrë nuk duhet konsideruar fat i keq në një kohë kur përbindëshi i shtetkombit dhe insititucionet që e mbajnë në këmbë na ka lënë shëndenë.
Halli është se kjo dukuri nuk është kuptuar akoma në masë të gjërë në mënyrë të qartë dhe të ndërgjegjëshme as në sallonin e sinjorës, pa le pastaj në masat e gjëra punonjëse që jetojnë në kuzhinë.

Nuk mund te kuptosh tamom se kush je pa lexuar dosjen tende, dmth pa të deklasifikuar dosjen, Gnōthi seautón e shkruar në tempullin e Delfit.

Vë re vitet e fundit se janë shtuar aq shume eksperiencat e hidhura ne lidhje kontrate - si për nevoja personale (psh mekaniku i veturës), ashtu dhe për kontrata ndërmarrjeje -, sa qe më duket (ishalla gabohem) se tani është e pamundur ekzistenca e pak të mirëve dhe të ndërgjegjshmëve që akoma rezistojnë duke pasur besimin e dikurshëm: s’ka marrëdhënie dhe kontrata pa bes a besë, sepse tani për të mbijetuar ështe e domosdoshëm mashtrimi meqë të gjithë mashtrojnë.
Kësaj i thonë totalitarizëm i mashtrimit ose diktaturë e mashtrimit si dikur; atëbotë edhe disidentët i bashkoheshin turmës për të mbijetuar, tjetër punë se çfar bënin mçeftas. Besueshmëria nuk funksionon më, dmth lidhja e gjatë në kohë nuk fuksionon më, funksionon vetem mashtrimi dhe tradhëtia kontraktuale. Pra funksionon vetëm lidhja e momentit, vetëm një lidh e prish i vazhdueshëm kontratash bën të mundur ekzistencën, një ekzistencë probabilitare kuantike e bazuar mbi statistikë joafatgjatë.

Pararendëse për këtë situatë tradhëtie të detyruar kanë qenë marrëdhënia dhe kontrata në çështjet dashurore. Si gjithnjë seksi kudo në avangardë, edhe të fenomeneve sociale.

Një komshi, që 3 herë në ditë shëtit qenin (ose ndoshta qeni shëtit atë), bën gjithnjë të njëjtën rrugë lineare, i mer kthesat me kënde, ka fytyrë gjeometrikisht të rregullt dhe me cepa njësoj si rrugëtimin. Po njësoj linearisht të rregullt ka trupin, gjymtyrët dhe veshjet, madje edhe qëndrim e ka këndor si ushtarak para eprorit, deri edhe muhabetin e bën formal, me cepa, linear, minimalist dhe mekanik, përsërit gjithnjë të njëjtat gjëra. Me fjalë të tjera është një e tërë ekzistencë gjeometrike euklidiane.
Mbas shumë vjetësh më tha një tjetër komshi që fut hunët gjithanej në lagje, se personi në fjalë punonte si dizenjator. Atëherë u bë e qartë gjithçka rreth personit, edhe në kohën e lirë vazhdonte të hiqte viza udhëve.

Sa më tepër kalon koha, gjithnjë e më tepër më mbushet mendja - sidomos nga leximi online - që diskutimi në sistemin bipolar demokratik, gjithnjë ndarë në dy pole që ndeshen rrebët midis tyre, është sintomë e skizofrenisë bipolare, e cila është gjithnjë fatalisht e pranishme në grumbullimet njerzore, pavarsisht se kolektivi ynë punonjës mund të përbëhet nga individe të sëmurë dhe të shëndoshë (relativisht).

Këtë e eksperimentoj në vete, sa herë që nuk ndjehem mirë për një arsye apo për një tjetër, e gjej veten duke diskutuar si gomor për UDB-në, KGB-në dhe TVLS-në, dmth për gjëra që jo vetëm nuk më interesojnë, por i konsideroj futje hunde në nevojtore. Dhe nuk është se më pas ndjehem më mirë, siç zakonisht propagandohet për diskutimin online që shkarkon tensionet ekzistenciale, shëlben vuajtje të së kaluarës etj; jo, ndjehem më keq, i depresuar dhe i pendur që kam marrë pjesë kot më kot në një dasëm që nuk është e imja, dhe as jam dasmor i ftuar.