A keni ndonje shprehje tuajën origjinale?

Ka Levizje që dështojnë kur humbin, por edhe kur fitojnë (psh revolucioni i 68-tës). Edhe për personat e njëjta gjë si për Revolucionet, fitorja nuk është e barabartë me faktin që je i njohur në publik dhe qëndron në majë të pikaloit.

Një lider është i vërtetë kur ka vetëdijën për artificialitetin dhe keqësinë e figurës së përkohëshme të liderit.

-Artist i modh, Caravaggio i shek. XXI.

-Po, po i modh, shumë i modh! Vetëm se po të ngrihej nga varri Caravaggio sot, nuk do të kish bërë vepra caravagge-ske.

sot po

Akuza qe na bëhet nga jasht nuk përbën asnjë problem sepse asaj i kundërvihet me sukses krenaria e ligjëshme edhe në formë vaniteti: “hë mo se nga zilia e ka!”. Eshtë autoakuza e vetëdijës që te bren nga brënda pa mundur të kundështohet dot si akuza nga jasht.

kush sha peshqit o i sha

N Joni

1 Like

Letërsia dhe arti, që mbas Luftës së Dytë Botërore dhe akoma më tepër mbas Luftës së Ftohtë, janë si një i sëmurë terminal që e ka të sigurtë ngordhjen, por nuk ka të sigurtë datën e ngordhjes. Po ta lëshosh këtë kumt në ambjentet artistikë në përgjithsi, dhe në veçanti ato shqiptare - një shekull mbrapa në kohë, avangarda nuk përmendet as si fjalë -, rrezikon linçimin nga artistë dhe dashamirës të artit. Jo vetëm që nuk ka vlera të reja, por kanë humbur edhe të vjetrat duke shkelur ligjin e shkruar në Kanunin e Lek Dukagjinit: Lajmësi nuk vritet (aq më tepër që lajmi i kobshëm në fakt është gazmor)

-Nuk i njoh këta poetë që thua ti, nuk i kam dëgjuar ndonjëherë, njoh vetëm Ungaretin dhe Montalen si poetë kalibri; mbas tyre Italia nuk ka prodhuar poetë të njohur në nivelin evropian dhe botëror si Pertrarka ose Leopardi.

-Si more nuk njihke ti … (dy emra: filanin e fistetekun)? Kërko t’i njohësh atëherë, pastaj fol!

-Jo nuk i kërkoj, le të vijnë ata të më kërkojnë mua, siç ka bërë Ungareti dhe Montale.

Keqkuptimi midis etër e bij është edhe i natyrshëm (me përjashtim të rastit kur merr formë urrejtje), sepse bën të mundur lirinë e bijve për të shkuar përpara, dmth progresin. Një prind i vërtetë kur ndërhyn tek bijtë e tij, që i përkasin një kohe tjetër, - dmth një konteksti tjetër -, është i ndërgjeshëm se mund të rezultojë budalla duke këshilluar jasht kontekstit, por është me siguri dyfish budalla nëse kërkon të jetë shok me bijtë e tij; siç është në modë sot, etër e bij të gjithë shokë, të gjithë budallenj.

je fajtor vetëm për faktin që ekziston - nuk është nevoja ta kuptosh nga lexime librash të shenjtë dhe teori të sofistikuara të psikologjisë së thellësisë, mjafton të nxjerrësh hundën jasht nga portë e shtëpisë për të parë fqinjin e portës përballë që nuk të di as emrin e bën sikur nuk sheh praninë e të afërmit tënd.

Shpifje do të thotë: peshku i vogël e ha të madhin.

Formalist: kokërr arre pa thelb brenda.

Jo çdo zbardhje dhëmbësh është e qeshur.

Kush s’ka dhëmbë, nuk ka frikë se i mpihen nga kumbullat. Më mirë të kesh dhëmbë. Mpirjen e duron.

Miq, fiq.

Qeni është kafshë besnike. Pse zemërohemi kur na thonë qen?:grinning:

Mbas disa ditë të ftohti të pazakonshëm ku acari dëmtoi rëndë lulet dhe sythet e porsaçelura, sot ishte ishte një ditë që vetëm një herë në vit bën vaki; gjithë natyra manifestonte pafajsinë e saj në mënyrë të tillë që nuk më bëhej të kthehesha në shtëpi.

George Orwell once said, “Each generation imagines itself to be more intelligent than the one that went before it, and wiser than the one that comes after it.

1 Like

Nëse njerzit e mdhenj thonë se historia njerzore nuk ka qëllim, atëherë bota rezulton kuptim. Për analogji, nëse koha nuk synon një qëllim, atëherë shigjeta e kohës progresive dje-sot-nesër është pa kuptim; vetëm konceptet e trurit të budallait kanë kuptim në një botë pa kuptim pasnesër pas një jave.

Ankthin ekologjik për situatën apokaliptike të shkatërrit të natyrës prej njeriut e kam eksperimentuar për herë të parë në një supermarket shitje lulesh në natyrë: një shesh i gjelbëruar në anë të së cilit kalonte një rrugë kryesore e ngritur ndoca metra mbi nivelin e sheshit. Mbas një heshtje totale, të cilën nuk e kisha vënë re aty për aty (më pas e kuptova pse në rrugë nuk kalonte asnjë automjet), papritmas u dëgjua një gumëzhimë rrotash biçiklete që afrohej me përshpejtim për efekt Dopler, shoqëruar nga bërtitje të çartura; ishin çiklistët e xhiros së Italisë, grumbuj shkronjash, numurash dhe muskujsh që pedalonin mbushur në djersë. Kaluan si rrufe sa hap e mbyll sytë, imazhi, gërvimat metalike dhe bërtitjet i lanë vëndin një qetësie pezull në ajër (qarkullimi i automjeteve ishte bllokuar për shkak të xhiros), akoma më të thellë për kontrast me batërdinë e porsa ndodhur. U desh kjo qetësi me përmasa kozmike që të vija re një gjë që nuk e kisha vënë re më parë - sepse nuk doja ta vija re -, që megjithse në pranverë e në mes lulesh të panumërta, nuk shihej insekt vërdallë, heshtje absolute. Hovjet e karkalecave dhe vallzimet e fluturave në bahçe, rrotull pusit dhe lule mullagave, zhaurima e insekteve në sfond të ekzistencë së botës, ishin vetëm kujtime fëmijërije. Vepër e kobshme e kimikateve vrastare, Toka dukej si planet i mbjellë me lule artificiale prej kauçuku.

Shëmbulli që ilustron përsosur situatën e mbas vitit 89-të si postmodernizëm planetar, me fjalë tjera që historia dhe ardhëshmëria kanë ngecur në llucën e të pranishmes, është rasti i poetit disident Josif Brodskij që thoshte se nuk shkruante për brezat që do vijnë, por për hijet e stërgjyshëve të vet poetë. Kur arti humbet vetinë profetike, nuk është më art, një dreq e di se çfar është.

asgja t’re m’at an t’gardhit

N Joni

Për hujt e gardhit s’ka asgja t’re m’at an t’gardhit, sepse ata janë vetë gardhi, janë gjaja e re m’at an t’gardhit dhe gjaja e vjetër përkëndej gardhit; janë koncepti i amëshimit dora vetë: një hu i ngulur në hapsirë-kohën infinite.

1 Like

Humbja e “njeriut të ri” nuk do të thotë fitorja e “njeriut të vjetër”, deri tash do të thotë fitorja e koktejit: coftirë e re plus kërmë e vjetër.

Poezia dhe arti gjejnë si preteks tmerrin e reales për tu zhytur në tmerrin e sublimes.