Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, humb jetën në paraburgim

Aktivisti 26 vjeçar mbahej në burgun e Prizrenit prej 68 ditësh me disa akuza. Disa media e kanë deklaruar si vetëvrasje. Ja deklarata e Vetëvendosje! pas njoftimit për vdekjen e të riut:

Astrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor.

Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij. Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij. Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.

Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

mos more s’ka mundesi… turp e marre’ ai shtet i kosoves

te burgosur politike, shek. XXI, 26 vjec djale

Shoku yne, aktivisti shembullor, Astrit Dehari, ka humbur sot jeten tragjikisht ne moshen 26 vjecare. Te gjithe ne e kemi gati te pamundur ta besojme vdekjen e tij qe na ka tronditur e na ka pikelluar thelle ne shpirt. Ne keto momente tejet te renda, Levizja VETEVENDOSJE! gjendet prane familjareve dhe miqve te ngushte te Astritit, gjendemi sot prane njeri-tjetrit ne qe e kishim ate shok dhe vella, ne qe do ta kujtojme ate perhere me dashuri.

Astriti u shua teper heret. Ai ishte ne perfundim te studimeve per mjekesi ne Universtitetin e Prishtines. Me jeten dhe perkushtimin e tij ndaj ceshtjes shqiptare, ndaj populit tone, ndaj studimeve, ndaj shokeve dhe shoqeve, dhe ndaj familjes se tij, Astriti na ka dhene te gjitheve force dhe frymezim. Ne shembullin e jetes dhe perkushtimit te tij ne sot gjejme forcen ta bejme te pamunduren ta ngushellojme sado pak familjen e tij dhe veten teksa ende e kemi veshtire ta besojme se ai nuk do jete me ne mesin tone.

Per te gjithe aktivistet e Levizjes VETEVENDOSJE!, per familjaret, shoket dhe shoqet e Astritit, ai po largohet nga kjo jete si hero i popullit per te cilin ai nuk u kursye kurre. Si hero do ta percjellim ne banesen e tij te fundit, si hero do ta kujtojme pergjithmone.

http://www.gazetatema.net/web/2016/11/05/vdes-ne-burgun-e-prizrenit-aktivisti-i-vetevendosjes-astrit-dehari/

http://www.dailymotion.com/video/x3321ab

1 Like

I ka vdekur edhe i vellai Astritit! :frowning:

http://telegrafi.com/sot-ne-oren-1700-ne-sheshin-skenderbeu-homazhe-per-astrit-deharin/

http://telegrafi.com/astrit-dehari-eshte-vellai-arbenorit-aktivistit-tjeter-te-vv-se-qe-vdiq-tragjikisht/

http://www.kosova-aktuell.de/index.php?option=com_content&view=article&id=3269%3Aprizren-astrit-dehari-im-gefaengnis-besucht&catid=34&Itemid=110

Ne angl:

Prizren- Astrit Dehari visited in prison
Category: Kurzmeldungen
Published on Monday, October 24, 2016 08:16
Written by Genc Mustafa

Since August 29, Astrit Dehari has been completely imprisoned in Kosova. He and other five defendants are allegedly “terrorist acts” for transparent political reasons. See - http://www.kosova-aktuell.de/index.php?option=com_content&view=article&id=3268:repression-and-willkuer-in-kosova-ein-faktencheck&catid=13&Itemid=111 and http: // www … Kosovo-adea-batusha-i-am-innocent & catid = 35 & Itemid = 116. This is the first time I have been able to do this.

Last Thursday, Max Brym (editor of Kosova-Aktuell) visited the prison in Prizren, together with the Dehari family, Astrit Dehari. The prison is in the middle of the city. In the old building complex, the police station, the court and the prison are located. Around the building, there are almost only shops and offices of lawyers who want to surpass each other through advertising. Astrit Dehari made a fresh and not depressed impression. He is very grateful to all friends, especially in Switzerland. The medical student Astrit Dehari (activist of the self-determination movement VV) is sure of his family and his pregnant young woman. In addition, the left-Democratic party VV continues to fight intensively against the post-Fascist regime in Kosova.

Photo Old Town Prizren

https://www.youtube.com/watch?v=bA4b5WlKyiM

https://www.youtube.com/watch?v=fnyfyMlzsrU

Dy here di të me jene errur syte duke lexuar Peshkun: kur mesova vdekjen e te birit të Visar Zhitit dhe të ketij djalit.

Heu !!! C’eshte keshtu ??? :scream:

ne ndryshim nga aksidenti i Zhitit, Dehari vdiq ne burg

Ndezën qirinjë për Astrit Deharin (Drejtpërdrejt)

Cka ka te beje kjo tragjedi me komb kosovar?

1 Like

Duket mo shum si krim shtetror. Dhe shtetin kombi kosovar e ka te var ne qafe, apo dhe per kte ju a ka fajin Amerika.

Mustafa

Since August 29, Astrit Dehari has been completely imprisoned in Kosova.
Astrit Dehari has been imprisoned in kosovo since August the 29th of …(this year , last year , 2015,2016 etc)
He and other five defendants are allegedly “terrorist acts” for transparent political reasons.
He and five other defendants have been accused of allegedly "terrorist acts’ for obvious political reasons.
Last Thursday, Max Brym (editor of Kosova-Aktuell) visited the prison in Prizren, together with the Dehari family, Astrit Dehari.
Max Brym (the editor of Kosova-Aktuell) along with dehari family visited last Thursday with astrit dehari in prizren prison .
The prison is in the middle of the city. In the old building complex, the police station, the court and the prison are located.
The prison is located downtown. The old building complex houses the court , the prison and the police station.

He is very grateful to all friends, especially in Switzerland. The medical student Astrit Dehari (activist of the self-determination movement VV) is sure of his family and his pregnant young woman. In addition, the left-Democratic party VV continues to fight intensively against the post-Fascist regime in Kosova.
He’s very grateful to all of his friends , especially to those in Switzerland.the medical student Astrit Dehari (activist of the self determination movement ) feels that his family and his young pregnant wife are safe.
In addition, the left-Democratic party VV continues to fight intensively against the post-Fascist regime in Kosova
the democratic party VV continues to intensively fight against the Kosovo post fascist regime .

Mirë. Edhe po te jete krim shteteror, cka ka te beje me komb kosovar?
Apo, shume mirë qe ka vdekur nje djale i ri, sepse ju doni komb kosovar?!

Ti mund te komentosh ne te drejten tendu ketu, por eshte nja rast shume i rende per familjen, dhe ti tregon karakterin tend.

e kishe nga te gogllit, direkt. Po te mos kishe arsye te tjera do ta kishe kuptuar po t’i kishe pare detajet…
ta qaj hallin qe je munduar

Familja minimumi do drejtesi, se cunin s’ia kthe dot mo shteti qe ka bo kombi kosovar, i karakterit tat.

Ne cdo shtet humbin jeten cunat. Kjo vdekje ka pllakosur pikellim ne te gjithe kosoven. Pa dallim.
Vret policia e shtetit te mitur te paarmatosur mes amerike ne mes te dites, cka hyn ketu kombi kosovar apo shteti im?!
Hedh ne ere shteti gerdecin ne mes te dites, cka hyn ketu kombi kosovar apo shteti im?!

Cili eshte shteti yt? A vdesin njerezit aty?!

1 Like

+1000 (me sa zero te tjera te duash pas)

Të hënën në Tiranë, 7 nëntor, ora 17:30 në Sheshin Nënë Tereza (para Universitetit) mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, studentit e shokut tonë Astrit Dehari.
Ju lutemi të njoftoni miqtë tuaj!