Ambasadori Lu dhe Prokurori Llalla replikojnë haptazi

Dy deklarata të forta janë bërë sot në arenën publike shqiptare, njëra nga ambasadori amerikan Donald Lu, dhe tjetra nga Prokuroria e Përgjithshme. Ambasadori e ka akuzuar Kryeprokurorin se është përpjekur ta pengojë Reformën në Drejtësi, çka indirekt, e akuzon Llallën për bashkëpunim me botën e krimit dhe korrupsionit që dihet se ndikon fuqishëm gjyqsorin dhe politikën në Shqipëri. Ambasadori ka rreshtuar nje seri veprimesh të prokurorëve, që sipas tij, vërtetojnë qëllimet sabotuese të institucuionit që Llalla drejton ndaj Reformës në Drejtësi. Ambasada amerikane i ka revokuar vizën Kryeprokurorit Llalla, dhe 30 prokurorëve e gjyqtarëve të tjerë.

Reagimi i pokurorit të përgjithshëm ka ardhur vetëm pak kohë më pas. Prokurori, përmes shefes së kabinetit e akuzon ambasadorin për shantazhe të vazhdueshme, ndaj prokurorit të përgjithshëm dhe për “presione tipike sorosiane”. Këto shantazhe, sipas prokurorisë ambasadori i ka kryer për fitime personale. Prokuroria e shigjeton ambasadën amerikane duke thënë se u ka hequr vizën edhe prokurorëve që po hetojnë politikanë, sipas prokurorisë, të afërt me ambadadorin, por edhe me botën e krimit. Në fund, prokuroria ka paralajmëruar për hetime të cilat përfshijnë këta politikanë, refren që duhet të themi, është përsëritur prej shumë vitesh.

Megjithatë, dita e sotme ka shënuar momentin më të tensionuar midis prokurorisë dhe ambasadës amerikane. Publiku e di se edhe pse nuk thuhet me zë të lartë, ka një ndarje politike midis atyre që e kanë përkrahur, apo i janë nënshtruar reformës në drejtësi, dhe atyre që e kanë kundërshtuar këtë në të gjitha hallkat e procesit. Së paku sa i përket reformës, që është pika kryesore në axhendën e ambasadorit Lu, ky i fundit ka një dakordësi dhe mirëkuptim me Kryeministrin, ndërsa ka patur marrëdhënie më të vështirë me Partinë Demokratike, dhe faktorët e tjerë politikë.

Citime:

Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithcka etjetër në ekonominë e vendit. Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorinë. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPI që është jetik për vettingun. të premten e shkuar u hodh shorti për anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi një prej institucioneve të reja që mbron pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua sic duhet nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit, por Prokurori i Përgjithshëm dhunoi frymën e Kushtetutës duke dërguar një listë me 3 prokurorë për të plotësuar 3 pozicione”. - Donald Lu

“Rasti më flagrant, i cili është i dokumentuar me shkresë zyrtare, i bërë publik edhe në media, i referohet ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të ambasadorit të SHBA në Tiranë në hetimin që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”. Kjo kompani akuzohej nga mediat dhe banorët e zonës ku ushtron aktivitetin se u kishte sjellë dëme të pariparueshme në pasuritë dhe shëndetin e tyre. Për këtë rast, ambasadori Lu ka kërkuar, në kundërshtim me çdo lloj komunikimi diplomatik dhe ligjor, që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin në mënyrë të drejtëpërdrejtë Prokurorin e Përgjithshëm”. - Prokuroria e pergjitheshme

Duket qarte se Zeri I Amerikes -Donald Lu eshte bere Radioja kryesore qe degjojhet dhe ndiqet me shume vemendje nga shqiptaret dhe qe kane shprese se si ne 1990 dote rrezoje nga sistemi diktaturen e hajduteve , mashrruesve dhe rrjepseve te popullit shqiptar ! Rrofte zeri I amerikes Donald Lu ! Te gjithe ketu I kane shpresat shqiptaret e ndershem ! Te ZeriI Amerikes ! Shqiptaret nuk jane te zote te rrezojne rregjime diktatoriale ideologjike ose hajdutologjike si ajo qe po sundon per 26 vjet

Llalla qenka prekur ne nerv. Dhe e paska humb qetesine keq fare perderisa del me etiketime 2 lekshe per “nje sorosian qe kerkon te behet zot ne vendin e Llalles…”. Demek Llalla, ky fare burri qe ka premtu per hetime te bujshme cdo vere e pranvere e qe dukshem ka bere nje vrime te madhe ne uje, nuk lejon te shantazhohet nga sorosianet (etiketimi behet me shpresen se dikush ne Washington, qe nuk honeps shume Sorosin, do t’i jape te drejte). Dhe vetem tani na nxjerr ne drite keto “shantazhet e vazhdueshme”.
Fajin e ka sistemi, tha dikush. Ai na i prish individet. Edhe Llalla u prish. T’i kete rene ndonje grua e pasur dhe ketij? Vetem ate dikushin nuk mund ta prishe sistemi sepse ai eshte si floriri, i paoksidueshem

2 Likes

Po pra dhe jo kaq. Po te gjitha keto Luja po i bo per perfitime personale.

Ik o prokuror se ke nje detyre te mbrosh shqiptaret dhe nuk e ke kryer.mafiozet gangot plotikanet e korruptuar bejne aheng Te patrazuar .media eshte e blere shoqeria civile ia ka futur gjumit shqipua I thjeshte perpiqet tia mbathe anbasadori lu eshte I vetmi qe po perpiqet Te beje dicka ne ate cmendine qe e ka emrin shqiperi.

Po ky Lala nuk eshte pjese e Rilindjes dhe pse nuk shkarkon Rama si puna e Manjanit

Kerkohet ndihme urgjente nga meshkujt e Peshkut :

Nji miku im ka dy bileta per Super Bowl 2017 ne Huston TX per kete te diele. Jane bileta fantastike, plus udhetimi dhe hoteli i paguar. Problemi osht qe kishte harru qe super bowli binte ne te njejten dite me diten e vet te marteses, keshtu qe ai nuk shkon dot.

Kush eshte i interesuar qe ka deshire dhe mund te shkoje ne vend te atij, ceremonia mbahet ne St.Peter’s Church ne Boston, ne oren 5:00 mbasdite. Emri i nuses eshte Qefsere … Njifet kollaj se do jete ajo vesh me fustanin e bardhe, te gjate … Me fat !

2 Likes

Psh sic shkarkoi Sali Berisha Prokuroren per 21 Janarin Ai ishte burre shteti Berisha, te shkarkonte ne vend ! Te fuste dhe plumbin po te ngacmoje psh me I ra murrit te institucioneve me cadra pistolet !

Diku lexova qe Llalla kishte thene se “shkak per anullimin e vizes diplomatike te tij dhe te bashkeshortes eshte bere nje udhetim per vizite mjekesore e gruas se Llalles ne SHBA”. Mire ky qe ka pasaporte diplomatike, por gruaja e tij cne me pasaporte diplomatike?

sidoqoft problemi, ambasadori ska pse te nderhyj te prokuroria.
tani dy gjera ka: ose te deklarohet shqipria si territor i usa, ose kta bythqira ambasador mos na cajn ka…
kemi boll hallet tona.te besosh se vjen dikush pertej oqeanit per ti zgjidhur, duhet te jesh idiot i pandreqshem.

Lajmet qenkan bo interesante, seç kam pershtypjen qe mbas zgjedhjeve, do kemi prokuror te ri, kuptohet me konsesusin e partive kryesore qe do zgjidhen.

sigurisht me sistemin e SHQUPIT prokuroria behet kompetence e KM :grinning:

Lol po u rreshqet toka nga koma !

1 Like

Po nuk eshte I pari as I fundit qe grate e tyre pajisen me pasaporta diplomatike prej 25 viteve I duket e zakonshme normale dhe shume I embel posti pyshteti dhe paraja

Eshte i vetmi politikan sot në Shqipëri që është akuzuar pulibkisht nga biznesmenë se u ka kërkuar nga 600 mijë e 1 milion euro. Por tani është në regjistrim në shiri, është regjistruar në shirit duke kërkuar shumë milionë”, tha në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha.

pse nuk fillon ceshtjen prokuroria apo Lala do flas kur ta shkarkojne nga posti

Ca flet ti ? Po historia me ambasadorin amerikane dhe ambasaden amerikane ne lidhje me rolin e tyre nuk fillon me kete 're fundit dhe nuk mund ta injorosh as lehte se jane mbi cherek shekuli ne rolin e ndihmes bashkepunimit ti quaje edhe protektorat osht vone me u kujtu per keto terms fjalesh Pse sthu nje fjale per Rajson shokun e Berishes ai nuk ishte ambasador ?

Nuk ja vle me u marr me Lu, maximumi edhe ndonje muaj esht aty.

Lu-ja eshte aty, Zeqo, edhe disa muaj pas zgjedhjeve, qe do te thote se festa e Pavarsise, e gjen ate duke e pershendetur me politikanet dhe partite e zgjedhur.

E drothi dhe Luja
Donald Lu e thotë një të vërtetë: Politika, krimi dhe bandat do vjedhin zgjedhjet

Lulzim Basha: Edhe diplomatët e pranojnë se qeveria do vjedhë zgjedhjet, në 18 shkurt të ngrihemi bashkë.

Kjo Gruja Llalles provincial e pandreqshme…vinte ne uesej pak para se te lindte qe ti dilte goca qytet are amerikone plus linte ene faturat mjekesore pa pagu si gangstere. Salih Qenefi e la vatanin ne duar te ndyra lamashesh patriotik.