Ambasadori Lu dhe Prokurori Llalla replikojnë haptazi

Prandaj ja hoqen vizen diplomatike pasi u kthye ajo nga SHBA ku kishte shkuar per nje vizite mjekesore? Do ta kene marre vesh qe bente nga keto filma.

vizen duhet t’ia kene refuzuar prej pagesave mjekesore raportuar ne collection, atehere.
Vizitore me debite ndaj privatit amerikan, not in good standing, no? :stuck_out_tongue:

Nuk shkojne per vizite mjekesore sepse e mbulonte e deklaronte se nuk ish shtatezene …vinte per Pune gjoja . Provinciale Gramshi…po I shoqi qe ska Len prokuror poshte pa I morr lek. Kta Mafiozeve u Han moooodin

Ky Luja Eshte bo Trumpist se Trumpi si do fare kta qe ja fusin uesej

Në reagim thuhet se kryeprokurorit iu refuzua viza amerikane vetëm për shkak të një letre që ai u ka dërguar institucioneve shtetërore, me anë të së cilës i ka vënë në dijeni për disa praktika shantazhuese të ambasadorit. Po kështu, prokurori i përgjithshëm deklaron publikisht se akuzat e ambasasdorit janë të lidhura me hetimet që po kryen prokuroria ndaj disa politikanëve që kanë mbështetjen e ambasadorit dhe ndaj disa deptuetëve që ambasadori u ka kërkuar votën edhe me anë të shantazhit për reformën në drejtësi, të cilët dyshohet se preken nga ligji për dekriminalizimin.

Kryeprokurori i quajti praktikat e ndjekura nga ambasadori Lu, si sorosiane.

.bo bo .po pse edhe ky vegel e Soros qenka. Mbase i shkrun ndonjeri leter Sekretarit te ri dhe e ka vete merak ai.

Dh(LL)alle moj dhalle une hidh uje e ti e bardhe… Po behet muti pepeq o njerez…

1 Like

Dodic i Republikes Srpska e quajti ambasadoren amerikane armike, fare. Asgje s’ka thene llalla per Lu :smile:

Dhe shqipot qe ngaterrohen me kembet e veta.
Nderhyn Lu ne punet e br. te shqipove, thone, si me qene Lu ndonje si ne, fillestar ne diplomaci.

Refuzimi vizave eshte ne te drejten e tij.
Sa ia vene veshin shqipot c’thote ai, kjo sikur eshte pune e shqipove vete

Dy gisht letër Donald Lu -së (dhe Departamentit të Shtetit). Nga Armir SHKURTI

I nderuar ambasadori Lu.

Kam përshtypjen se “Make Amerika Great Again”, në Shqipëri do të nisë me zëvendësimin tuaj. Duhet një burrë i madh që të riparojë gjithë dëmet që Ti i ke shkaktuar vendit tënd ndër shqiptarë.

“I nderuar” e kam në rradhë të parë për vendin që përfaqëson, për të cilin masivisht shqiptarët kanë jo thjesht respekt, jo thjesht nderim, por dashuri të shprehur ndër vite. Më vjen keq të të them se me atë ç’ke bërë TI personalisht për një kohë të gjatë, që sot arriti kulmin me fjalimin e pacipë kundër një institucioni të rëndësishëm, siç është Prokurori i Përgjithshëm, jo vetëm “i nderuar” nuk po të them dot, por po të them se as vetes nuk i ke bërë nder duke shpërdoruar misionin tënd dhe besimin e verbër deri në sakrificë të shqiparëve ndaj çdo funksionari që vjen prej vendit tënd.

Ti Donald ke shkelur rëndë Konventën e Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike, të vitit 1961. Jo sot. Sistematikisht! Në nenin 41 të kësaj Konvente thuhet:

1 – …, e kanë për detyrë të gjithë personat që gëzojnë privilegjin e imunitetit diplomatik të respektojnë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata kanë gjithashtu detyrë të mos ndërhyjnë në punët e brendëshme të atij shteti

Ç’i thua kësaj që dëgjuam sot nga ty, Doni, për Prokurorin e Përgjithshëm të një shteti që nuk është yti? E kam marrë nga faqja jote këtë më poshtë:

“Po shohim tashmë njerëz të fuqishëm që përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatat dhe prokurorët.

Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj, ai ka foluar vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor, prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPKI, që është jetik për vetingun.”

Jo sot. Ka kohë që i ke trajtuar si palaço. Të gjithë në bllok. Edhe pse zjejnë njerëzit e drejtësisë në rrugë, në kafene, në shtëpi e kudo, në emër të mirënjohjes dhe adhurimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ka sjellë ty këtu ta përfaqësosh me dinjitet, e kanë gëlltitur. Ti ke folur me gjuhën e Edi Ramës , Doni. Ai që i quajti rivrasës dhe ripërdhunues.,

Në përgjigjen e saj për ty Prokuroria e Përgjithshme të ka përmendur Sorosin , Doni, atë që u investua fuqishëm për Reformën në Drejtësi. Pak ditë më parë doli njëri prej tyre dhe shpalosi krenarinë për këtë. Po sërish shqiptarët admirues ndaj çdokujt që vjen nga SHBA ulën kokën.

Sot Don Lu, si me qenë guvernatori i Shqipërisë paralajmërove: “ Ne do të ndjekim nga afër për të parë nëse Komisionet e Vetingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do ta kalojnë procesin e vetingut. ” Kush “ne”, Doni? Ti me Edi Ramën? Apo ti me Ramën dhe Xhorxh Sorosin? Sepse – Doni – mjafton vetëm kjo fjali për të të dëbuar me ceremoni nga ky vend si dhunues i Konventës përkatëse. Kam besim se më pas vendi më demokratik i botës, ai që të nisi ty këtu, mundet të të dëbojë edhe nga diplomacia. Pyet në ambasadë se ç’mendojnë e thonë për ty….

Në pikën 2 të të njejtit nen të Konventës së Vienës thuhet:

  1. Çdo çështje zyrtare me shtetin pritës që i jepet misionit diplomatik nga shteti dërgues duhet të kryhet me ose përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit pritës ose me ministri të tjera siç mund të bihet dakord.

Departamenti i Shtetit të ka ngarkuar, Donald, të fyesh publikisht sistemin e drejtësisë? Po të akuzosh Prokurorin e Përgjithshëm për krimin më të rëndë shtetëror, shkeljen e Kushtetutës, Departamenti i Shtetit të ka ngarkuar? Apo – siç detyron Konventa – i ke në bashkëpunim me Ditmirin? Apo, nuk është mision i ngarkuar nga shteti yt i nderuar dhe prandaj dole në një konferencë dhe shfrytëzove detyrën e nderuar , emrin e lartë të shtetit që të ka sjellë dhe fole si sekretar partie i Ramës? Siç ke kërcënuar deputetët për të votuar kështu e ashtu, (i referohem përgjigjes së Prokurorisë sot) , siç ke dënuar publikisht qëndimet kryetarit të opozitës etj etj.

Shqipëria ka nevojë jetike për Shtetet e Bashkuara dhe shqiparët besim e adhurim për Amerikën. Ti i preve në besë Doni dhe je palë me pushtetin e Edi Ramës dhe , siç ta tha Prokuroria, edhe me armikun e sigurisë kombëtare të vendit tënd, George Soros

Dhalle me gaz. Duron duron, po ja ben paf pastaj!!!

Refuzimi vizave eshte ne te drejten e tij.

dora e trumpit, duket.

Lu-se shqiptaret i plasen buzen. Me aktiv dhe me direkt se ky ska pas ambasador tjeter. Po poplli nuk i ve vesh kollaj. Lu-se i ka ngel vetem ti qisi videot e regjistrimet ke fiksi nje e nga nje, nderkohe qe ben vet komentatorin.

Trump qenka per tu vlersu. Dika ti dalloje pshurrsat e Sales.

1 Like

si insekt…ekt…kt…t

1 Like

Ama, prokuror me lyrash pa karakter, nuk eshte pare, qe ben teori konspiracioni te pabazuara e tregoi veten, e ka hak diskriminimin publik qe i ka bo lu-ja. Me sa di une Lu ja na ka dash gjithnje te miren…duhet besuar.

kompetenca, ishte konteksti (u fol per nderhyrje ne punet e shqiptareve)

Pse mori zemër Llalla?

Duke shtruar këtë pyetje nuk nënkuptohet se Llalla ka bërë ndonjë herezi. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ambasadori aktual në Tiranë, jo rrallë e ka shkelur vijën e kuqe. Larg të qenit i pakritikueshëm, ai shpeshherë është treguar brutal, arrogant dhe i paskrupullt, duke shëmbëllyer me përfytyrimin më të keq që gëlon në imagjinatën kolektive për një kaubojs të vrazhdë.
Arsyet e këtij trimërimi gjenden lehtë në deklaratën që kryeprokurori bëri publike këtë të enjte.
Po të shihen me vëmendje linjat e saj kryesore, aty pikturohet një Donal Lu që bën “shantazhe tipike sorosiane”, që lobon në mënyrë private për interesa të caktuara ekonomike, që mbron nga hetimi politikanët që ai mbështet dhe që po sulmon një prokurori që është e vendosur të mbrojë zgjedhjet e qershorit nga manipulimi.
Pikërishisht nga kjo frymë, që politikisht mbrohet nga PD dhe LSI është frymëzuar Adriatik Llalla në shpërthimin e tij të sotëm. Ai tashmë e sheh Donald Lu-në si simbolin dhe përçuesin e saj. Ai e shikon atë si zbatuesin e një platforme që donte t’i krijonte Ramës mundësinë për të kapur drejtësinë, për të burgosur kundërshtarët dhe në fund për të manipuluar zgjedhjet.

Prandaj, duke denoncuar sot “metodat sorosiane”, kryeprokurori ka vënë një bast të fortë. I shenjuar me laps të zi nga Lu, tashmë pa të drejtë shkelje në “tokën e premtuar”, ai shpreson se ndryshimi i ekuilibrave globalë, mund të ndryshojë dhe fatin e tij personal. Lapsi

e vetmja mbeshtetje morale per njerezit e se drejtes ne shq., se bashku me ambasadoret e BE

populli shqiptar kam pershtypjen, eshte nje ‘mess’ he per he

Bravo prokuroria.

Edhe nje tjeter zeqo.

he mo edhe kete Sorosi e beri??? :)))

Llalla: Ish-ambasadori Withers më kërkonte të mos hetoja pasurinë e Edi Ramës

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë John Withers ka kërkuar që hetimi pasuror ndaj Edi Ramës të pushohej.

Kështu ka pohuar prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla në emisionin “Opinion”, që deklaroi se kur Edi Rama mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ishte nën hetim për pasurinë nga ILDKP.

Institucioni i deklarimit të pasurisë në atë kohë drejtohej nga Adriatik Llalla. Ky hetim pasuror për Ramën iu kërkua Llallës që të pushohej.

“Withers më kërkonte që mos të hetoja Ramën”, konfirmoi kryeprokurori.

…po mire o burre pse nuk i the me para keto apo tani qe tu preken interesat.

1 Like