Ambasadori Lu dhe Prokurori Llalla replikojnë haptazi

Ka patur. E ka patur gjyshin nga Rrajca.

E paska ngrenur edhe rovena nga rrushbulli, mistressi i llalles.

Nderkohe ne Rumani.

ha llall lu

lu ha llall!

A ka me kokebosh se ti o Kapo,qe nuk di te thuash nje fjale tenden.Une jam komunist apo padroni yt.Ty te marrte te keqen Drejtoria e Propagandes e KQ.

1 Like

Zerave te Kapove kunder ambasadorit amerikan u eshte bashkuar edhe nje koqe tjeter.Kush do thoni ju?E kush tjeter vec Arian Canit.Tani po qe i hasi sharra ne gozhde Luse.

E lun luja prokurorin sa i lun fene

Me sa e kam ndjekur në media të ndryshme këtë konflikt, më duket një konflikt personal më tepër se politik si e justifikon Lu. Lu vetëm diplomat që nuk është. Gjithnjë e më tepër sjellja e tij në vend të ambasadorit i ngjan atij të një xhandari i cili para pasqyrës sheh 4 herë në ditë uniformën që mban veshur.

Por ka gjithnjë një “hundëlesh” – thotë populli. Dhe me sa duket “hundëleshi” i Donald Lu me sa duket ishte Adriatik Llalla !

Po pse. Llalla dhe jo dikush tjetër nga politika dhe zyrtaret e shtetit shqiptar guxoi ti kundërpërgjigjej një presioni kaq te fortë nga një person qe po shfrytëzon apo me mire te themi shpërdoron postin e ambasadorit te SHBA , për te realizuar një projekt qe sot ne presidencën Trump nuk është me i administratës amerikane apo i mbështetur prej sajë. Nuk ka se si një projekt( quajeni reformë apo si te doni ) i ideuar , përgatitur e implementuar nga George Soros te mbështetet nga Donald Trump dhe administrata e tij .
Ku e gjeti Llalla kurajon për te reaguar ndaj një presioni antiligjor dhe imoral edhe pse ai edhi nga ambasadori qe “de jure” përfaqëson shtetin me më fortë te botës .
E para gje qe te shkon mendja pas një përgjigje te tillë është fakti qe kryeprokurori është i pa kapur si zyrtar dhe njeri . Në se ai do të ishte i tille pra me “material shtrëngues” nuk do te guxonte te bënte një reagim si ky . Se dyti demonstroi një integritet të lartë moral e profesional duke mbrojtur jo vetëm detyrën dhe postin e lartë te shtetit shqiptar por edhe mendimin e tij për reformën në drejtësi dhe çështje të tjera pasi edhe debati me z.Lu ishte pikërisht për mendimet dhe vendimet e tij personale e profesionale. Kundërshtimi prej tij hartimit te Reformës ne Drejtësi nga ish njerëzit e Sigurimit te Shtetit është pa dyshim një akt që të paktë politikanë shqiptare kane guxuar ta konstatojnë e jo me ta kundërshtojnë .

Por pse Lu dhe qeveria shqiptare, opcionin dhe qëllimet e te cilës për reformën ne drejtësi qe ai mbështet, janë kundër z. Llalla .Çfarë ka bërë dhe fare perfaqeson ai si prokuror dhe njeri që u shantazhua kaq ashpër nga z. Lu ?!
Se pari dua t’iu kujtoj se ai është një antikomunist ish i përndjekur i diktaturës komuniste. Si i tille ka qene dhe mbetet i papranueshëm nga ish komunistet , persekutorët e Sigurimit te Shtetit dhe pinjollët e tyre ne kath te së cilëve është vendosur z. Lu ne rasatin e reformës ne drejtësi për te cilën sulmoi edhe kryeprokurorin . Një nga arrestimet me të mëdha ndoshta arrestimin e shekullit e ka bërë z. Llalla . Behet fjalë për arrestimin për trafik droge te nipit te diktatorit komunist Enver Hoxha familja te së cilit kontrollon ende pjese te mëdha pushtetit dhe shtetit ne Shqipëri. Kush zyrtar do të kishte guxuar ta bënte një veprim te tille ? Ky arrestim dha mesazhin se askush nuk mund te jetë i pa prekshëm për arsye politike. Sigurisht qe ketë komunistet ne pushtet e kane te pa munduar t’ia falin Llallës.

Ky kontrast kjo përplasje historike politke e z. Llala me pushtetin dhe linjat komuniste te tij e bën edhe me te dukshme njëanshmërinë e z. Lu në raport me të pa llogaritur interesat e tjera qe prokurori i përgjithshëm i solli si arsye te sulmit ndaj tij . Me qe z. Lu e vlerëson shume shkrimtarin shqiptar te realizimit socialist I. Kadare, po sjell një përcaktim te tij për atë që po ndodh ne Shqipërinë post komuniste**:” Problemi i Shqipërisë sot është përplasja e ca djemve me baballarë te inkriminuar me djemtë me baballarë normal e për me tepër te famshëm” – shkruan Kadare . Ne rastin konkret djemtë që përplasen për Reformën në Drejtësi janë i djali i Kristaqit autor i varjes në litarë të petit te fundit antikomunist ne Evropën komuniste, Fatmir Xhafës ish hestues i sigurimit te shtetit . Beqes , Bushatit etje emra te njohur të kuplës kriminale komuniste dhe djalit te Xhemalit , një ish i burgosur i njohur politik i komunizmit. Ironia është se baballarët kriminelë e dënuan dhe persekutuan se donte e respektonte Amerikën , vlerat demokratike te sajë. Sot ambasadori “de jure” i SHBA shkon e del në krah te antiamerikaneve gjenetikë e politikë . Sa pro amerikane mund te jetë një sjellje e tille , përtej diplomacisë ?
Ne këtë këndvështrim dhe te tjera sjellja e z. Lu nuk duket aq amerikane ne mënyre te veçante aq pro politikave , administratës dhe presidentit aktual te SHBA . Një nga premtimet e mëdha te z. Trump ishte edhe ndërprerja e ndihmave te SHBA per te mbajtur ne këmbe regjime te korruptuara si ky yni . Kjo politike e re e SHBA u konfirmua edhe nga Sekretari i ri i Shtetit , Rex Tillerson , në dëgjesën e tij ne Senatin Amerikan par se te merrte detyrën . Por jo vetëm kaq ! Një nga argumentet me te cilat z. Llalla cilësoi si shantazh sorosist sulmin e z, Lu ishte fakti qe ai i kishte kërkuar te ndërpriste punimet ndaj kompanisë “Bekners Petrolium ” një kopani Kanadeze, kineze aktualisht . Te ishte një kompani amerikane ne një fare mënyre z. Lu do të mund të justifikonte shantazhin e tij , por ndërhyrja apo shantazhi për një kompani jo amerikane e bën edhe me bindës argumentin e z. Llalla dhe akuzen e tij per shantazh . Per me tepër qe ka te dhëna se interesa me këtë kompani edhe Soros.
G.M.

Doli huq taktika e Shqupit per te anulluar Vettingun me fitoren e Trump?

Unë jam në të njëjtin mendim me ty, sidomos për pjesën që kam cituar.

Llalla anon djathtas, kjo është normale se ato e propozuan në pozicionin që mban sot, por, sa e kam ndjekur mediatikisht, është treguar më i përmbajtur se Nishani (le të themi). Mendimi im është që Lu apo (who is next) duhet të sillen si ambasadorë, jo si xhandarë.

http://www.gazetatema.net/web/2017/02/04/ptuuuu-fare-e-keqe/

O bo bo,kush i duron keta bandita edhe 4 vjet.

Kush Lu eshte ky? Ai qe i telofonoi para nja dy-tre vjetesh Llalles dhe i dha urdher ta pezullonte hetimin ndaj firmes kanadeze te naftes ne Marinez te Fierit?.. Nese po, atehere duhet ta besojme qe i rref zemra te shkretit per drejtesine ne Shqiperi!

Vila 1.6 milionë euro/ Mediat e Brukselit sulmojnë Vlahutin. Dyshime për korrupsion

Vila që ka blerë ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka ngjallur reagim edhe tek mediat e Brukselit, të cilat shprehin shqetësimin për çmimin shumë të lartë të kësaj prone.

Media ‘NewEurope.eu’ me seli në Bruksel ka sulmuar BE-në për shpenzimin e miliona eurove, duke theksuar:

Komisoni Europian ka blerë së fundmi një vilë 1.65 milionë Euro në “Rolling Hills” në periferi të Tiranës. Vila ku do të jetojë ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka kushtuar 4700 Euro metri katror. Interesant është fakti se vilat në Rolling Hills variojnë nga 1000 deri 2000 Euro metri katror.

Dyfishi i çmimit

Në një kërkim në ueb për “Rolling Hills” në Shqipëri një vilë e bukur 3-katëshe kushton pak më shumë se 850 mijë euro dhe ka një hapësirë 600 metra katrorë. Ajo që është mbreslënëse është fakti se si vila e ambasadores së BE që kushton 1.65 milionë Euro është 345 metër katror.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me korrupsionin dhe delegacionin

Korrupsioni në Shqipëri është realitet dhe mbetet një çështje mjaft e ndjeshme. Në vitin 2016 Shqipëria është renditur në vendin e 86-të në botë, me një pikë më shumë se Mongolia dhe Zambia.

Këto fakte ishin identifikuar gjithashtu edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2016, ku theksonin se korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shumë serioz. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka gjithashtu një histori të sjelljes problematike.

O admino, esht nji kokrra gamorit ktu qe nuk o i zoti me lidh dy fjale te vetat po rri tu bo c&p fletrrufete e 55’s dhe RD’s a kush ja qiu rrobt se nga i merr. Emo, PFja, Beluli nuk po duken mo… mos tia ulim nivelin pertoke e tia kajme nonen fare ktij forumi.

1 Like

Kur albaku eshte kryeprokuror shteti dhe dergon gruan te lindi ne Usa me vize zyrtare qe te perfitoje nenshtetsi amerikane per femijen …pastaj qurravitet neper media shqiptare per konflikte politike e personale me nje ambasodorin e USA…JEP DORHEQJEN… futi dhe nje gote llalle mbrapa…

1 Like

Huffington Post: Departamenti i Shtetit duhet të ndërhyjë urgjent në ambasadën e SHBA-së në Tiranë

http://www.huffingtonpost.com/entry/us-needs-a-clear-policy-in-the-balkans_us_589b2106e4b02bbb1816c1bd

Një shembull i qartë i kësaj është në Ballkan.

Në muajt e fundit, Ambasada e SHBA në Shqipëri është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani.

Ndonëse një aleat i rëndësishëm i NATO-s në Ballkan, Shqipëria përballet me shumë sfida. Reforma kontradiktore e sistemit të drejtësisë kaloi kohët e fundit në parlament. Nuk kishte konsensus kombëtar, pasi Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha bojkotoi votimin, pasi vërejtjet e saj për legjislacionin u injoruan. (Në të vërtetë, Reforma në Drejtësi u votua unanimisht, me konsesus, në Kuvend.
Për vite me radhë, projektet e USAID-it të përqendruar te Reforma në Drejtësi janë financuar pjesërisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Përzierja e George Sorosit në Shqipëri nuk është gjë e re. Kryeministri Edi Rama, socialist, ishte i ftuar në dasmën Sorosit. Kur Hillary Clinton drejtonte DASH, Soros komunikonte direkt me të dhe stafin e saj për të promovuar axhendën e tij në Shqipëri.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, kohët e fundit dhe shumë publikisht akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të Reformës në Drejtësi. Kjo shkaktoi zemërim në Shqipëri. Zoti Llalla i shkroi Presidentit President Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen vulgare të ambasadorit. Llalla madje pretendon në letër se Ambasadori Lu e ka kërcënuar.

Letra thotë:

“Në komunikim zyrtar dhe jozyrtar, Ambasadori Lu i ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se, nëse ai nuk do të përkrahë publikisht ndryshimet në ligj, do të ketë pasoja personale dhe institucionale”.
ligj, do të ketë pasoja personale dhe institucionale”.

Çfarë rrëmuje diplomatike!

Kjo vjen pas anulimit të vizave amerikane kohët e fundit për 70 prokurorë e gjyqtarë të lidhur me opozitën (askujt nga PS nuk iu anulua viza). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje partizane nga ambasada e SHBA , si një përpjekje për vetting për anëtarët e sistemit të drejtësisë. Kjo e ka bërë edhe më keq polarizimin politik në Shqipëri.

Përzierja në punët e brendshme të aleatëve të Amerikës është jo vetëm gjë e keqe për SHBA, por në kundërshtim me shpirtin dhe dokumentin e Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike të viti 1961. Neni 41 i Konventës deklaron se diplomatët kanë “detyrimin të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit ku janë akredituar”.

Aktivizmi politik brenda korridoreve të Foggy Bottom është mjaftueshëm i keq, kur shtrihet deri në ambasadat amerikane bëhet i dëmshëm për drejtimin e mirë të marrëdhënieve të SHBA me jashtë. Puna e diplomatëve duhet të jetë të mbrojë interesat kombëtarë të SHBA dhe jo interesat e ngushtë politikkë të një partie të vetme apo të një organizate joqeveritare.

Ndryshimi i mentalitetit brenda DASH do të jetë një proces i avashtë si kthimi i një cisterne të madhe nafte në Ngushticën e Bosforit. Teksa Tillerson fillon të pastrojë DASH, është e vlefshme të shihet nëse disa ambasadorë karriere janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. Ka plot individë të aftë e me përvojë, në gjendje të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, që mund të plotësojnë këto vende. Kjo është praktikë e zakonshme për postet e rëndësishëm diplomatikë në Londër, Berlin e Moskë, ndër të tjera. Kjo praktikë duhet të merret në konsideratë edhe për aleatët më të vegjël, përfshirë Ballkanin.

Një nga prioritetet e Administratës Trump ka qenë dëshira për të rindërtuar marrëdhëniet që janë ndrydhur për shkak të politikës së tetë viteve të mëparshëm. SHBA ka nevojë për miq e aleatë. SHBA ka nevojë edhe të mbrojë interesat e saj kombëtarë. Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane.

Kur nje ambasador I huaj benet ndergjegja e kombit se i dhimset shqiperia dhe shqiptaret me shume se shqiptareve vete eshte nje shenje e qarte e ftofjes mbarekombetare ne tajare e popullit shqiptar.

Ne Shqiperi numri i shkabave duhet te jete vertet i larte.Po shikoja intervisten e avokat Ngjeles te Dritarja e Rudines (i vetmi politikan qe ia shoh a lexoj intervistat apo shkrimet ).“Degjoj shpesh qe thone se drejtesi nuk ka as ne Norvegji’“tha”.Po cfare thua mor zoteri,po ne Norvegji me corape hyn ne politike,me corape del”.Tani,edhe ne Shqiperi politikanet me corape hyjne e me corape dalin (kur u mbushet ndonjehere mendja te dalin),se nuk dalin me galloshe,po a thu vertet kane fillu me e krahasu veten shqipet me norvegjezet.Kuku mi none!