Astrit Patozi i shkruan Bashës për "qentë e gjahut"

Ish drejtuesi i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi ka sulmar kryetarin e ngrirë të PD, Lulzim Bashën, duke e akuzuar se paguan një grup me 30 vetë për të sulmuar demokratët që nuk mbështesin Bashën.

Statusi i plotë i Patozit:

ASGJË NUK DO TË JETË SI MË PARË, LULZIM

Mos e përmend më listën o vulëhumbur, se nuk e shplan dot mëkatin për greminën, ku e çove Partinë Demokratike, duke i hedhur ushqim qenve të gjahut, që e bëjnë edhe falas punën e tyre. Natyrisht, atë llogarinë e sharësave me pagesë e ke të pambyllur me demokratët dhe do të merremi shumë shpejt me atë çështje.
I ke të gjithë në borderonë e kunatit, të paregjistruar, rreth 30 vetë, që po qelbin botën mbarë, duke punuar në të zezë. Janë duke marrë para të pista për të sharë, jo kundërsharët politikë, jo Edi Ramën apo ndonjë socialist tjetër, por cdo burrë apo grua në PD, vetëm se nuk është dakord me ty.
Po ta kujtoj edhe një herë se janë disa vepra penale, që po konsumohen, dhe me vjen sinqerisht keq për ata hallexhinj që mund t’i marrësh më qafë, duke i rropatur gjyqeve për një copë bukë. I ke pasur në katin e tretë të selisë së Partisë Demokratike, ngaqë e konsideron atë si pronë private, por ngaqë u trembe kur mbaruan zgjedhjet, i ke transferuar diku tjetër.
E dimë fiks se ku i ke sistemuar tani dhe do ta mësojmë njësoj edhe sikur t’i shpërngulësh prapë nga frika e dekonspirimit. Por ti tashmë ke hyrë në histori me këtë teknikë të neveritshme për të baltosur këdo, që të bën hije dhe të prish punë në planin e vetëm, që ke në kokë, për ta mbajtur me cdo çmim PD-në si ndërmarrje private biznesi, pavarësisht, se ia ke ulur përtokë aksionet.
E kam thënë edhe një herë tjetër, që sharësit me dhe pa pagesë i mërëkuptoj dhe i mëshiroj, kurse ty jo, sepse nuk je hallexhi.
Dëgjova se të kishte ardhur goja në Elbasan. E kishe zgjidhur gjuhën, pas gati tre javësh vetëngrirjeje dhe ishe marrë me ne, ndërkohë që, formalisht të paktën, garën e ke me Eduard Selamin. Nuk ka problem. Gjuha shkon gjithmonë atje ku dhemb dhëmbi.
Kishe thënë atje pak a shumë se “çëlësi është shpirti i pastër i demokratit, i atij që nuk pyet se kur i vjen radha për deputet” dhe e ke pasur fjalën për mua dhe për kolegët e mi.
Lulzim, ti je e fundmi person që mund të flasë për karrige apo për ambicie të shfrenuar pushteti në Shqipëri, sepse nuk ke qenë asnjë ditë demokrat i thjeshtë, që ta dish apo ta ndjesh se cfarë do të thotë. Por ke ardhur direkt nga rruga e je ulur direkt në kolltuk ministri dhe nuk je cuar asnjë ditë të vetme prej aty, që nga dita që shkele në Tiranë, e deri sot, kur po kacavirresh për të mbajtur me zor postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Të gjithë ne të tjerët kemi parë edhe ditë të mira, edhe të këqija në PD, por asnjeri nuk ngjan me ty në këtë pikë. Sepse ti nuk ke qenë kurrë në opozitë, Lulzim.
Ti vetë je i qartë, por mundohu t’i ndriçosh edhe të tjerët, që po të mbajnë me gajret këto ditë, se mua më rri shumë ngushtë lista jote, por edhe çdo listë tjetër. Se mandatin e deputetit ta kam dorëzuar një muaj para se të mendoheshe ti, mu në mes të 50 burrave dhe grave të grupit parlamentar, kur të thashë bëj marrëveshje dhe askush prej nesh të mos jetë më kandidat. Dhe se unë, Lulzim, nuk jam përmendur sot, vetëm se nuk pashë emrin në listën tënde. Sepse për mua ajo është gjëja më e parëndësishme.
Po mbushen fiks katër vjet, që kur kam thënë për herë të parë se ishe zgjedhje e gabuar dhe të kam kujtuar herë pas herë me zë e me figure, me shkrim e me gojë, se po i shpërdoron të gjitha shanset për ta ringritur Partinë Demokratike, ndërkohë që i kishe të gjitha mundësitë të bëje ndryshe.
Dy vjet më parë të thashë publikisht, por edhe sy më sy, se nuk mund ta quaje humbjen si fitore, kur morëm vetëm 15 bashki në zgjedhjet lokale. Dhe se po ta trajtonim kështu, do të binim edhe më shumë në zgjedhjet politike. Nuk jam fare i lumtur që koha më dha të drejtë, por, më beso, që më e rëndë se humbja për PD, është fakti që ti, jo vetëm nuk mbajte asnjë përgjegjësi, por po tenton ta grabisësh mandatin e kryetarit sërish përmes një farse elektorale.
Ndaj, bëj si të bësh, kafsho gjuhën dhe përpiqu ta shtysh me brekë nëpër këmbë deri në 22 korrik, se mbase të ndihmojnë edhe të tjerët që t’i mbash, gjithësesi, çelësat e kosheres bosh. Vazhdo të vish vërdallë nëpër Shqipëri, dyll i verdhë, duke numuruar ditët, që nuk mbarokan, se mbase të del më mirë kështu.
E kishe nisur jo keq, kur shqiptoje fjali pa kuptim apo sllogane boshe si ato të Republikës së Re, sepse ishte e vetmja gjë që mund të të shkonte, pas atij rezultati katastrofik. Por i sigurt të jesh që “asgjë nuk do të jetë më si më parë”, çfarëdo që të ndodhë më 22 korrik.

Patozi si i brendshem thjesht po konfirmon ate qe dinin te gjithe, natyren diktatoriale e te dhunshme qe mbizoteron ne PD prej dekadash. Shqiperia ka nevoje urgjente per opozite, dhe opozite demokratike, jo mini-me te Enver Hoxhes.

Kush i duron edhe minimumi 8 vjet te tjera keta socialistet!

PS ka demokraci brenda partise ?:blush:

Prap me politike! lere se jemii mire te elefantet.

saliu,gjallë,pa mundur dot të bëjë gjë,shikon nga zyra e tij shkatërrimin e çetës!
hakmerret natyra për llogari të shqiptarëve!

1 Like

Ky konfirmon ekzistencen e ketij grupi. Kur baltos edhe kundershtaret brenda PD, eshte e ditur ben akoma me keq me PS apo parti te tjera.
Lufte facebook-u.

Lulin e katapultoi sula dhe sula do e zgjedhi prap kryetar. Ky e di dhe ska pse merret me une te thash e ti me the. As analize se pse PD eshte aty ku eshte, e as program se cfare duhet bere. Asnji lloj stature per kryetar partie. Luli te pakten eshte i qarte ne ato qe do. Po prit se eshte dhe selami mund te thote dikush…

Te djathte nuk ka patur dhe as do te kete ne shqiperi perjashto kosovaret qe deri diku ka te djathte e nacionaliste, mos na çani kot trapin me keto prurje.

në shqipëri,një parti e djathtë nacionaliste ,serioze, mund të marrë që vitin e parë të paktën 20%. votuesit e saj nuk do të jenë kokcepët e pd-së,e cila ka mbledhur gjithë hajdutërinë ,pakicat kuturore,ngjyrore dhe mendore,por ata që ju shtuan edi ramës sivjet.
besoj se do të jetë çështje koke ky muhabet,sepse fryma ekziston. kjo do ti japë shqelmin përfundimtar çetës serbe.

As 20 % nuk merr, mbi 90 % jane te majte, (vete jam i djathte), nothing wrong with that. sa per çetat Serbe aty kane qene me kohe

jo jo nuk është aspak kështu! duhet sqaruar çfarë mbëshet një i djathtë,në evropë të paktën. tregu,kombi dhe rendi janë pikat kryesore të referimit për një të djathtë jo ekstremist. pd-ja nuk plotëson asnbjë nga këto kritere,prandaj edhe ata që mund të quhen të djathtë nuk i afrohen asaj. me gjithë demonizimin që i është bërë kombëtarizmit këto vite,ka një pjesë të shqiptarëve që e mbështesin por nuk kanë përfaqsim politik. kjo është ajo që pritet. rëndësi kanë edhe edhe ata që do ta drejtojnë. të mos jënë karagjozë si nik xheli i saliut. shumica e të djathtëve,duke mos patur përfaqsim,më shumë mbeshtesin edi ramën. mos më pyet pse!

Keta jane te gjith legena. Qe nga Selami qe i ben elozhe Sales, te Patozi qe ben sikur nuk e di se kush e ka kap prej koqesh ketu e 20 vjet, e gjer ke dizenjatorja qe kerko tutorin e vet plak tja hypi dhe nje here, partise, se ashtu beri dhe degoli kur kish nevoje atdheu, zotriiiiii.

1 Like

Tiku, po pres komentint tend per felat.

Edi Rama eshte snobist cun tirone, dhe i squt ndaj eshte aty ku eshte.fitorja qe pati e tregoj kete.di si tja blej mendjen deleve.

Ja si I zgjidh punet Sulltani I PS… as per ligje as per gje nuk pyet.
Edhe Enveri nuk i zgjidhte punet keshtu, por sa per formalizem i thoshte atij qe ankohej do ta zgjidhe Partia dhe pastaj mbas mbledhjes i jepte urdher zyrtarit perkates…

Ka lezet , Parti Demokratike , ku kushdo ndihet i afte te behet Kryetar , jo si PS qe me te mirin e ka perdorues droge dhe hajdut.

1 Like

Uu edhe ketu tek kjo gazete, njerzit i thokan Pallosh kryeministrit, kujtoja se vetem une i thoja :grinning:

Pallosh eshte fjale qe eshte perdorur qe ne kohe te hershme, ty ndoshta do te ta kishte enda te ishe kriuesi i kesaj fjale po gabohesh.

Per here te pare e ka perdorur Skenderbeu , sikur ta dinte qe nje pallosh dikur do vinte , largepames qerratai .