Atentat në Berlin

Obama nuk eshte president I gjermanise me sa si une.

1 Like

e drejte, ia humbi kuptimin fjales lider i botes se lire,
very un-president-ed times,
january 20 cannot come soon enough.

Pse mo ca do beje donald duck, do shkule gozhdat me bythe?

Jemi ne nje bote shume kautike, duhet edhe nje lufte e 3 per te sistemu gjerat, se heren e fundit i bene paksi mbrapsht.

Donald dordoleci i putinit ska bythe per lufte

nje pale zgjedhje i fitoi si fillim, ja keshtu si pa eksperience fare ne politike. jo nuk i fiton thoshte gazeta Hosteni ketu. ja pra qe i fitoi. na duall me i zoti se te tjeret.

fjalen lufte e permendin dordolecet e sotem… vizionari si ai thote “peace through strength”

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

ska me kurve se kurva e e ndershme, “ndershemeri through kurveri”

oh yeah grab them by the peacey, ta lejne vete pastaj tha: “Peace through Strength”

jam kureshtar a e ka jemeni ujin me orar, fundja vend ne shkretetire

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Looney tunes fillon ne 20 jenar😄

gjynaf se sa u mesuat me keto horror show…

Po tani si do ja beni?

1 Like

O-who? Ohu, ohuuuuuuuuuuuu… :smile:

Successful failure mund te quhet qeverisja e ed zografit .ne menyre spectalore ka sjelle 0 investime te huaja ne shqiperi .

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët…
Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë…
Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot…

Not true, te pakten sipas kesaj faqeje:
http://aida.gov.al/faqe/fdi

12/06/2016 :left_right_arrow: no comments
Investimet e huaja bien me 42% në T I 2016, nxjerrin zbuluar ekonominë e paqëndrueshme
investime
ShareTweet+ 1Mail
Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 42% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja ishin 152 milionë euro në tremujorin e parë, nga 261 milionë euro në janar-mars 2015 dhe 222 milionë euro në tremujorin e parë 2014.

Sipas Bankës së Shqipërisë, prurjet në formën e investimeve direkte, vijon të mbeten të përqendruara në sektorin e hidrokarbureve (në masën 27 për qind), energjetikës (me rreth 25 për qind), ndërtimit (në masën 17 për qind), dhe sektori i telekomunikacionit (me 6 për qind). Ndërkohë që rënia me e madhe e fluksit vërehet në sektorin e hidrokarbureve.

Rënia e pritshme

Një rënie e investimeve të huaja dirkete ishte e pritshme, pasi Bankers Petroleum, investitori më i madh në vend vitet e fundit, kishte raportuar në tremujorin e parë 2016 një rënie të ndjeshme të investimeve. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale ishin 13 milionë dollarë. Kompania nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 25 milionë dollarë për tremujorin e kaluar dhe 50 milionë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2015.

Investimet në hidrokarbure (ku aktori kryesor është Bankers) kanë përbërë në tremujorët e mëparshëm deri në 40% të totalit të investimeve të huaja. Shtesa e kapitalit të bankave, një tjetër element që nxiti investimet në 2015-n, ishte 20% më e ulët në tremujorin e parë 2016, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të pasiveve të sistemit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Licenca celulare, që i dhanë hov investimeve të huaja në gjysmën e parë të 2015-s, nuk janë dhënë në muajt e parë të këtij viti.

Mungojnë investitorët e rinj

Prej disa vitesh po mungojnë hyrjet e investitorëve të rinj në vend, ndryshe nga shtetet fqinjë, sidomos Maqedonia e Serbia, që gëlojnë nga lajmet për hyrjen e kompanive të huaja, që premtojnë rritje të qëndrueshme, pasi janë të përqendruara kryesisht në industrinë automotive.

Weibo, një sipërmarrje e madhe turke në industrinë tekstile ka hapur degë në Maqedoni e më pas është zhvendosur edhe në Serbi. Johnson Control, Lear Corporation dhe Capcon, janë tre sipërmarrje në fushën e indusustrisë mbështetëse të makinave, që kanë shfaqur interes dhe për Shqipërinë, por për momentin kanë investuar në Maqedoni.

Taksat më të larta në rajon, mungesa e incentivave (Serbia psh ndonëse ka taksa të krahasueshme me ne ofron subvencione për investitorët), kleima e rënduar e investitorëve aktuale, që po thuhet hapur nga gjithë dhomat e huaja, janë disa nga arsyet që po mbajnë larg investitorët e huaj.

Shpresa e vetme mbeten dy investimet e mëdha strategjike për momentin, gazsjellësi TAP dhe HEC-i i Devollit.

Renia e investimeve me 42% nga njeri vit ne tjetrin nuk domethene qe ne 4 vjet ka patur 0 investime.

Kjo po, madje e permenda dhe ne nje diskutim tjeter. Fakti qe keto lloj kompanish investojne ne vende qe s’kane me shume per te ofruar sesa Shqiperia, nuk eshte gje e mire. Tani ndonjeri mund te thote “Le te vene te investojne andej se ne nuk do ta shesim krahun e punes aq kollaj sa maqedonasit” but that’s another story.

Shqiperia nuk duhet te konkurroje me liresine e krahut te punes por me cilesine .

E pata llafin asnje emer cilesor manifakturimi .oa keshtu ne nafte e miniera investohet dhe Nigeria e Congo.