Basha s'ka kthim pas, mospjesëmarrja në zgjedhje e vetmja zgjidhje

Po ike ore,
Nuk keni asnje arritje ne 4 vjet qeverisje dhe tani po kapeni pas fizionomise se protestuesve.
Po fytyra me sigurimsash se ata kelyshat e bllokut qe i keni ne parti nuk ka.
Ikni ore se po me ben te ndyj gojen.

1 Like

Protesta buke e qofte :wink:

Jehona e protestës

Nga Reshat Kripa

Duke qenë pjesëmarrës në këtë protestë madhështore kundër pushtetit të bandave dhe korrupsionit,parasyve më del ajo pamje e tmerrshme e atyre viteve të errëta të kaluara në periudhën e zezë të sundimit komunist. Mbi të gjitha më dalin para syve figurat e ndritura te atyre burrave te shquar, ajkës së kombit shqiptar, që shkuan para plumbit dhe litarit me thirrjen : “Për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi”. Më dalin figurat e papërsëritura të atyre që më mirë pranuan prangat e rënda të burgut se sa lirinë e dhunuar. Më dalin figurat e atyre mijra grave heroina dhe fëmijve të tretura thellë nëpër kampet e tmerrshme të internimit.
Para syve më dalin figurat e mbi 6.000 të vrarëve me dhe pa gjyq. Më dalin figurat e mbi 10.000 të vdekurve nëpër burgje dhe kampe internimi. Më dalin figurat e mbi 17.000 të burgosurve politikë dhe mbi 100.000 të internuarve nëpër kampet e vdekjes.
Më dalin këto pamje dhe nga zemra më shpërthen një thirrje: “Mos harroni”! Mos harroni të rënët tanë, por mos harroni edhe ata që i vranë, pasi ata dhe pinjollët e tyre janë sot në krye të shtetit dhe një nga këta është edhe Kryetministri Edi Rama. Mos harroni të burgosurit dhe të internuarit politikë, por mos harroni edhe ata që i burgosën dhe i internuan, pasi ata vetë dhe pinjollët e tyre sot po pwrpiqen t’i bwjnw varrin demokracisë. Mos harroni vitin e zi 1997 të organizuar dhe drejtuar nga falangat socialisto-komuniste. Mos harroni martirët e rënë në ato ditë të zeza. Mos harroni Bujar Kaloshin, Lekë Çokun, Besnik Hidrin, Bashkim Shkurtin, Fredi Shehun, Besim Manolin, Gëzim Shabanin, Gjergj Mehmetin, Azem Hajdarin, Besim Çerën, Adem Shehun, Skënder Kalenjën dhe plot të tjerë bij nënash të familjeve të përndjekura dhe demokrate.
Mos harroni se kur votohej ligji “Për dëmshpërblimin financiar të të përndjekurve politikë”, me urdhër të Edi Ramës dolën nga salla e kuvendit deputetët socialistë, ndërsa sot ky kameleon hipokrit pretendon se qenka në krah të tyre, madje krijon edhe një parti me të ashtuquajtur të përndjekur politikë në krye të së cilës emërohet një renegat i kësaj shtrese që ka mohuar edhe paraarsdhësit e tij. Mos harroni se po me urdhër të Edi Ramës, deputetët socialistë dolën përsëri jashtë kuvendit kur dikutohej ligji i lustracionit të hartuar nga Partia Demokratike, që do të flakte jashtë politikës ish-prokurorët, ish-gjykatësit dhe ish-bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit dhe sot ka miratuar një ligj sipas të cilit këta kriminelë vazhdojnë të jenë në krye të komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë, në krye të qeverisë, në krye të administratës shtetërore
Ndaj le të ngrihemi të gjithë për t’i thënë “Jo” pushtetit të kriminelëve që kanë zaptuar shtetin. T’i themi “Jo” korrupsionit që mbizotëron në vendin tonë. T’i themi “Jo” mashtrimit dhe hipokrizisë shtetërore. Ti themi “Jo” drogës dhe trafikimit. T’i themi “Jo” blerjes dhe vjedhjes së votës së lirë. Le t’i themi “Po” rivendosjes së shtetit ligjor të së drejtës. T’i themi “Po” rivendosjes së të drejtave të njeriut. T’i themi “Po” Shqipërisë europiane.
Para syve më dalin vargjet e pavdekshme të poetit të madh Ali Asllani që shkruante:

“Grushti do të bjerë mbi kokat e zuzarëve,
Koha është e maskarenjve,
Por Shqipëria është e shqiptarëve!”

Po, Shqipëria është e shqiptarve dhe ata të bashkuar do të dinë të përmbysin hienat komuniste në pushtet!

1 Like

ACDC, me ngadal mor zoteri. Pse provokohesh ti? Pastaj, ç’eshte kjo “ju” , qeveria “juaj”? Te kisha qeveri qe do me perfaqesonte do isha ne shqiperi. Me ngadale ACDC me ngadale.

1 Like

Di gjo njeri, se sa ishte pjesmarrja?

1 Like

Pasi nuk lane gur pa levizur kunder vettingut, aq sa dolen edhe kunder europes dhe Amerikes, haptazi si kurre ndonjehere ne historine e Shqiperise (pervecse gjate komunizmit), dalja ne rruge per t’i bere bisht ishte e pritshme, sepse rruge tjeter ligjore nuk ka mbetur.
Arsye tjeter nuk ka, sepse nuk del njeri ne proteste para zgjedhjeve. Te gjithe dalin pas zgjedhjeve. Dhe nuk bindin as femijet me argumentin “nuk ka siguri zgjedhjeje sepse ka pasur plantacione kanabisi”, kur prapa u vjen Lazarati. E keqja eshte se historia ka treguar qe kur PD dhe Berisha e kane lakun ne fyt, kane zakon te t’i vene flaken gjithe vendit e te bejne cdo shqiptar pa perjashtim te paguajne per pasurine e femijeve te tyre.

1 Like

Nuk kishte fund Pjer , diku tek 300 mije protestues.

2 Likes

Keto informacionet per Suedine trump I merr taze nga dikush ketu ne peshk.i don’t believe I gotta mention his name :grinning:

1 Like

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga çadra e protestës së opozitës.

“A e di ti që nga ata 500 mijë që ishin dje në Tiranë, të paktën 100 mijë ishin gati ta fshinin nga faqja e dheut kazinonë e Edi Ramës, por iu nënshtruan vullnetit të qytetarëve, e panë frymën e qytetarëve dhe nuk lëvizi një gjethe në Tiranë, por u bë protesta më e fuqishme paqësore, ndaj Edi Ramës i them mos provoko, kaq”, - Berisha.

Sa sekonda te zgjati… eksitimi kur pe Melania?

Dikur akuzonit ronin e ndonje tjeter per circle jerk, tani ju kemi juve.

Disa thone qe kane pare 1 meleone e gjysem njerez.

Mire qe na e kujtove. Po behem merak se ka disa dite qe s’eshte dukur. Mos i ka ndodhur gje gjate ngjarjes se rende te parmbremshme ne Suedi? Sinqerisht uroj qe jo!

…xhelozia ti paska ka eresu syte keqas o gjemo

E ke gabim kapo. Nuk kam aspak xhelozi se s’dua te me kapin nga ndonje pjese e trupit.

Kapo a jeni Te ndergjegjshem per nivelin radioactive Te kafsherise qe rrezatohet nga shprehjet :te fshijme ,te zhdukim ,te ngrihemi ,t’u biem,ti shfarosim … etj?:slight_smile:

1 Like

Eshte duke vajtuar evropen e mjere qe sot asht pa emen pa nder :smile:

Armand Shkullaku: Protesta duhet të jetë më agresive, të rrëzojmë Ramën

“E vlerësoj zgjedhjen e opozitës për protestë paqësore, gandiste deri diku. Por kjo është e përshtatshme për qeverinë daneze. :stuck_out_tongue_winking_eye:Protesta mund të jetë më e fortë, mund të jetë më agresive”.

“Sepse kjo qeveri është kundër tolerancës, konsensusit, kritikës kontruskrive, sepse e merr vlerën për dobësi”, shpjegoi ai, duke shtuar se në shumë raste ka shfaqur arrogancë të tepruar.
“Nëse i shkojmë deri në fund do të kemi përmbysje”, përfundoi Shkullaku. Kjo është deklarata më e fortë dhe kurajoze nga shoqeria civile. Opozita e ka në plan ta zbatojë planin “B” që nënkupton atë çka pohoi Armand Shkullaku.

Pse nuk e rrezoni me zgjedhje ne qershor ?

Info per Suedine ishte nga nje interviste e nje regjizor i suedez per gjendjen ne Suedi dhene nje dite me pare ne Fox News.
Regjizori ka bere nje film dhe mes pamjeve filmike argumentonte se gjendja ne Suedi mes suedezeve dhe muslimaneve alla Kandahar eshte gati per lufte civile.
Gabimi I Trumpit eshte se duhej ta thoshte referencen.