Best movies for 2017

Ai eshte filmi i fundit i hajrit qe ka bere ai regjizor. Qe prej tij, Akin rreshton hiçet njeri pas tjetrit.

Ky qe u zgjodh si filmi me i mire i huaj ishte ne Kane ne konkurim per palmen e Arte. Nje tmerr (dhe turp) i vertete.

ps: Lala land i qafshim hallin, meritonte te pakten nje 6 çalamane. keto te ketij vitit jane beterr e shkaur beterrit

1 Like

:scream: :scream:

thank you anyway

Regjizor i Molly’s game na qenka skenaristi i facebookut (The Social Network) dhe filmit per Steve Jobs. pastaj na paska punuar per TV (seri seri seri seri seri…)

Ca t’presesh nga nje “artist” me CV te tille… :frowning:

ps: desha me shkrujt diçka per serite TV, edhe pse nuk shoh pothuaj asnjehere te tilla; Pretekst u be Twin Piks i fundit; por mukajeti…

Hapju Stalker. Ka ndonje vertet te mire.

per skenarist s’ke c’i thua, eshte mjeshter per regjizor s’e di.

besoj kalon klasen dhe ndoshta nje 6
"I, Tonya"

. Kane dale pak ne mode keto filma me rednecks,me pelqeu me teper logan lucky pak muaj me pare. I, Tonya tenton tee jete pak fshikullues.
Pashe a letter to 3 wives, kisha kohe pa pare nje klasik.

Te pelqeu?

Mankievitz vinte nga bota e teatrit por me perjashtime te rralla, nuk bente “teater te filmuar” por cinema te vertete!

nje pershtypje te perzier me la, disa gjera mire te tjera jo aq. Logan lucky nuk e gjeta ne cilesi te mire imazhi, por mendoj pavaresisht tematikes, stili dhe cilesia per te dy keta nuk benin ndryshim. Po t’i shohesh krahasimisht me Billy Lynn (si produkt amerikan), jane ku e ku ne diference.

letter to three wives, kishte pak ritem te larte per mua (po te llogarisim se bazohet ne kryesisht dialogje)
Me elegant ishte ndertimi i Sleuth, dialogjet i kompensonin edhe te tjere elemente

Sonte ne nje emision per filmat e rinj në radion «France Culture » flisnin per Molly’s Game. Me beri pershtypje qe jo vetem insistonin se eshte film me zero mizaskene (psh, në ndryshim nga «The Wolf of Wall Street » i Scorseses, karakteri gati antropologjik i te cilit ndihmonte ta shihnim filmin me sy kritik në raport me heroin kryesor - nje qelbesire e vertete, tek Molly’s Game nje gje e tille mungon), por deri dhe skenari, ne fakt, eshte bloze (qofte edhe sikur të marrim si te mireqene faktin se nje skenar mund te vleresohet ndarazi nga filmi - në fakt gje e pamundur dhe e pallogjikshme). Sipas kritikeve, skenari eshte aq rendshem psikologjik sa qe kjo e fundit, pra psikologjia, pengon spektatorin te dalloje se çfare mund te jete prej politikeje ne gjithe kete meselé: regjizori/skenarist behet njesh me heroinen në obsesionin e saj per te fituar me cdo cmim duke mos mbajtur fare distance nga ajo (pra nga héroina). Njesoj sikur Scorsese te behej njesh me Ujkun e Wall Street-it. Sipas tyre, ilustrimi me flagrant i kesaj gjeje eshte fundi i filmit, ne te cilin shihet heroina, ne krahet e nje babai monstruoz i cili eshte krenar se femijet e tij jane ‘winners’

2 Likes

Per mua ai film persa i perket skenarit. perpiqet te misheroje endrren amerikane te tia dalit mbane me cdo cmim, individualizmin te ngritur ne ideologji. Po kjo paradigme ka arrit majen qe me steve jobs, ne fakt, eksporti me i modh.
Nga ana mizanskenes nuk ofron asgje, antikinemaja, antikrishti :yum:
3 wives me pelqeu. Megjithse verehet ndikimi i te kaluares ne teater te autorit, si rendom ne ato vite, ka momente teper autentike kinematografike, montazhi dhe mizanskena si ne rastin kur kalon treni dhe shkakton dridhje qe japin dramaticitet, dhe ja arrin te ndertoje prototipet e cifteve.

Pikerisht, kjo thuhej dhe ne biseden rreth filmit: duke qene regjizor debutant (por mbi te gjitha, qe nuk merr vesh nga regjia, nga mizaskena), Sorkin nuk arrin te mbaje distancen e nevojshme me heroinen e tij (sic ja arrin psh Scorsese). Dhe pikerisht per shkak të skenarit ultra-psikologjizues (te cilin e ka shkruar po vete !!). Dhe keshtu bie në te njejtin batak me heroinen (biles njeri nga komentuesit tha: qe Sorkin nuk merr vesh nga kinemaja, u mor vesh, por fakti qe produksioni e ka pranuar edhe si regjizor eshte prova me e mire se ka qene ai qe eshte imponuar «me cdo cmim »).

Eshte e ‘habitshme’ se si perhere (po perhere amà !!) skenari (permbajtja) dhe regjia (forma) jane sa te pandashem as edhe shkojne paralel (O per mire o per keq).

1 Like

nuk eshte e habiteshme fare, dhe pa thonjza fare, konstatimi i ekzistences se dy feleve te kudondodhura. E habiteshme eshte vetem fakti qe marksizmi (Marks, Zhizhek, Godard) dhe izma te tjera ateiste te djathta demokratike te ketij kallepi, megjithse pranojne ekzistencen dyfelore permbajtje-forme, bejne sikur nuk vene re kriminalitetin e tyre kur asgjesojne felen e shpirtit dhe brohorasin per felen e trupit (materies). permbajtje-forme eshte e njejta gje si shpirt-trup, veçse e shprehur ndryshe.

Por edhe kjo nuk eshte e habiteshme, sepse njihet mire se se krimineli nuk ve re krimin e tij. Ben sikur nuk e ve re se ashtu osht i pune. :wink:

Pune e qelbët per te mbajtur ndergjegjen te pastert.

“Minnie and Moscowitz” eshte nje perle (si floket e arte te Gena Rowlands dhe Seymour Cassel).
Interesant si Cassavetes ka gjetur menyren per te dale me mbyllje e cila gjithe duke qene e preferuara per publik te gjere (nje mbyllje perralle, sic thote Minnie: movies set you up with expectation but reality is not there), eshte po aq organike dhe po aq autoriale/individuale.
(U be kohe e duhen ripare punet e tij)

Kam pas kujtu se e ke pas parë!
Film i shkelqyer. Siç dinte të bente Cassavetes (regjizor qe ka pas shenjuar SHUME vitet 70-80: zihej bé per koke te tij nder kinofile asokohe).
Duke te lexuar dhe me hypi zilia për ra ripare. Lum ti qe e pe recently : i’m jalous

1 Like

Me vjen keq qe s’ke pas folur per “Jeanette, l’enfance de Jean d’Arc” te Dumont. Sapo u pa dhe do ta kisha me lart ne top 10 tendin. Bruno Dumont paska vertet shume per te thene, dhe me kete pune ai hyn ne grupin e regjisoreve te mi me te preferuar, ever!

Guess whom the Google Doodle is about today…

j’ai rien compris

Logo e Google per diten, i kushtohet:
https://g.co/kgs/a9dtey