Best movies for 2017

Eastwood ka nje pune te re, me teme marre nga ditet e terrorizmit ne paris, degjova

“The 15:17 to Paris”

Treni Bruksel-Paris; ushtaret amerikane luajne vete rolin e tyre (The film stars Stone, Sadler and Skarlatos as themselves)

Lind pyetja: meqe terroristi eshte gjalle (ne burg), pse mos luante dhe ai rolin e vet? :joy: :joy:

1 Like

Ne nje reklame e pashe, ordinary people doing extraordinary things, thosh Clint-i
Besoj do jete ne gjurmet e American Sniper, s’eshte e thene me Eastwood kesaj here, mbase.

***Best movies of 2017

Pse ndalon vetem te terroristi? Edhe pasagjeret e tjere, edhe makinisti i trenit, fatorinot, etj.

Ndalova tek terroristi sepse edhe shumicen e personazheve te tjere dytesore, i ka gjetur (psh, ambulacierët etj).

Vetem terroristin nuk ka futur ne rol :joy:

:grin:

imagjinoj Eastwood duke i thene terroristit “urdhro, ja ku e ke skenarin”*

duket interesant si ekperiment dmth rikrijimi i nje ngjarjeje traumatike. te shohim si do perkthehet ne film.

*me kete intonacion

Meqe tek eastwood, ne nje perpjekje retrospektive timen, pashe J. Edgar, sic edhe thote review-ja, i shkelqyer

Ishte ironi nga ana ime; ishte per te theksuar GAFEN e paparë te Eastwood (dhe producenteve qe kane mbeshtetur nje sipermarrje te tille imorale dhe naive!). Por filmi eshte nje shembull tipik qe konfirmon se, edhe nje artist (regjizor, ne rastin konkret) i talentuar dhe plot cilesi te padiskutueshme njerezore, thyen rendshem dhembet (filmi thuhet se eshte nje tmerr i pakaperdishem!!) kur angazhohet te misheroje bindjet e tij te politizuara (Eastwood perdor ushtaret e vertete në rolet e tyre per te himnizuar madheshtine e Armates Amerikane - per kete mjafton te shohesh Trailer-in e filmit).
Ndaj dhe thash : kur qenka keshtu, pse mos marrim edhe terroristin per te luajtur rolin e tij në film ?

Triste… , très très triste.

1 Like

kjo mendja ime thote, gjasat jane jo vetem bindjet e politizuara por edhe ato kulturore, te Eastwood-it si amerikan (usa vs. BE, usa vs. 3rd world i.e. Middle east, etc). Kur ta shohim, ne shkurt e ka per te dale…

eshte e qarte se Clinti nuk di te dalloje aq mire ne disa gjera, edhe pse eshte deri madheshtor ne te tjera

Aq ‘interesant’ eshte eksperimenti sa nje prej tre ushtareve, mori aq superxhiro (pra aq shume ju duk vetja super-hero nga historia e trenit) sa hengri ca thika për shkak sherresh për pune pjeshkash. Dhe Eastwood vazhdoi heroizimin me mjete të tjera (rikrijimi i ngjarjes me të njejtet personazhe)
:joy::joy:

1 Like

duhet pare se gjithsesi eastwood nuk duket aq naiv, megjithse mjaft konservator e patriot politikisht.
Por kam pershtypjen ky film ka per te bere mjaft leke, se faktori evrope ben leke ne us.

Sapo dola nga filmi (Eastwood-it ja kam bere gjithmone qokën).

Film tmerresisht i panevojshem dhe pothuaj pa asnje ide (ide kinematografike jo e jo). Ose me nje idé te vetme : vajzat europiane jane kurva :grinning:
Serizisht !

45% e 90 minutave te filmit eshte fëmijëria dhe rinia e 3 çunave: asnje interes dhe e nje merzie per të dale nga salla e kinemase; pastaj, 45% eshte turizmi i çunave ne Itali, Gjermani dhe Hollande («National Geografic » i ha munë asaj pjese :joy:: 30 minuta cliché turistike) dhe 10% ne fund eshte skena e trenit (skene e mire, po dreqi e mori, mos ish e mire dhe ajo, ç’ngeli :grinning:).

Filmi eshte pritur keq ne France. Salla ishte pothuaj bosh (edhe pse kinema nga ato me kokoshka). Besoj se pakkush ka deshire te shohe nje film qe rinderton nje histori qe tashme e njohin të gjithe (95% é publikut shkon në kinema duke u nisur nga historia, ngjarja qe ajo tregon). Shto qe s’ka movie-star në film (meqe protagonistet luajne rolin e tyre të jetes).

Por dhe kritika é ka pritur nuk ka ku të shkoje me keq. Për nje arsye të thjeshte: ndryshe nga 99% é filmave të rinj qe dalin në kinema, “The 15:17 to Paris” nuk u shfaq paraprakisht për shtypin (2-3 jave perpara) : Warner Bros. distributori i filmit NUK pranoi të organizonte séanca spéciale (si zakonisht me filmat é rinj) për gazetaret dhe kritiket. Me siguri, arsyeja ka qene mediokriteti (në fakt, nuliteti) ulerites i filmit i shoqeruar, për dreq, nga nje deshire e paperballueshme e Eastwood për të realizuar nje film qe noton rëndshem në ujra predestinimi kristik (e qe në fakt i jep filmit nota gati qesharake).
Keshtu qe shtypi francez é zbuloi filmin njekohesisht me spektatoret, pra të merkuren qe shkoi, dhe u lemeris nga nuliteti i tij (nderkohe qe, tradicionalsiht, shtypi francez historikisht i ka adhuruar filmat é 87 vjecarit).

Nuk besoj se në USA filmi do kete sukses komercial (por ndofta dhe po: kush po e merr vesh!). Amà “telefoni arab” (komentet e spektatoreve) nuk besoj se do jene të mira (varet pastaj edhe nga marketingu qe do shoqeroje filmin)

4.0

1 Like

Se harrova : terroristi ne film nuk shfaqet vecse 3-4 minuta dhe nuk eshte vecse nje siluete é mortifikuar dhe kaq.
:joy:

segmenti publicitar kishte Clint, qe ne disa sekonda interviste, theksonte: ordinary people doing extraordinary things’. Clint-i duhet te kete deshtuar ne pershfaqjen e ‘ordinary people’. Ndoshta prej publicitetit te kerkuar (qe eshte nje fakt).
sa per vajzat europiane, eshte folur me shume se nje here per puritanizmin amerikan (i demonstruar rendshem se fundmi me levizjen kunder sexual harassment iniciuar ne Hollywoodin liberal).
Ndersa eastwood-i nje republikan devotshem i bie te jete akoma me shume koherent me veten ne kete pike.
E aq me teper American army.

film dokumentar dmth. ne teori eshte interesant, po amerikanizmi i tij duket mjaft influencues.

Nuk ka ndonje glorifikim të Ushtrise amerikane në fakt (zaten as tek “American Sniper” nuk eshte se kishte nje të tille por mungonte pikeveshtrimi nga ana tjeter e konfliktit, dmth pikeveshtrimi i irakianeve për ushtaret amerikane por nejse, eeeee për kaq “pakogje” jemi mesu me Clintin.
Kesaj rradhe ka glorifikuar predestinimin kristik (“e kish shkruar Perendia - Jezui ne kete rast - qe të ndodhte keshtu”). Ka plot skena përgjate 90% të filmit qe tregojne se heronjte é filmit ishin të zgjedhurit e perendise (mbi të gjitha ai qerosi, Spencer Stone qe eshte pothuaj heroi kryesor i filmit, për me teper qe zezaku, në fakt, nuk eshte as ushtar asgje, thjesht shok i dy të tjereve.
Psh, ka nje skene qe, kur ishte në gjimnaz, mesuesi é pyet Spencer-in “po mirë, ça do besh ti në rast të nje ngjarjeje të paparashikueshme?”. Ose nje skene tjeter Spencer, kur ishte në shkolle për ushtarak, eshte i vetmi qe (s’po e them); shto qe të tre, kur ishin kalamaj, studionin në nje shkolle private (dmth fetare).
Shkurt muhabeti, Clinti do të na thoje qe “keshtu ishte shkrujt për ta”, se ishte e natyrshme qe po shkonim drejt nje “Epifanie ke treni”. Lere Lere :joy:dhe filmi mbyllet deri dhe me nje lutje

Shkurt, kesaj rradhe Clinti é ka me Jezuin. Unë s’kam asgje kundra në princip, po humori ka çik kufi…
:grinning:

1 Like

Në fakt, problemi eshte se me pretekstin qe ata janë ordinary people (asgje të keqe deri ketu), eshte vete filmi qe duket ordiner. Dhe në fakt, eshte ordiner dhe i merzitshem ku ska ku të shkoje.
Edhe tek “Sully” dakort, heroi ishte ordinary people, njeri i zakonshem, por brenda filmit kish konflikt, kish mister. Tek “The 15:17 to Paris” zero konflikt, zero mister. Në vendi të kesaj, siç thashe me lart, nje obsesion debil dhe krejt i pajustifikuar me predestinimin kristik dhe kaq.
Film koti - kur thone kalamajt

1 Like

nga fotografia Spencer Stone eshte ca ndryshe nga dy te tjeret. Ndoshta PTSD, simptome e zakonshme per veteranet

al bano, ne nje sit qe komunikuam ndodhet “Yourself and Yours” i Sang-soo i topten 2017 te kinoditarit. Ka probleme me sync. te titrave por une bera si bera, e pashe, sot.

1 Like