Best movies for 2018


#21

Psh, kjo eshte lista e zv. Kryeredaktorit (nje nga më te lashtët nder gazetaret e revistes - edhe pse i ri në moshe, në fakt)
Personalisht, kam vene ré se kam jo pak afinitet me ‘gustot’ e tij :


#22

Dhe kjo, e kryeredaktorit, dora vete : :stuck_out_tongue:


#23

nuk shoh ndonje amerikan une tek asnje nga te dy
ah qenka ‘Pentagon papers’

Senses nga Ryusuke Hamaguchi - ky regjisor duket ai i Happy Hour…

Hong Sang-soo si edhe Dumont, prodhimtar. Me pune te re, Grass…

Paul Sanchez-i duket absolut


#24

Po, Happy Hour ka dale ne France nen titullin Senses. Dhe, The Post nen titullin Pentagone papers.

Ahahaha, ti ke filluar te flasesh si Cahiers :smile: Ata I kane dhene shume rendesi faktit qe Dumont realizon nga nje film te ri cdo verë (kur pothuaj askush nuk xhiron) dhe kjo prodhueshmeri sipas tyre (me te drejte Sigurisht!) tregon se Dumont ka arritur te gjeje nje menyre prodhimi (productioni) fort te levdueshme duke alternuar filma ekzigjente (Jeanne D’Arc) me seri televizive te financuara nga ARTE (filmi i tij i fundit eshte vazhdim i Quinquin (séria e para dy vjeteve)


#25

Ose per shembull, nuk “guxojne” ta mbrojne shume “Madame Hyde” apo “Nje qiell me yje…” sepse regjizoret e tyre kane qene ish-gazetarë (kritikë kinemaje) tek Cahiers (dhe kane frike de mos i “akuzojne” per “mbajtje ane” te ish-shokeve).
Por gjithsesi, keto jane detaje te vogla. Shume te vogla biles. Revista ne fjale mbetet besnike e vijes historike editorialiste, dmth mbeshtet nje kinematografi kurajoze, qe tenton forma te reja shprehjesh artistike.


#26

po patjeter s’ka rendesi asgje tjeter perderisa cilesisht ai vazhdon godet fort.
Miniseria televizive qenka kesaj here forma ku vazhdon germimin e tij Dumont, brenda vetes.
sa mire qe gjen financimet.


#27

mua nuk me pelqen qe “lihen si menjane” punet per shkaqe si keto (edhe pse nuk eshte se lihen menjane, por perfundimi i tille eshte ne fund te fundit).
Te lumte per Madam Hyde, ne vend 3te, film i forte se kinema ekscentrike pa qene qellimi ai.


#28

I fundit me thanosin eshte akoma me i bukur


#29

Pikerisht, kete menyre se si Dumont i gjen finacimet duartroket Cahiers: seritë e fundit televizive te Dumont kane patur sukses tek publiku i ARTE gje qe provon se regjizori ka ditur te “martojë” urinë aktuale per seri televizive me cilesinë kinematografike. Shto qe serite ne fjale jane komedi (ose me sakte, komedi burleske) dhe po ashtu eshte e njohur uria e spektatorit, sot, per komedite.
Ne nje fare menyre, Cahiers u thote regjizoreve te talentuar: dilni nga skemat rigjide, gjeni alternativa te reja produksioni, jemi ne shek XXI !

shkurt, Bruno Dumont “a tout compris” ! :slight_smile:


#30

shkelqyeshem, ajo eshte.


Dumon duket se ka gjetur “sekretin” per nje seri gjerash. Sepse si shpjegohet kalimi me zhdervjelltesi i tij nga nje zhaner ne tjetrin, te zhvilluar gjithnje ne menyre te plote, e si ne nje lulezim.
Ai jo vetem s’ka piken e kompleksitetit a te ngecjes ne thurjen e nje filmi sipas cilesdo gjini, por duket se tejkalon stigma e korniza, ve ne dyshim statuskuo-ra dhe i ngacmon ato per te provuar, provokuar, zhvilluar… dhe menyra sesi i sfidon ai tabute nga me te ndryshmet ne kinema duket organike, perndryshe do ta tradhetonte puna e prodhuar. Kjo menyra organike ku Dumont e ka pozicionuar veten ne raport me kinemane duket se eshte sekreti i tij, dhe intrigon te flasesh rreth saj.


#31

gjithashtu,
kur koleget / shoket e vet nuk vleresojne dot nj-tj. nga droja e korrektesise politike, si pritet qe Festivali i Kanes t’i akordoje Palmen e Arte (per merite te padiskutueshme) filmave te Godard (dhe pse llogjikat s’jane identike per te dy rastet, por sakrifikojne njelloj meriten dhe arritjen e kinemase perballe shoqerise)


#32

debatet me te bukura bere ketu, kane qene mbi ‘On the beach at night alone’, ‘Happy Hour’, ‘Madam Hyde’, ‘Phantom Thread’ e duke lene jashte ndonje tjeter. U jam rikthyer atyre temave me shume se 1 here.
Debati per ‘Happy Hour’ me shpetoi filmin qe per pak desh u injorua nga une.


#33

Lista ka filma mjaft te rinj e autor dhe si te tille mjaft te veshtire per tu gjetur.
Munda te gjej nga keto qe nuk kam pare vetem on the beach at night alone burning gjithashtu, me titra, ndonese i perkthyer pak keq. Filmat koreane dalkan shume shpejt online
Pentagon papers qendron per the post dhe manhattan stories per person to person. Francezet i ndryshokan titujt, cehtje distribucioni me sa duket.


#34

Ndoshta sepse preferojne ta mbajne titullin pak me te pergjithshem per arsye se duke specifikuar dicka kulturalisht te huaj nuk nxit vemendjen e publikut?


#35

Interesante te Burning lagjia ne seul ku dukshem jeton nje shtrese e mesme e larte, e pasur, ngjason mjaft me lagjen kodra e djellit, ndertuar kohet e fundit, ku kane shtepine mjaft nga vipat dhe elitat e Tiranes.


#36

Akoma me interesante do jete nese do te zbulohet ekzistenca e kodres se kishes se shen prokopit (liqeni artificial ku pallohej rinia komuniste dhe xhaxhi veterani qe i pergjonte masturbonte mçef mbas ferre) ne kryeqytetin Pyongyang te Korese se Veriut.


#37

e kuptoj te ndryshoje titulli filmit kur pershtatet nga gjuha e huaj ne fr., por ta ndryshojne ate edhe kur ruhet gjuha origjinale (angl. psh.) sikur s’e marr vesh pse…


#38

Budallik absolut. Po të rendis une ketu tituj filmash ne anglisht “perkthyer” per spektatorin francez po në anglisht, ti iken me vrap :smiley:

Arsyeja eshte teresisht komerciale (por shpesh qesharake, parë ne kendveshtrimin e nje anglofoni)


#39

PER TE MOS SPOILER FILMIN:

edhe pse nuk eshte aty ‘çeshtja’, gjithsesi per kuriozitet : ti mendon qe pasaniku e … vajzen ? (tek Burning e kam fjalen)


#40

nuk jam vetem une dmth :relieved:

Arsyeja eshte teresisht komerciale

omg :smile:

(Ruysuke Hamaguchi, Dustin Guy Defa dhe Spielberg i bera me film te ri, sipas titujve te ndryshuar)