Best movies for 2018

Normal, sepse sociologjikisht, jemi vende te ngjashme. Koreanet kane qene nga 2-3 popujt me te varfer te planetit, ne fillim te shek XX. Dhe, sikurse ne Shqiperi ku gjithcka shpertheu pas hapjes se vendit ne 1990, i njejti fenomen ka ndodhur ne Korene e Jugut pas viteve 70.
Ne vende, per shembull, si Franca (me histori e sociologji krejt tjeter) ne qytete nuk sheh fenomene e tilla (ose, pothuaj JO) : perzierja e shtresave te popullsise eshte me kaotike

po une ne fillim mendoja se ishte trillim i ketij tjetrit. imagjinate e tij, por disa detaje te benin te mendosh se e ka … prej verteti.

2 Likes

Shoku Stalker mos u tregoni kaq i moshuar ! Jo per gje, por nuk keni as moshen !! AVENGER please …AVENGER INFINITY WAR !! :fist: ! P.s Une nuk mbaj mend nje film kete vit …nje qe te jete nje! E tmershme !

po ti kthehesha cfare kam pare si vit 2018, shumica mund te jene te viteve te shkuara, to catch up with the past.

2 Likes

sipas the Guardian top 50, UK (Mbreteria e bashkuar))

dhe ne US

Ah ah ah listat e pervitshme sentimentalo-mizerabiliste të The Guardian! Lista pa nje fije kurajo ekscentrizmi dhe ‘lajthitjeje’. Lisse - thote frengu (so smooth - thote inglizi)

po do thoja qe mjaft politikisht korrekte lista, nje lloj e mesme e arte, si politika e tyre editoriale pak a shume.
Ne kete aspekt lexova review e tyre mbi filmin e Lars von trier “the house that jack built”, e kishin masakruar, nderkohe qe filmi nuk eshte aspak i keq.

E mesmja e arte = “shpirtrat e bukur”

ps: Lars von Trier-it i behet nder po të kritikohet nga gazetaret “shpirtra-bukur” të The Guardian

ps2: na ke braktisur tek Festi :stuck_out_tongue:

E ke pare “Annihilation”, Stalker? Ndonje pershtypje eksperti? Pamvaresisht alergjise ndaj formules protagonist dhe prop-upsat te paeksploruar mire te tij, me ngjau goxha i bukur per nga skenat kinematografike.

Jo sepse eshte prodhim i NETFLIX dhe ata nuk dalin në kinema. E paska bere regjizori i Ex Machina, kshu qe duhet të jete, à priori sigurisht, goxha estetizues si film (keta janë thike me dy presa: o pelqehen shume o hiç - në rastin e dyte, sepse perceptohen si filma manieriste).

pashe ‘Burning’, nuk kam fjale…
loja me realen-irrealen, e prekshmja-virtualja, universet paralele sic thosh Haemi. Mbyllja e menjehershme thike, si thika me te cilen mbyllet. Perkthimi keq ne angl., pak sic kur te huajt flasin shqip pa bere lakimin e emrave a zgjedhimin e foljeve, etj.

Eshte krijuar per kinemane nga Paramount dhe eshte trasmetuar ne Ameriken e Veriut, por, i gjykuar teper intelektual, nje pjese e te drejtave i jane dhene Netflix. Gjynah se do te ishte mrekulli te shihej ne kinema.

Edhe kjo puna e intelektualitetit eshte thike me dy presa (eshte po ashtu si puna e filmave estetizues, zaten zakonisht te njejteve qe u mvishen epitete te tilla) : per shembull, jo pak filma te tille (pra qe i meshojne faktit se jane turbullues dhe intelektualë, ose me sakte, te zgjuar), anulojne idete kinematografike (se ç’eshte nje ide kinematografike, eshte muhabet më vete). Por per te marre nje shembull te mire (meqe kete film nuk e kam pare dhe do ishte jo e ndershme te flas à propri) : Mulholland Drive eshte vertet film i mençur, i zgjuar, inteligjent (siç themi ne nê shqip), por kjo inteligjence eshte ne sherbim te filmit, të qënësisë se tij (te mizaskenes)dhe jo thjesht per tu dukur (Usual Suspect, per shembull, qe mbare dynjaja kujton se çoç eshte si film, nderkohe qe eshte nje film infantil).

Por e perseris, keto jane “në teori”: nuk e kam pare filmin. Por pararendesi i regjizorit (Ex machina) ishte puro-pozë. Dmth estetizues (estetika si qellim ne vetvete)

hehe, eshte film që shënjon, sigurisht falë formes thriller (eshte film antonionian, nese do na duhet me patjeter ta fusim “diku”)

@Albano-id too :

Tek mbyllja, ka nje plan filmik 8-10 sekondesh (long take) qe eshte per mendimin tim edhe ideja me e mire kinematografike e gjithe filmit (per te thene nje te vertete: pa të, per mua, filmi do ishte banal, i çfardoshem): kur Jongsu e (nuk e them dot foljen, per te mos zbuluar sekretin skenaristik te filmit) Beny-n, ky i fundit (duke qene se regjizori i filmon fytyren në plan te madh), pasi habitet nga akti i Jongsu-së, dale e ngadale, gjithe duke …, e rrok ne krahet e tij Jongsu-në. Dhe nje buzeqeshje i lind ne fytyre.

It’s all about this smiling, sepse ka 101 menyra per ta lexuar ate buzeqeshje:

  • ne të gjithe jemi “in the same shit” (pra, ta kam falur që më…)
  • pse, vertet kujtove ti qe une e kam… Haemi-n ? (vajzen)
  • mire ma bere, fundja e meritoja (jam une qe e… Haemi-n)

etj etj

Nje buzeqeshje = sa nje film i tërë

2 Likes

Mein Kampf eshte vertet liber i mençur, i zgjuar, inteligjent pa qene intelektualist, si fjala vjen Uliksi i Xhojsit qe e kuptojne vetem intelektualet.

Nuk e kuptoj fort ankesen per intelektualitetit, thua se duhet nxjerre nje te vertete medoemos nga nje film ne nje kohe qe filmi nuk kerkon e nuk jep gje.

Shije, shije, mua me pelqyen imazhet, efektet speciale dhe fokusimi te jeta/natyra e jashtme dhe e brendshme.

jam shprehur çik kabim: me shume se per intelektualitet, u desh four per intelektualizim

plan i gjate filmik, ai.
e kisha kaluar pa vemendje, i kthehem tani qe e permende, me gjithe aspektet (close up, long take, buzeqeshja, perqafimi) - really weird scene. flm!

intelektualitet=katunaritet

intelektualizem=katunarizem

intelektualist=katunarist

Mulholland Drive=Mein Kampf