Best movies for 2019

po mos kish Ramen brenda mund te kish shanc tja lexoja ndonje opinion. por me KM protagonist harroje. Albanos ia zura emrin se s’desha te rreshtoj arsyet nga e para perndryshe ndjese albano

eh, ka qe nga shkurti i vitit te kaluar qe nuk ka asgje te denje, dhe me gjasa nuk ka per te patur.

me sa mbaj mend, “Green book”, “Us”, “Ad Astra”, “Joker”, “Vice”, “Glass”, “The mule”, “Once upon a time in Hollywood”, “Parasite” (per kete nuk jam i sigurt) paten dale dhe andej, jo ?

Parasite me duket se jo, nuk kam pare ndonje film korean me sa mbaj mend. Ndofta ne kete pike ka te beje pak rracizmi jone i kamufluar.

nga te tjeret e cituar, ti ke pare disa syresh në ciné, e kam mire ?

Kam pare keto dite disa filma ‘produkt-Netflix’ qe me kane surprizuar per mire
Mbreme pashe te fundit te vellezerve Safdie, ata qe paten bere “Good time” me Robert Pattinsonin: filmi quhet Uncut gems. I mire (edhe pse fillon goxha keq: fillon si nje film meanstream hollywoodian - pa dyshim,enkas i tille në minutat e para, me qellim qe spektatori i netflixit mos beje zapping dhe ta heqe filmin - në kinema eshte ndryshe, jane te rralle ata qe dalin nga kinemaja qe ne 10 minutat e para)
Pastaj filmi eshte i mire (ose si te thuash: vellezerit Safdie “dalin aty ku duan te dalin”. Ndofta joi aq surprizues (i mire, pasionues…) sa “Good Time”, por jo keq. Biles goxha i afert me “Go go tales” i Abel Ferrares (per te cilin do vija noten pothuaj maksimale, edhe pse u be kohe qe e kam pare), ndersa per kete te Safdie aty tek 8

Po ashtu kam pare “Polar”, film ne dukje tarantinian, por jo (ne fakt). Goxha mire.
Dhe nje tjeter jo te keq, “Triple frontier” (aty tek 7.5)

Më ben pershtypje qe po vjen dita qe edhe Netflix mund te perdoret me inteligjence, pra jo si nenshtrim ndaj tij, por duke i marre disa filma (qe jane production i tij e qe nuk kane mundur te gjejne tjeter financim pervec atij) per ti parë (se si ja merr pastaj, eshte tjeter muhabet, por dua te them qe ekziston realisht, me prova, mundesia qe dhe netflix te prodhoje filma te mire)

1 Like

1 Like

me kete, dua te them qe jo detyrimisht duhet me u abonu; ose, edhe nese abonohesh, jo detyrimisht duhen pare gjithe ç’ofron ai; dmth Netflixi

po te gjithe te tjeret ne cine…po gjysma e pare e vitit te kaluar, Netflixi nuk para dustribuohet ne cine ketej. Kisha kuriozitet per Uncut gems, po shof qe e kane nxjerr cunat e 24.cc

http://www.gazetadita.al/artan-hoxha-zbulon-telefonaten-me-inspektorin-e-policise-pas-mamaqit-e-kallakut-rama-solli-filmin-ofl/

Meqe Ermal Mamaqi ben filma(i love Tropoja)komedi me dashuri,

Bes Kallaku ben filma(Falco) komedi me skiftera,

edhe kryeministri vendosi te realizoje nje film(OFL Operacioni Forca e Ligjit) te fundit komedi, me bionde me syze, polic me maska, KCK-era…

Skenari, regjia, ideja, autoresia, producent dhe realizimi nen kujdesin direkt te kryeministrit te Shqiperise, sigurisht sponsorizimi me parate e taksapaguesve shqiptare…

Seria e pare: Imazhi fantastik. Kamera shkelqyeshem.

Forca speciale OFL te trajnuara per muaj te tere per te luftuar boset e krimit, te veshur me gusto krejt ndryshe nga Policia e Shtetit(forca policore qe siguron rendin dhe jetet tona cdo dite) te armatosur nga koka deri ne kembe me armatim modern, me syze dhe maska bashke.

Trupa qe hapen ne pozicion taktik luftimi, me arme te fjales se fundit ne vije shenimi per te asgjesuar cdo kend brenda gardhit te nje resorti luksoz qe e ka marre vesh edhe cakalli me i fundit ne Myzeqe apo rreqebulli i ngjitur ne bredhin me te larte ne Alpe, se aty prej ditesh jo vetem nuk ndodhet askush, por nuk peptin as miza.

Nje objekt qe e ka bastisur pak dite me pare RENEA, FNSH, Policia e Durresit, madje dhe ekspertet e policise shkencore.

Duket qarte qe regjizori eshte kujdesur me shume per imazhin sesa per qellimin e vertete te aksionit te pare te OFL-se.

Operacion qe duhej te ishte patjeter nje goditje e forte dhe me mesazh te qarte ne luften kunder krimit, qe te ngjallte optimizem dhe besim te publiku.

Minimalisht mund te ishte inskenuar nje aksion bastisje ne baza te supozuara ku dyshohej se fshihej Altin Hajri, truri i grupit me te njejtin emer dhe pronari i resortit luksoz ku u zhduk kufoma e Jan Prenges, i cili eshte ne arrati dhe i pakapur nga drejtesia.

Por ne fakt u be gabimi me i trashe i mundshem.

U perzgjodh si shesh xhirimi nje resort i bastisur deri ne vrimen e miut nga policia dhe i braktisur prej ditesh nga te zotet, qe ne mos jane ne burg, ndodhen ne arrati.

Nje inspektor policie, nga ata qe mbulojne fshatrat ne Drejtorine e Durresit, me telefoni duke me thene:

“Kot e bene gjithe ate berihaje shefat larte, harxhuan gjithe ate karburant, mjete levizese, dislokim trupash dhe ore pune, per nje veprim qe mund te beja vetem une dhe nje oficer OPGJ(oficer i policise gjyqesore)”.

Te presim mos e rregullojne pak doren tek seria e dyte.

Dhe ne fund, suksese dhe respekt per ata djem qe mbajne veshur uniformat e OFL-se. Cdo polic i Republikes se Shqiperise do te donte te ishte i veshur me ate uniforme dhe me ato paisje taktike.

Ata thjeshte bejne detyren, zbatojne urdherin qe u vjen nga larte, dhe kane ne dore vetem performancen ne terren.

Spektakli nuk eshte as ideja dhe as deshira e tyre. Per ate mban pergjegjesi tjeterkush…

as ketej; nje film qe del në Netflix, nuk del ne kinema. Ne USA mund te dale me varjantin “limited”

pikerisht per kete e kisha fjalen kur shkruja “varet si e merr” :slight_smile:

Kenga eshte shkruar nga valentin veizi, por po ta vesh re ka nje diskordance mes filmit komedi e kenges me nota pak melankolike. Kompozitori jeton prej vitesh ne amerike
Duket sikur koktejli qe mamaqi ben kesaj here eshte pak artificial, nuk ngjiz natyrshem.

marko from tropoja, parodi.
Edhe kesaj here Mamaqi eshte perpjekur te nxjerre nje film komercial par excellence. Reklama biznesesh dominojne gjate gjithe filmit; i ka nxjerre ujt e zi mamaqi ekonomise se tregut, film i parashikueshem bazuar mbi klishe dhe stereotipe krahinore, batuta rruge qe mund te shkaktojne disa te qeshura por vetem kaq. Edhe reklama qe i behet edi rames ne fund nuk eshte as ne nivelin e kronikave te ertv-se
Pas gjithe atyre reklamave mamaqi e quan produktin e vet me emrin cool ; kinema indipendente😄

A mund te thuhet se eshte me i mire (apo më i keq) se “Dy gisht mjalte” ?

nga ana fotografike, mjeshtria aktoriale ndoshta me i mire por ne teresi, njesoj, dhe nuk mund te presesh ndonje lloj produkti tjeter prej tij ne te ardhmen.
Megjithate, per hir te se vertetes qesha 3-4 here, por ne fund sic hyra ashtu dola nga kinemaja; me nje fjale film pa pretendime nuk merr persiper te shtroje ndonje pyetje thjesht konsum, me ja kalu mire dmth
Por po ta marrim edhe brenda zhanrit qe mamaqi perpiqet te levroje, intriga nuk eshte e besueshme, dhe kjo per mendimin tim per faktin se mamaqi eshte me teper te parodia se sa zhanri i komedise romantike.

po po nuk diskutohet, altruizmi mesohet ne salle te kinemase dhe te Sanremos, nuk mesohet alturizmi neper familjet demokristiane qe kane per kult egoizmin dhe interesin e ngushte vetiak.

Maestro i altruizmit eshte Marloni qe meson t’ja japesh me gjithe zemer gjithkujt qe ta kerkon brimen. E ardhmja e njerzimit eshte sinemaja, aty do te ngjizen dhe edukohen femijet e se ardhmes. Njerzit e te ardhmes do jene te gjithe kalamojt e Marlonit te ngjizur ne salle te sinemase.

qe i bie qe ka ngaterruar medium (parodia s’ka te beje me kinemane)

ps: kam pershtypjen qe filmi nuk ecen aq mire komercialisht, jo ?

po patjeter, mamaqi nuk eshte komedian. Nuk pati ate bumin e shikueserise si filmi i pare. me epidemine pastaj u nderpre totalisht
jo filmi eshte komedi, por jo kinema, nuk permbush shume kritere per tu quajt i atille. Pastaj, mamaqit jam i bindur qe nuk i intereson kjo pjese, por vetem suksesi komercial
Pashe richard jewell, nuk zhgenjen as kesaj here eastwood. Filmi ka nder te tjera nje vertetesi impresionuese, por ndoshta eshtw klasicizmi i autorit qe e ben te duket i tille.

ç’eshte ky koment pa termin “koranavirus” brenda?

Shumica e filmave sidomos action ones pasi I shikon nuk mban mend asgje .e njejta klishe.