Bravo Mario (dhe shokët)!

shqiptarët jashtë shumë mirë bëjnë që merren me temën e patriotizmit se shqipëria ka më shumë nevojë për këtë ndjenjë! aty janë muçnanizuar të gjithë. edhe varfëria për këtë shkak vjen. po nuk ngrite kokën ,po nuk pate dinjitet ,nuk fiton asgjë në jetë. nuk jam kundër bamirësisë,por vetëm për ata që nuk kanë mundësi fizike për të jetuar. sigurimi i jetës nga bamirësia është karakteriskë e jevgut.

1 Like

Une nuk jam cinik por edhe nuk ju ferkoj koken, jo vetem ty po as prinderve e farefisit tim. Kudo qe te jesh pergjegjes per situaten ku ndodhesh je vetem ti dhe askush tjeter, qofte ne planin personal, qofte ne ate qeveritar apo ne te tjera plane. Nuk te pelqen situata ku ndodhesh? Bej dicka dhe ndryshoje. Para se te presesh ndihme nga tjetri, qofte ky edhe evlati apo vellai yt, merr veglat e futju punes vete i pari, jo t’i thuash tjetrit pse s’ndihmon kur vete rri me duar ne xhepa. Boll u ankove qe s’keni te drejta se s’jeni ne komunizem me, kur e ngrini zerin gjerat behen, me veshtiresi por behen. Edhe nese vertet s’keni te drejta, faji i kujt eshte? I imi qe jam larg apo i juaji qe i keni bere politikanet perendi dhe i lini t’ju hypin ne qafe?

E kam fjalen per Bamiresi e jo lemoshe. Shkoj ne Chicago e vizitoj Parkun e Qytetit, goxha Park, me hyrje falas dhe cdo gje bazohej ne Bamiresi…shkoj ne Biblioteka e i shoh te dhuruara nga te kamurit, shkoj Ne Cloyster e mrekullohem nga pikturat e koleksionet e artit shume shekullore e multi-milionere, te dhuruara nga te kamurit qe edhe te varferit ti shohin falas, ne konviktet e universiteteve godinat e klasat te dhuruara nga te kamurit per kedo…shume prej tyre ja dhurojne cdo gje qytetit para se te vdesin…pa folur per femije milioneresh qe punojne ne edukimin e femijeve me kufizime.
Para se te behesh komb duhet te behesh familje perpara…po kerceve e ja fute bashkekombasit sa here te ngrefet sta ka fajin MuciNanove, ai thjesht pershesh ha.

1 Like

Atehere kur e ditke dhe ti qe faji dhe pergjegjesia eshte i atyre ketu, mos nderhyni me portale e me idiotesi si “opozita.com” apo menyra te tjera ne dem te shqiptareve ketu, dhe as mos bashkepunoni me filma e gjera te tjera ne dem te shqitpareve ketu. Nuk besoj se ju ka kerkuar njeri qe me te vertete te vini e te beni dicka ketu, edhe pse ju permendet shpesh angazhimi, as per sy e faqe. Por te pakten mos demtoni aq shume imazhin e shqiptareve. Sepse imazhi qe demtoni ju, demin ekonomik ua shkakton njerezve ketu, jo juve andej. Asnjeri nuk ia ka demtuar imazhin Shqiperise me shume se mosveprimi pozitiv i diaspores dhe inferioriteti i shqiptareve ndaj te tjereve.

Po ketu ke te drejte. Gjithe ata kriminelat e Evropes jane nga diaspora. Madje ishin aty qe para viteve 90, nuk erdhen nga Shqiperia.

Do flasim sic eshte per te folur apo do ngreme gishtat kush ka e nuk ka faj me komente femijerore per GTA ?

100 here me mire te kishin ndenjur ketu e te mos kishin emigruar. Do ta kishim zgjidhur mes nesh.
Vertet neve na ka rene krimi ketu, por kur te del nami si kriminel neper bote, do te trajtohesh si kriminel.

bamirësia bëhet ktyesisht nga të pasurit. tek ne 2 të 3-at e të pasurve rrojnë me frikën e burgut! unë do të dëshiroja që bamirësia të orientohej kryesisht në kulturë ,sport dhe arsim. aty kemi difekte të mëdha. të japin ndonjë bursë,të rregullojnë ndonjë objekt kulturor-historik,ndonjë stadium,pallat sporti,apo edhe fushë,vegla spitalore e të tjera si këto.

GTA nuk lejohet nen 18 vjec. Mosha mesatareve e lojtareve te GTA eshte 35.

Komente femijerore, jo komente femijesh.

Ndoshta nuk e ke kuptuar. Permendja e shqiptareve ne filma eshte negative per imazhin.
Asnje film ne historine e kinemase nuk ka fituar nga bileta sa c’ka fituar GTA nga shitja e kopjeve te lojes.
Nje loje super-e-famshme e demton imazhin me shume se nje film ne kohet e sotme.

Shiqo, se shume gjona nuk i dini mire juve anej. Ke gjithe diten qe merresh me opozita.com qe une nuk di ndonje shqiptar te amerikes ta lexoje apo ta dije qe ekziston dhe e dyta eshte sherbim qe e ka zoteruar Nick Xheli SOrra kuqezi me fonde gjyleniste. E cfare pergjegjesie ka Kthupi per opoziten.com apo qofte se 2-3 loqe kan dhuruar para Nickut. E ve shume ne dyshim dhurimin e parave nga diaspora per Nickun, ai rren me mbulu donacionet e dyshimta. Emigranti le breket ne party me aurela gacen a sinan hoxhen por sa per opozita.com sun e rru.
Eshte njesoj sikur amerikont te ankohen per kosovaret se shume nga sherbimet online qe perhapnin fake news per Hillaryn ishin financuar edhe nga nje Kosovare me Baze ne Shqiperi e Maqedoni. Ju problemin e keni gjetke tek dallimi Shqipe Sedentare apo Shqipe Fluturuese e ky ves qe keni del veq me shpirtin.

Sa per Filmat e keni prap gabim. Stereotipi i Shqiptarit ne kinematografi deri me sot eshte inegzistent, jane italianet, ruset e Serbet…Shqiptaret e liq ne movies i dini vetem ju ne Shqiperi.
Ketu nuk dine gjo per Shqiptaret e per Shqiperine e kur i them ndonjonit qe jam nga Shqiperia ai ma kthen ALBANY New York siper…great. Kshu qe ene kur na nxjerrin ne ndonje film aksidentalisht mo mire te mos ndihemi shume as me protesta por veq me Boycott

Po edhe 4 apo 5% remitanca bereqaves qyl i keni, mund edhe mos i kishit fare.(tm @bradland):grinning:

Me shume ankoheni ju se sa ne ktu ky eshte problemi. Une nuk pres nga askush te keqen @Kthupi. Kam marre iniciativa qe shume moshatare te mi i enderrojne, nuk rri e harxhoj kohen llotove e duke pare telenovela turke.
Por te mohosh qe ka diference midis te drejtave qe kemi ne ketu , dhe atyre qe keni ju eshte budallalliku me i madh qe egziston.

Opozita pik kom u mor si reference nga mediat sllave, sic ta thashe, ndaj dhe ta mora si shembull.
Shpifjet e nje emigranti ndaj Shqiperise, te ushqyera nga urrejtja e tij per kundershtarin politik te cilit as nuk ia ka pare punen, pasi ka 25 vjet pa shkelur, u perdoren kunder imazhit te shqiperise dhe demtojne ekonomine time duke bere qe me pak te huaj te duan te vijne ketu per bashkepunim ekonomik apo dhe per turizem.

Po ta lexoje me vemendje cfare u tha per GTA do e kuptoje qe thelbi ishte tek mesazhi qe qendron dhe percjell loja , jo tek loja si objekt diskutimi. Por keshtu eshte kur do ti besh bisht diskutimit e s’di ku te kapesh.

Kta emigrantet ktu te Shqupit nuk shpifin…kta jan te lidhur me deget e Partise Demokratike ne Tirane…dhe recitojne emailet qe shperndan dega e partise ne Tirane. E di mire se kom pas Shqiptar te Pedit ne shtepi dhe lexonin rregullisht materialet e Tiranes, identik si Kaposhi. Jan tu luftu ende Komunizmen ne menien e tyre dhe do clirojne Ballkanin nga Komunizma. Pra jan nje kategori…emigrant e pdista lokal, por shyqyr qe jane pak.
Po ky kllefi i LSI qe u ankonte per syrin e kalter emigrant eshte, po Sonila Meco qe mallkon Shqiperine, po Monika me Vasilin qe e gjejne Shqiperine te pajetueshme kur ende kan Ministri Emigrante jane??? O e shajne ata Shqiperine o ska emigrant te kete aq kohe.

E kam vene re shpesh kete qe ti perdor detajin ne bisede/debat dhe anashkalon parimin. Detaji ne kete rast eshte ky boti qe ka opoziten ndersa principi I pergjithshem eshte qe ka njerez te ligj kudo. Tani ti mund te sjellesh 10 shembuj si ky per t’i meshuar tendes qe fajin e ka diaspora dhe po ashtu une mund te te sjell 100 shembuj ku ta hedh poshte ate qe thua ti dhe ndahemi prape ne po te njejtat llogore. Ne debatin mes parimit dhe detajit gjithmone fiton parimi. Ka njerez te ligj kudo, por sic te thashe me lart e vetmja gje qe kam une ne dore eshte te bej mire dhe te avokoj per mire dhe te shpresoj qe heret a vone ai i ligu do zhduket ose sfumohet.

Pergjigje me te mire se Gjembi, asune nuk do e kisha dhene.

Tamam farse, ja qe ketu paskemi mendime te perbashkta Gjembo.

1 Like

Prandaj I thashe atij UT me lart qe I kushtojne shume rendesi disa gjerave qe s’kane aq shume rendesi. Arabet duhet te kishin marre bocet e te ktheheshin ne Sahara se vetem si terroriste i portretizojne.

1 Like

Duplikim i komentit te Tironcit