Breathless (“Synonymes” – film franco-izraelit me regji të Nadav Lapid)

nuk e solla si film, e solla si skene diskoteke moderne ku te gjithe i ka kafshuar tarantola.
pra desha me i thene Vari-karit kujdes, se tarantola mund te kafshoje njesoj, ne Afrike, ne Puglie, ne New Jork, ne divan, ne sinema :stuck_out_tongue:.

ne fakt desha te sjell nje tjeter skene filmi ne diskotete, por nuk me kujtohet si film, megjithse skenen e kujtoj shume mire. Kercimi eshte i sublimuar, megjithse brutal.

Kisha deshire me e ripa, por fatkeqsisht nuk e gjeta. Eshte nje film postapokaliptik amerikan ku festohej fitorja ne nje diskoteke te improvizuar nen toke. Ishin njerez te nentokes, fshiheshin nentoke. aktoret kryesor zezake.

Sharron guri me kete film eshte hymn i feminiletetit e fapfap-it

@InkuizitoriMoth dmth jungu shkoi ne afrike per te zbuluar veten

Kjo mund te thuhet per Jungun me teper se per çdo njeri tjeter, perderisa ai ishte militant ne fushen e psikologjise.

Me zbulimin e vetes, gnōthi seautón = njih vetveten, shprehja qe ishte shkruar ne hyrje te Tempullit te Delfit eshte abuzuar shume, sidomos ne kuptim e sotem snob new-age. Nuk ka pike kuptimi te njohesh veten, eshte nje absurditet ne vetvete, njesoj si sqepari te qelloje bishtin e vet. Kete e ka thene Niçja i pari, qe eshte nismetari i psikologjise se thellesise.

Ndersa ka kuptim ne kuptimin Njih kufijte e vetvetes qe ndalen para Perendive (dmth para Zotit ne kuptimin hebre) sepse Tempulli i Delfit ishte tere Greqia e Lashte e koncentruar ne nje ndertese, pak a shume si Katedralja e Shen Pjetrit ne Vatikan.

Siç thashe, te gjithe zbuluesit - te çdo lloji - vijne nga nje krize qe i ka shkaktuar nje vuajtje te madhe, e qe te sherohen lene vendin e vuajtjes dhe bejne nje udhetim ne vend te huaj per te harruar apo per te shpetuar nga nje situate ku kriza mund te perseritet etj. Kjo behet pa vetedije, me pas rezulton qe eshte nje udhetim iniciatik, dmth per udhetuesin sherben per t’i hapur syte per nje te vertete qe nuk e shihte, ose nuk e shihte mire, ne vendlindje (dikur te gjitha gjenite veriore, psh Gete, Wagner, Frojd, perdornin Italine per kete udhetim iniciatik). Eshte nje ligj universal, i binden edhe figurat providenciale si profetet hebrej, Jezui, Muhameti (Meke, Medine), Buda etj.

Edhe Lord Bajroni kete ka bere, e ka sqaruar me mire s’behet tek vepra e tij Childe Harold, duke krijuar mitin e romantikut qe shkon ne toka ekzotike se i jane merzit ne vend te tij kusherirat e veta qe i mbajne shalet mbuluar. Bojm i xhiro ne Turqi me pallu rehat pusetat morale fetare qe i kane kusherirat me shale perjashta. Nuk e di nese te kujtohet vjersha ne librin e letersise se gjimnazit “Bjeri sumes tamburxhi”.

1 Like

Chronique d’un ete gjendet ne vimeo.
Nuk po me shtyhet.
mbi bazen e dokumentareve te Antonionit, Wang Bing, Herzog, Pasolinit R Flaherty, mendova keta lloj nuk kane veshtiresi. Ka nje ritem si te nderkryer dhe gjithashtu nje fryme flirtuese. E lashe ne mes por do ta rifilloj qe te sigurohem.
Deri tani Comizi d’amore i pasolinit per mua eshte me i miri, te godet serioziteti, kembengulja e kerkimit, strutktura dhe qasja shkencore sa i takon permbajtjes - pasolini ka ftuar psikologe e filozofe me duket ne nje kerkim te vertete sociologjik.

Nderkohe u nis nje tjeter,“La Dance” i cili gjithashtu u la ne mes, do gjej nje moment me te mire per mua ta rifilloj, por pyes ne i takon edhe ky dokumentareve etnografike si lista qe solle.

Ah Wiseman !! Nje kga dokumentaristet me te medhej aktuale por dhe te shekullit qe shkoi!
Gjenial ! Pa diskutim dokumentaristi me i mire amerikan aktual. E sigurt!

Dokumentari qe evokon eshte në një tjeter kategori, quhet “dokumentar mbi artin”.
Neser i bejme nje liste, c’te bejme tjeter ? :slight_smile:

1 Like

me shume se dakord :slight_smile:

me siper per Chronique d’un ete paskam fol duke u mbeshtetur vec ne 1/3 qe kisha pare. Pikerisht pas saj ndryshojne gjerat. Dmth per mire.

1 Like

Sikurse dhe premtuar:

ja nje top 5 dokumentaresh mbi artin:

  1. Cave of forgotten dreams (Warner Herzog, 2011) - ndofta nuk eshte rastesi qe ai qe konsideroj si me i bukuri dokumentar mbi artin 1. ka per regjizor nje nga dokumentaristet me te shkelqyer te historise se kinemase dhe 2. filmi flet per artin primitiv, dmth prehistorik, qe edshte djepi i te gjithe arteve
    image

  2. By the ways (V. Gerard & C. Laty, 2007)
    image

  3. David Lynch - The Art Life ( (Jon Nguyen, 2016)
    image

  4. La danse (Frederick Wiseman, 2012)
    image

  5. “A Personal Journey with Martin Scorsese Through American Movies” (1995) dhe “Il mio viaggio in Italia” (Scorsese, 1999)
    image

1 Like

thank you so much, zhaner i padegjuar ky por totalisht i kuptueshem… tituj interesante…

mos valle ke ne preference punet me tematike te hershme, ose bere heret…? Shoh kete lloj lidhjeje mes Nanook of the North (i pari ne dokumentaret etnografike) dhe Cave of forgotten dreams (i pari nder dokumetaret e artit)…

Jo jo, tematika eshte ndikuese ne nje film (per mua te pakten) sa ç’eshte ndikues zhanri ne nje fiksion ose ne nje dokumentar. Pra nuk ka fare rendesi (si te thuash). Nje fiksion/dokumentar eshte i mire ose nuk eshte, pak rendesi tematika (zhanri, kush luan në të… etj etj).

ps: ah po, meqe ra fjala: duhet pranuar diçka: mendoj se kinemaja (fiksioni më ekzaktesisht) eshte krijuar per te rrefyer me se shumti realitetin prezent se sa te kaluaren (filmat historike). Dua te them: nese nga i njejti regjizor sheh dy filma te bere me po te njejtin talent (art, … etj,etj) dhe njeri ka tematike aktuale ndersa tjetri eshte film historik, jane te gjitha shancet qe i pari te te pelqeje shume me teper se i dyti. Ose thene ndryshe: jane te gjitha shancet qe i dyti te jete problematik (te stonojë).

Mendoj se para se gjithash, problemi vjen nga kostumet (nese do ta reduktonim në njerin prej elementeve te nje filmi historik). Kam pershtypjen se kostumet kane diçka prej teatri pra, qe nga momenti qe vishemi si ne vitet '60 apo si ne shekullin e XIX apo XV, kemi hyre ne sferen e teatralitetit. Ndofta kjo eshte arsyeja qe regjizorë si Godard, Ozu, Akerman, Antonioni, Cassavetes, Jacques Demy, Brian De Palma etj, nuk kane bere asnje film historik! (dhe te gjithe kane qene, para se gjithash, regjizore qe jane shquar per modernitetin qe kane sjelle ne artin e 7). Biles edhe Chaplin, te vetmin film historik qe beri ishte “The Gold Rush” ! (ngjarjet e te cilit zhvillohen ne fund te shek XIX) : te gjithe te tjeret ka patur teme aktuale.

Nga ana tjeter, jo rastesisht disa regjizore qe jane shquar per modernitetin e tyre, kur kane bere filma historike, kane perdorur nje qasje kinse teatrale (ne kostume apo ne aktrim), ose me sakte, te stilizuar (dhe jo realiste!). A thua se nuk besonin tek realizmi i kostumeve (ose muzikes, ose aktrimit etj etj). Psh po me vjen ne mendje Bressoni me Zhan Darken e tij, ose Rohmer (Perceval le Gallois) etj.

image

ose Pasolini tek Edipo Re :

image

besoj se eshte teatri ai qe mundeson te flasesh per historiken, te kaluare; kinemaja… jo shume.

Ah sigurisht, ka plot e plot perjashtime. Per shembull, filmat e John Ford (me i madhi regjizor amerikan i te gjitha kohrave, e sigurt) : 2/3 e filmave te tij kane qene western, dmth i zhvillonin ngjarjet e tyre kryesisht ne shek XIX por jane te nje elegance, bukurie, magjie qe te lene pa fjale.
Por mendoj se western e kane nje shpjegim: duke qene se vete kinemaja si art eshte rrugetim (kohe qe rrjedh) dhe duke qene se western jane me se shumti pikerisht rrugetim (kalerim!), kjo i afron në menyre gati intraseke (te themi) me kinemanë. Biles vete kinemaja (historia e saj) eshte western-iane: pasi e sollen vellezerit franceze Lumière në SHBA, dhe meqe s’kish vend ne East Cost (New York), kinemaja u transferua ne West Coast (Hollywoodiiii !!!). Pra vete kinematografia eshte western nê vetvete

1 Like

Per ta ilustruar akoma me tutje ate idene e melartme (po citoj veten, modestine menjane)

nese nga i njejti regjizor sheh dy filma te bere me po te njejtin talent (art, … etj,etj) dhe njeri ka tematike aktuale ndersa tjetri eshte film historik, jane te gjitha shancet qe i pari te te pelqeje me teper se i dyti

Keto dite po bej nje kurë Mizoguchiane : kinemaja ime 'art & essai" shfaq nje cikel prej 8 filmash (te gjithe te dixhitalizuar, pra cilesia e filmit eshte kryeveper!!) te njerit prej dy regjizoreve japoneze me te medhej te te gjitha koherave : Kenji Mizoguchi (tjetri pa dyshim eshte Ozu).

Jane 8 filma te periudhes se fundit te jetes se tij: 1951-1956. 3 nga 8 filmat jane me teme aktuale (pra te kohes kur jane xhiruar: Street of Shame, The Woman in the Rumor, A Geisha aka. Gion Music Festival). Te tjeret jane me teme historike (Japonia mesjetare ose ajo e shek. XIX).

Une jam shume (po shume amà!) fan i filmave te Mizoguchit. Amà, 3 filmat me teme aktuale (te kohes kur jane xhiruar) ndjehet se jane më te bukur, me te magjishem, më kinematografikë. E perseiris, diferenca eshte e vogel, por eshte e dukshme

1 Like

te faleminderit, pa fjale :slight_smile:

besoj se eshte teatri ai qe mundeson te flasesh per historiken, te kaluare; kinemaja… jo shume.

:pray:

Eshte vertet interesante ta mendosh qe Ozu apo Cassavetes apo Godard nuk kane bere kurre filma historike. Sigurisht, jo se nuk ‘kane ditur’, por pa dyshim nuk u ka interesuar. Ose ndofta sepse EDHE kur kane folur per te sotmen (momentin kur kane bere fillmin), kane ditur te flasin në menyre tangente EDHE per te kaluaren.

Por kuptohet, jo te gjithe e kane kete dhuntí

1 Like

megjithese mengjes dhe dite plot energji si konstatim e gjej pak te komplikuar ose s’po perqendrohem dot. Sigurisht me se i drejte,por sic u shpjegova mesiper: pa fjale, mindblowing !!

biles tani po i bie ne të qe, filmi me pak i arrire i Brian de Palma (@Albano-id) mund te mos jete rastesi qe eshte… nje film historik, I vetmi i tille i regjizorit : Casualties of War (1988) por qe i merr ngjarjet nga lufta ne Vietnam (1966)

Perveç dokumentareve etongrafike dhe mbi artin, ekzistojne edhe keto kategri te tjera te dokumentarit artistik:

  • dokumentari politik
  • ai mbi luften
  • ai mbi krimet ndaj njerezimit
  • dokumentari social
  • ai ekologjik
  • ai autobiografik

ndofta kete verë i bej secilit nga nje qokê te vogel me nga nje liste perkatese

1 Like

top5 dokumentare politikë:

  1. Le fond de l’aire est rouge (A grin without a cat / Horizonti eshte i kuq) - Chris Marker, 1977
    image

  2. Itchkéri Kenti (Bijtë e Ceçenisë) - Florent Marcie, 2007
    image

  3. Santiago, Italia - Nanni Moretti, 2019 - duhet te shkruaj diçka per kete dokumentar, parë para pak muajsh…
    image

  4. Tahrir Liberation Square - Stefano Savona, 2011
    image

  5. Brahmani i Kominternit - Vladimir Léon, 2007
    image

1 Like

oo sa mire
thank you thank you really

nese do kisha renditur gjithe cfare filmi kam pare deri me sot, pavaresisht bukurise se pamohueshme te padiskutueshme te panumurt te shumllojshme te secilit, i pari dhe ne krye do ishte ‘Le fond de l’air est rouge’ dhe nuk ka tjeter

1 Like

tema po behet overwhelming me shume njohuri te pamundura per t’i fituar ne kohe te shkurter dhe qe kushtezohen nga shikimi i filmave e duke ditur veshtiresine per kohe shkakton ankth fakti qe nuk ia arrin dhe nuk mundesh te merresh me to nderkohe qe eshte gjeja me e mire qe do doje te beje sidomos kete peridhe te supozuar pushimesh…
Me duhet te paralajmeroj se hapin do e kem te avashte, kushedi kur dhe nese, do jete mundesi qe tu kthehem vertet gjithe titujve rreshtuar e qe fillimisht edhe premtova t’i gjej e shoh…
Gezohem qe te jesh ne forme per ne, ku ta gjesh kete dite :slight_smile: As behet fjale per humbje kohe.