Brigitte Trogneux mund të bëhet zonja e parë në moshën 64 vjeçare

Ti sa vjet diference ke me burrin?

Nothing wrong. Guy’s got BALLS, like huge grapefruit sized ones. Knows what he wants and gets it done. Kot nuk thoshin “S’ka kala qe s’e marrin komunistet”

1 Like

Yaki! Si me hedh bomben me i deli, ka pas thone dejv shapelli.

Lajmi eshte qe kjo u be zonje e pare ne moshen 64 vjecare, pra ka shprese per te gjithe :smiley:

1 Like

pemaa,

me kujtove nje kenge te famshme te klases fillore (edhe si melodi): “Mesuese, ti je nena ime e dyte”.

Esenca e raporteve, per virtyt te esences si perkufizim, mbetet gjithnje e pandryshuar si thelb, koha (dhe hapsira) ndryshojne vetem guacken siperfaqsore, lekuren.

Pra vlen njesoj edhe per raportin prind-femije qe nuk ndryshon si esence megjithse koha ben te veten. Napoleoni rrinte gatitu para nenes se tij, nje cope injorante shtepijake qe dinte vetem te bente gjelle dhe te lante leveret, megjithse tere Evropa rrinte gatitu para Perandorit freng.

Tjeter, ne kete rast prioritet ka pozita, jo mosha. Per te kuptuar idene, nje rast ekstrem si ilustrim: nese nje alfabete 17 vjeçare eshte mesuese e nje kursi kunder analfabetizmit me 65-vjeçare, eshte 17-vjeçarja qe eshte nena shpirterore e 65-vjeçareve qe ne kete rast jane kalamaj nga mendja, ulur ne banke, duart kryqzuar, hane çeçen qe ju jep mesusja ne poziten e nenes.

Pikerisht per kete lloj raporti ne shkolle ka - ne disa vende dhe duhet te kete ne te tjeret - ligje te shkruar dhe te pashkruar, qe nuk kane te bejne me moshen e lejuar per marrdhenie seksuale, por me ligjin kunder inçestit. Pikerisht per kete arsye raporti mesues-nxenes ndjell tundime te llojit te kompleksit te Edipit, dhe nje mesues mund te beje kollaj Kazanoven ne shkolle, ndersa jasht saj mund te jete nje nulitet per te rregullu femna (sigurisht edhe e kunderta, nxenesi qe rregullun mesuesin, biles kjo sot eshte me problem, siç edhe ka ndodh ne rastin ne fjale). Ka shume ndodhi dhe romane qe trajtojne kete problem, sigurisht edhe filma qe i ka pa Stalker me mesues qe i çojne nxenesit ne Zone.

Se fundi problemi duhet pare me gjere se nje rast, ja ta zeme se ky çift eshte krijuar si shenje e providences te drejtoje Francen, ja po mbyllin fuksat nje sy per hir te Frances. Por kjo po behet rregull per eliten politike (dhe jo vetem) qe kujton se po çlirohet dhe po çliron te tjeret duke thyer parime qe jane themelore per shoqerine. Pa tabu te inçestit, nuk ka shoqeri njerzore, nuk ka asnje shembull ne histori dhe gjeografi te ekzistences te shoqerise njerzore pa tabu te inçestit. Kjo eshte e panegociushme ne antropologji, siç eshte i panegociushem ne fizike ligji i gravitacionit, nuk egziston Univers pa ligj te gravitacionit. Cfar do me be Franca, nje fizike te re dhe nje planet te ri?

Duhet me pas parasysh qe ky lloj liberacioni eshte bere dalngadale ne kohe, si kastoret brejne kerr-kerr-ker drurin pa u ndjere, derisa rrezohet pema e pare nga te gjithe. Un nuk mund te bej ketu tere historine e pallimit freng ne politike, por mund te kujtoj preçedencen e skandalit Miteran qe nuk kish bere vaki me pare ne histori te Frances. Edhe Merkel komandonte Gjermanine me nje dashnor per krah, derisa e detyruan te martohej sa per sy e faqe per makiavelizem politik, per te luftu fashizmin me çdo kusht si Stalker.

Shkurt muhabeti, se ky muhabet mund ta dredhe bishtin si çdo tjeter muhabet, un kam shkrujt gjate ne disa tema per Sublimacionin qe eshte thelbi praktik i ketij muhabeti, i cili mund te permblidhet shkurt ne nje fraze:

Nese nuk je ne gjendje te kontrollosh veten, ta do mendja qe nuk mund te kontrollosh dot asgje tjeter: familje, klase shkolle, parti politike, ndermarrje, shtet, planet, veper kulturore.

2 Likes

Me kujtohet filmi The Reader, Kate Winslet fatorino qe mori ne qafe djelmoshin 15 vjecar… hajde te tregoj arat :stuck_out_tongue_closed_eyes:
Mbi 15 vjet diference mendoj qe s’ka kuptim diferenca e moshes. 20 e kusur vjet si Trump me shoke… way too much.

:grinning: Cfare eshte cecja, ndonje pershesh?

E ke keqkuptuar gjemb. Pjeri te le pershtypjen qe vdes per zysha.

ndryshe thuhet paluze, nje pjate shum e thjeshte atebote: shto miell, shto uje.

https://sq.wiktionary.org/wiki/çeçe

Eee ma mori mendja, paluze po, e njof, cece s’e kisha degju.
Sa i perket temes ne fjale, jo thjesht mesues-nxenes, por cdo love affair ku njeri eshte iluminues dhe tjetri i iluminuar me duket raport fals. 2 palet duhet te jene ne te njejtin stad shpirteror qe te puqin pa iluzione. E pastaj te ndajne njohuri apo experienca me njeri-tjetrin. Po ka shume rendesi qe shkendija e pare te mos nisi me teaching, ose ndryshe te mos behet sebep “hapja e syve” per nisjen e nje dashurie. Mund ta kem dhe kabim po me duket e pamundur te konsiderohet dicka pertej sexit ne keto raste.

2 Likes

brixhita mund të luajë edhe rolin e admistratores së ‘‘haremit’’ ! se nuk ka nge makroni të merret me rutinën e radhës! një harem përfaqsues nga të gjitha shtresat dhe racat e galisë! edhe ndonjë algjeriane me burga! do të duket si _maske party vetëm me kokën mbuluar!

Got balls? Haaaa! Guy doesn’t even uses his balls!

4 years n half n he’s older than me, not the other way around just so u know .How about u? Still single??

2 Likes