Çfarë ndryshon kombësia e Vojsava Triballit?

Hipoteza se nena e Gjergj Kastriotit, Vojsava Triballi mund te kete qene serbe nuk eshte e re, por e permendur kesaj vere te nxehte nga Mustafa Nano, nuk di ne c’kontekst, por ia kam degjuar jehonen, u prit me nje reagim te forte. Nena e Skenderbeut mund te kete qene nga nje familje fisnike serbe, thone disa. Jo, thote te tjere, ka qene nga nje katund shqiptar afer Gostivarit. Fatkeqesisht, nuk mund te jap asnje kontribut akademik ne kete debat. Une di vetem te them se kete teori e kam degjuar vite e vite me pare ndaj s’me eshte aspak e re.

Me sa kam lexuar, fisnket martoheshin gjithe kohes me fisnike nga kombe te tjere. Kjo edhe per te shmangur luftrat e per te krijuar aleanca pushteti. Mbreti i Anglise merrte grua princeshen e spanjes, cari i rusise sillte ne Shen Peterburg nje francezke. Mbiemri i saj, Triballi, mund, dhe mund te mos jete reference ndaj serebeve, te cileve u referoheshin edhe si tribalë per shekuj me rradhe. Por ajo mund te kete qene nje princeshe e arberise, Muzakaj, thone disa, dhe ne kete rast Gjergji yne mbetet me gjak te paster arber. Si yni. :joy:

Por meqe, sic e tregova, nuk kam asgje te re per t’i sjelle ketij debati, po bej pyetjen time dhe po ulem. Nese Vojsva Triballi ka qene serbe, c’ka do e bente Gjergjin gjysmeserb, a e ben kjo ate me pak shqiptar? Nese Gjergji ishte me nene serbe, a ishte ai me pak i biri i Gjon Kastriotit princit te Krujes? Po vepra e tij, kthimi ne shtepi, kryengritja ndaj Sulltanit, Besëlidhja e Lezhës, mbrojtja e krishtërimit, shkendija e pare e identitetit shqiptar a kane me pak vlere? Eshte flamuri kuq e zi i familjes Kastrioti, tjetersoj, nese Gjoni kishte marre per grua nje vajze nga tjeter gjak pos ketij tonit? Çfarë ndryshon ne identietin tone, apo te heroit tone, kombësia e Vojsava Triballit?

3 Likes

Edhe gabel te ishte Skenderbeu, nese luftoi per idene e nje “kombi” shqiptar (katolik) ai perseri do ishte me shqiptar se te gjithe ne se bashku. Besoj se ne nacionalitet ideali ka me shume peshe se ADN. Se sa per gjak kemi syresh me 100% gjak shqiptar qe te vjen turp ti kesh bashkkombas.

1 Like

Ndonse te gjithe po prisnim lajmin e dites, ate te ceremonise se Presidentit, na erdhi ky lajm qe nuk perben lajm, se edhe sikur serbe te kete qene Vojsave, ne ate kohe vendimet mirreshin nga burrat, dhe martesat me dyert e huaja, beheshin kryesisht (siç e permendi dhe Blendi) per efekt aleance.

Si eshte ajo shprehja “Hedh nje budalla nje gur ne lume…” Keto jane tema qe vetem ne Ballkan (perfshi dhe Greqine) mund te bejne pershtypje dhe te krijojne debat. Akoma maten se kush e ka me te madh, nderkohe qe pjesa perendimore e botes po bejne hesapet kush do shkoje i pari me pushime ne Mars.

1 Like

Shumica e shqiptareve qe reaguan ashtu kunder Nanos,nuk e paten problem origjinen e Vojsaves.Nese eshte shqiptare apo jo nuk ka aq shume rendesi.
Problemi eshte se Nano tani dhe Klosi me pare,e theksojne po po e theksojne fort origjinen e Vojsava Tribales dhe perpiqen ta nxjerrin Gjergjin si gjysem serb duke e theksuar fort kete gje.
Kjo gje nuk i pelqen shqiptareve.Aq me teper qe as Nano as Klosi nuk jane fare historiane.
Nano nuk ka kombesi dhe identitet dhe kujton se te gjithe te tjeret jane si ai.

Muc Nano me shpuren e tij jane me antishqiptare se antishqiptaret e deklaruar sepse Muc Nano lufton rritjen e ndjenjes kombetare nder shqiptare me teza te tilla si puna e origjines se Vojsava Kastriotit.

Per fat te keq te Muc Nanove shqiptaret po ndergjegjesohen dita dites dhe pas 10 vjetesh Muc Nano do te jete nje ze i paperfillshem antikombetar.

E kujt i plas o Pier se po ndrohet presidenti. Iku nje lolo i oborrit te saliut edhe erdhi nje depsez ne plot kuptimin e fjales. Mirpo meqe presidentet tek ne kane ne dore celsat e kashtes dmth vetem dekorimet, atehere nuk na plas bytha fare se kush vjen e kush iken.

Kot me te pyet, po ne kohen e Skenderbeut a ka pasur kombesi dhe identitet kombetar?

Likja s’do kete me as dekorata, I dha te gjitha Jari, s’paska lene njeri pa dekoruar me c’pashe.

2 Likes

Ne ate kohe Aleko, sapo fillohej, ishte fillimi i krijimit te identitetit kombetar ne Europe, fillimi i krijimit te shtetit nga mbreterite.

Po Arberit mesa di une nuk kishin krijuar akoma ndonje mbretri apo jo? Pra nuk kishin akoma identitet kombetar.

Nuk kishte Identitet Kombetar sic e mendojme ne sot te infektuar nga revolucioni francez. Pra ska pas as Serbe.

Aleko kape pak Pjerinin, osht bo mehit qe Kaptinmodhi i Mones u bo President para atij qi ka shkrujt Vizione te Qarta.
Lereni more Blendin rehat se jeton ne vatan, nje teme vuni per Peter Pampersin e LSI dhe dynjaja e boni helaq …cer doni tani qe Blendi te hape teme per Kaptinmodhin dhe peshqit te revoltohen se si Hajduti me Gamor ngarkum me florinj u ba President. Normale dhe e Papare njekohesisht.
Peace and Love…mos na e sillni kaptinmodhin ne pellg.

1 Like

Arberit ishin akoma ne principata. Ndoshta si duket nuk binin dakord te zgjidhnin nje mbret, prandaj dhe jemi te vonuar si shtet, se kemi shtyre njeri-tjetrin. Ne bashkohemi rreth nje lideri apo nje grupi udheheqes, vetem kur pushtohemi nga te huajt, por sapo jemi te lire, duam te gjithe te jemi princer e mbret.

Muci kishte kthy nje pergjigje qe atij i dukej ezauruse. E kishte shkrujt me mllefin e nje femije te prekur ne seder. Gjithe kohes,neper rrieshta dukej sikur thoshte;"hë po tani ca do thoni,e shihni se une di gjera,nuk jam aq siperfaqsore sa me bete ju ! "
Vdes per tu treguar si shqiptare i jashtem. Prirja per t’u heq pa asnje lloj kompleksi,eshte kompleksi i tij i madh.

Vojsava mund te jete sllave ose rumune ose … ska rendesi. Rendesi ka fakti qe historia te mos (ri)shkruhet nga halera psudoakademike si nano, lubonja, fevziu e co.

1 Like

Kur te thote Muci qe Skenderbeu s’ishte lider popullor se ne fund te fundit nuk doli nga populli por ishte princ feudal, do hapet teme tjeter?

P. S: kjo nuk ishte per Pjerin, por gabimisht.

hahahahaha, mua do te me pelqente versioni qe Vojsava te ishte sllave. A e gjeni dot pse?

Edhe po te jete keshtu Aleko, i bie qe sllavet e kane patur per nder tu japin vajzen e tyre nje arberi (albanski), gje qe do te thote se ne ate kohe, ata nuk kane qene ne pozitat qe jane sot.

U na morcin Pleshtat, Sllavet e Maqedonise dhe Serbise ngelen tu ble nuse nga anet tona cdo dite e nate …kan hap ene agjenci martesore per cucat e Shqypnise…do jene Inferiore me siguri.

Jemi ne shekullin e 21 Tironco, jo te 20, zevendesoje fjalen; Ble , me; Marr. marrin, japin, dakordsohen.

E ca ka ndryshu…ne thelb asigjo…sa me shume kalon koha aq me shume gjonat mbetetn njesoj. A paguajne agjentin Martesor 3000 evro…a paguajne familjen 250 evro plus i gamor e tre pula me i gjel??? Ka fillu te paqartesohet vizioni tyna

1 Like