Cili është tipari përcaktues i një udhëheqësi të mirë në biznes

Në përvojat tuaja si vartës apo eprorë, cili mendoni se është tipari më i mirë që keni vlerësuar tek njerëzit me të cilët keni punuar? Disiplina, karizma, vetëbesimi, inteligjenca emocionale? Çfarë e bën një shef, një shef të mirë?

qendrueshmeria, aftesia per te marre vendime dhe komunikimi i qarte.

te tjerat jane plus.

Puna. Njeri/njëreshë punetor.

Nga keto te katerta, asnje! Disiplina eshte e vetedijshme tek nje shef dhe nuk ka ndikimin kryesor ne marrdheniet e punes dhe me punetoret. Karizma, ndoshta ndikon dicka tek puna dhe punetoret; kur punetoret jane dobica karizma e shefit sjell dem, sepse e keqja perfiton gjithmone nga mirbesimi dhe dashuria; kur punetoret jane te arsimuar kjo karizme e shefit ndikon per mire. Vetebesimi i shume shefave ka sjell jo pak here deme tek puna, sidomos tek shefa injorante. Inteligjenca emocionale eshte nje term mjaft relativ, perdoret figurativisht per femrat; ne rastin e shefave dhe te punes eshte rastesi nese kjo inteligjence emocionale ndikon per mire.
nese do te ndiqni nje kurs apo shkolle biznesi dhe menaxhimi ne nje vend te botes anglo-saksone, mesimi kryesor qe do te mirrni eshte qe te jini i vendosur, pra mos te luani nga fjala juaj! Kjo keshille kaq e vlefshme per prinderit, qe atyre tu ruhet autoriteti tek femijet, eshte alfa dhe omega e shefllekut ne shume vende perendimore! Nuk ka rendesi arsimimi i shefit, nuk ka rendesi qe ai te dije tu tregoje punetorve se si punohet, duke iu perveshur shpesh puneve fizike, pra edhe te mos jete pertac, nuk ka rendesi argumenti gjate nje diskutimi, nuk ka rendesi bagazhi mendor, nuk ka rendesi sa fantazi krijuese ka ai, nuk ka rendesi sa elokuent eshte ai gjate fjalosjes, nuk ka rendesi qe ai te rrezatoje drejtesi dhe miresi me fytyren e tij, nuk ka rendesi qe ai nuk di te qeshe, nuk ka rendesi qw ai nuk ka familje, nuk ka rendesi qe ai di ti serviloset atyre me larte se vetja, nuk ka rendesi as ajo e as kjo derisa ai ta shohe me syte e tij degradimin dhe vetrrenimin e tij! Rendesi ne boten anglo-saksone ka autoriteti i shtire dhe idiotesk! Per fat… qe jo te gjithe shefat ne boten anglo-saksone jane te tille idiote!

Per mendimin tim modest, kriteri kryesor duhet te jete ai qe te njohe biznesin ku ben pjese dhe rolin e tij e te vartesve te tij. Nqse permbush te parin, ka shume mundesi te marre vendime te duhura dhe te reflektoje qetesi te ata poshte tij dhe siguri te ata qe jane siper. Cilesite personale, karizem apo vetebesim nuk duhet te jene kritere per nje udheheqes te mire biznesi. Vetebesimi jo rralle ka marre ne qafe biznese e korporata.
Per momentin, akoma po me qajne syte te njoh dike qe nuk pyet vartesit disa here per te njejten gje, shpesh shume te thjeshte…
Meqe jemi te vetebesimi, nje histori personale: deri para 1 viti raportoja te dikush qe ishte i bindur qe fjala e tij ishte me e sakta. Deri ktu nuk ka gje te keqe nqse nuk merr parasysh faktin qe ky ishte i ri ne nje pozicion qe nuk e njihte.
Ne nje raport qe ky kish aprovuar me pare, ca shifra nuk benin sens; njera biles ishte negative nderkohe qe duhet te ishte matese sasie per nje tregues qe nuk shkon me poshte se zero (terorikisht sepse ne praktike shkon ne disa qindra). Kur ja vura ne dukje kete dhe disa te tjera, u pergjigj se ky mund te ishte mendimi im porse sipas tij, raportet (qe ishin derguar atyre lart), pasi ky i kish kontrolluar, ishin te sakte…

Udheheqsi duhet te jete i pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime.
Shefat duhet të jenë të ndërgjegjshëm se qenia në udheheqje nuk sjell e nuk mund të sjellë as më të voglin privilegj personal për shefin. Ajo sjell vetëm detyra të mëdha, të vështira dhe me përgjegjësi.
Ai duhet të jetë armik i papajtueshëm i mendjemadhësisë, i arrogancës, i frymës së komandimit, i hatëreve dhe i akrobatllëqeve, i çdo përçmimi e nënvleftësimi të masave e .të punës së tyre, të luftojë me guxim kundër kujtdo që shfaq tendenca të tilla në dëm të interesave të punonjësve, e të shtetit tonë .
Vetëm kështu ai është në gjendje të kritikojë më mirë të metat e shokëve, të mbajë ngritur vigjilencën dhe të korrigjojë të tjerët me shembullin e tij, me pastërtinë e tij, me luftën e tij të drejtë.

Ciles prej veprave te kuqe te bufeja ju referove?

1 Like

Personalisht nga cilesite qe vleresoj jane kerkesa e qarte dhe mirebesimi

Yjet e neteve te gjata :joy:

That’s it! Dmth nuk i ke bere kaushe ose model ambazhuri

Ato jane flori e shkuar floririt …

Vertete do isha kurioze te lexoja ndonje se deri te ky me yje kam mberritur dhe une. Organizim i papare ka qene, ne fillim ai libri per pionieret me baba Cenin pastaj yjet, neper te shembulli i corapeve me arna, qe kur te vije ne moshen e veprave te ishe i brumosur dhe ti konspektoje si njeri, me mend ne koke.

Udheheqesi duhet t’ja rrase sa krahu mvartesve te tij dhe nga ana tjeter per simetri dyfelore duhet te mbaje gjithnje ne gadishmeri dhe ne dispozicion per eproret e tij “ajo-në e Qemolit!”. Keshtu ju behet qefi te gjitheve, shumatorja e rezultanteve “ma fute, ta futi ai tjetri dhe un ja futa atij tjetrit” behet e barabarte me zero, shoqeria e pallimit piramidal ngambrapa e ruan ekuilibrin po ngambrapa, ndersa energjia e universit mbetet konstante.

Manjola, para se te me japesh si gjithnji zemren, te jap un zemer:

simas kanarit tim:

  • i njef mekanizmat e tregut ku operon
  • Ndjek Politiken e “sheqerit” dhe “kamzhikut” karshi puntorit
  • Ka jet seksuale te kenaqur

drejtesia… shefi duhet te jete i ashper, por i drejte ! :grin: -pra nje udheheqes i mire, nder te tjera, vleresohet nga vartesit (por edhe nga partneret apo klientet ne biznes) kur eshte i besueshem per ta.

:blush: Njeri’ i njeriut nuk ka lidhje farefisnore me Nje’ri te njerit (e me kacurrela)*, ku ky i fundit po, qe eshte nje familje me Njereshen​:blush:

ku eshte ai mrroklla per keto raste

*apostrof, se s’gjej theksin ne keyboard te cell

kemi harru kryesoren: t’i uroje vartesit suksese ne jete, sa here te jete e mundur

Po kjo eshte me elementarja mor zoti kanadez. Ndoshta jeni mesuar andej po ketej ka standarte, norma, kod veshje. Ke degjuar ti apo pare ndonje minister ne keto vendet me zezake te thote me qetesi dhe respekt “suk sese ne jete”?

Edhe te peshku do flasim per pune pune?
Blendo, pse tallesh mer? Mire qe tallesh, po dhe na harro.

Nejse mo, nganjehere eshte me mire te japesh shembuj se cfare nuk eshte qe te tregosh me qarte se cdo te thote te jesh. Bojaxhiu psh nuk o drejtor/drejtues i mire.