De gustibus et coloribus non est disputandum

-Po të them, e përsëris prapë, që nuk është çështje shijesh personale, por është një shpjegim objektiv, është një e vërtetë e pranuar në përgjithsi, përveçse është mjaft evidente si e vërtetë.

-Edhe unë po të përsëris se disputandum e gustibus-eve nuk është pa lidhje me të vërtetën objektive. Vetëm se nëse bëhet fjalë për shijen e akullores, por nganjëherë edhe shija e llapës flet për të vërteta objektive të pranuara nga të gjithë. Eshtë çështje ekspozimi, si i lidh gjërat, ose me saktë sa arrin të tregosh që gjërat janë të lidhura, sepse personalja është e lidhur me “të gjithë”.

-Ti nuk e humb asnjëherë rastin për të bërë filosofira për gjëra të thjeshta dhe praktike.

-As ti nuk e humb asnjeherë rastin të quash filosofira gjëra që në fakt janë më se evidente, vetëm se kanë difektin që nuk janë të pranuara nga të gjithë, nuk janë filosofira si bëjnë gjithë të tjerët.
Tani një minut pushim, shiko erdhi Lili, pa tjetër ka një problem.

-Më falni se ju ndërpreva muhabetin, por kjo e verdhë këtu që ke prurë nuk shkon me të verdhën që kam.

-Mos u bëj merak, ka rrezik është vazhdim i të njëjtit muhabet, ke ardhë si me porosi.
E di që nuk të vete për mbarë, ma tregoi Emi këtë të verdhë limon acide, por unë nuk kam diçka të ngjashme si tonalitet, kam vetëm këtë të verdhë të ngrohtë, s’kam tjetër. Por nuk është e thënë, mund të shkojë edhe kështu, si disonancë e qëllimtë; art modern.

-Pse ndonjë tjetër nuk mund të shkojë? Kjo jeshilja e zbardhylët për shëmbull, ose kjo …

-Shiko vetë se ç’mund të gjesh, De gustibus et coloribus non est disputandum thotë latini dhe ky disputandum-i që po disputandohej me mua para se të vije ti.
Unë provova sa andej këndej në paletë, e më në fund i dhash karar nga nisa: e verdhë e ngrohtë që bën çift me të verdhën e ftohtë. I martova pra, e ngrohta me të ftohtën bënë seks.

-Nuk është nevoja të bësh ironi!

-Atëherë është nevoja të përsëris për të satën herë, që është problem shijesh personale, çdonjëri ka shijen e vet. Por kjo nuk do të thotë se çdonjëri nuk është i kushtëzuar në zgjedhjet e veta. Ka objektivitet dmth.

-E di, e di, tani e kam më se të qartë që shijet mund të diskutohen dhe të gjykohen objektivisht, që zgjedhja e ngjyrës nuk është e rastit, që ngjyra lidhet me karakterin e personit, varna (*) në sanskritisht do të thotë njëkohësisht “ngjyrë”, “karakter” dhe “kastë”, ndarja e kastave në Indi është ndarje racash me ngjyra të ndryshme, çdo person ka një “ngjyrë” ose aurea të tijën në fytyrë, e këtë “ngjyrë” zgjedh padashur përherë, e kështu me radhë, jepi se ja ke ngenë … . Po shkoj të shihem në pasqyrë.

-Ej Lili, o e verdhë acide në ikje e sipër, tani je tu bo ti ironi! Prit se ke lënë pa thënë më të rëndësishmen: prandaj urrehen njerzit dhe racat midis tyre se kanë ngjyra të ndryshme, dmth karaktere te ndryshme.

-Mër trap çfar ju thu grave n’orar t’punës? Prap filosofi hë!

-Ik ër mushu se nuk merr vesh ti se si rregullohen femnat!


(pjesë nga Ditari i një fuksi )


(*) varna

1 Like

image

:grin: bukur, me pelqeu , te presim vijimin

nuk ka vijim, nuk ka shenim per vijim, ka vetem nje shenim qe eshte pjese e shkeputur nga “Ditari i nje fuksi”.

Sigurisht perfundon qe ky fuksi e nok kte Lilin me ne fund, e verdha e ftohte bashkohet me te verdhen e ngrohte, dhe gjithçka behet e vaket, e verdhe e vaket si ngjyre rere shkretetire, larg ne horizont mirazh i Marlonit qe tund me dore Vizione te Qarta.
Pra erdhi demokracia, ketij fuksit i hapi dosjen antikomunisti kapo, vizionet turbullohen etj, etj, vijon ngambrapa … dmth ngambrapavijon …

i modho, ministri juaj i puneve te perbrendeshme :grin: Matteo Salvini, i dha nacionalitetin egjyptianit 13 vjeçar qe kish lindur ne Itali, Ramy Shehata, per shkak se ky i fundit nga telefonata qe kish bo ndaj policise, kishte shpetuar nje autobuz plot me femije.
ketu ka pak konfuziotitet, dhe lindin disa pyetje;
1- si ka mundesi qe nje femij i lindur ne Itali, te mos marri nacionalitetin, te pakten brenda 10 vjetesh, saç eshte dhe limiti ne Itali.
2- pse prinderit e tij, 20 vjet afro me qendrim ne Itali, nuk e perfitojne nacionalitetin.
3- pse kaq te shternguar italianet ne dhenien e nacionalitetit, kur ligji e permban se me nje qendrim prej 10-vjetesh ne itali, personi ka te drejte te marri nacionalitetin.

1 Like

Lili ka dash nje dore ndihme kurse ti i beje filozofi. Njelloj si skena e vallzimit e tenente Gurabardhit dhe signora Bertinit ! Nejse shpresoj historia mos te kete pasur te njejtin perfundim si Gurabardhi & Bertini ( keta nuk i lidhi kasta).

Pavarsisht çfar thote kapo, fukslliku eshte thelbi i shtetit, sistemi nervor i organizmit shtetror.


Lidhur me pyetjen qe ben, megjithse mu nuk me intereson me politika, dhe gradualisht kam perfunduar ne politike nje katunar injorant, nje mendje ma thote se eshte çeshtje paresh. Italia nuk ka aq pare sa t’i lejoje vetes lluksin e liberalizimit te dhenies se nacionalitetit lloj lloj magazinieri qe e sjell deti si leshterik.

tani mu mush menja me botu vijimin e historise, vetem se nuk do jete love story si e do Pjeri, do jete filozofi arkeotipale lidhur me ngjyrat e kastave (klasave shoqerore).

Pjer, ministri jone Salvini e ka pelqy shume kete kenge marokine te marokenit qe e ka marre nacionalitetin. Ka bere furore sepse kendon “Soldi, Soldi”. E ka pelqy shume edhe Korriksja me Stalker.

1 Like

Pjer, qe ku e ke linkun ne gjuhe barbare. Qe te dy, Salvini dhe Mahmuti, jane tanet, dora jone, Por hajde mushi menjen Stalker dhe Korrikses “… se Sanremo zotrie …”:

nuk me shpjegove, pse per dhenien e nacionalitetit, jeni kaq dorshternguar, 10-11 vjet, kur shtetet e Europes veriore, e kane 5-7 vjet.
megjithse ne krahasim me greqine qe e ka 20 vjet, prap jeni mire.

Ta shpjegova pra me gjuhen e pareve qe eshte me efikasja nga te gjithe, meqe parja eshte qujte nga Marksi, dhe Stalker, “ekuivalent i pergjithshem”. Vizion me te Qarte se parja, nuk ka.

Ta shpjegoj me ne hollesi: Italia eshte me e varfer ne pare se Gjermania (dhe Franca, qe ma ha menja eshte zemergjere si Gjermania me dhenien e nacionalitetit), dhe nje qytetar kushton me teper se nje ekstrakomunitar (mendo vetem pensionin dhe ndihmen sociale, pastaj ne Itali Salvini sapo ka bere ligj per “rrogen baze te qytetarise”). Por Italia eshte me pasur ne pare se Greqia, prandaj Greqia eshte me doreshternguar ne dhenien e nacionalitetit.

Pastaj eshte dhe çeshtje kulturore, Italia ka mentalitet katuni per te huajt relativisht vendeve perendimore, ka bere politike koloniale teper vone (ne kohe te Musolinit), perveçse te deshtuar. Afrikani i pare ekstrakomunitar eshte pare ne Itali ne vitet 70, si kuriozitet i rralle. Merre ne mend ne vitet 50-te 2/3 e popullsise italiane njihte vetem dialektin, gjuhen zyrtare e quante gjuhe barbare, njesoj si ti anglishten. Ndersa Franca qe ne kohe te Robespierit ka eksportu Revolucionin neper kolonite e veta, rezultati rrethinat e Parisit jane pothuajse afrikane. Nga kjo pikpamje, e kolonive pra, historikisht Italia ngjan me Gjermanine, por gjermanet, mbas Hitlerin, si humbes te luftes, ja do puna te duken si demokrate t’mdhenj evropiane, o burra 8 milion turq qe hane bakllava ne Gjermani, a 6 milion se mbaj mend mire.

Ka edhe shpjegim me Marlon, por besoj se kaq mjafton, sidoqofte Marloni e ben gjithnje te veten.

Nuk dua t’i prish temen tikut, po osht prish bota. Mahmuti fitoi Sanremon? Edhe ky do perfaqesoje Italine mu ne mes te Izraelit? Tobestakfrullah!

nese eshte prish bota, pse te rrije pa prish tema e tikut? :smiley:

Veshja mos ki ndroje, vetem komente te kete. Peshku osht prish se s’ka komente.

flm per shpjegimin, jua kuptoj merzitjen qe keni ndaj nesh europes veriore, por megjithse jeni porta e pare e pritjes se hamenjve, mos harro se permbi gjysma e tyre, vijne ketu/kendej, dhe edhe ketu jane merzitur :grin:

ti kupton merzitjen e jugoreve dhe merzitjen e leshterikeve, por nuk kupton qe per keto gjera une nuk merzitem fare.
Po merzitjen tate a e kupton?

Thone qe shija (per ceshtje edukate) nuk diskutohet, se eshte pjese e karakterit dhe i bie te diskutosh karakterin e personit dhe te ofendosh personin. Se edhe zgjedhja e partnerit/es tek shija hyn. Por dikush qe ka nje shije te caktuar, nuk mund ta imagjinoje sa shije te keqe ka nese nuk i rritet vetedija per jeten dhe boten ne pergjithesi.
M’u kujtua ajo kenga e Lady Gaga dhe Bradley Cooper, nje kenge ulerime qe nepermjet vijes melodike nuk transmeton asnje mesazh te kulluar, eshte vec nje ambalazh i bukur i nje kutie bosh. Dhe eshte nje kenge kaq popullore, kaq e dashur per publikun.
Sa i perket ngjyrave, thone se tonalitetet e erreta, jane chic, por personalisht nuk marr dot fryme lirisht me ngjyra si e zeza, blu e erret. Ndjehem mire vetem me ngjyra qe reflektojne driten.

Bota nuk eshte prish akoma une them eshte ne kulmin e eksitimit.