Detaji shmagjepsës

Endacak,

ka sira muhabeti, nese “ca i meshojne kontestit social, ca i meshojne pasioneve ne jeten personale, ca i meshojne karakterit te tij”, perse ca te tjere te mos meshojne te trejave bashke, e ca te tjere te bejne me teper, te tregojne se kujt duhet t’i meshohet me teper, cila eshte me esencjale?

Ne rastin e Majakovskit eshte shume e lehte te mblidhen bashke “ca”-te sepse ai eshte figure perfaqsuese e Revolucionit, pra ne figuren e tij pritet kontesti social me karakterin e tij, dhe te dyja me pasionet ne jeten personale. Nuk besoj se eshte kaq e paditur se kontesti social i revolucionit ishte anarkia radikale, kjo ishte mode e kohes, siç ishte mode pasioni i jetes personale, dmth qe Revolucioni ishte edhe Revolucion Seksual (jeta e artisteve, dhe jo vetem, u be shume me e harbuar seksualisht). Besoj se eshte e qarte se vetem karaktere tip Majakovskij benin figure ne ate kohe mjaft karakteristike, me karakteristike kryesore “ankthin ekzistencjal ne vetvete”. E qarte nuk eshte çfar po ja mundoj te bej te qarte: arsyeja e ketij ankthi ekzistencjal me permasa kozmike, ishte se per here te pare ne historine e njerzimit mohohet Zoti, i cili deri atehere kish qene tabani i kultures se njerzimit. Pra njeriu per here te pare e pa veten pezull ne hapsire te vetmuar pa pika referimi, pasoje banale e kesaj ishte qeni Lajka dhe me pas Juri Gagarin. Ankthin kozmik te Revolucionit e ke tek Aleksander Bllok, burre shum me i mire se Majakovskij, por jo me i moth!:stuck_out_tongue:

“Ankthi ekzistencjal ne vetvete” polli artin ekzistencjal ne vetvete, “formalizmi” dhe te gjitha teorite moderne pa perjashtim ne çdo fushe e kane koken tek Revolucioni Rus, ne Evrope dhe Amerike u rafinuan, u bene me te dukeshme edhe si thelb. Dmth çfare ishte deri diku e dukeshme tek Majakovski i vetvrare (dhe shume pak e dukeshme tek Pushkini - iniciusi i letrave ruse -, i cili u vetvra sepse donte te vdiste per histori pidhi si Majakovskij), u be komplet e dukeshme tek Xhejms Dini. Fenomeni i vetvrasje ka ndjek rrugtimin e Diellit ne kupen qiellore. Ne Amerike u be mode, gjysma e shkrimtarve amerikane dhe artisteve te Hollivudit jane te vetvrare. Vetem mbas vitit 90-te, fundit evident te Revolucionit, u shua si fenomen. Me fjale te tjera tani nuk e rru me asnjoni, perveç xixes dhe meje qe bojm i dor muhabet!

Por te gjitha keto jane pa vlere nese nuk kupton thelbin e fenomenit te vetvrasjes, i cili eshte akti me rebel dhe me anarkist ekzistues, bile anarkizmi rebel eshte vete fenomeni i vetvrasjes. O i vetvrare!, e labeve eshte shprehja me gjigande ekzistuese. Asnje krijese ekzistuese nuk vetvritet, vetvrasja eshte puro fenomen njerzor, vetem njeriu e ka kete aftesi.

Kujdes me shprehjet, “rrebel me kauz” eshte contradictio in adjecto, me e qarte kjo del per termin anarkist.

se harrova diçka kryesore:

Revolta dhe hosanate (alias arroganca dhe servilizmi) jane paralele dyfelore ne hapsiren euklidiane, kurse ne hapsiren llobaçeskjane jane drejteza qe priten njesoj si pervujtesia me krenarine.

Priten edhe ne realtetin e perditshem, nuk ke vene re rreth teje arrogantin qe lepihet sipas rastit dyfelor? Ky eshte shume i dukshem, kurse i pervuajturi krenar nuk para duket.

Pasternaku ka shkruar per Majakovskin (miq me njeri tjetrin) se forca e tij e paperballueshme (gje e dukeshme ne foto, psikologjikisht te ngjashme me Musolinin) mbulonte nje brishtesi te brendeshme. Pra nje dyfelot tipik, tepke si Niçja.

Nuk ka asnje kontradikte. Termi eshte pikerisht titulli filmit ku luan Xhejms Din, (Rebel without a cause) , filmi qe e futi ne legjende aktorin i cili vdiq ne nje aksident automobilistik nje muaj para se filmi te shfaqej neper kinema. Filmi eshte konsideruar monument historik por ishte vdekja aksidentale e cila e beri te pavdekshem Xhejms Din.Paradoksi dhe ironia e fatit!
Ne komentin tuaj flisni me te drejte per ankthin ekzistencial i cili mori permasa kozmike pasi “Zoti u vra” .Eshte padyshim kaosi moral dhe relativizimi vlerave nje shkak por kriza e ankthit ekzistencial lidhej edhe me shkencen. Njeriu zbuloi permasat e kozmosit dhe nga kjo perspektive njeriu dukej nje grimce e pakuptimte ne Kozmos. Ka nje skene filmi Rrebele pa kauz, ate te vizites se personazheve tek Observatori ku lektori u thote pikerisht kete gje permes projeksioneve filmike. Ngaqe permende Juri Gagarin dhe “njeriun pezull ne kozmos”, mendova se e ke pare filmin por duket se jo, perderisa thua se "rebele pa kauz eshte “contradicto in adjecto”. Vete rebelizmi eshte rezistence ose kundershtim i autoritetit, pushtetit, rregullave , rendit . Ka rebele me kauz sikurse ka dhe rebelizem pa kauz. Filmi ben fjale per te rinj te cilet perplasen me murin e pakuptimesise teksa duan te futen ne boten e te rriturve dhe rrebelohen me gjithcka, duke demtuar edhe veten. Pra nje rebelizem konfuz, kaotik , reflektim i krizes se identitetit, frustimeve seksuale dhe zhgenjimit nga modelet prinderore,

2 Likes

Mos u nxito biri im, filmin e kam pare se nuk mund te mos e shofesh kete film edhe sikur te duash te mos e shofesh. Vetem se titulli nuk me eshte shum familjar, prandaj nuk bera lidhjen. Filmin e kam pare disa here tek RAI qe ne kohe te Nuhut (me titull te ndryshuar Gioventu bruciata), e kushedi sa here e ka dhene televizoni jugosllav.

Po kjo nuk ka shume rendesi, kesmet do ta shpjegoj me vone - tani nuk kam kohe - se pse nuk ka rendesi nese e kam pare filmin apo jo. Nese nuk e kam pare une, e ka pa Stalker, Korriku dhe Albanoidi per ne te gjithe.

Gjithashtu do te mundohem te sqaroj me tej çeshtjen.

Emigrant o bir,ti qenke! :slight_smile:

1 Like

mos ndoshta _liljana:stuck_out_tongue: është mërzitur nga treshja! rutina i ka këto gjëra. mos maj-ua ishte thjesht revolucionar seksual? mos vallë atje ku treshja u bë teke ,ishte piknisja që e ktheu maj-n në të vrarë??
jo lili,jo poezi,jo jetë??
aty në foto duket sikur ka ndaluar matanë orikumit në pritje zë brinjës me raki(dukati). turist revolucionar

Për anglishtlexuesit, ky shkrimi më poshtë krahason disa përkthime të vjetra e ndoshta jo besnike fjalë për fjalë (ose numër për numër) me disa të reja shumë besnike por disi të sterilizuara.

Do të shtoja këtu se kemi dhe disa përkthime që kaq shumë na kanë hyrë në zemër, sa nuk duam ti ndërrojmë me ripërkthimet, sado të vyera të jenë këto të fundit.

http://www.nybooks.com/daily/2016/11/07/decameron-when-not-to-translate/

1 Like