Dhuna ndaj gruas nuk ndalet në Shqipëri

Tek Mapo a diku tjeter kishin vene nje fotografi te dhomes ku kishte ndodhur ngjarja. Gjak gjithandej por mbase redaktoret e kane gjykuar te vlefshem si informacion.

nuk besoj se ka njeri qe te mendoje se eshte normale te qellosh dike me sepate dike tjeter, qofte nusen apo kedo tjeter. do te ishte understatement te thoshe qe kjo eshte nje tragjedi e vertete.

Por ti or mik qe ke shkruar kete pacavure, ke marre nje situate kaq tragjike dhe perpiqesh te ndertosh nje teori te tere dhe te “filozofosh” per dhunen ndaj grave ne pergjithesi.

Sigurisht, duke mos patur nje arsimim te mirefillte shkencor, ti nuk di te analizosh te dhena dhe ti pergjithesosh ato. je thjeshte nje gazetaruc qe rend pas sensacioneve. dhe ky lajm i ka te gjitha: grua, vjeher, violence, etc. etc.

une do te te sugjeroja, meqenese je kuratori i ketij blogu the “te kemi mik”, qe te studioje mire ne rradhe te pare ngjarjen, arsyet qe cuan ne kete tragjedi - se cdo history ka dy ane, te studioje ndonje statistike mbi dhunen ne familje ne pergjithesi, te lexoje ndonje studim qe kane bere te tjeret mbi kete ceshtje dhe pastaj bazuar mbi keto te beje ndonje shkrim per se mbari.

perndryshe, thjesht raporto lajmin, dhe mos pergjitheso. biles beji edhe te qarte lexuesit ato qe di dhe qe nuk di akoma lidhur me ngjarjen.

faleminderit per vemendjen. (e po pts. une do te mesoj gjithmone ty)

1 Like

Shqiperia eshte vend patriarkal ku nusja, ne shume zona periferike, shihet jo si nje i barabarte ne familje por si nje sherbetor qe duhet te jete i nenshtruar ndaj njerezve te bashkeshortit. Nuk kane lidhje OJF me kete fenomen. Ndergjesimi vjen nepermjet arsimimit dhe ashpersimit te ligjit per krimet brenda familjes.

PS: Funny disa komente perse nuk ka dy anet e ngjarjes. Thoji o blend se kishte mbaru kafja dhe nusja kishte harruar te blinte kafen.

1 Like

Nuk besoj te kete njeri te justifikoje kete vrasje.
Ajo qe dua te them eshte ana tendencioze e lajmit.

Nese viktima do te ishte burre do te ndodhte kjo gje:

  1. Lajmi nuk do te jepej fare.
  2. Lajmi do te jepej por do te behej maksimumi bie faji te jete te pakten 50-50.
    Do te thuhet qe gruaja kishte depresion,viktimes do ti behej biografia deri ne brezin e 7, qe te na mbushej mendja ne lexuesve se ai e meritonte kete fund.

Ndersa ketu lajmi jepet fare thjesht nga kafeja tek leva,kalohet pa problem,per te nxjerre perfundimin qe burrat shqiptaret jane te gjithe kafshe,ndonese edhe shkruesi i artikullit eshte shqiptare dhe ka prinder shqiptare dhe xhaxhallare dhe kusherinj shqiptare.

Jo nuk mjaftojne, jane mjetet e gabuara. Mjete te sofistikuara dhe konferenca jane larg botes se fukarejve qe s’i lene dot katundet e tyre.

Ngjarja eshte e rende, e pavarsisht kritikave ketu kundrejt Blendit, them se artikulli nuk i pergjitheson ter shqiptaret, se piksepari aty permendet qyteti, Kurbini, pra lokalizohet si ngjarje dhe piksedyti, Blendi e ka marre kete ngjarje thjesht per te treguar se ky problem nuk zgjidhet me konferenca. Pra kemi te bejme me nje sere faktoresh te lidhur me njeri-tjetrin, si varferia, stresi, humbja e llogjikes, etj, qe nuk rregullohen me konferenca por me pune konkrete, me reforma Sociali.

1 Like

eshte driteshkurtesi te mendosh qe nuk ka nevoje te dihen arsyet e ketij krimi, se ligji duhet ashpersuar etj.

nuk ka shtet sot ne bote, besoj, qe te mos kujdeset per parandalimin e krimeve. prioritet eshte parandalimi dhe jo ndeshkimi. Keshtu eshte te pakten ne te gjitha vendet e europes perendimore, bile edhe ne shumicen vendeve te afrikes, te lindjes se mesme dhe azise.

eshte shume here me e dobishme per nje shoqeri te civilizuar sado pak te krijoje kushtet qe te minimizoje berjen e krimeve, sidomos krimeve te tilla.

prandaj edhe duhen studiuar shkaqet e krimeve, individualisht, pra perfshire edhe kete. prandaj duhet te shikohet cdo ane e historise se ngjarjes.

eshte naivitet te mendosh qe ata qe kerkojne kete gje e bejne se duan te justifikojne ate qe beri krimin.

(kjo ne planin shoqeror. pa folur per planin juridik, ku gjykatesi vendos mbi bazen e te gjitha fakteve kur vendos se sa vite denohet nje kriminel. ceshtje qe nuk na perket ne ta diskutojme ketu. )

Tamom Pjer, edhe ktu te lagja teme ne periferi te Bostonit, mbeten tu i myt grate per caj e kamomil kur se bojne…edhe me Leva…njoni i hudhi acid grus se i nxorri gjelle te bome ne mikroonde e jo gjell furre, dhe sthote njeri qe Bostonianet i rrahin grate. Gruja rrihet kudo se per ate pune osht por problemi qendron tek FakeNews ne Shqypni qe i mbitheksojne kto raste dhe krijojne imazh te gabuar per vendin. Me mire mos me i raportu fare se na del nom i keq sikur vetem neve i ngordhim ne dru grate.

2 Likes

Ne fakt do duhet te ishte : Dhuna nuk ndalet ne Shqiperi!
Me barbarizma te tilla ajo vetem sa arrin kulmin. Aty ke nje shtese lajmi qe vjehrra e dhunonte gjithashtu. Dhe, me aq sa une kam rastisur te kem kontakt me familje ku dhuna ti kalon kendet e imagjinates, dhunueset kryesore ose nxitese te dhunimit jane grate.

1 Like

Mos se ja prishe humorin disave ketu me kete opinionin tend!
Edhe ti ben gabim qe fajeson grate per nxitje dhune.
Nuk eshte korrekt politikisht.

Pse nuk cuditem qe korenti eshte nga me aktivet ne kete teme?

2 Likes

Ku e kishte plaken e vet ky kafsha??? Ca ti komentosh injorances???! Gjynah e shkreta. Vdiq per nje kafe. Jete e cuar dem.

thuaj , paska shpetuar ! Sa kuptova ,Ajo as qe paska jetuar.

Po c’plake o zonje?
Nuk e shikon se cfare thote komentuesja me siper?
Jane bashke plaku,plaka dhe ndoshta edhe i biri kunder nuses.
Ai vret nenen e niperve dhe iken.
Pika burrit!
Nese ishte burre duhej te rrinte dhe jo te fshihej.
Po mire thote kjo siper,ajo ndoshta ka shpetuar!
Mjere femijet…

Dmth eshte burre se e vrau por jo se iku. Se mos te bente goja te thoje “nese ishte burre nuk ngre dore ndaj femres”. Burri aty njihet qe eshte burre, kur ndeshkon femren, apo jo?

Nese kane qene burre, nene e babe qe e dhunonin, kjo thekson per me teper sa i normalizuar dhe
i pranuar eshte dajaku ndaj gruas ne Shqiperi. Fatkeqesisht edhe gruaja mund te perfshihet ne kete rreth vicioz dhune. Eshte e habitshme sa i shkeputur je nga realiteti i shoqerise shqiptare, korrent.

1 Like

Eshte e vertete!? nese po do u kenaqkemi na nji muaj kete vere, ku ka me mire se te jesh high 24/7😂

Jo moj zonje por kur arrin dhe ben ate gje,duhet te rrish dhe jo te ikesh si frikacak dhe te lejosh nipin me mbesen te gjejne mamane me trute jashte…

1 Like

Po plaken ore qe ti bente kafene kafshes. Lol. Se c’ taksirat kish kjo e shkreta ti bente kafe 3here ne dite?? Mire burrit t’vet po atje duhet tu besh yzmet dhe c’mban shtepia brenda. E urrej ne max kete mentalitet shqiptare. Por sic e thashe injoranca eshte shume e theksuar atje sa eshte e kote te diskutojme ne Tani. Kur merret nusja atje me shume gezon vjerri dhe vjerra. Ja arritem dites o Gjino kendojne kur e marrin nusen ne shtepi. Opaa Gjino!

1 Like

Po ,me teper se i normalizuar dhe i pranuar eshte ne shoqerine shqiptare . Pse me beheni "francez " gjoja nuk e dini , kete nuk e kuptoj ?
Trusnia patriakale eshte dhe egziston si fenomen ne cdo treve dhe krahine tek Ne, dhe aty afer jush , perrreth jush , Ju e dini , te gjithe pa perjashtim .
p.s.
Fatkeqesite e ndodhura te kesaj natyre nuk jane te rastesishme , ato kane nje zanafille te larget e te perditeshme te perseriteshme deri sa vie finalja makabre .