Diaspora feston

kam sinjal ne steme qe me je pergjegj, por nuk shof pergjigje per çfar kam kerku.

Te me falesh tiku por pergjigjja kishte ngel “draft”.
Per pyetjen tende une po e drejtoj te gjithe ata qe kane dijeni pasi te kisha nuk kishte nje person qe te me shpjegonte kush ishte. Ndoshta ishin jashte apo diku tjeter por une nuk pashe ndonje ciceron apo prift :frowning: . Kishte vetem vizitore. Me beri pershtypje pllaka ne kujtim te saj dhe e bera foto. Kush ka ndonje info le te na tregoje historine e saj.

nuk me intereson personi, me intereson shkrimi qe me duket se eshte gabim.

Kur familjet sponsorizojne dicka dhe e dedikojne ne emer te dikujt qe ka kontribuar dhe nuk eshte me gjalle. Nuk e di ku eshte kjo, por ta zeme nese nje stol apo podiumi i kishes, ose nje ikone e pikturuar eshte paguar nga niperit e mbesat e Luizes dhe ajo ka qene vullnetare ne kete kishe, ose ka kontribuar, sponsorizimin e tyre familja e dedikon ne emer te saj. Shihet kjo edhe neper stola parqesh ose objekte te tjera jo fetare, por qe jane publike per t’u shijuar e perdorur nga te gjithe.

Tani pse quhet kumbare e kishes Luiza, nuk e di. At Liolini ne Boston mund ta dije me mire. Ndoshta ka qene kjo qe rekomandoi ta quanin kishen “St.Mary’s Assumption” se fillimet i ka patur si degezim i Kishes se Shen Gjergjit ne Boston. Me perpara kisha ka qene ne vend tjeter, por ne 1979 komuniteti bleu nje parcele toke dhe pastaj nje parcele ngjitur ju dhurua ne 1980, dhe jane ne vendin ku eshte kisha sot. Ketu u ndertua kisha e re dhe sherbesa e pare u be ne 1983.

ju jeni me te forte ne angliisht, por mu me duket se tani na doli pellazge edhe Madher Meri.
pastaj nuk e njof konceptin e te qenit ndrikull e nje kishe.

shqiptimi i deformuar i llafeve nga gjuhet e huaja eshte histori e vjeter sa populli trim shqipfoles, sic deformohet Connecticut ne Kenerike kane deformuar huazime te tjera bazike ta zeme “lamp” = llambe, “elastic”=llastik, etj lista nuk eshte e shkurter dhe deshmon sa vecorite fonetike te shqipes aq dhe intelektin e kulturen e shqipfolesve

As une s’e njoh ate koncept, prandaj me hamendje them ndoshta.

Eshte “godmother of the church”, jo “godmother of St.Mary’s”.

mir, mir, ka rendesi qe nuk eshte godfather, sepse futet ne pilaf ai personazhi qe futet ne pilaf gjithanej. :smiley:

gjeni një prift me shkollë andej nga amerika, se këta këtu i ka futur në ujë janullatosi.
fajin për kishat që shkruhet e flitet greqisht e ka shteti,se po të kishte vullnet,e detyronte janon o shqip,o mbrapsh!

o amerikone intelektuale e modhe, ky eshte fenomen (deformimi i fjaleve) i ndeshur ne çdo vend e popull, sepse gjuha kryesisht eshte krijim mbarepopullor, eshte krijim i injoranteve, nuk eshte krijim i intelektualeve t’mdhej.

sa per kuriozitet, ka mundesi per modernizma qe kane shume me teper hir se format tradicionale. Ja nje kishe armene neper male, per shpellaret armene:

Kush I detyron robt te shkojne atje ku flitet greqisht?

Ka edhe më keq. Ju tregon që nuk I thuhet kenerike e të thonë e ke gabim. Amerikanët e vërtetë thonë, e shqiptojnë ashtu :slight_smile:
Mua më pëlqen se e përdori si filter

Designed by Apple?

Na falni kuriozitetin por kush therret kë kenerike ?

Shqiptaret i referohen Connecticut si Kenerike, theksin te i-ja. Jo te gjithe, vetem ata qe jane menaxhere ne Dunkin Donuts (ose Tim Hortons per ty).

Po nga konektikat ne kenerike duket goxha transformim :astonished:. Se mire ja e kuptojme qe damote eshte domate apo asmon eshte osman…por kenerike per konektikat !!!

Amerikanet e shqiptojne Keneriket, theksi te e-ja e dyte. K dhe t, “ct” jane pothuaj silent ose degjohet si r.

meqe teme per diasporen