Dinamo Zagreb - Skënderbeu dhe Milan - Shkëndija

Shkendija

Dy skuadra shqiptare sonte për të luajtur në fazën e parë të UEFA Europa League. Ekipi tetovar, Shkëndija, është i ri, i talentuar dhe shumë simpatik përballë Milanit të madh, ndërsa Skënderbeu vjen pas betejash të luftuara me zemër deri këtu, dhe mishëron më të mirën që kampionati shqiptar ofron.

Skënderbeu, me një vlerë totale tregu prej 7.2 milion euro si ekip, përballet me Dinamon 58.7 milionëshe, ku luajnë Coric me vlerë 10 milion euro dhe Benkovic që vlerësohet 7 milion Euro, pra, të paktën në euro, një David përballë Goliathit edhe në Zagreb.

Dinamo Zagreb - Skeënderbeu, Ora 19:00 (TT)
Milan - Shkëndija, Ora 20:45 (TT)

Shkëdija mund të merret si shembull i ekipit të menaxhuar mirë online. Me kanal të pasur dhe kreativ në YouTube dhe gjetkë.

Nuk e di per Shkendijen por di qe Skenderbeu eshte ekipi me i mire shqiptar i te gjitha koherave,me nje infrastrukture te plote dhe menaxhim shembullor.
Vetem sivjet deri tani ka + 3 milion euro.
Uroj rezultat pozitiv per te dy ekipet shqiptare

Milani eshte i vogel e jo i madh. Lojtaret e mbledhur me fame nuk e njohin njeri tjetrin. Nuk mund te blesh 15 lojtare e ti besh bashke pasi te heqesh 13, e te presesh rezultate para Janarit.
Fati i Milanit qe ka filluar shpejt evenimentet nderkombetare parapergatitore si me Krajoven, ku nuk luajti aspak mire, ndonese u kualifikua.
Keto ndeshje do i sherbejne MIlanit te filloje me mire se skuadrat e tjera kampionatin italian sie edhe tifozeria e Milanit eshte mjaft entuziate, 30 000 ne ferroAgosto me SKANDIJAN eshte mbreselenes.
Nderkohe Shkendija eshte ekip kompakt qe luan futboll te bukur, e mund te beje suprizen. Ekip tjeter kompakt shqiptare nuku njof.

ekip qe ka blere e shitur ndeshje sa i ka q…t’ëmën

4 Likes

Ku mund ta shiqojm Shkendijen?

per kenaqsine tuaj, Fiqo dhe te te bukurave signorina

http://gofirstrow.eu/watch/564052/1/watch-ac-milan-vs-kf-shkendija.html

1 Like

Ngjyrat kuq e zi do ngadhenjejne sot ne Milano. Kurse per Skenderbeun e shoh te veshtire por Dinamua eshte dobesuar ne krahasim me dy vite me pare ndersa Skenderbeu eshte permiresuar. Skenderbeu ka shance te mira per kualifikim.

1 Like

I uroj suksese sonte Skenderbeut, qofte edhe me nje barazim pa gola. Ndersa per skuadren maqedonase, Shkendija, se ckam nje parandjenje qe do te fitojne ne transferte.

Rrofsh rrofsh

lajm i keq. Ekstradohet Ballisti

Do te shkoje ne Apel dhe do te shfuqizohet.

1 Like

suksese Skenderbeut ! -pashe pjesen e dyte kunder cekeve javen qe shkoi, ekip shume simpatik, e merituan kualifikimin.

1 Like

uee, beri gol te bukur Skenderbeu, por ja anulloi kot… nuk ishte ofsite.

1 Like

Nuk hapet ketej nga perendimi kjo medja link qe solle o belul

shiko njeher ketu… e ke ne 8 kanale.

@zeqo, mua me hapet ai linku.
@BeluliXVI, ai goli i Korces ishte hapur offside mo. As vete korcaret nuk protestuan.
Para ca ditesh lexova per lojtare nga Kenia ne nje klub shqiptar, me duket Tirona.
U habita. Vec per futboll nuk eshte shquar ndonjehere Kenia

Goool! bravo Korca!

hajt i lumte skenderbeut. ishalla e ruan rezultatin

he se e sapo e beri Skenderbeu golin… Latifi… 0-1.:slight_smile:
shiko Bredho se vetem 1 here e pashe riperseritje… se ai e dha offside qe ne pasen e pare brenda zones, qe per mua nuk ishte… pasimin e dyte qe u be goli, nuk e pashe qarte.