Diskutim i lirë - dhjetor 2017

Mu bofsh , ylli me 8 cepa njihet si ylli i Krishtelindjes apo ylli i Betlehemit, komercialisht i perhapur eshte edhe ylli me 5 cepa.

Ylli me 6 cepa eshte ylli i Davidit.

Islami e ka me 5 cepa te shoqeruar me henen, se kam pare deri me sot si simbol te vetem , mbi te gjitha me 8.

Historia e Krishtlindjes, e parë në një këndvështrim tjetër
Ndonëse kudo në botë krishtlindjet festohen si një festë e krishtere, a është e krishtere krishtlindja në rend të parë? Merrni në konsideratë këtë: shqyrtoni Biblën fund e krye, dhe nuk do të gjeni as një fjalë të vetme të krishtlindjes që festohet nga të krishterët. Madje kjo nuk përmendet as një herë të vetme. Në anën tjetër, paganët (besimi i Ilireve) e festonin këtë ditë për mijëra vjet përpara se të lindej Krishti. Nga vijnë këto rite dhe ceremoni misterioze që e rrethojnë këtë ditë?
Në librin e Werner Keller, “Bibla si një Histori”, lexojmë pohimin vijues:
“Si një ditë e krishtere në dokumente, 25 Dhjetori së pari qe përmendur në vitin 324 p.e.s. Nën perandorin romak Justinian (me origjine Ilire ) [p.e.s. 527-565], kjo ditë u pranua si një festë zyrtare. Një festival i vjetër romak luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kësaj ditë të veçantë. 25 Dhjetori në Romën e lashtë ka qenë Dies Natali Invictus/Ditëlindja e të Pamposhturit, dita e solsticit1 dimëror dhe njëkohësisht, në Romë, dita e fundit e Saturnalisë. [f.331]
Kush është lindur më 25 Dhjetor?
Nëse Jezusi nuk është lindur më 25 dhjetor, kush është lindur atëherë? Me fjalë tjera, ditëlindjen e kujt po e feston bota e krishtere, më 25 dhjetor?
Në librin “Historia e Romës”, nga Michael Grant, lexojmë siç vijon:
“Ka pasur po ashtu një tjetër besim pagan gjatë kësaj epoke, që garonte me Krishtin për kontrollin e botës perëndimore. Ky ishte kulti i diellit ( Kulti i ilirëve parahistorikë ), i cili respektohej nga miliona banorë të perandorisë romake, madje ky besim njëherë e një kohë qe bërë fe zyrtare…” Kohë më parë, perandori Aureli (me origjine Ilire ) kishte themeluar një tempull masiv të Diellit të Pamposhtur si një pikë qendrore e gjithë sistemit fetar të shtetit [274]. Ditëlindja e zotit qe menduar të jetë më 25 dhjetor, dhe kjo, e transformuar në krishtlindje, është një nga trashëgimitë që krishterimi ia ka borxh këtij kulti” [f.391-392].
“… Por adhurimi i zoti-diell vazhdoi gjerësisht kudo në perandori, dhe nën perandorin Aurel (me origjine Ilire ) [270-275 p.e.s.] kulti u rivendos në pozitën e lartë të mëparshme. Në vitin 274, Aureli e shpalli zotin – tash të quajtur Deus Sol Invictus – perëndinë zyrtare të perandorisë romake. Ai ndërtoi një tempull të shkëlqyer të diellit në Romë… dhe vendosi festimin e lindjes së diellit [naturalis solis invicti] më 25 dhjetor, ditë e cila atëherë u pranua për solsticin dimëror. Në kohën e Konstantinit (me origjine Ilire ), kulti i Deus Sol Invictus kishte ende një pozitë të lartë, dhe portreti i zotit-diell gjendej në monedhën e Konstantinit… Kështu, duhet të ketë qenë në këtë kohë dhe me qëllimin e transformimit të rëndësisë së një datë të shenjtë ekzistuese që ditëlindja e Jezusit, e cila festohej në Lindje, më 6 janar, u vendos në Romë më 25 dhjetor, ditën e festimit të ditëlindjes së Sol Invictus.
Kjo ka ndodhur në shekullin e katërt pas Jezusit. Asokohe Kisha inkorporoi ditëlindjen e zotit-diell në kalendarin e ashtuquajtur të krishterë, dhe konvertoi “ditëlindjen” e tij në ditëlindjen e vetë Jezusit. Ajo që përfundimisht dhe pa dyshim kishte qenë pagane, tash u “pagëzua” dhe me anë të një akti magjik u transformua në diçka të krishtere. Së paku, për vrojtuesin, kjo dukej të ishte e krishtere. Tash quhej e krishtere. Por, në fakt, kjo ende kishte një zemër dhe bërthamë pagane.
Në Librin e Enciklopedisë Botërore qëndron:”Data e saktë e lindjes së Krishtit është e panjohur. Të krishterët e hershëm nuk e kanë festuar lindjen e tij, sepse e konsideronin pagane festimin e ditëlindjes së kujtdo. Përmendja e parë e nderimit të ditëlindjes së Krishtit u shfaq diku rreth vitit 200 p.e.s. Për shumë vite u përdorën disa data. Për herë të parë 25 dhjetori qe përmendur në vitin 336″.
Nga vjen druri/bredhi i krishtlindjeve?
Një nga zakonet më të përhapura të krishtlindjeve sot është sjellja në shtëpi e pemës të krishtlindjeve dhe zbukurimi i tij. Nga vjen ky zakon? Coffin, në “Libri i Folklorit të Krishtlindjeve”, na tregon:
“Shumica e njerëzve kanë dëgjuar që pema e krishtlindjeve ka zënë fill në Tannenbaum dhe në njëfarë lloji të
adhurimit gjerman të bimëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Mirëpo, zakoni i përdorimit të bredhit dhe drurëve me gjelbërim të përjetshëm, në mënyrë ceremoniale, qe vendosur në Saturnalinë romake, madje edhe më herët në Egjipt” [f.209].
Në traditen më të vjetër popullore, pjesa e poshtme e pemës së Krishtlindjeve ndizet (me drita) dhe qëndron e ndriçuar deri naten e Vitit të Ri dhe kjo tregon vlerën e zjarrit, imazhin e Diellit dhe konsumimin simbolik të trungut të pemës së vitit të vjeter me gjithë të këqijat që janë akumuluar në të.
Sipas një tradite antike në disa vënde aplikohet një ceremoni piktoreske me emrin e bukur “zjarrvënie”. Mbi trung hidhet verë e ëmbëlsira dhe ai digjet. Kjo simbolizon djegien e të këqijave dhe mëkatit.
Çka në lidhje me plakun e vitit të ri [Babadimrin apo Babagjyshin]?
Ky plak i shendoshe dhe gazmor mund të gjurmohet deri te legjenda e lashtë skandinave. “Enciklopedia Botërore” pranon:
“Disa nga veçoritë e babadimrit janë të vjetra me shekuj. Për shembull, besimi që babadimri hyn në shtëpi nëpërmjet oxhakut është zhvilluar nga një legjendë e vjetër skandinave. Skandinavët besonin që perëndesha Hertha shfaqej në vatër dhe sillte fat të mirë në shtëpi”.
Ndonëse shumica e njerëzve mendojnë që babadimri origjinal ka qenë një peshkop me emrin Shën Nikolasi i Azisë së Vogël i shekullit të katërt, kjo në fakt s’është e vërtetë. Fjala “Nikolas” do të thotë: i fuqishmi, i forti. Traditat e një “zoti” që jepte dhurata nën një bredh, i paraprijnë peshkopit të Azisë së Vogël për mijëra vjet. Midis skandinavëve ka qenë zoti Odin apo Woden, i cili linte dhurata të posaçme gjatë sezonës së krishtlindjeve nën bredh, drurin e tij të shenjtë.
Historia e Shën Nikollës
Në histori, ekziston realisht një personazh me këto karakteristika. Bëhet fjalë për Shën Nikollen. Lindur në Patara, në Turqi, nga një familje e pasur, në shekullin e IV u bë peshkop i Myra-s dhe mori pjesë në Koncilion e Niceas në vitin 325. Kur vdiq, eshtrat e tij u vëndosen në Myra, deri në 1087 kur u morën nga një grup kavaljeresh italiane të hequr si tregtare dhe u dërguan në Bari dhe në çdo kohë e survejonin naten sepse do të bëhej mbrojtësi i shënjtë i qytetit. Pas vdekjes së tij u përhapen versione e lëgjënda. Njëra nga më të famshmet është ajo e treguar nga Dante në Purgator, me tre të rinj të varfer. Në versione të tjera, Nikola i shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe iken nëpërmjet dritares. Në kohet e sotme San Nikola njihet si Babai i Krishtlindjeve dhe për një periudhe kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi i Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot.
Krishtlindja është pagane, dhe rreth kësaj nuk ka kurrfarë dyshimi.

Islami 5 cepshin e ka marre kshu si rastesisht nga perandoria otomane, 8 cepshin ka me te perhapur

Ne fund te dites mbetet figure gjeometrike, ylli i Krishtelindjeve eshte me 8 , ia e perdorkan dhe myslimanet, te zihemi tani kujt i takon ylli 8cepsh :stuck_out_tongue: ?

Mua s’me intereson shume , yllin tim e kam ne rregull :star_of_david:

Shyqyr qe keni nje president qe pershendet dhe femrat prej p****. Poshte korrektesa politike!

1 Like

:joy::joy::joy:

2 Likes

Zeqo t’u thafte gjuha qe nuk paralajmeron ca kontenti ka video dhe mua m’u thafte dora qe klikoj postimet e tua se isha ne prezence te babit dhe e degjova pa kufje!! :rage::angry:

ahahaha Zeqo je i madh .
Ku ma paske gjet Tikun more aman lol
Une thash nga humbi ,por paska qene i zene me intervista filozofike te krishtera kesaj rradhe lol


:stuck_out_tongue:

Ne fakt ju meshkujt shqiptare ose gjysem shqiptare e keni te veshtire me jetu vetem. Mua mos ma qaj hallin se i kam dhene provat qe jetoj vetem per bukuri. Mesoni te gatuani e te lani rrobat aty. O ky!!

1 Like

ka qene mundesia edhe me perpara me thene dicka:

kemi pas edhe nje qe shiste akullore ne zyre por punonte per ne dhe jepte urdherat per te bombardu serbien per te cliru kosoven,

kemi pas edhe nji qe e ka pas keshilltarin serb, aspak e favorshme per shqiptaret

dhe ky kalon pushimet me kete tipin

ja kete tipin:

what happens in Necker Island stays in Necker island

Nashi nen udheheqjen e ndritur te presidentit Trump mund te themi “merry Christmas again”.Amerika eshte themeluar nga kauret puritan te cilet iken nga persekutimi fetar I mbretit Charles dhe e konsideronin fesimin e krishtlindjes si herezi…
…Observance of Christmas, or the lack thereof, was one way to differentiate among the Christian sects of Colonial and 19th-century America. Anglicans, Moravians, Dutch Reformed, and Lutherans, to name just a few, did; Quakers, Puritans, Separatists, Baptists, and some Presbyterians did not. An 1855 New York Times report on Christmas services in the city noted that Baptist and Methodist churches were closed because they “do not accept the day as a holy one,” while Episcopal and Catholic churches were open and “decked with evergreen …”

vepra, leadership, jo llafe:

https://www.google.com/amp/s/www.wsj.com/amp/articles/world-bank-launches-womens-fund-championed-by-ivanka-trump-1507849797

fonde, jo moral shterpe:

hera e pare ne histori, nje femer drejton fushaten fituese presidenciale

jo lloqe:

https://www.google.com/amp/s/www.washingtonpost.com/amphtml/news/powerpost/wp/2016/12/22/trump-names-campaign-manager-kellyanne-conway-as-white-house-counselor-to-the-president/

@Vlonjat, per kete behej fjale? Tregoja dhe @Pjer

Gjembo, Shqiperia ka per te fituar shume investime ne turizem nga 2018 e ne vazhdim. Behet fjale per miliarda $ ne te gjithe vendin. Ky qe ke sjell ti pothuajse po mbaron. Jane ca peshq ketu qe jane ftuar ne inaugurim. Po ke qejf hajde dhe ti. Nuk besoj se Bredhi do kete kundershim.

1 Like

Do perpiqem te vij dhe une nese pranohem.

Sa seriozisht e more moj … shaka ishte , pastaj ku e di ti qe s’di te gatuaj une , se rrobat i lan lavatricja :stuck_out_tongue:

gezuar! se eshte bere tradite.

nga mot gezuar!

http://littleguyintheeye.com/presidential-christmas-messages-jimmy-carter/

Fake news! Kush te paska vjedhur fjalekalimin e llogarise? Nuk dua ta besoj, @ACDC ka kaq kohe qe na rrefen per war on christmas qe ka nisur me Clintons.