Diskutim i lirë - Gusht 2017

@Pjetermustakuqi , te kujtohet kenga e famshme e Prodanit ''motres time ‘’ besoj… zbulova qe e paska kopjuar, pikerisht ate pjesen e bukur, melodia hyrese me piano…

Nuk po i jap dum,Belul. Dyshova te nje film italian,pastaj m’u duk se m’ngjante me dicka nga Elton John,por jo. :slight_smile:

1 Like

pjeter, po jo te gjithe i kapin keto gjera.:stuck_out_tongue: -Prodani e ka marre motivin ne piano nga klasiket, andej nga i marrin te gjithe dmth… Shopen, ‘‘spring waltz’’… dhe e ka marre te plote ! vetem se usta Prodani i ka dhene pak ritem…:smiley:

Jo mot a mot, po aty qenka bazu. :grinning:

Ca dmth dhjar?

Doli qeveria e re droga # 2 apo akoma?!

1 Like

Tregoja atyre te tjereve qe thonin eshte flluske sapuni tek tema e ardhmja ishte dje , se une ne rregull jam , parashikimet po dalin thashe do shkoje tek 4-5 mije $ deri ne fund te 2017.

Eee prandaj ta solla, po ajo tema jote nuk ishte me ketu, se aty do ta fusja . Lexo kete tjetren;
http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/08/23/do-degjoni-cudira-per-pronat-e-gjyqtareve/

Aty eshte tema , mjafton te kerkosh :stuck_out_tongue: Avokat Ngjela duket si burre i mire , po ku e dijme ne c’behet pas syrit te publikut , keto pislliqet e kane zakon ia nxjerrin njeri tjetrit por ne fund drejtesi nuk ka , keshtuqe mbeten fjale e tym mediatik.

Na mbyti shiu mer qr, pz, klm, pse si fut edhe i berdaf anej nga Albanje se u dogjen ka nja tre muaj!

Pjeshkat ne kohen e zogut.

https://www.facebook.com/ruben.avxhiu/posts/10155567864613286

1 Like

Nena e tij, Alija, jeton akoma sot e kesaj dite e veshur me te zeza…

Sado i saturuar të jetë tregu me drogë, do të ketë gjithnjë vend për eksperimentim. Shpesh, çka e afron adoleshentin te një drogë e panjohur nuk është efekti, por e panjohura ose aventura e rrezikimit.Eksperimentimi me droga bëhet në skajet e globit, atje ku varfëria bashkëjeton me mërzinë, dhe mëngjesi e pret natën me tmerr. Shqipëria e vogël, tashmë e njohur për plantacionet e hashashit dhe të hypertricum sativa, po përmendet gjithnjë e më shpesh si origjinë e një droge të re, që tashmë bën kërdinë në diskot dhe klubet e Europës chic, nga Barcelona në Amsterdam, nga Viena në Bordeaux.Sour guano, polvere di pecora, Albanian dust, kejsespaat, ange aigre, huile en poudre, bela ptica, Parmalat acid, kill-milk, magyarszagat, white coffee – këto janë vetëm disa nga emrat dhe nofkat që po u shkaktojnë dhimbje koke agjentëve të Interpolit anembanë kontinentit.Në Shqipëri, droga ende njihet gjerësisht me emrin e saj të vjetër: trahaná.Fjalë me origjinë turke, trahaná [trah-ah-nah’] ka shenjuar fillimisht një përgatesë me miell gruri të thartuar, e cila përdorej rëndom në kuzhinën tradicionale ballkanike, për të gatuar gjellën me të njëjtën emër. E spërkatur me gjalpë të djegur, vaj ulliri, piper të kuq ose djathë të bardhë feta, trahanaja u servirej e ngrohtë mbretërve, sulltanëve dhe tagrambledhësve në tryezat më të pasura të Ilirisë dhe të Epirit. Thuhet se një pjatë me trahana avulluese i ka ofruar Ali Pashai Lord Byron-it; thuhet edhe se në malësinë e Kurveleshit trahanaja u jepej deshëve, për t’i forcuar seksualisht në stinën e ndërzimit.
Se kur pikërisht u krye kapërcimi nga kuzhina rurale në përdorimin rekreativ chic, për këtë ende nuk dihet gjë me siguri. Ka të dhëna se thithja e trahanasë nëpërmjet mukozës nazale u praktikua fillimisht në spitalin psikiatrik të Vlorës, nga ana e mjekut veteran Vasfi Mavrova; sikurse thuhet se ishin përsëri grosistët vlonjatë që e eksportuan praktikën në Itali të Jugut.Sot, në lokalet më ekskluzive buzë Adriatikut, pranë qytetit piktoresk të Barit, të rinj kroatë, sllovakë, katalanë, izraelitë dhe moldavë e injektojnë trahananë drejtpërdrejt në venë, duke e përzier me acqua di latte, ose hirrë djathi të kontrabanduar nga baxhot e shumta të Labërisë dhe të Campania-s, në Itali. Laboratorë sekret në plazhin historik të Triportit dhe në periferi të qytetit të Orikumit, në Gjirin e Vlorës, përgatitin tani tableta trahanaje eferveshente, të cilat mund të shkrihen në ujë, lëng portokalli ose salep; qarkullojnë gjithashtu biskota trahanaje në trajtë gjysmëhëne, si dhe cigare artizanale TRHN prodhuar në punishte të posaçme në Kotorr të Malit të Zi.
Në një video që qarkullon në YouTube, këngëtarja e njohur Amy Winehouse shihet të konsumojë një përzierje të Albanian Dust dhe crack-kokainës, pastaj të këndojë një version jashtëzakonisht të lirshëm të Lucy in the Sky with Diamonds të Beatles, e shoqëruar me piano nga një person me livré dhe parrukë të bardhë anakronike, që identifikohet provokativisht si Noam Chomsky (pas gjase, një sozi e linguistit të shquar amerikan, edhe pse ky vetë ende nuk e ka përgënjeshtruar videon).

1 Like

Nc, nc, nc, vetem muhabete seksi lexon neper faqet shqiptare. Shume te frustruar si popull, edhe tani qe ka dale sheshit. Ku e ku te gjurmojne lajme me foto nudo, ose ne plazh, turiste nudo, aktore nudo, balerine nudo, deputetja seksi ne plazh qe duket si 20 vjec megjithese me 2 femije adoleshente, pak rendesi ka nese ja vlen te postohet si lajm apo jo. Revolucioni seksual shqiptar s’njeh kufij.

2 Likes

Presin edhe femije Shqipja me Trasgjinoren…

1 Like