Diskutim i lirë - Mars 2018

Në kontradiktë ishim dhe atëherë. Të gjithë ata me pardesy të bardha dolën të sigurimit. Njoh unë të tjerë që ishin të sigurimit pa pardesy të bardha.

Studentët e përmbysën komunizmën. Pa mua do ishe akoma si Kuba dhe Koreja e Veriut. Unë këtë ia thashë që atëherë Arben Likës.

E thashë dhe në artikull. Ngjarjet do ndodhnin, por Partia e Sumës u dha ngjarjeve drejtimin që donte. Greva e urisë ishte një ngjarje 100% jashtë kontrollit të PPSH.

ashtu eshte si edhe pa luften e partizaneve trima ne do ishim hala nen sundimin e nazisteve.

Ku ma gjen sundimin e nazistëve. Sundimit të komunistëve si i bëhet. E lexove si i thashë atij oficerit më 2018 në Orlando?

Thoshin nazistët “po fituan çifutët do ju dhjesin rracën me zezeq”, dhe u doli fjala.

E pata fjalen qe komunistet pretendojne se perzune nazistet kur ata u terhoqen vete.shqiperia ka ekzistuar e ekziston si pjese e nje kompromisi gjeopolitik.levizja e dhjetorit ka pika te erreta qe i japin hapesire teorive te konspiracionit se mund te kene qene te organizuara nga vete ramiz alia.tani ose e beri si alibi per te bindur krahun konservator se nuk kishin rruge tjeter pervecse reformave apo si show ndaj botes se ketu po beheshin ndryshime por qe ngjarjet dolen jashte kontrollit jane disa pikepyetje pergjigjet e te cilave ka te ngjare se ramizi i ka marre me vete ne dynjane tjeter.

Nuk e organizoi Ramiz Alia. Ramizi ishte një gjeni politik i madh, ose turncoat. E nisi karrierën me rininë fashiste, u bë president komunist. Ramizi pranoi gabimet që bëri, dmth që solli tropojanët në fuqi. Pastaj s’e pyeste më njeri dhe ndenji urtë.

Gjeniu politik i Ramizit u tregua si manaxhoi situatën e grevës së urisë, ngjarja e vetme jashtë kontrollit të tij. Ai hapi tragetet drejt Italisë, dhe me këtë e bëri të pamundur luftën civile në atë moment se kokat më të nxehta ikën.

E thashë në artikull, një pjesë e madhe e organizuesve ishin sigurimsa, përfshirë, pa dyshim, Azem Hajdarin. Madje njoh unë ca që kanë qenë sigurimsa, por lëri rehat se kanë bërë më shumë mirë se keq.

Të gjitha ato ngjarje do kishin ndodhur dhe pa Ramizin, por do kishin përfunduar krejt ndryshe, gjykuar dhe nga karakteri i shqiptarit. Ngjarjet e Kavajës, ambasadat s’i organizoi Ramizi. Ramizi kishte frikë se përfundonte si në Rumani dhe s’dinte të këndonte Internacionalen para skuadrës së pushkatimit.

Po të kishte qenë gjallë Mehmeti, të gjitha do ndodhnin prapë se njerëzia po ngordhnin urie. Dallimi është se Mehmeti da kishte larë Shqipërinë me gjak. Kam lexuar tani mbi fisin e Mehmetit, horra brez pas brezi. Lëre ti ça thotë i biri se ishte demokrat i madh.

2 Likes

Me sa mbaj mend Arben imamin ne miting ne qytet studenti tha :ne mbeshtesim reformat e presidentit alia …tani a ishte skenar qe iu doli jashte kontrollit apo gjeni politike qe zemerimin e kanalizoi drejt figures se enver hoxhes i cili kishte vdekur e monumenteve Te tij duke shpetuar mekataret e gjalle do te jete pike debati

Arben Imamin e solli në lëvizje Azem Hajdari. Të dy pardesy të bardha (spiunë) si Berisha e Pashko. Dhe Berisha fliste si ta donte e mira e punës për momentin.

Le të pranojmë një gjë. Sado që e donim atdheun ne, të gjithë, sado të pastër dhe të qartë në idetë tona, ne ishim të gjithë pa përjashtim shumë naivë. Madje të gjithë thoshin “të gjithë fruthat po e bëjnë rrëmujën.” Më vinte për të qeshur atëherë dhe tani. Sigurimi s’kishte kurrfarë vështirësie të vinte e të hiqte kë të donte nga lëvizja. Madje është e qartë se Arben Broci s’ishte i Sigurimit se e vranë. Broci s’ishte aspak me këta kokat, ishte i thjeshtë. Më aktiv se unë në politikë, por kaq. S’e kam kuptuar kurrë pse e vranë.

E thashë në artikull. Që nga fundi i dhjetorit u kuptua që na e futën paq dhe pa dërman. Prandaj ai korçari u shfry “q#më moj breshkë q#më se ma gjete volinë”. E mbajta mend se ashtu mendonim të gjithë.

Nuk besoj se komunistet ishin te interesuar ta vrisnin e Te ngjallnin trazira duke rrezikuar pushtetin Te cilin mezi po e mbanin .

Atëherë pse e vranë? Po të mos e vrisnin do kishte pasur më pak rrëmuja. Unë këtë Brocin e kam parë shumë pak herë, mund të kem folur 1 herë, por asgjë të rëndësishme. S’e njihja as nga emri. Megjithë këto, pasi e vranë, në familjen time kishin frikë se ishte shoku im personal dhe kishin frikë semos shkoja në Shkodër. Këto janë marrëzira, por prindërit mendojnë marrëzira.

Për mua Broci ishte një ndër të tjerët, paksa më i rëndësishëm se unë, por jo kushedi se çfarë. E njihja si fytyrë, kaq.

[quote=“Ilia_Toli, post:294, topic:3995”]
Atëherë pse e vranë?
Ndoshta donin nje casus belli .te gjitha provat u zhduken ,nuk u lejua autopsia nga familjaret .asnjehere nuk u provua kush qelloi .PD e perdori per Te destabilizuar situaten .populli e ndoqi nga prapa duke menduar se outcome e kesaj situate do Te ishte nje check I bardhe apo nje plan Marshall per shqiperine .shqiperi hesapi duke kujtuar situaten e asaj kohe kur vendi ishte praktikisht pa qeveri e kupton se na ka ruajtur zoti .

1 Like

Na ka ruajtur Zoti dhe Ramizi. Atë që e ka e ka. Na ruajti Zoti që Enveri vrau Mehmetin dhe vduq dhe vetë. Ramizi s’ishte aspak burrë i mirë, por ishte frikacak dhe i zgjuar.

3 Likes

Në Evropën lindore më 1989 kishte 14 milionë të varfër. Më 1996 kishte 169 milionë të varfër. Kapitalizmi është aq i lig sa e bënte Enveri. Socializmi është dhe më i lig se kapitalizmi. Kujt ia priste mendja? S’është faji ynë, ishte propagandë perfekte nga të dyja palët dhe ne të gjithë ishim naivë. Ku të kishim mësuar?

Kapitalizmi nuk te ben automatikisht te pasur.duhen aftesi dhe popullsia e europes lindore u gjend papritur ne nje bote ku gjithshka qe kishin mesuar nuk i hynte ne pune njeriu .

E ke shumë gabim, por shumë fare. Shembja e ekonomisë së Evropës Lindore në atë mënyrë u bë me qëllim, pa menduar hiç fare sa do vuanim. Qëllimi ishte që shembja t’i bënte efekt të mirë ekonomive perëndimore. E bëri. Ristrukturimi mund të bëhej shumë kollaj me privatizime. Ndodh gjithmonë. S’kishte nevojë për “terapi shoku”. Madje dhe ato pak fabrika për të qenë që kishte Shqipëria, si azotiku i Fierit, teknologjia zvicerane e fundit e kohës së vetë kur u ble, u mbyllën për të shitur DAP-in amerikan që unë e di që bën më shumë dëme se mirë. Ul prodhimin bujqësor nga viti në vit.

Sa shqiptare njeh ti qe me ato diploma te UT kane gjetur punera profesionale ne perendim pa iu dashur ose te benin shkollen nga e para apo te plotesonin arsimin e tyre?

    1. Puna me industrinë ishte ndryshe. Në fakt është dhe shumë budallallëku i shqiptarëve, por pyetja jote s’ka të bëjë fare me ç’po flisja unë.

Në ato vitet e para, inxhinjerët e blenin tornon për pesë lekë dhe e çonin… në furrnaltë. Për një budallallëk të tillë të vret zoti. Tornot në botën e qytetëruar rrojnë dhe 100 vjet. Ato që dalin më të reja funksionojnë më mirë, por shpesh ia vlen të vazhdosh me tornon që ke. Inxhinjerët shqiptarë i shisnin për metal. Mendonin se do blinin tornot e reja, s’mbërritën kurrë t’i blenin.

tornot jane te komputerizuara ne boten e sotme ne keshem torno gjermano lindore te viteve 60 te cilat duhet te kalibroheshin me dore ( e di se na conin per praktike ne uzinen e traktoreve ne shkolle te mesme) .socializmi prodhoi masa te tera te popullsise qe robtoheshin ne pune te pakualifikuara te objekteve grandiose te komunizmes.kur komunizma ra keto ishin masa milioneshe pa zanat qe i kishin harxhuar pjesen me te mire te jetes ne qilizme e si hynin ne pune njeriu nga ana profesionale.nje nga arsyet qe koreja e juges edhe do por edhe s’do qe te bjere komunizma ne korene e veriut eshte se do i ngecen ne dere 26 milione njerez te traumatizuar dhe unemployable.pak a shume perendimi u perqendrua ne shembjen e komunizmes por jo ne day after.si e pershkruan D Agolli:
Ju lumte more trima
hoqet gozhden doli vrima.

qeka ngrit nga varri profesor topja me nje vize te shtuar ne emer.

Profesor topja t’hiku frika nga Mosadi qe rifillove te komentosh ne Peshk per Teori Komploti, apo ke hyre ne sherbim te Mosadit?

keto quhen psikoza ne fakt, dhe s’jane nje fjali goje. Kur ja keput me armiq zezake apo çifute (se nuk e mbaj mend rendin e armiqve te tu te brendshsem :grinning: ) kujto stacionin e trenit :wink:

deri nga ora 3 se po na zinte gjumi ne kembe :grinning: (ahahaha, sa heret flejshim atehere !)

kush e fitoi?

:joy: