Diskutim i Lirë - Prill 2018

I kane paguar, cte duhet ty i hane apo i hedhin? Apo te hane 400 gram me shume e tu behet dhjam?

leshoj me qera apartament per pushime ne Sanremo te interesuarit te me shkruajne per sqarime te ndryshme

Hajde cbehet ne shtetet liberale!
Tani dhe fjala “shok i ngushte” qenka e ndaluar.

E pra c’ju duhet ketyre me cfare bejne njerzit, qe shkojne bejne studime te ketilla

Ne amerike lulezojne teori e grupime nga me te ndryshmet, dhe nuk besoj kjo qe sjell, te jete tashme stabilizuar si mainstream ne edukim edhepse pranoj, duhet te kete marre nje aprovim nga autoritetet e specializuara programi, para se te implementohet ne kurrikulum.
Personalisht me duket ekstrem, por shume mund te thone jemi too old per te pranuar zhvillimet super te shpejta sociale (Megjithqe argumente si keto “too old”, jane klishe+age discrimination+spekulime)

Drejtësi gjysmake, 4 në burg, Tahiri në parlament

Vetëm në Shqipëri të mbajnë në burg për protestë për taksa! Burgu është për kriminelë, jo për qytetarë të revoltuar nga “gabimi” i qeverisë, siç e pranoi vetë Palloshi

1 Like

Gjerat po shkojne ne drejtimin e duhur në frontin e gadishullit Korean.

Në fund te muajit dy Korete do te nenshkruajne traktatin e paqes mes tyre,gje qe ishte e paimagjinueshme 2 vjet me pare.

Korea e Veriut hoqi dore nga kushti qe trupat amerikane te largohen nga Korea e Jugut si parakusht per denuklearizimin.

Tani kjo.
Bravo zoti Trump dhe Mike Pompeo!
Po ben me shume ne 1 vit e gjysem,se 3 presidente ne 24 vjet.

1 Like

Mr. Kim made no mention in his latest remarks of dismantling the nuclear weapons and long-range missiles North Korea has already built. On the contrary, he suggested he was going to keep them.

In a statement after a meeting of the Central Committee of his ruling Workers’ Party, Mr. Kim said his country required no further nuclear and long-range missile tests because it had already achieved a nuclear deterrent.

Hahahaha,
Sa e deshperuar eshte turma anti Trump.
Edhe sikur Kimi te dorezoje armet atomike,perseri do te thone,deshtoi Trumpi…

Ta kemi te pandare😊

S’paskan te mbarume keto funderrinat islamiste mer jahu. As Trumpi nuk po i bo dot zap.

image

Presim presidentin ta denoje ne twitter, te dergoje thoughts and prayers per viktimat dhe familjet e tyre dhe te lavderoje heroin qe ja mori armen ketij funderrines islamiste.

1 Like
1 Like

@gjembi lajmro shendetin!

Nuk jetoj ne Toronto. Pyet ndonje kapo a ndonje tjeter. Faleminderit per interesimin, pjeter.

Ncq, cqt, vk, lum si ata qe i kane shpetuar femijet nga shkollat shqiptare

1 Like

Te gjitheve na kane rrahur ne shkolle ( ne kohen e xhaxhit)

I dalte shpirti nga bytha ketij …
frocio di merda …

Animal Rescue Albania
2 h ·
SHPERNDANI SHARE JU LUTEMI

Keto dite morem konfirmimin e asaj qe do donim mos te kishim provuar kurre. Prej kohesh e dinim te verteten e hidhur pasi te gjitha faktet na conin aty por nuk kishim prova. Ja ku e ke nje kamion me prova zoti Veliaj dhe kjo leter te drejtohet ty nga cdo kafshdashes taksapagues i ketij vendi.

Letër e hapur kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,…

Keto dite morem konfirmimin e asaj qe do donim mos te kishim provuar kurre. Prej kohesh e dinim te verteten e hidhur pasi te gjitha faktet na conin aty por nuk kishim prova. Ja ku e ke nje kamion me prova zoti Veliaj dhe kjo leter te drejtohet ty nga cdo kafshdashes taksapagues i ketij vendi.

Letër e hapur kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,

Na ke quajtur histerikë kaq herë, sa tashmë është bërë emri ynë i dytë për ty, mbase edhe i pari. Kështu që kjo letër të drejtohet nga një tufë histerikësh në kulmin e histerisë së tyre- ta bëjmë të qartë që tani.

Fillimisht ke rrëmbyer qentë endacakë të Tiranës. I ke marrë nga territoret e tyre, nga shtëpitë e tyre, nga komunitetet ku prej vitesh jetonin në harmoni të plotë me dykëmbëshat. E kë bërë fshehtas, e ke bërë pa njoftuar, e ke bërë në heshtje varri, figurativisht dhe literalisht. Qen plotësisht të shëndetshëm dhe të butë i ke rrëmbyer nga qytetarët të cilët kujdeseshin çdo ditë për ta nga koha e tyre, nga xhepi i tyre, nga zemra e tyre.

Rrëmbeje dhjetë dhe ktheje dy sa për sy e faqe, me nga një pullë të verdhë në vesh që as kod identifikimi nuk kishin, e pastaj dilje i fryrë para kamerave duke pohuar që numri i qenve endacakë të Tiranës ishte pergjysmuar përgjatë vetëm dy viteve falë fushatës tënde të supozuar të sterilizimit. E vërtete deri diku, numri i përgjysmuar ishte, por nga fushata e asgjësimit. E bëje popullin për idiot dhe as që përpiqeshe fare të paktën të mashtroje në mënyrë më të elaboruar dhe të kamufluar. Dilje gjithë krenari e pohoje me zë të lartë që dy plus dy bëjnë pesë, me vetëkënaqësinë e një diktatori që është i bindur se mund të krijojë realitete virtuale sipas qejfit dhe të ngashënjejë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e tyre.

Mashtroje duke thënë që qentë merreshin për sterilizim dhe matrikullim, por kur pe që populli që ti konsideroje idiot nuk ishte edhe aq idiot dhe filloi të vinte re që qentë nuk ktheheshin më dhe të kërkonte llogari për ta, gjete tjetër pretekst për rrëmbimin e tyre: ankesat e qytetarëve. Ah, sikur të ishe vërtetë kaq i ndjeshëm ndaj ankesave të qytetarëve të tjerë që qajnë halle shumë më të mëdha se “Lehu qeni i lagjes dhe më zgjoi nga gjumi i drekës- hajdeni merreni”, mbase do ta kishim besuar edhe këtë justifikim patetik.

Ke rrëmbyer qentë, krijesat më të pambrojtura e naive të shoqërisë, dhe me çdo qen që ke marrë, ke vjedhur çdo qindarkë dhe çdo sekondë që të paktën një qytetar ka shpenzuar duke u kujdesur për të: çdo gramë ushqim, çdo shiringë vaksine, çdo tabletë ilaçi, çdo qepje pas ndërhyrjes së sterilizimit, çdo mililitër karburanti për ta çuar deri te veterineri, çdo ngritje hopa për ta futur dhe nxjerrë nga makina, çdo përkëdhelje për ta ngushëlluar nga guri apo shkelmi që i gjuan ai pseudo qytetar që me siguri është i njejti që vjen e të ankohet ty- dhe ti e dëgjon. Të gjitha këto ia vjedh qytetarëve të tu, atyre që të paguajnë taksa çdo muaj, atyre që të dhanë votën atë ditë të mallkuar.

Ke dhunuar qytetarët që kanë bërë rezistencë sepse nuk kanë dashur t’u zhdukeshin qentë e tyre. Nisje ekipin tënd të task forcës të përbërë nga “individë të trajnuar” që tërhiqnin zvarrë qentë nga qafa dhe i hidhnin me egërsi në kafazet metalike që kundërmonin era vdekje. Nëpërmjet këtyre “specialistëve” të tu, sipas terminologjisë tënde, ke kapur në grushta qytetarë që përpiqeshin të mbronin miqtë e tyre mbi katër putra; ke hyrë me dhunë pa asnjë mandat në shtëpitë e të tjerëve dhe u ke rrëmbyer miqtë me katër putra.

Dhe qentë nuk i ke sterilizuar. Nuk i ke trajtuar. As nuk i ke degdisur më në periferitë e Tiranës.

Qentë i ke vrarë. Këta qen kaq agresivë dhe të rrezikshëm sa e kanë lënë veten të kapen nga dora jote vrastare pa nxjerrë dhëmbët, pa sulmuar, por vetëm duke u përpjekur dëshpërimisht të ikin, të shpëtojnë nga ai laku në fyt, mes rënkimeve dhe të qarave- i ke vrarë. Këta qen kaq të sëmurë dhe epidemikë sa po shpërthenin nga kilet e shëndetit, gëzofi i dendur dhe energjia e pashtershme- i ke vrarë. Qen të vjetër, qen mbipeshë, qen të çalë, këlyshë, mama ende me qumësht në gji - nuk ke kursyer asnjë- i ke vrarë.

Mbush kamionçinat e vdekjes rregullisht me dhjetëra kufoma të rrasura në qese të zeza plehrash që dalin nga “qendra e rehabilitimit” e Bashkisë dhe nisen për në Sharrë, faza e fundit e rehabilitimit. Atje priten nga nje gropë e madhe e përbashkët ku bashkë me trupat e pajetë, hidhet investimi kohor, financiar, shpirtëror dhe shpresa e çdo qytetari që ka luftuar më kot për një shoqëri më të butë, më të njerëzishme, më të dhembshur; për një realitet ku nuk të vjen të qash me ngashërim sa herë del nga shtëpia.

Ti ke kryer të gjitha krimet që mund të kryeje. Ke rrëmbyer, ke mashtruar, ke vjedhur, ke dhunuar dhe ke vrarë.

Qeni, universalisht i njohur si miku më i mirë i njeriut, ka nxjerrë anën më të errët të njeriut te ti. Ke shpërfillur çdo thirrje publike, çdo protestë, çdo komunikim zyrtar, çdo mbështetje dhe propozim për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare dhe njerëzore problemin e qenve endacakë të Tiranës.

Ke shkelur me këmbë çdo qytetar, mbështetës dhe ndihmës që vullnetarisht është përfshirë në këtë kauzë dhe ke parapëlqyer rrugën e dhunës e të vdekjes. Ke firmosur peticionin për Ligjin e Kafshëve për t’i mbrojtur nga egërsia njerëzore dhe paralelisht ke groposur qentë e Tiranës në Sharrë.

Ke pastruar (përkohësisht) rrugët e qytetit nga qentë endacakë, por i ke mbjellur me mjerim institucional, shoqëror dhe shpirtëror.
Ama histerikët jemi ne.

image