Diskutim i lirë - shtator 2016

Karrem per Pjerin kjo? :stuck_out_tongue:

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

kjo te djeg ty? mbase duhet te ndryshosh boteveshtrim. ca prej nesh jane healer, ca warrior, ca mbajne dru. mbase ty te duhet te gjesh cfare je. mbase s’je dru-dhenesi.

sexy af :stuck_out_tongue: nderkohe thote duhet me pas 15 karaktere.

BRADY e filloi persmari

Ne kemi hapur faqe fb e kemi nisur 300-400 fansa, i kemi cuar 5000-8000
ne pak kohe, dhe shikimet e postimeve kane qene shume e shume here me te
larta brenda vitit, se keto qe ka pehsku pas kaq shume vitesh pervoje.
Brenda nje viti i kemi cuar me nga 50-60 mije reach per cdo postim FB,
ne piken qe i kemi shitur faqet nje vjecare per 3 mije euro. Peshkun ne
treg nuk e hane as qente, dhe kete ta them me pergjegjesi te plote. lol

Ti pse vazhdon te japesh kontributin tend te cmuar ne nje blog te deshtuar? Sikur dhe njefare lamtumire “lol Deshtim te mbare, njerez.” por po vazhdon te komentosh perseri? lol pz ncnc

2 Likes

:triumph:

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Emisioni investigativ Publicus në Vizion Plus tërhoqi vëmendjen javën e kaluar me episodin e tij të dytë, ku ekspozoi gënjeshtrat e qeverisë mbi aftësitë e laboratorit doganor shqiptar për të kontrolluar importin e mbetjeve, por emisioni i tyre i tretë, një investigim mbi marrëveshjet e pista të Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e Landfillit të Sharrës nuk u transmetua të dielën në darkë, në një ngjarje që shumë gazetarë po e shohin si një rast censure flagrante mbi lirinë e medias.

Stafi i emisionit Publicus publikoi të dielën në darkë në faqen e tyre në Facebook një shënim ku denoncuan mbylljen e emisionit investigativ dhe humbjen e mbështetjes financiare për këtë emision.

” Drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”, njoftuan se e nuk lejojnë transmetimin e episodit të tretë të “Públicus”, të titullur “Kodrina e vdekjes”, sipas programimit (të dielën, dt., 10. 10. 2016, ora 20:10)! Njëkohësisht, kanë tërhequr mbështetjen financiare për programin, për stafin e përfshirë për realizimin e tij dhe se kanë larguar të gjitha njoftimet publicitare për këtë program nga faqja zyrtare online e televizionit!,” shkroi stafi i emisionit.

Producenti i emisionit, Artan Rama, i tha BIRN se pasi investigoi skandalin e landfillit për një javë, ai qe thirrur të premten nga administratori i Televizionit dhe i qe kërkuar që të tregonte përmbajtjen e emisionit. Të dielën, administratori e njoftoi se emisioni nuk do të transmetohej pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Për Partinë Demokratike në opozitë, mbyllja e emisionit është pasojë e drejtpërdrejtë e cenzurës së ushtruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj mbi lirinë e medias.

“Dje ishte një ditë e keqe për lirinë e medias, për lirinë e shprehjes për demokracinë në Shqipëri,” deklaroi Grida Duma, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike

“Një emision që po hetonte krimin e tij në Sharrë, aty ku humbi jetën dy muaj më parë 17 vjecari Ardit Gjoklaj. Teksa emisioni “publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të mos e transmetojë dhe e mbyll programin,” tha ajo.

Gjithsesi, Genc Dulaku, drejtor administrativ i Media Vizion, kompanisë që menaxhon televizionin Vizion Plus, mohoi të ketë bllokuar transmetimin e emisionit për ta censuruar atë.

“Ne patëm mosmarrëveshje mbi çështje administrative me drejtorin e emisionit pasi ai qe vonuar në montimin e tij,” tha Dulaku për BIRN. “I thashë se qe e pamundur që emisioni të transmetohej këtë javë dhe se ai mund të vijonte javën tjetër, por ai vendosi të largohet,” tha Dulaku duke iu referuar regjisorit të emisionit Artan Rama. “Unë nuk mund të censuroj një emision që nuk e kisha parë,” shtoi ai.

Zëdhënësi i Erion Veliajt nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN për komente.

Reklama e emisionit, e publikuar në faqen facebook të emisionit, thotë se ata kanë investiguar vdekjen e Ardit Gjoklajt, një 17 vjeçar që punonte pa kontratë pune në landfillin e Sharrës për nëj kompani të quajtur 3R, e cila operonte një impjant riciklimi në landfillin pronë e bashkisë.

“Të dielën në mbrëmje, “Públicus”, nuk u lejua të transmetojë një raport mbi vdekjen tragjike të një të riu që banonte në rrethinat e ish Kombinatit, e që punonte në kushte pasigurie në Landfillin e Sharrës, pronë e Bashkisë së Tiranës e që e bashkëadministronte me një kompani private riciklimi. Bëhet fjalë për Ardit Gjoklajn, 17 vjeçarin që u nda nga jeta në rrethana dramatike. Ne shkuam në Sharrë, takuam njerëz e folëm me familjarët e viktimës dhe regjistruam dëshmi. Zbuluam dokumenta të cilat nëpunësit kërkojnë t’i fshehin, pasi nuk duam të zbulohen përgjegjësitë. E të gjitha këto i përgatitëm për t’i publikuar. Por nuk na lanë!”, shkruan drejtuesit e emisionit në Facebook.

Një pjesë e profesionistëve të medias reaguan të zemëruar ndaj lajmit. “Kjo është një ditë e keqe, [për lirinë e medias]” shkroi Andi Bushati në publikimin në internet Lapsi.al.

“Kjo është një goditje e përsëritur ndaj medias që investigon punën e Bashkisë së Tiranës,” deklaroi Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë në një njoftim për median.

“Ky është një nivel i ri censure,” tha për BIRN Ervin Goci, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. “Më herët ne jemi informuar për përpjekjet pas skene për të shtyrë gazetarët drejt heshtjes. Tashmë këto përpjekje kanë dalë në shesh,” shtoi ai.

Më 7 gusht, trupi i pajetë i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj u gjet në landfillin e Tiranës. Policia arrestoi tre supervizorë impjantit të riciklimit të plehrave ku Gjoklaj punonte krahas dhjetëra punëtorëve të tjerë, për llogari të një kompanie të quajtur 3R, për të ndarë plastikën, letrën dhe metalet nga mbeturinat e pariciklueshme.

Policia e hetoi ngjarjen si një aksident në punë dhe arrestoi tre mbikëqyrës të punimeve për shkelje të kushteve të sigurisë në punë. Administratori i kompanisë 3R, Edurim Teqja, u shpall formalisht në kërkim nga policia. Teqja qe emëruar udhëheqës i Partisë Socialiste për qytetin e Peqinit pak muaj më parë.

Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë përgjigje mbi pyetjet se mbi çfarë marrëveshjeje, nëse ka një të tillë, një kompani private riciklimi po punonte në landfillin nën pronësinë e bashkisë.

Më herët këtë muaj, gazetarja Alida Tota njoftoi se ajo qe pushuar nga puna nga televizioni ku punonte pasi kishte investiguar mbi të njëjtën çështje.

Investigime të mëparshme të BIRN kanë zbuluar se riciklimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës nga kompania 3R kryhej nga punëtorë të keqpaguar dhe në shumicë pa kontrata pune.

Punësimi i paligjshëm i Ardit Gjoklajt për shkak të moshës ende të mitur nuk çuditi asnjërin prej punonjësve të landfillit të Sharrës që BIRN intervistoi. Ata treguan se praktika e punësimeve në kompaninë “3R” shpk udhëhiqej nga uria për sa më shumë krah të lirë pune, se sa nga respektimi i ligjeve në fuqi.

Më herët këtë vit anëtarët e Shoqatës së Riciluesve u ankuan për një tentativë të re për krijimin e një monopoli për riciklimin e mbetjeve të Tiranës, qyteti që prodhon shumicën dërrmuese të mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri. Një investigim i BIRN i publikuar në gusht, zbuloi se lufta e Bashkisë së Tiranës për kontrollin e plehrave fshihte në fakt interesa private. /Marrë nga BIRN/

http://dai.ly/x4x06gm

Shume i mire ky artikull nga The Guardian (ne anglisht). Eshte nje nga problemet me te medha te viteve te fundit, i cili nuk gjen sa duhet jehone, e aq me pak debat. Ne nje menyre apo ne nje tjeter na prek te gjitheve.

“There are plenty of secondary reasons for this distress, but it seems to me that the underlying cause is everywhere the same: human beings, the ultrasocial mammals, whose brains are wired to respond to other people, are being peeled apart. Economic and technological change play a major role, but so does ideology. Though our wellbeing is inextricably linked to the lives of others, everywhere we are told that we will prosper through competitive self-interest and extreme individualism.”

E Zaloshnja

Qeveria shqiptare ka kohë që mburret se në Shqipëri është mbjellë më pak kanabis se më 2013 dhe se është asgjësuar pothuaj 100% e sipërfaqes së mbjellë. Dhe kur Guardia di Financa publikoi raportin e këtij viti për kanabisin në Shqipëri, që tregonte se ishin zbuluar 110 hektarë më pak se më 2013 dhe se 99.8% e sipërfaqes së zbuluar ishte asgjësuar, qeveritarët shqiptarë bërtitën: “Po tani a na besoni?”

Opozita u përgjigj duke thënë se Guardia di Financa ka monitoruar vetëm 17% të territorit, ndërkohë që në pjesën e pamonitoruar nga ajo është bërë kërdia me kanabis – është mbjellë 5 herë më tepër se më 2013.

Meqenëse gjatë çerekshekullit të fundit është bërë gjithnjë luftë shifrash mes qeverive dhe opozitave në Shqipëri, dhe e vërteta ka qenë zakonisht diku në mes, vlen që edhe në këtë luftë të fundit, të dëgjohen me skepticizëm të dyja palët. Ndërkohë, është e mundur që t’i afrohemi të vërtetës tërthorazi – përmes kursit të këmbimit të Euros.

Historikisht, Euro bie 2-3 pikë gjatë muajve të verës dhe kthehet përsëri në nivelin pranveror gjatë muajve të vjeshtës. Kjo luahtje shpiegohet me fluksin e madh të shqiptarëve që vijnë për pushime nga Kosova dhe vende të tjera të Europës. Por në 4 vitet e fundit kjo rregullsi në luhatjen e Euros nuk është shfaqur. Euro ka vazhduar të mbetet 2-3 pikë më poshtë se niveli pranveror edhe në muajt shtator e tetor, që përkojnë me korrjen dhe tharjen e kanabisit – trafikantët thyejnë Eurot e tyre për të paguar punëtorët që e korrin dhe e thajnë atë.

Por a ka ndonjë shpjegim tjetër kjo shmangie e kursit të këmbimit të euros nga prirja 20-vjeçare?

Rënia me 2-3 pikë në shtator-tetor do të shpjegohej me rritjen e raportit eksport-import, për shembull. Por shifrat e Instatit në tregojnë se ky raport është përkeqësuar në 4 vitet e fundit (kryesisht për shkak të rënies së kërkesës së jashtme për naftë e krom). Kështu, më 2013, eksportet mbulonin 48% të importeve, ndërsa në korrikun e sivjetmë ky raport zbriti në 45%. Për më tepër, në muajt shtator-tetor, raporti eksport-import ka qenë poshtë mesatares vjetore në të 4 vitet e fundit.

Me pak fjalë, raporti eksport-import duhej te ndikonte në rritjen e kursit të këmbimit të Euros e jo në rënien e tij në këta dy muaj.

Një faktor tjetër për mbajtjen e kursit të ulët të Euros gjatë muajve shtator-tetor mund të ishin dërgesat monetare të emigrantëve. Por të dhënat e bankës së Shqipërisë nuk tregojnë për ndonjë rritje të papritur në këta dy muaj – dërgesat janë pak a shumë të njëtrajtshme gjatë vitit.

Dhe së fundi, një kurs i ulët i shkëmbimit në shtator-tetor do të mund të shpjegohej me fluksin e eurove nga investitorët e huaj në bankat shqiptare, për të paguar punonjësit e tyre në Shqipëri ose për të investuar në bonot e thesarit shqiptar. Por kjo nuk ka pse të ndodhë vetëm në muajt shtator-tetor. Për më tepër, të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se bankat private po dërgojnë gjithnjë e më tepër Euro jashtë Shqipërisë, për t’i investuar në tregjet financiare Europiane.

Në përfundim mund të thuhet se mbetja në shtator-tetor e kursit të Euros poshtë nivelit pranveror mund të shpjegohet kryesisht me korrjen dhe tharjen e kanabisit. Dhe në 4 vitet e fundit kjo është një dukuri që është shfaqur në nivel të njëjtë – Euro ka qenë 2-3 pikë më poshtë se në pranverë…

s’ju pelqen si fakt. i rane thamt kalit tuj te betejes,hashashit. si te paftyre qe jane keta te opozites,dune me ba politike edhe me hashashin,ku dihet qe ne qeverisjen e tyne kultivusit jetonin ne paqe dhe harmoni me shtetin. lazarati,s’ka nevoje me u permen,se e tha komandanti pa ja ba syni terrt,- e kam lan vete me dashje, - po lazarati sherbene me terheq prozhektore e vemenjes publike,pasi ishin polt e perplot,Malsia e Krujes, Dugagjini e gjithanej ksaj rrokullie.
duke qan eksperta ne ke fushe,se kane drejtu per 8 vjet trafiqet e kanabisit,ja dine marifetet zanatit dhe e perdorin per t’ja m’vesh ksaj qeverie. dhe ja kane dal. tash qe te tjere po thone qe kjo qeveri po i shfaros te mbjellat,kta thone, shifini,shifine,se s’i kini pa mire. :stuck_out_tongue:

Ça thu mer ?

260.000 bimë hashashi në Malësi të Madhe.
130.000 Shkodër
245 000 Pukë - Kukes
60.000 Mirditë.
350.000 Tepelene - Vlorë
40.000 Skrapar
38.000 Kolonjë - Përmet
100.000 Sarande - Gjirokaster
Pa përmendur Korçë, Devoll, Librazhd, Elbasan etjetj
Këto janë informacione operative të nxjerra direkt nga vendet ku janë ato, por mos i kërkoni më pasi janë korrur, tharë dhe trafikuar ka ditë

Qeveria e leshit, do mbaheni mend në histori si Republika Popullore Kanabiste e Shqiperise

Si thane ato grate t’u pre dru? - po na numurojne ! :stuck_out_tongue:
Vete fakti qe ti i numron rraje per rraje, flet vete per pune e shkelqyer te policis se shtetit te drejtume nga Sajmir Tahiri me ne krye EDVIN KRISTAQ RAMEN.

Këto që shkrova më sipër, nuk janë punë e Policisë së Sajes por janë të mbledhura dhe faktuara nga investigues të pavarur, për qëllime të tjera e aspak si arritje të kësaj qeverie e cila për mbi tre vite nuk ka bërë asgjë por ka ngritur në institucion Kanabisin, Korrupsionin dhe Krimin. Kali i betejes së merdoqeverisë ka rënë me kohë, një milion shuplaka u rikthyen në një milion hunj të mprehur mirë futur në bythët e tyre…

Arritje thotë, ha h

Investigimi i ‘RAI’: Ja provat që policia shqiptare është e përfshirë në trafikun e drogës

RAI3 ka bërë një reportazh të shkurtër në Shqipëri për kultivimin në masë të kanabis sativës, pjesa më e madhe e së cilës trafikohet nga vendi ynë drejt Italisë, ku kryesisht zbarkon në Puglia.

Gazetari italian ka shkuar në malet e Krujës, rreth 30 kilometra nga Tirana. Gazetari fillimisht prezantohet dhe filmon me kamera të ndezur plantacionet e drogës të shkatërruar nga policia. Për të konfirmuar këtë gjë, ai pyet edhe një shqiptar, i cili shfaqet si një bari dhe thotë se nuk ka plantacione me drogë.

Kurse, në momentin që gazetari italian fik kameran dhe nuk regjistronte, atëherë “bariu” bëri një telefonatë dhe mori konfirmimin t’i tregonte grupit italian plantacionin e shkatërruar nga policia.

Më pas gazetari sqaron të gjithë sistemin e ujitjes së parcelave të kanabisit.

“Fusha e marihuanës është e ndërtuar nga sistem mjaft i zgjuar i renditjes. Niset nga lart ku shohim se ka bidona të mëdhenj të mbushur me ujë dhe më pas përmes këtyre tubave të gomës bëhet e mundur ujitja e cdo bime”, thotë gazetari italian.
Personi i prezantuar si bari mban në dorë edhe një degë kanabisi dhe sqaron se vlen 100 Euro. Nga kjo shumë, sqaron “bariu”, 60 Euro i merr vet ai dhe 40 Euro policia lokale e Krujës që angazhohet për të mos shkatërruar parcelat.
https://vid.me/suLe

Gazetari thekson gjithashtu se këto plantacione droge në Krujë janë shkatërruar nga Policia e Tiranës, pasi policia lokale është e përfshirë në kultivimin e kanabisit dhe nuk njoftohen për operacionet nga frika e dekonspirimit.

Në kronikë është përfshirë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pyetet për përfshirjen e policisë shqiptare në kultivimin e kanabisit.

Reportazhi i plotë:

Shqiptari: “Nuk ka marijuanë këtu. E sigurt 100% nuk ka.

Gazetari: E në fakt pikërisht këtu në këto male 30 km larg tiranës që është zhvendosur zemra e kultuvimit të drogës në Shqipëri nga fshati Lazarat më në jug, kryeqyteti evropian i kanabisit para ndërhyrjes së forcave speciale. Në malet e Krujës zbresim ng makina ku na bllokon “bariu” i rremë, i cili ndryshon versionin e tij sapo ulim kamerat dhe zbulojmë se po na vazhgëjnë.

Shqiptari: Të kanë parë atje dhe më thanë mua, ik shiko se kanë ardhur me kamera. Aty ka snajper e të qëllojnë.

Gazetari: Pranon të na tregojë kampin e tij me marihuanë tashmë të shkatërruar nga policia, pasi iu dha leja nga një telefonatë. Duhet të lëmë kamerat dhe të përdorim celularët, por kemi besim. Me shumë se një orë ecje në këmbë marihuana është kudo, por nuk mund të ndalojmë guida është e autorizuar të na shoqërojë vetëmnë fushën e tij 152 bimë në mal.

Gazetari: Policët kanë prerë gjithçka, policë të ardhur nga Tirana jo ata që ai i njeh mirë…

Shqiptari: Kjo bën 100 Euro, 60 janë për mua 40 për policin.

Tahiri: Unë pyes veten, nëse ju në Itali gjeni një plantacion me 180 mijë bimë, ccfarë do të thotë që polici aty është i korruptuar?

Gazetari: Ministri Tahiri e ka fjalën për mega plantacionin e kapur në Foxhiano gjatë fundit të muajit shtator.

Tahiri: Si ka mundësi që policia nuk e ka parë? Kush i mbronte ata që i kultivonin?

Gazetari: Ftesa është të shohim në shtëpinë tonë që gjithashtu është pjesë e shtëpisë evropiane ku Shqipëria aspiron të hyjë.

Ke gjithe kohes qe po na bombardon me copy- paste t’u na pru materiale kunder qeverise.
qe pra lala;
Më tej mësohet se Fleckenstein theksoi se: “Është një qeveri me vizion, që po e integron vendin në bashkimin europian dhe po modernizon infrastrukturën. Kam vizituar shumë shpesh Shqiperinë, por në 3 vitet e fundit ndryshimi ka qenë i mahnitshëm. Përpara disa ditësh isha edhe në shtetet e bashkuara ku bisedova për situatën në Ballkan me zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit dhe njesoj si në BE, edhe në SHBA, Shqipëria dhe Kryeministri Rama shihen si një partner tejet i besueshëm, përfundoi Fleckenstein”
Bravo Edvin Kristaqi.

Çdo të thoni me copy-paste?
Sigurisht që për tu mbushur mendjen rilindasve si punë e juaja veç fjalive tona, ne normalisht që do citojmë burime nga mediat e vendit dhe të huaja, nuk ma do mendja që radion italiane ta nxirrni kundërshtare të qeverisë Rama. Sa për atë të mavijosurin Fleckenstein mos na flisni, dikur edhe Berisha kishte një grua të tillë nga vetja…