Diskutime të Lira - Gusht 2018

& @B-O-H-I-C-A

per ju qe jetoni ne USA (dua thjesht te kuptoj) :
ngritja e taksave te Trapit per produktet e importit nga Kina duke jo pak pa sens sepse, ato taksa, para se gjithash do i paguaje importuesi Amerikan.
Per sa kohe qe per ato artikuj ekzistojne alternative lokale (amerikane), ok, ato taksa favorizojne prodhimin lokal (amerikan).
Por qe nga momenti qe ato alternativa nuk ekzistojne (dhe ky duhet te jete fenomen jo i vogel, sidomos per produktet ‘made in China’), ai qe do rendohet do jete xhepi i konsumatorit te varfer. Dmth i votuesit te Trapit.

pra, elektoralisht, çik si autogol. jo ?

eksportin e foragjereve nepermjet varkave e ka llogaritur autori?

me sa mbaj mend kur kerkoi shtimin e listes per tarifa importi (heren e dyte pasi Kina u kunderpergjigj) kerkesa qe e tille qe seleksiononte artikuj te shtrenjte (nje menyre qe nga 10% i tyre te arrihej shifra fikse (dy / dyqind/ (?)) miliarde $. Dmth nje total tarife fiks (qe Trump kish ne mendje) te arrihej me nje nr. sa me te ulet artikujsh, ne te njejten kohe me perdorim me te ulet sepse importohen shtrenjte nga Kina.
Vetem nje argument ky.

ne fakt nuk te kuptova…

apo : menyre qe…

?

Desha me thene:
Totali i tarifes = (cmimi i importit artikulli 1 + cmimi importit artikulli 2 + … cmimi importit artikulli n) × 10%
Faktorizo dhe sasine per secilin se e lashe jashte

ok ok, por kjo nuk jep pergjigje pyetjes sime (raportit me prodhimin vendas… etj etj)

pyete si llogaritej, t’u pergjigja per ate
Raportin me prodhimin vendas e ke ne pergjigjen fillestare. Po e perseris:
Duke zgjedhur artikuj te shtrenjte (me avantazhin e pritur qe te jene me pak te perdorshem per shkak te cmimit), ulet nr. i artikujve te importueshem qe bllokohen nga tarifa, Trump prap i lejon vetes te importoje me cmim te ulet, nje game te gjere artikujsh, per nevojat vendase usa.

tani kuptova; pra eshte perzgjedhje artikujsh

1 Like

Sigurisht shqiptare, megjithese kjo nuk ka ndonje rendesi.

Puna nuk eshte aq e thjeshte sa e ben ti. Te ishte ashtu, nuk benin gam gam kinezet dhe nuk u pergjigjeshin tarifave me tarifa. Mjafton te thoshin, pune e madhe, ju do i paguani prape, cme duhet mua. Puna eshte se shume nga ato qe quhen mallra kineze, ne te vertete jane mallra amerikane qe vetem sa montohen ne Kine. Trapi eshte i fiksuar me deficitin dhe ka bere hesapin: Une eksportoj 100 dhe importoj 600, po vendosa tarifa per 600, ata shume shume do vene per 100 dhe fitova. Nuk e di qe nja 300 nga keto 600 jane ne te vertete mallra amerikane.

Ti, une, bohica e shume te tjere, perfshire ekonomiste me emer, te vertete (jo si njeri ketu) mendojne ashtu, qe eshte autogol. Por baza e tij nuk arrin t’i kuptoje keto gjera.

po mendoja: problemi eshte se nga Kina, USA merr me se shumti artikuj te lire; te shtrenjtet i merr nga Gjermania (vetura etj etj)

sigurisht sigurisht qe nuk eshte ‘shume e thjeshte’ puna; prej nga dhe pyetja ime

Une jam koshient se per Kinen nuk eshte hiç gje e mire (ose siç thua ti, “kot nuk ben gam gam Kina”), sepse duke ngritur edhe ajo taksat, xhepi i konsumatorit kinez e vuan.

Por kjo nuk do te thote qe automatikisht eshte pozitive per Ameriken (ose me sakte, per elektoratin e Trapit). Kam frike se kjo eshte negative per te dyja palet

Edhe ndaj Evropes ka vene tarifa ne kunderpergjigje te 10% qe ka Evropa ndaj mallrave amerikane. Qellimi ne vetvete nuk eshte te mbledhe patjeter tarifen, por te detyroje anen tjeter, qofte Kinen, Evropen apo vendet e NAFTAs te rinegociojne marreveshjet ekonomike me Ameriken.

2 Likes

Po te shohesh nje dokumentar te DW-se, qe besojme se eshte media me autoritet, ky proteksionizmi tregtar nuk eshte aq i keq sa duket. Po deshe ta sjell linkun. Kinezet goditen pikerisht bazen e Trapit, ata qafekuqet e Midwest-it. Po Trapi tha do t’i subvencionoje. Kinezet siqodofte nuk e kane hedhur gurin e fundit, kushtrimin e partise per bojkotim te mallrave amerikane.

po, por me Europen ndryshon puna (Europa nuk eshte ‘uzina e botes’ siç eshte Kina). Dua te them: artikujt qe kemben me Europen jane pak a shume te se njejtes natyre (si te thuash)

Ja po sjell linkun, shihe se eshte interesant besoj

Kushtrimi ne fakt do ishte per te shitur borxhin e jashtem amerikan, ai eshte demi me i madh. Kina eshte bleresi me i madh te tij.

Kjo me duket se eshte me se shumti cliché e nje epoke te vjeter (qe ka evouuar déjà). Kam frike se guri i fundit eshte tjeter gje, eshte ajo qe thashe me lart: qe kinezet te fillojne shitjen masive te T-bonds amerikane!!

1 Like