Diskutime te lira - Gusht 2020

Dhe fute ne koke nje here e mire: s’ka lidhje fare me liberalizmin. Por me rrenën. Perdryshe, Venezuela dhe Filipinet jane vende liberale ? (serish ne lockdown).

karantina ka qene dhe eshte strategjia e atij qe s’ka strategji

dhe, edhe nje strategji jo e persosur (Suedia) eshte më e mire se mungesa e strategjise (karantina)

jallaaa, doli prap sinjora Bertini në skene; Kish ca kohe qe nuk ja kishim degjuar me emrin :joy:

emrin nuk ja ke degjuar, por sallonin e sinjores e frekuenton. Megjithse kohet e fundit nuk ta kam nigju zanin te besh i dor muhabet tek sinjora.

Paske qef per muhabet dhe ja nget vendce
Tallu se ja ke ngene

                                L E T Ë R                                 shkurt- 1995                                       
            DREJTUAR AMBASADORIT AMERIKAN 

I nderuar zoti ambasador, nuk do të doja t’ju shkruaja, sikur disa ngjarje brenda së cilës ndodhen njerzit, ndjenjat e psikologjia e tyre, relatat ndërmjet tyre, ekonomia e tyre, dashuria e armiqësia e tyre, desidenca e tyre, presidenca e qeveria e tyre – të mos ndodhnin të jetoheshin nga këta njerëz, në formën më të ashpër, më zhgënjyese e më turpëruese të diktuara jo nga qeveria (mediokre) dhe presidenti kukull, por nga përplasja e heshtur e dipllomatike ndërmjet Amerikës dhe Europës Perëndimore. Përplasje e cila zgjidhet shumë shpejt (edhe në pak kohë) ndërmjet dy “kampeve”, Amerikës dhe Europës Perëndimore, për tregun dhe prodhimet e njëra-tjetrës, por që nuk zgjidhet shumë lehtë kur është fjala për vende të treat të pazhvilluara mirë teknologjikisht, të cilët shërbejnë si “koloni” apo “ekonomi ndihmëse”, të njërit apo tjetrit kamp.
Le të nisim nga fillimi, që ta kuptoni se jo vetëm që jeni të humbur, por dhe pse jeni të humbur këtu në Shqipëri. Dihet që qysh nga koha e Gjergj Kastriotit, si opinioni zyrtar (i kapedanëve) dhe opinioni i popullit të thjeshtë, anonte drejt Europës, me përjashtim të pak individëve. Me kalimin e kohës, shqiptarët të shokuar nga dhuna e pashembullt e osmanllinjve, dukej (50 % e shqiptarve afërsisht) se anonin nga lindja, por që me Rilindjen dukej se e gjetën vetveten, nga ku po përgatitej terreni për shkëputjen nga Perandoria Otomane. Pavarsia e vendit e gjeti opinionin drejt Europës dhe drejt Amerikës së largët, të pannjohur për disa krahina të vendit, sigurisht dhe përsëri një pjesëz të vogël drejt lindjes. Fuqitë e mëdha Europiane Perëndimore dihet që ia punuan me të pabesë Shqipërisë, duke mos patur dhe aq shumë interesa në truallin e prapambetur shqiptar, gjë që ndikoi (dalngadalë) në formimin e një opinioni dashamirës ndaj vendit tuaj, Amerikës, opinion i cili u dhunua nga sistemi diktatorial i E.Hoxhës. Sikundër në pushtimin otoman kundër Shqipërisë, ku u fut dhunshëm opinioni për Lindjen, për Perandorinë Otomane, po kështu u fut opinioni për Rusinë, për bolshevizmin, me një ndryshim, se e para u krye në mënyrën më të ashpër, e me armë, ndërsa e dyta në një formë më tërheqëse, ku parësore ishin librat, demagogjia, arti. Si në të gjithë botën, opinioni zyrtar është fiktiv, sot është nesër nuk është, pavarsisht se në dukjen e parë është përcaktuese apo primare. Por jo. Vendimtare – mendoj unë – është opinioni poshtë në popull, ajo që zien më shumë dhe përcakton afrimin e popujve. E në këtë kontekst, në popull po përgatitej – krahas opinionit drejt Europës Perëndimore – një opinion drejt Amerikës; i brishtë në dukje të parë, por i fortë, i pastër në brëndësinë e tij, pjesëz e të cilës kam qenë dhe unë, ku do të shtoja – dje me krenari e sot me turp - se kam qenë balli apo pararoja e këtij opinioni për të cilën jo vetëm u torturova si fizikisht dhe shpirtërisht, por sakrifikova – si jetën (energjitë) dhe mendjen – pa e kuptuar edhe sot e kësaj dite përse luftova për këto ideale, kur shoh se ju putheni, bisedoni, kontaktoni e kënaqeni me ata që na luftonin e torturonin neve, me ata që e shanin Amerikën dhe opinionin dashamirës ndaj saj. Ky zhgënjim, i nderuar zoti ambassador, nuk ka të bëjë vetëm me mua, apo me pasuesit e mi, shokët e mi, por ka të bëjë me mbarë popullin shqiptar, me një tragjedi shpirtërore, me një humbje të vlerave – nëse keni pasur apo keni – amerikane, në sytë e këtij populli të vuajtur shumë gjatë. Pragmatizmi juaj i pështirë, e i pa llogaritur mirë, nuk u jep shanse për të parë se kush ishin bartësit dhe forcuesit e opinionit dashamirës ndaj Amerikës. Kush janë tani e kush do të jenë. Them bartësit dhe forcuesit dhe jo krijuesit, sepse krijimi i opinionit drejt Amerikës formohet më shumë nga faktorë të jashtëm se sa nga ne – megjithë dashurinë e madhe që kemi pasur ne ndaj Amerikës. Pra, lindjen dhe vdekjen e këtij opinioni, besoj se e kuptuat me kaq sa kam shkruar nga fillimi e deri këtu, i nderuari zoti Ambasador.
Duke qënë se s’ka asnjë bazë më, që ju të qëndroni këtu në Shqipëri, do t’jua sugjeroja i nderuar z.Ambasador që ju, bashkë me gjithë oficerët, agjentët, pseudospecialistët, të largoheni nga Shqipëria sa më shpejt, e jo të mbështeteni mbas figurave të korruptuara e të urryera të kombit shqiptar. Ata që jua hapën portat juve, nesër do të përgjigjen për këto veprime të papërgjegjshme. Shqipëria do të mund të jetojë e qetë, vetëm duke larguar politikën Amerikane e njerzit e saj jo vetëm nga Shqipëria por nga mbarë Ballkani. Iluzionet që kam pasur unë, shokët e mi, ata që përfaqësonin opinionin dashamirës ndaj Amerikës, tani janë larguar, e mendja e çdo shqiptari e sheh më të qartë gjëndjen, dhe e ka kuptuar se pa Amerikën, se pa këshillat e FMN-së e Bankës Botërore, e se pa këshilltarët tuaj, se pa Sali Berishën e kompani, shqiptarët do të ishin më mirë e nuk do të ishin në gjëndjen që janë sot.
Për ne ka qënë një dhëmbje shumë e madhe, kur pamë se Amerika e amerikanët nuk ishin ashtu siç i kishim ëndërruar, nuk ishin ata që kishim kujtuar, e kjo dashuri e madhe po shuhej vazhdimisht sa herë ne shihnim se veprimet tuaja bashkërendonin me ata që s’ju kishte rënë ndërmend ndonjëherë për juve, përkundrazi, si shërbëtore të sistemit diktatorial që ju shante pa pushim juve, i shërbenin me zell asaj propaganda antiamerikane, së cilës ne i kishim kundërvënë gjoksin e mendjen tonë.
Minuset, që po pësoni ju këtu, si dhe në arenën ndërkombëtare, për çudinë tonë dhe tuajën bashkë, përkojnë me parashikimet e diktatorit E.Hoxha me klikën e tij, e kjo gjë, si për ironi të historisë, apo si diçka e përcaktuar dhe e përllogaritur nga sigurimi i E.Hoxhës dhe i R.Alisë e bishtave të tjerë, që duke qënë në krye të vendit, të zbatojnë skenarin e tyre, kjo gjë ngelet si detyrë për ju z.Ambasador t’a thoni.
E më e keqja është se ju nuk doni të analizoni fitoret dhe humbjet e menjëhershme këtu në Shqipëri. Ju nuk u morët me ata që kishin vite që luftonin të hapej një dritare apo një portë për Amerikën, që ishin torturuar, denigruar, poshtëruar e tallur për opinionin proamerikan, për dashurinë e simpatinë ndaj Amerikës, jo. Juve u morët direkt me ata kameleonë, të cilët karrierizmi i kamufluar i tyre i vuri në krye të Shtëpisë sonë, ku rastësia i vuri t’ju hapnin portën, si domosdoshmëri e krijuar nga rrethanat që përmendëm më lart dhe e mbartur nga ne, një domosdoshmëri që sipas idealit tonë, nuk parakuptonte partneritet, por lidhje miqësie të përjetshme në mes të dy popujve tanë, një dashuri që do të fillonte nga respekti e që do të forcohej nga dita në ditë. Por për juve këto gjëra janë anakronike, jashtë mode, ju e keni mikun me minuta, me orë. Dashuria për ju, parakupton partneritet, në mëngjez me njërin dhe në darkë me tjetrin. Për juve nuk ka rëndësi kush e gatuan gjellën, por kush jua sjell pjatën. Për juve nuk ka rëndësi kush e ndërtoi shtëpinë, por kush jua dorzoj çelsat. Pikërisht se nuk doni tia dini nga këto apo vërtet nuk jua pret radakja, juve jeni të destinuar të dështoni. Me kot mundohet Amerika të mbushë atë boshllëk që vetë e krijoi – për arsyet që ajo vetë i di – tani. Kjo punë i nderuar z.Ambasador, ka pesuar një çarje të rëndë që zor të mendoni t’ia ngjisni (riparoni) e ta forconi. Vetëm neve që na është dhimbsur në shpirt hendeku që u krijua nga ju, e dimë se ç’recetë duhet për riparimin e saj. Kjo gjë do të kërkonte një ilaç (nëse do të shpreheshim në gjuhën mjeksore) shumë – shumë të fortë që do të bënte një ngordhje të mikrobeve, nga të dyja anët e plasaritjes, për të mbuluar atë boshllëk që ka krijuar e çara. Por a do të mundni ju ta bëni këtë? Nëse po, po jua them se: Mos i bëni punët vetëm siç jeni mësuar t’i bëni se do të dështoni, sikundër as me ata që hoqën në darkë cipën e kuqe e veshën blunë në mëngjez, përndryshe dështimi jo vetëm që do të jetë i plotë, por do të vihet në dyshim pozita dhe e ardhmja e Amerikës dhe në vendet e tjera të Ballkanit, konturet e së cilës shihen qartë qysh tani, se flasin në favor të Eurpës Perëndimore.

e shkreta mëlçi e Pjerit çfar ka heq per tu shkruar kjo leter.

2 Likes

por ka heq edhe truri perderisa botohet letra drejtuar ambasadorit amerikan tek diskutime te lira :smiley:

leter e para 25 vjeteve, qe ndryshoi qendrimin indiferent amerikan ndaj shqiperise,

2 Likes

:joy: :rofl:
vallaj ti Pjer vertet je i papare, tamam personazh romani rus i shek. 19 je, shokun se ke :rofl:

1 Like

kjo eshte e keqja, se ty te flet bytha jo menia, se ti s’di çfar ndodhi ne mars te 1995,
ambasada amerikane, ndjejti dy dite e rrethuar nga turma njerzish qe perpiqeshin te hynin brenda,
turma te tera rrinin gjate gjithe nates ne kodrat e liqenit, per nje sinjal, per tu futur brenda,
ambasada kaloi ne gadishmeri nr;1 dhe ne shtepine e bardhe u bo mbledhje urgjente per kete pune,
gjate dyndjeve dhe perleshjeve me date 23 dhe 24 tek rruga e elbasanit, u plagosen shume njerez dhe u vra nje djalosh rom, ne momentin qe sapo po kalonte telat e ambasades,

letra drejtuar llejkut, u bo publike dy jave para rremujes per hapjen e ambasades, se bashku me nje interviste. te gjitha i ke tek VQ, do perpiqem te sjell dhe intervisten,

Nuk po e gjej dot ate videon e “pjerit” qe thonte i kane propozuar te martohej me vajzen e Clinton.

bythen un e kom per WC, e ka te qarte edhe Stalker. Gjej ndonje bythe tjeter ta perdoresh, te rekomandon Stalker ndonje te majme qe merren me ambasadore dhe lexime VQ-je.
Un e kom me kollaj te behem ambasador amerikan ne Shqiperi, se sa te lexoj bythen tende. As letren siper nuk arrija te lexoja. Keto lloj qelbsinlliqesh politike me flakin automatikisht jasht, tani nuk i lexoj dot me, edhe sikur t’i kete shkruar Dante Aligeri.

jo kete nuk e besoj, deri ketu jo.

ah, po athere paske probleme me veten tate, probleme te brendeshme :grinning:

kom probleme me bolet politike te marlonit qe jan jasht bythes time, e brenda bythes tende e kujt tjeter merret me politike ambasadore dhe presidente amerikane.

VALLË A DO TË MARRË TË ENJTEN, EMIGRANTË, AMERIKA?
Intervista dhene gazetes Meteor ( mars 1995 )

  • I nderuar Z.Pjerin, siç thoni dhe në Intervisten nr.1, e siç dihet dhe nga opinioni, ju nga një simpatizues i flaktë i Amerikës, sot një “armik” i saj, si e shpjegoni?
  • Dëgjo Selim, unë nuk jam as armik pa thonjza e as me thonjza i Amerikës. Unë urrej veprimet e amerikanëve, e në këtë urrejtje më kanë shtyrë vetë amerikanët. Kjo është siç kam thënë edhe në intervistën e parë një tragjedi. Mua më vjen keq më shumë për atë pjesë të njerzve që kanë qenë jo vetëm simpatizues, por dhe më tepër propagandues të opinionit pro Amerikës, ushtar i së cilës kam qenë dhe unë. Pra për ata që rrezikonin kokën e tyre që janë tallur, poshtëruar, denigruar e torturuar, për opinionin pro amerikan. Sot unë mendoj se Amerika nuk ka miq, ajo ka vetëm partner. Pra mercena, që vetëm kur u afrohet dollari, mendojnë për Amerikën. Kjo dihet mund të thotë ndonjëri (apo njerzit), e unë e besoj. Por s’do të doja të besoja që puna arrinte deri këtu, sa garda e vjetër e P.P.SH-së, sigurimi që neve na quante agjentë të CIA-s të gjithë ata që ishin kundër amerikës, tani – me guxim të dyfishuar – t’i thonë popullit: Ja shihni se kush është Amerika. As simpatizantët e dashamirsit e saj nuk i përfilli, e jo më t’i ndihmonte.
  • Si t’a kuptojmë këtë: “me guxim të dyfishuar”, z.Pjerin?
  • Nqs. gjer dje kampi antiamerikan shfrynte kundër Amerikës, e bënte leckë, i quante të degjeneruar akoma pa hyrë Amerika në Shqipëri, pra akoma pa e parë dhe pa e provuar se kush janë, sot që amerikanët u panë dhe u provuan, kampi antiamerikan e ka mëse të dyfishuar guximin t’i thotë popullit: “Ja shihni amerikanët se kush janë!- Megjithëse unë shoh se pa e thënë njeri, populli e ka kuptuar se kush janë amerikanët, nga vetë veprimet e tyre, e s’ka nevojë kush t’ua thotë. Mua më vjen keq, që gardistët dhe kampi i tyre, tani fërkojnë duart, jo vetëm për humbjen e kredibilitetit të Amerikës – gjë që ata e prisnin me gëzim, - por më vjen keq më shumë për gëzimin që ata kanë kur shohin se amarikanët i abandonuan, i mohuan aleatët e tyre, dashamirsit e tyre dhe u lidhën me mercenarë nga mbeturinat e kampit të tyre (të gardistëve), ku dollarët e futur në xhepat e këtyre mercenarëve, nuk do të ndihmonte në rritjen e prestigjit të Amerikës, se sa në humbjen e kredibilitetit të tyre, gjë që e vërteton se përmbi partnerin, përmbi mercenarët, përmbi dollarët, qëndron në radhë të parë dashuria, miqësia, simpatia, dashamirsia, të cilën amerikanët nga pragmatizmi i pështirë apo nga miopia nuk e vënë re ose nuk duan ti vënë re.
  • Që janë pragmatistë z.Pjerin, këtë e thotë i gjithë populli, e kjo u vërtetua mbas 6 Nëntorit, kur ambasadori amerikan vajti (u fal) direct tek selia e socialistëve. Si e shpjegoni ju këtë?
  • Kjo është vazhda e politikës së tyre pragmatizmi i pështirë siç i them unë. Sot me njërin e nesër me tjetrin. Për Amerikën nuk ka rëndësi nëse psh. A dhe B zihen me njëri tjetrin, atij i intereson të lidhet me më të fortin, me atë që duket se do të fitojë. Ajo nuk e di se ç’pasoja do të ketë më mbrapa. Ajo mendon se çdo gjë zgjidhet me dollarë. Ja shiko rezultatin, humbën dollarët dhe kredibiliteti.
    Amerika nxitoi tek socialistët, se e pa që ishte kompromentuar keq me rregjimin e Salës. Në gazetën Z.P. të atyre ditëve, për vizitën e z.Llejk, tek socialistët, gazeta thoshte se : Midis të tjerash ambasadori u interesua nëse socialistët janë për vazhdim të reformave të FMN-së, kuptohet nëse ata do të merrnin pushtetin dhe po sipas kësaj gazette, një nga deputetët e kishte garantuar se reformat do të vazhdonin. Tani lind pyetja: “Ç’punë kanë amerikanët me reformat e një vendi?, pse duhet të zbatojmë me domosdo reformat e FMN-së? A nuk ka Shqipëria njerëz të zotë? “Unë besoj se ka dhe bile më të mirë nga të FMN-së apo organizmave të tjerë.
  • Flitet gjithandej, e kjo shihet, se, ambasada Amerikane jep shumë pak viza për në Amerikë. Në krahasim me ambasadat europiane, ajo qëndron shumë prapa. Si e shpjegoni ju këtë fenomen?
  • Ah, prit një herë se amerikanët kanë punë me klanin e Salës e miqtë e Buçpapës, pastaj do të kthehen nga hallet e popullit. Dihet që kjo, mosdhënia e vizave apo minimumi sa të jetë e mundur, është në dëm të shqiptarve, sepse ekonomia shqiptare për t’u ngritur në këmbë duhet të bazohet në dy shtylla, në emigracionin dhe në eksportin, pra prodhimi të ketë treg jo vetëm këtu që mund të blihet nga valuta e emigrantëve (qarkullimi i valutës e i paras), por dhe të blihet nga tregu i jashtëm, e aq më tepër që produktet shqiptare nuk qëndrojnë më poshtë se të huajat. Unë shoh me shumë keqardhje se shumë shqiptarë, megjithëse i plotësojnë dhe i kanë në rregull të gjitha dokumentat, konsullata nuk ju jep viza. Ata (shqiptarët) në fund, mbasi i kanë bërë të gjitha dokumentat, duhet t’i nënshtrohen intervistës së konsullit, që – po ju mbush mendja – t’a japë ose s’ta jep vizën. Për njohuri njerzit le të shkojnë të shohin tek konsullata ku thuhet se: Pavarsisht nga dokumentacioni i rregullt, pavarsisht nga intervista që jep, vendimin përfundimtar e jep konsulli. Dhe nëse ai bindet që ju nuk meritoni vizë, kjo s’duhet t’ju mërzisë, e ju mund të bëni përsëri kërkesë e dokumenta (garancia etj), thotë udhëzimi. Pra qytetari të paguajë përsëri dollarë, për dokumentat e për intervistën. Dhe më e keqja është që qytetari s’ka ku të ankohet, se udhëzimi thotë se vendimi i konsullit është i prerë. Unë u them njerzve të shkojnë e ta lexojnë se sa i lezetshëm është ai udhëzim, - kuptohet nëse dëshiron të shkosh në Amerikë. Unë vetë kam qenë nja dy-tre herë andej nga konsullata e kam parë një turmë me njerëz që ashtu siç kanë hyrë, po ashtu kanë dalë, pa vizë. Një herë po bisedoja me një ish të burgosur politik, i cili kish dërguar gocën në Amerikë para 2-3 vjetësh, gruan para një viti, ndërsa atij vetë nuk i jepnin vizë ndonëse të gjitha dokumentat i kishte në rregull dhe goca me nënën kishin marrë statusin politik, siç thohte ky. Një shoku im, po i burgosur dhe i internuar, kampion me 16 ditë grevë urie në kohën e E.Hoxhës, adhurues i flaktë i Amerikës, megjithse i shkroi ambasadorit se donte të shkonte në Amerikë për një punë (punë 2-3 muajsh)m konsullata nuk i jepte vizë, Ka plot raste kur ish të persekutuarve nuk i është dhënë vizë në një kohë kur amerikanët kanë dhënë viza edhe për familjet e bllokmenëve, e bijve të tyre. Me të drejtë njerzit tani thonë: Gjetën (vunë) Salën amerikanët, prandaj bëjnë kështu, pa të gjenin një Sllobodan, një Karaxhiç që po e sjellin vërdallë botën, apo një Fidel që 2-3 herë i sfidoi amerikanët, sa që herën e fundit kur Fideli i rrasi Amerikës nja 70 mijë kubanezë, e detyroi Amerikën (në takim) – të nënshkruante se, ajo pranontë çdo vit, për të punuar nga 20 mijë kubanezë. Por a e bën Sala këtë? Dihet që jo! Po perse, nuk dihet? Disa njerëz thonë se Sala është kthyer në mercenar, ca thonë se amerikanët veprojnë vetëm kur e shohin keq. E po të shohësh se, qysh kur u plagos ai ushtari amerikan e qysh kur doli njoftimi në gazetat se po formohet Komiteti Antiamerikan, amerikanët sikur e mblodhën pak veten, se kishin marrë superxhiro. Ata e kishin marrë me mendjelehtësi Shqipërinë, nuk e kishin marrë seriozisht. E arsyet përse ata nuk e kishin marrë seriozisht Shqipërinë, tani po kuptohet më qartë nga të gjithë. Ata kujtuan se të gjithë shqiptarët janë si puna e Salës, apo më poshtë se ai. Ata të shokuar nga sfidimi që ju bënte E.Hoxha për 40 vjet, nuk dinin si të vepronin me Shqipërinë, ose të shtyrë nga demoni, nga urrejtja për çdo gjë shqiptare, bashkë me fundosjen e Shqipërisë u fundosën edhe vetë këtu.
  • I nderuar z.Pjerin, flitet se me datë 24 mars, do të bëhet një demostratë paqësore tek rruga e Elbasanit, kundër pranisë amerikane. A mundet kjo të jetë e organizuar nga Komiteti Antiamerikan?
  • Kam dëgjuar diçka rreth kësaj, por nëse është e organizuar nga Komiteti Antiamerikan, apo nga njerëz të tjerë, kjo nuk dihet. Flitet vetëm se rreth orës 5-6 të mbasdites të kësaj dite, para selisë së ambasadës amerikane do të mblidhen njerzit, kaq kam dëgjuar unë. Por ndoshta mund të mos mblidhen në atë ditë.
  • Si, nuk e kuptoj?
  • Mund të thyhet demostrata.
  • Më qartë ju lutem. Mos do të thyhet nga qeveria?
  • Jo aspak nga qeveria, por nga amerikanët, një ditë përpara, më 23 mars, Amerikanët s’mund të vazhdojnë të kompromentohen më tej me qeverinë. Amerikanët e dinë se forcat e rendit s’mund të qëllojnë mbi njerzit e tyre, mbi shokët e tyre, kushërinjtë e tyre, të cilët nga gjëndja miserabël që jetojnë i bëjnë hallall 10-20 shkopinj gome, vetëm të përfundojnë në Amerikë. Po Saliu dihet që s’mund të japi urdhër të qëllohet mbi njerzit, sepse po t’a bëjë dhe këtë (urdhërin për qëllim) atëhere njerzit do t’a kuptojnë se në krye të vendit nuk qëndron një shqiptar, por një mercenar. Pra unë mendoj se amerikanët do të zgjidhnin vetë këtë problem. Ata e dinë se po të qëllohet mbi demostruesit, populli do t’i urrejë dyfish. Prandaj ngelet alternative e orës së mrekullueshme të popullit dhe njëkohësisht forcimit të pozitave të Amerikës, jo vetëm për sot por edhe për nesër.
  • Nqs amerikanët nuk hapin portat, çmund të parashikoni ju z.Pjerin?
  • Unë parashikoj humbjen totale të tyre. Ata edhe sikur 100 milion të japin apo 1 miliard dollarë, populli nuk gënjehet. Njerzit po e shohin se Shqipëria ka përmbi 600 milion dollarë borxhe, e asgjë nuk është bërë, biles edhe më keq se dje. Njerzit duan ndihmë konkrete, e këtë ndihmë ata e shohin vetëm të ikin emigrant e të punojnë jashtë. Për mua ngelet e çuditshme se si zoti i sjell punët kështu, ku i vë në provë të gjithë , Presidentin, popullin, Amerikanët, si dhe europianët, ku megjithse ndjehen të sigurtë për vitin e ardhshem, shohin se data 23 do të përcaktojë pozitën e ardhshme të të gjithë këtyre që përmendëm më sipër.
    Data 24 është në favor të Europës ndërsa data 23 është në favor të Amerikës, por a do të mundi kjo të reagojë në mënyrë pozitiven kundrejtë të varfërve të Shqipërisë, gjë e cila i jep shanse dhe vet forcimit të pozitave të saj (pra të Amerikës). Amerika e ka këtë avantazh sepse ka vend edhe për 20-30 mijë shqiptarë, por a do të mund ajo t’i pranojë. Unë nuk e besoj. Të shohim e kujt do jetë fitorja, e Amerikës apo e Europës Perëndimore.

kete cmim nuk e paskam degjuar ndonjehere. Dhe jo pa te drejte, se ja le t’i marrim nje per nje keto tre fjali

Shtypi i kohës sillte një artikull të gazetës zyrtare të komunistëve daneze ku evidentohet ky çmim që iu akordua Shqipërisë në një event për ushqimin të mbajtur në Meksikë.

pra ishte gazeta e komunisteve te Danimarkes qe i bente jehone ketij eventi dhe jo Shqiperia

Gazeta daneze “Arbejdern” e 22 prillit të vitit 1987 raportonte se çmimi iu dorëzua Sofokli Lazrit si përfaqësues i Shqipërisë.

gazeta daneze vazhdon me lajmet

Shpesh përgjatë viteve është përmendur fakti se ky çmim iu akordua Shqipërisë nga organizata botërore e ushqimit FAO.

shpesh pergjate viteve … por cilave vite te shumta aq sa ky cmim eshte permendur shpesh… i bie te kete qene pas '90es … dhe qe ketu kuptojme se namin qe Shqiperia paska marre cmim nga FAO per ushqimin e kane perhapur matrapazet e thashethemeve me shume se shteti socialist shqiptar. Ky i fundit me modesti vetem ka percjelle lajmin danez dhe kaq. Ka ca pehlivane megallomane Shqiperia qe spekulojne me fakte minore te shtyre nga manite e tyre me endrra boterore. Kjo thashetheshe nuk eshte anuncim nga shteti i atehershem shqiptar.

Korrikse
ky koment i joti eshte iluminues per treguar se sa i rreme eshte interpretimi i Tekstit i shkeputur nga Konteksti, kushdoqofte tekst i librit fetar, i dosjes sekrete, i tekstit artistik etj. E meqe konteksti zhduket bashke me ata qe e kane jetur, mbetet vetem teksi si sfinks i frikshem qe i falen arkivistet dhe eruditet si fallxhore ne shkretetire qe degjojne jehonen e kontekstit te rinterpretuar sa andej knej neper duna rere. Ne kete lloj peisazhi vetem hingellima e çjerre e gamiljes eshte e vertete, çdo gje tjeter eshte nje enderr, bile nje enderr e keqe, makth.

Ti nuk ke patur radio apo tv asokohe ? (nuk eshte turp).
Per dite te tera jepej ky lajm

1 Like