Diskutime te lira - Janar 2019


#174

Jo po thone se I sajon shkaba :blush: shiqo si flet emigranti qe ka 20 vjet pa shkel ne shqiperi .


#175

Atehere e terheq mbrapsht cfare thashe.


#176

#177

Te pakten kriminelet tane jane integruar ne europe :blush:


#178

Karenti paska per te ikur ne Brazil po erdhen socialistet ne pushtet ne ShBA. Megjithese gjithmone ne varesi te punes. Po ndryshoi pune, do votoje per socialistet.


#179

Keto jane punet e emigranteve deshtake, ata jane kolona e peste. Ata futen te infiltruar si diversantet dikur, mbjellin hashash, perhapin korrupsionin, sjellin paligjshmerine. E me gjithe syceltesine e Shkabave superiore, ia kane dale deri tashme. Por megjithate kane per te marre goditjen e grushtit te celikte te Shkabave superiore qe gjithe diten rrine kafeneve nje dite.


#180

Kuptohet, se ne fund te fundit emigrantet nuk jane shqiptare…


#181

Kam frike se po mbyllet dhe ajo dere


#182

Brazili e futi ne burg presidentin.Eshte shume para nesh ne kete drejtim.
Ne e beme president hajdutin.
Si e kam Sajmir Tahirin me shoke?


#183

ne jena para Brazilit se kena fut n’burg Ramizin!


#184

Mire e ke Karento. Po sidomos Sala te ben te fala, e ka marre shume malli per ty.


#185

Thone qe njeriu do populloje Marsin. Ka edhe nje shans per Karentin. Derisa te behet edhe Marsi socialist.


#186

Rama emeron veten minister Te jashtem si Dulla ne 1945😊


#187

Si ka shqiperia vetem 45 vrasje ne vit qe do te thote me pak se 4 ne muaj ?vetem nga viti I di numerohen e pakta 5?!!

Vrasje e trefishtë në Tiranë, dhëndri vret vjehrrin, vjehrrën, më pas veten


#188

Ta kemi shpjeguar por ti nuk do qe ta fuses ne ate koken tende prej emigranti fshatar te qelbur. Metoda moderne e avancuar e qeverise shqiptare eshte qe numerohet vetem si 1. Pra dhe nese vriten 1 ose 100 ne te njejtin “incident” perseri 1 quhet.


#189

Mbas ramizit ia kemi fut ene tosit. Dy here mat brazili!


#190

çar Brazili mër, Brazili nuk osht gjo, ne ja kena fut ene Bashkimit Sovjetik, ja kena fut Stalinit ene Hitlerit. Kena fut ne burg i qerre me ministra te brendeshem, ministra te mbrojtjes, te finances, te kultures. Per pun t’futme burg jena kampion bote. Pyt Stalker se i di ai te gjitha keto te futmet n’burg nderkombetare. Lu komtarja.

Tani jane studentet qe do fusin ne burg gjith qeverine. Ke per ta pa, topi osht i rrumullaket, me i rrumullaket se topet e kryeministrit!


#191

Qe nga shpallja e pavaresise pjesa derrmuese e atyre qe jane perpjekur te qeverisin shqiperine kane perfunduar ne burg .ai Turku I varfer qe I the ekrem vlores se “do hani njeri tjatrin ne ate shqiperine tuaj te vogel e Te varfer “ paska qene profet .


#192

Deshira per te fut ne burg nuk shpjegohet vetem me shkaqe konkrete, si ben edhe Ekremi, eshte si pune sporti kombetar, si nje pune tifoje futbolli, nje kolere kolektive, ku jane te infektuar te gjithe. Edhe ata qe nuk i bejne keq nje mize, psh shtepijake qe nuk ja kane haberin politikes, i kap kriza histerike e drejtesise hyjnore per te fut ne burg ndonjerin qe i degjohet emri ne televizor.

Po te gjitheve te burgosurve ja ka marre hakun Enveri, per gati gjysem shekulli talli koqet me njerzine, beri çfar desh, e vdiq rehat ne shtrat me pizhame. I modh vallaj, i modh!


#193

Ain’t that a bitch:

S’paska klinika te mira ne SHBA, duhet me shku ne Ontario.

https://www.yahoo.com/huffpost/rand-paul-heading-canada-land-012217228.html