Diskutime te lira - Nëntor 2018

Edhe nje here. Poturet na i ka lene turku. Ne diten e pavaresimit nga turku, vishet me poture turku.

1 Like

Veshja eshte gjeja e fundit qe me shqeteson, indiferent totalisht, eshter siperfaqsore ashtu si politika gerrmere e dites qe zhvillohet ne shqiperi. Eshte mjeshter ne kete aspekt i terheq gjithe kundershtaret ne kendin e tij duke krijuar polemika te vogla dhe artificiale.
Ajo tek e cila ka caluar politika e tij (permbajtje ka shume pak) eshte kryesisht mungesa e vizionit per ti dhene hov zhvillimit te nje ekonomie prodhuese te qendrueshme. Me kete ekonomi te bazuar kryesisht te tregtia dhe sherbimet jemi te destinuar te falimentojme. te rinjte e arsimuar e kane kuptuar kete gje)ose nuk kane kuptuar nje moot dhe po vershojne jashte me ritme te frikshme gjithsesi.
Liberalizimi i cdo sherbimi dhe orientimi i biznesit drejt fitimit te shpejte te ndertimeve eshte po ashtu gabim. Polarizimi i shoqerise eshte po ashtu i pandalshem.
Fati me i madh i Rames eshte opozita, totalisht dallkauke dhe nje kercenim edhe me i madh nese rikthehen ne pushtet. Paaftesia e tij per te lexuar reformat te cilat do ishin me te domosdoshme, e ben te vertitet sa andej kendej duke bere buje me veshjen apo me ndonje deklarate. Pak gjasa ka qe rama te ndrushoje kurs nga idelogjia neoliberale(hegjemonike) e Henri Cilit me shoke (kane pushtuar median dhe gjithe mendimin vendas)

1 Like

Eshte interesant se ne raportin final te vermahtit mbi shqiperine permendej mungesa e pyllezimit .te mendosh se ai raport eshte shkruar ne shkurt 1945 kur Berlin bombardohej dite e nate nga ruset.

1 Like

vetem nje vend njoh tia kete mberritur kesaj: Kina
te tjeret sado te medhenj mbeten peng te kapriciove te sistemit te ekonomise se tregut.
it’s the economy, stupid -tha ai. Ekonomia eshte gjithe loja, ekonomia eshte politika, aty vertiten te gjithe

Ehu, sa kerkon nga Rama ti. Si tha ajo e Beratit, pune nuk po ju kerkojme, drita nuk ju kerkojme, vetem mos u zini. Edhe ne Palloshit I kerkojme te sillet si nje kryeminister 50-vjecar, jo si nje piktor 30-vjecar. Nuk fiton ndonje pike me keto idiotesite e as nuk terheq kushedi ce vemendjen nga problemet. Thjesht sic e the vete, shqipot kane humbur shpresat dhe alternativat.

P.S. Nje vend qe drejtohet nga ideologjia e Neim Cilit, no comment. Vetem po pati Shkaba ndonje.

Kjo ne fakt vihet re kur je ne avion duke ju afruar Shqiperise. Vija ndarese e kufirit nuk dihet qe nga avioni, por ama pjesa jeshile me ate jo dhe aq jeshile te tregojne menjehere ku eshte Shqiperia e ku vendi tjeter.

nese nuk na vjen ne mendje ndonjegje nga puna e qeverise rama ta kujton Klosi

po te pakten te arrinim nivelin e vendeve fqinje qe kane nje bilanc pozitiv me ne. Por pervec modelit ekonomik e rendesishme eshte qe nuk kuptohet se ky model aktual i privatizimit po rrenon vec te tjerave dhe mjedisin dhe indin social;
Ne amerike psh, Trumpi mund te jete fashist a vulgar, quaje cfare te duash, po po merr masa proteksioniste qe e majta liberale nuk guxonte ti prekte ne emer te hegjemonise neoliberale.
.

mendoj se demi kryesor vjen nga mendesia kolektive. Per shume aspekte (liria, prona, individualizmi, demokracia, e me radhe).
kur u kapercyen sistemet, u mendua se gjerat behen vetiu. Vone u kuptua se kapitalizmi qe te funksonoje do infrastrukturen e vet. Edhe nje ligj i vetem per te qene i zbatueshem do infrastrukturen deri ne hallken e fundit.

trumpin po ta lesh, ta kthen ameriken nga federate ne monarki

Ca masash proteksioniste? Tymi i ketyre qe po ben Trumpi tani, do duket me vone. Trumpi do sherre, eshte plak grindavec, pa nuk i plas shume per Ameriken dhe ekonomine. Ka nje arsye pse pasaniket si pronaret e skuadrave sportive dhe CEO-te e kompanive qe jane vertet te medha nuk e honepsin dot. Dhe nuk merr shume vesh nga ekonomia, me shume merr vesh nga ligjet se ka nje ushtri me avokate. Kete nuk ta them nga lajmet qe lexojne te gjithe, por ta them si dikush qe e ka takuar ne marredhenie pune.

Ideja eshte qe Trump shfrytezoi te carat qe i gjeti te hapura nga liberalet, humbja graduale e welfare, dhe gjeti mbeshtetje ne klasat puntore ne amerike, njefare populizmi, qe normalisht kthehet ne autoritar. Ketu do duhej te futej ne loje perseri nje e majte autentike social demokrate tip bernie sanders apo corbin qe do okuponte keto hapsira.
nje debat interesant per sa i perket populizmit


jetojme ne kohra te ndermjetme thote arlindi ne fund qe citon antonio gramshin, kohe kur e vjetra ka vdek po nuk ka lind e reja, kohe ne te cilen lindin perbindsha alla Trrump.

He mre e pate? Nje “What the fuck” tha burri i shtetit dhe fap Evropa ndezi driten jeshile.

E ka mesuar nga nje qe u thoshte “fakju” policeve ne airport.dhe pastaj ai qahet se Palloshi nuk i degjon keshillen :blush:

1 Like

rama eshte neoliberal. Neoliberalizmi eshte shoshe nga vrimat e shumta qe i hapen sa me shume praktikohet, si cdo teori, avash avash.
por mendimi mainstream shqiptar nuk eshte akoma as atje . E kemi thene rama po udheheq kalimin nga anarko-feudalizmi ne neoliberalizem.

Gezuar 29 Nentorin ! Festen e Clirimit te Atdheut ! Respekt per partizanet shqiptar e luften e tyre per clirimin e vendit dhe rimekembjen e perparimin e tij ! Lavdi deshmoreve qe rane ne ate lufte, te gjithe …si ata qe u vrane perball nga pushtuesit po ashtu edhe ata qe u qelluan pas krahve nga bashkepuntoret e tyre te brendshem ! V.F.L.P. !!

2 Likes
1 Like

Eh shqipot. Ishalla i heqin qe te gjithe prej andej dhe te mbetet vetem Shkaba, qe te shpetoje ajo natyre e mrekullueshme nga keta barbare

Keta s’jane Shqipo sipas shkabes .shqipot pe verteti gjenden tek blloku dhe komuna e parisit😊