Diskutime të lira - shtator 2018

Do te kundershtoj pak me kete “Blegtoria eshte nivel i ulet i inteligjences.” Afrika i ka kushtet me te mira per blegtori e bujqesi po nuk eksporton asgje. Evropa i ploteson vete nevojat e ketij tregu ushqimor: Vende si Gjermania e Danimarka “te mbysin” me mish derri, pule, me qumesht, me veze etj. I eksportojne madje edhe jashte Evropes. Nuk prodhojne vetem makina e stilolapsa.
Ajo qe duhet sqaruar eshte, se ty te duhet njefare intelligence per te shtuar prodhimin, si tia besh qe kafshet te japin me shume mish e qumesht (Ne Hollande dhe Zvicer kane mbareshtuar me kembengulje ate lloj rrace lope, qe jepte me shume prodhim, shume kohe perpara manipulimeve artificiale gjenetike). E dyta, pyetja qe shtrohet, cfare te prodhoj me produktin baze? A kam nje bulmeteri apo sallameri te zhvilluar? A eshte e nje cilesie te mire per tu eksportuar e keshtu me rradhe. Po te shikosh edhe kaosin blegtoro-bujqesor qe ekziston akoma ne Shqiperi ( jo vetem krizat e kequshqyerjes ne kohen e monizmit), del ne perfundimin se kjo dege ekonomie do me patjeter intelligence qe te menaxhohet. Nuk eshte aq kollaj.
Ne Gjermani shteti e subvencionon prodhimin e mishit, gjalpit, qumeshtit, bukes se jane prodhime bazike, qe nuk duhet ti mungoje qytetareve.

si eshte natyra njerzore?

se mu me rezulton qe natyra njerzore kerkon te palloje, te vrase, te vjedhe, te thote budallaqe per natyren njerzore. Dhe kjo natyre eshte treguar e tille pergjate gjithe historise, e sot akoma me teper.

edhe korriksja, stalker, albanoid, zhizhek, godard te njejten ankese kane per natyren njezore.

Edhe Ingeborgen ankohet, thote: ai stan, ate bylmet ka!(sido qe te jete lopa dhe cicat e saj: hollandeze, shqiptare, amerikane, ruse)

Ja edhe nje shok tjeter ! Ty injorant kush te tha qe ka patur te vdekur urie ne “kampin” e Tepelenes? Fevziu apo ndonje tjeter cope mishi me dy sy ne balle ,qe i thote vetes historian? Pa na i jep pak emrat e atyre qe vdiqen urie, apo nga torturat e xhelateve, apo u pushkatuan ne ate kamp ? Na trego te lutem per shfarosjen e pasardhesve te “te armiqve te popullit”…nese e di kuptimin e fjales shfarosje(kam dyshime,nuk e di as Fevziu e jo me ti)! Si ka mundesi qe ti shpetove pershembull? Si ka mundesi qe shpetoi edhe Fevziu apo gjithe raca pasardhese e Kulakve-Bejlerve-Ballisto-Zogiste-Bajraktar ? Injorant, po te freskoj kujtesen ! Vuajtjet e asaj kategorie njerzish ne ate kohe nuk ishin materiale apo fizike…ishin shpirterore,morale e shoqerore ! Por duhet pak inteligjence qe ti si injorant nuk e zotron! Kete e di edhe Fevziu me shok, por ca ti besh kapitalizmit…duhet me bo lek o shok! E ku ka me mire se tu shesesh libra e peralla historie injorantve e analfabetve…i ka kapitalizmi keto i ka!! Te pakten mos ngrini ze…se lat nam,gajaset bota me “kampet” e “pushkatimet” e “rregjimi me i eger komunist i evropes” e idiotesi te kesaj natyre !

Kot lodhesh shok/shoqe! Keta jane prodhim i kapitalizmin Shqiptar! Ve bast se do te ktheje pergjigje te tipit : Une kam pare ne Gjermani(Hollande,Zvicer,Danimarke) djath Francez apo gjalp italian ! E shikon qe as keto vende nuk i plotesojne nevojat e tyre me blegtori ?

Ca ti besh …i ka sistemi keto !!

jo mor shok se nuk eshte ky problemi. Problemi eshte se çfar gjalpi preferon Marloni, dhe çfar gjalpi preferon ai qe rri poshte tij.

ish komunistët ,ish jugosllavistët ,dhe ish antikomunistët një mut-ch nano janë! shqiptaria ka nevojë për nacionalistë dhe jo për plehra antikombëtare. shan muti kakën! nuk bëhet shteti me jeniçerë! kanë kaluar 30 vjet që atherë. pushtetin e kanë patur komunistët(antikomunistë),boro-ramizët dhe alba-internacionalistët e '‘djathtë’'gjithë inferiorët bashkë. nga diktaturë u bëmë afrikë qëndrore! jo më pushtetin sazexhinjve të lepa brenës

Djaloooo, kemi patur Uzinen më të madhe të plehrave kimike në Ballkan. Kuptove? Kuptova thuaaaaaj

1 Like

Per kete ishim duke fole.
Duhej boeing, microsoft, mercedes-benz etj, me marre leke prej tyre, me i falë fshatarit blegtor ne menyre qe te prodhoje qumeshtin.
Futja e teknologjise e shkencave ekzakte ne blegtori nuk ka lidhje direkte me blegtorine. Kjo ka lidhje me harward, oxford, heidelberg, yale, cambridge e univeristete tjera, qe jane teper larg blegtorise as s’kane lidhje me te. Blegtoria e blegtori thjesht e shfrytezon trurin e tyre.
Vete blegtori mbetet i mjere e primitiv, kudo ne bote, edhe sot. Shtrese e nencmuar.
Aq me teper qe ne komunizem blegtorise i eshte dhene edhe karakteri i idiles, jetes se bukur e te lumtur. Oh sa bukuri ka fusha e gas bagetia, nje fyell a kavall aty ketu. U mbars gala, mbreme paska pjelle gala nje qingj, te na rroje partia. Kaq ka qene. Sa me afer nivelit te kafsheve niveli inteligjences se popullit, aq me e lumtur jeta. Transporti poashtu me kafshe, lope, gomare e kuaj. Te gjithe te lumtur ne mjerimin e tyre. Nderkohe ata te mercedes e microsoft “po vdisnin nga kolera e malaria”, ishin ne grahmat e fundit dhe shpejt do kerkonin lemoshe nga shqiperia e begate.

Lexoni njerez lexoni, shenimet e nje punonjesi të thjeshte vlejne 1000 here se monoLLOQET tona

1 Like

Buka

Pas kurvit, “Buka” ishte më e shpeshta fjalë.
Buka ishte lënda e parë pa të cilën nuk bëhej asgjë, nuk ndodhte asgjë, nuk bëhej asnjë spiunim, nuk arrihej asnjë fitore, nuk tejkalohej asnjë plan, nuk bëhej asnjë mbledhje, nuk funksiononte asnjë komitet. Frika se mos shqiptarët mbeteshin pa bukë, ishte e vetmja frikë e papërballueshme nga kurvi dhe nomenklatura.
“Me bukë” mund të bëhej gjithçka; Ushqeheshin masat punonjëse, korreshin fitoret, shtohej hovi revolucionar, përparonin shkencat, zhvillohej Arti, letërsia, teatri, kinematografia, çahej bllokada.
Megjithse nuk u prodhua dot kurrë aq bukë sa shqiptarët të ngopeshin, “Festa e Bukës” tundëte dheun.
Flitej papushim për të mirat e paçmuara që vinin prej ngrënies së bukës; farkëtimi i prangave, mbushja e burgjeve, puna vullnetare, format e edukimit politik.
Sihariqin për “bukën e siguruar vetë” e buçiste rregullisht në çdo kongres vetë kurvi. E megjithatë Shqipëria ishte plot me sabotatorë që rraseshin nëpër burgje sepse kapeshin, jo me grurë e misër por “me preshë në duar” duke dashur të djegin mullarë bari, vija uji, depo drithi, të cilat kurrë nuk ndodheshin ku ndodhte sabotimi dhe sabotatorët, pra në vendin e krimit, por prapa maleve për t’i siguruar nga bombardimet në rast lufte.
Le të mos kishe asgjë për të ngrënë, kocka për t’i lëpirë, dhëmbë për të kafshuar, madje as stomak për të tretur, bukë duhej të kishe patjetër.
Për ta theksuar rëndësinë e bukës, kujtohej shprehja e Napoleonit; Bindja e ushtarit kalon nga mbushja e stomakut, pra nga buka.
Aq shumë bukë në një vend aq bosh, nuk mund të “sigurohej” ndryshe veçse duke e sjellë nga “jashtë shtetit”. Mirpo ta sillje bukën nga jashtë do të thoshte se i ishe gjunjëzuar armikut. Prej këtij kurthi kurvi dhe partia nuk dolën dot kurrë.
U bënë propozime nga shpikësa pararojë për të ngritur fabrika që të prodhonin grurë. “Fabrikat nuk mund të prodhojnë ushqime, thanë agronomët. Gruri është produkt organik që ka brenda Albuminë, pra sipas Engelsit jetë, ndërsa fabrikat prodhojnë produkte inorganike, sende”. Zbulimi se problemi i prodhimit të grurit me fabrika nuk ishte teknologjik por filozofik, i tmerroi. Propozimin e shpiksave proletarë nuk e zunë në gojë.
Propaganda tregonte papushim traktora që çanin arat, kombajna që korrnin grurin, koperativistë të qeshur që grurin e fusnin nëpër depo, e megjithatë gruri s’ndalte së ardhuri nga “jashtë shtetit”.
Rrena se buka sigurohej atje ku ishin arat, fushat, koperativat, pra në fshat, të bënte të besoje se i pari që hante bukë gruri ishte fshatari. Ironi makabre. Fshatari hante vetëm bukë misri.
Llomotitej me të madhe se gruri “sigurohej në vend”, çka kurrë nuk ndodhi. Buka shpërndahej me gramaturë; Kaq gram bukë qytetari, kaq ushtari, aq marinari, aq aviatori, aq minatori. Fshatari nuk llogaritej sa gramë bukë hante.
Buka, pjekja e bukës, blerja e bukës, mplekseshin aq tepër sa “dyqani i bukës” quhej edhe “furri i bukës”.
Nëse tek kafshoje bukën mes dhëmbëve të pështillej një spango e thesit të miellit, kjo ndodhte ngaqë në furrin e bukës brumin e ngjeshin me këmbët e palara disa evgjitër.
Flitej gjërësisht jo vetëm për bukën por edhe për babain e saj të butë, brumin. Nga besnikëria për kurvin, diskutimi që do mbaje në mbledhjen e kolektivit, e deri tek karakteri i individit, edukata e tij, kultura, dhe gjithë të tjerat duhej të ishin “me brumë”. Natyrisht brumë buke, se asnjë lloj tjetër brumi nuk kishte në qarkullim.
Nëse makina punonte me karburant, hidrocentrali me ujë, mulliri me erë, shqiptari punonte me bukë.
“Buka me vete” apo hamburgeri diktatorial, ishin dy copa buke me në mes ca tmerre që s’është mirë të kujtohen.
Të kudondodhurin slogan “Vetëm buka dhe fishekët të mos na mungojnë”, tani që s’të pjerdh kush mund ta quash monstruoz apo makabër, ndërsa atëhere të hidhnin hekurat edhe mendja po të shkonte ta interpretoje sadopak. (Edison Ypi)

1 Like

e gjithe cka thuhet nga gjithesecili eshte e vertet (e theme me bindje te plote sepse ka vite qe e analzioj ne cdo shkrim ate periudhe te errte ) ,
por nje nuk e kuptoj ?
Cka maqiteva qe i kerkon llogari viktimes per krimet qe diktatura i ushtroj mbi te ?
me duket non sens , ti u torturove dhe hajde te perqeshim pse u torturove ? ne vend qe te ishte e kunderta Ky ishte fati i viktimes , te solidaritozem me te sepse pasojat po i vrehen dhe kohe te gjate do te paqyrohen , atehere pse duhet viktimen ta irritojme me shume ta neperkembim dy here ? Kur duhet te mobilizohemi te gjithe ndaj ati sistemi dhe pasojat e sai ti tejkalojme sa me shpeje …
kjo do ishte me e moralshme .

Po cfare viktime, more?!
Ky ka qene vete diktatura, vete krimineli.
2 milione veta ne sheshe e rruge duke i duartrokite xhelatit e diktatures.

45 vjet i ka eduku komunizmi e enver hoxha per me u cmende pas kengeve sllave e greke e per me i shite motrat semaforave te italise, per me e sha ameriken derisa i hane buken.

e turpeshme e gjithe kjo qe thua , nivel injorance .
nese ulem ne shkalle te njejte si komenti , pergjigja ime do ishte , Njejte si ju qe i shitet tek amerikanet , franceset italianet dhe me keq jo rrugeve por mbrenda kampeve te tyre … . 3 muaj lufte bene qe njeriu te degradoj moralin e dinitetin ne radhe te pare individual pastaj familjar . po shqiptari i shqiprise me 45 vjete … per mua mire ka qendruar , shume me stoik se ai kosovar .
nese do shruaj ne nivelin ku ndiehem , pergjigja ime do ishte …
jemi nnje qorbe e njejte ne nje kazan me pike te vlimit te njejte por qe mbrenda kazanit mundohemi kompleksin e inferioritetit ta ushtrojme tek ata me pike te vlimit me te shpejte .
thene troq ,
popull me metalitet te prapambetur vend i trete , , ashtu na njeh bota , … dhe ne vetem ndaj ati me poshte nesh , ndihemi superior

E ki gabim.
Ne ato kampe amerikane e franceze, se pari, 30% e ushtareve e administrates kane qene femra, franceze e amerikane.
Punetoret lokale, mbi 80% kane qene meshkuj. Ske pse e perzien punen e ndershme kundrejt nje pagese te rregullt, me qendrimin ne trotuare e semafore.
Nese punen e nje femre, ose te qenurit e saj e barabarte me meshkuj ne ambient pune, perkthyese a zyrtare civile e vlereson si prostitucion, kjo flet per mentalitetin tend.

dhe kjo ndere humane qe e ben popujt e huaj per mentalitietin shqiptare , apo ??
sa kuptova nga kto statistika dol qe trupat paqesuajtese nderkomtare paken qene te perbera nga vendoret dhe femrat .

Ka trupa paqeruajtese. Ka punetore lokalë. Vendorë. Perkthyes, kuzhine, furnizim, pastrim, keshilltarë etj.
A beson qe edhe une kam shoke qe jane martu me femra suedeze e angleze qe kane sherby ne trupa paqeruajtese e misione civile ne Kosove?

A hiq s’ki mundesi me e ba dallimin mes rasteve individuale te martesave e zgjedhjeve personale, me raste qe jane dukuri, fenomene. Qe jane shqetesim per shoqerine e ligjin si pjese te trafikut me qenie njerezore e krimit te organizuar?

jo une i dij vetem rastet e prostuticionit te zhvilluar ne Kosoven e mbas luftes me nderkombtaret ne shtrirje te gjere , dhe aprovimit e te tjereve per nje mireqenje financiare
problem qe askush nuk u morr dhe e fshehin njejte si ju tash .
ti veme pike kesaj pune .sepse e di qe edhe ju si kosovar e dini.

Nuk ka pase raste te prostuticionit te zhvilluar ne Kosoven e mbas luftes me nderkombtaret, sidomos jo ne shtrirje te gjere.
Nuk ka pase.
Bile kjo qe po thu ti tash eshte pjese e krimit diskursiv qe snobat si ju e perdorni si argumente per me i relativizu rruget e milanos e gjithe evropes me prostituta nga shqiperia, me punen e ndershme qe femrat ne Kosove e kane ba ne institucione nderkombetare. Eshte gjuhe e diskurs i njejte sikur kur i relativizoni, pershembull, masakrat masive serbe te koordinuara nga shteti ndaj shqiptareve, me dy tri vrasje spontane te ndonje fshatari serb nga shqiptari per hakmarrje.
“Jo po edhe kosovaret kane ba krime ndaj serbeve.”
“Jo po edhe kosovaret kane ba prostitucion.”

nuk e di pse kjo ju revoltoj ?
nejse ,
ka pas ka qene shtrirje e gjere dhe ka ende por ne nr te vogel sepse nderkombetaret femra siq thuani ju u kthyen …

e leme me kaq .

Humor me moralin nga peshku pa uje :smile: