Diskutime të lira - Tetor 2018

per mendimin tim, ka te beje pergatitja. te intervistosh nje njeri te zakonshem ne situate te ketille/apo te ngjashme me kete te rastit ne fjale, do nje lloj gazetarie ndryshe nga ajo e rrymes shqiptare qe kryesisht intervistojne politikane dhe analiste. nje punonjes social do te kishte bere nje pune me te mire se sa cdo gazetar.

1 Like

Jam sh dakort. Une ngela pa fjale kur degjoja pyetjet e saj (sa nuk i thosh: “a e kishit te mire seksin dhe sa here ne jave e benit”).
Por pertej kesaj interviste, ka dhe dicka prej baxhelle (po e leshoj dhe une nje here gojen) ajo grua. Psh, Rudina Xhunga nuk ke ka (ate diçkane prej baxhelle - krahasova meqe jane te dyja femra dhe gazetare)

nuk eshte problemi vetem te Eni, edhe intervistat e tjera qe iu bene te njejten qasje kishin, qe mund te tregoje 2 gjera: qe keshtu iu eshte mesuar te intervistojne ose nuk kane qene te lire te bejne mire punen e tyre.

nxitja e nje rrefimi te lire do te kishte mjaftuar nese shperfaqja e saj neper ekrane do te kishte qene krejt e nevojshme (gje per te cilen nuk jam fort i sigurt).

Duhet nje vetting edhe per gazetaret, po do thone qe po shtypet fjala e lire. Nejse, do marre ca kohe si cdo gje qe ne Shqiperi merr me shume kohe se c’duhet, por ajka ka per te dale lart. Them une tani, po kush e di? Endrra jane, ben vaki dhe s’dalin.

Meqe une isha pref per ate temen e bamjeve dhe tema u zhduk, po e shkruaj ketu gatimin tim:

Per 1 kg bamje duhen 2 qepe, 2 domate, 1/2 kg mish, 3-4 thelpinj hudhra. Mbasi jane qeruar bamjet dhe jane lare vendosen ne tave. I hidhet 2 luge vaj ulliri dhe vendosen ne furre derisa te skuqen pak, pastaj perzihen dhe lihen dhe 5 min te tjera ne furre. Skuqet qepa sa te zverdhet, hidhen copat e mishit dhe kaurdiset bashke me qepen sa te avulloje lengu. Hidhen domatet e grira dhe i perziejme per 5 min te tjera. I shtojme 2 gota uje, hudhrat dhe e leme te vloje ne zjarr te ngadalte per cerek ore. Pasketaj kjo perzierje hidhet tek tava me bamje dhe vendoset ne furre perreth 20 min.

Harrove temperaturen e furres :slight_smile:

ps. familje e perkryer

250 grade :slightly_smiling_face:

Nuk ka faj .shihe se c’thone per te :blush:

Bagetia e bujqesia Te frimezon :blush:

Nuk merret parasysh, eshte para dietes.

na mbyti pr-i gjithandej. Piar qe shqiperia eshte fushe me lule, piar qe ne shqiperi nuk vleresohesh, piar ketej, piar andej …

Kico me qafsh,mo e lodh gojen kot .pampori I shtetit ne shqiperi e ka lene portin qe kur s’mbahet mend :blush:
http://www.panorama.com.al/do-te-bejme-shtet-de-more-de/

ça bohet kshu mer jau, e keni bo kete blog tere llafe te pista. Po na shqetsoni edhe zonjushat sentimentale te blogut qe shofin porno muvi.

Nuk me ngjall shprese shpjegimi yt sepse me “te diturit” me vjen ne mend “perdhunuesit” , me te paditurit “te perdhunuarit”. Duhet nje shtrese e mesme te shkepuse kete lidhje prej sindrome te Stokholmit? Nuk e di. Une shpresoj vetem qe njerezit do te lodhen duke pare tv.

Në kapitalizem po, duhet nje shtrese e mesme. Biles shtrese të mesme ka patur edhe në Shqiperi, midis viteve 60 dhe 80 (e kemi diskutuar edhe ketu në peshk kete gje)

Ne shqiperi gjen shumellojshmeri njerezish e nivelesh. Edhe te ligj ka plot ashtu si ne cdo vend te botes.

A e vret njeri mendjen ne shqiperi se hanemja e presidentit ben thirrje per permbysjen e qeverise me dhune .meqe se perzeme do me vota ta perzeme me hu thote burrnesha?!!
“Ky kryeministër po ju bën keq shqiptarëve. Ata sot janë më të varfër, më pak të punësuar. Kemi një kryeministër që gënjen, shëndetësinë falas e ktheu në shëndetësinë më të shtrenjtë në rajon. Kemi një taksë që rritet më shumë. Ç’na ka ngelur tjetër? Të bëjmë vetëgjyqësi se me votë dhe logjikë nuk merr vesh ai. Ky njeri çdo gjë e ka ndërtuar në bazë të pazareve dhe tarifave. Ky njeri po licenson bandat duke iu dhënë pushtet e para. Taksa e këtyre bandave është vetëm dita e zgjedhjeve. Nëse bashkohemi nuk do të ekzistojnë më bandat dhe as pushteti i Ramës”