Dita e vendimit për Bashën


#211

Ti shikon TV shqiptare ?!! that explains a lot … :grinning:


#212

Mbeshtetja morale Zeqo eshte me e rendesishme se ajo materiale :grinning:


#213

po kampionate pesekaci tavlle e dominoje a beheshin ne cadere :grinning:


#214

shkabe ku je mo qerrata se na ke thare site :grinning:


#215

Nuk e nqasin me ketu, kush e di si eshte puna! sa hyn e heqin direkt.


#216

PPU eshte ne process dekriminalizimi :grinning:


#217

Ndoshta nga qe fillon shan adminat, mbase!:wink:


#218

Nderrojeni titullin o Ppu, vereni dita e vendimit per Ramen se Basha e mori vendimin, pranoj paketen e Z. Yee. ose hapni nje teme tjeter.


#219

Ramen do ta presim edhe pak sa te heqi nja dy tre viza ne tablo.
Pastaj do shkojme ne zgjedhje vetem, i kemi aq parti sa per ta zevendesuur ps si opozite. :v:

Ky po e shkaterron ps, po i nxjerr ne pensjon nji here e mire gramozin & co.
Vettingun do ta bejme dun sdun prengat e tahiret :v:


#222

Do perpiqen sa te munden ti shmangen vettingut, s’kane ku shkojne, do e votojne me nje kembe.


#223

Lejini pallavrat se sti ha njeri demagogjite misongjenike.
Kthejini pergjigje zotit Yee ate boni


#224

Bravo, po te them bravo per pallavrat, por kjo e meposhtmja eshte zyrtare:{ top channel}

[quote]PD: I thamë “Po” paketës McAllister
17/05/2017
Koalicioni opozitar nëpërmjet një deklarate jep detaje lidhur me ecurinë e negociatave për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Nëpërmjet 16 pikave të kësaj deklarate bëhen të ditur hapat që u ndoqën gjatë negociatave duke nisur nga 15 maji, me ardhjen e Ndihmës zv. sekretarit të Shtetit Hoyt Yee, të shoqëruar nga ambasadori Lu në Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike.

“1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.

  1. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.

  2. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.

  3.  Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
    
  4.  Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
    
  5.  Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
    
  6.  Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
    
  7.  Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
    
  8.  Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
    
  9. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se “po”-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.

  10. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.

  11. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.

  12. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.

  13. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.

  14. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.

  15. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita”, bën të ditur Partia Demokratike përmes një deklarate.[/quote]


#226

MUNDESINE hello


#228

Sipas dukes apo baronit, pd- ja tha po, topi mbeti tek rama qe tani po perpelitet.


#230

Ku humbi ai ‘dashnori’ i Vettingut?! Garancia amerikane e bëri të fshihet si struci


#231

Më poshtë, paketa e McAllister dhe Yee që u refuzua nga Edi Rama:

  1. Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;

  2. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;

  3. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;

  4. Avokati I Popullit i zgjedhur nga opozita;

  5. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;

  6. Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)

  7. Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.

  8. Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.

  9. Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.

  10. Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.

  11. Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor

  12. Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.

  13. Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.

  14. Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)

  15. Droga: • Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit. • Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.

  16. Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike) • Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.

• KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)

• Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.

  1. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.

  2. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

  3. Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.

  4. Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.


#232

Po ka ecur para Shqiperia moj me zamete po se beson Shkaben, e shikon cdo gje nga Iphone…mitingun madheshtor te Pedit e pashe live me dy kamera njekohesisht e ishin plot 7000 vete.
Tani qe thua ti, flamurin e mbrojtjes se Zenit dhe Gites e ka morr vec Nipces se Hysniut e Cunit te Muqerrem Fuges, edhe Fahri Balliu me Frrok Qupin, ZPistat. Eshte katandisur keq Partia Demokratike dhe komardarja qe po i hedh Edvini ne moment te fundit per zgjedhjet nuk ka per ta Shpetuar partine e fundit bolshevike ne Eastern Europe.


#233

Qendrestaret po artikulojne Zoti Yee sot qe me sabah…pasi slan diplomat te huaj pa e quajtur CHinChin, peder e baxhelle, dhe po e dorezojne perseri Sovranitetin aq shume te vyer deri dje ne preher te zotit Yee.
Kot e keni, kan shku kabllogramat per partine Islamo-bolshevike prej vitesh ne kancelarite e Evropit dhe pertej Atlantikut…Shqupi do shkerrmoqet eShqiperia do shpetoj nga ai Ciban Malinj:v::v:


#234

Nikollë Lesi: Nëse Rama nuk pranon ofertën amerikane, LSI-PDIU nuk futen në zgjedhje


#235

Na, ha nje pjate supe shkabe.