E ardhmja e Fake News

Adobe, e famshme per Photoshop-in, ne konferencen Adobe MAX 2016 zbuloi programin e ri VoCo (shpjegohet qarte ne videon me poshte) i cili mjaft te marre nje regjistrim 20 minutesh te zerit tend, dhe pastaj mund te lexoje cdo tekst te shkruar, sikur e ke thene ti. Nese programit i ushqehen 40 minuta ku ti ke folur, atehere ai arrin nje nivel te perkryer manipulimi, seps ene 40 minuta t’i ke perdorur pak a shume te gjiithe gamen e fonetike dhe zeri yt (tanime jo vetem i yti) mund te lexoje cdo tekst e te thote cdo gje, edhe ato qe t’i nuk do deshiroje t’i thoje kurre.

Ka edhe nje hap tjeter, zeri mund te bashkohet me figuren dhe te krijoje video kur ti mban fjalime qe nuk i ke mbajtur. Video eshte ende e dallueshme, por shume shpejt do arrije edhe ajo te behet e pakapshme me sy te lire. Ky fjalim ilustrues i Barack Obames nuk ka ndodhur kurre.

Adobe e ka krijaur programin per industrine kinematografike, pasi kjo do i lehtesonte shume montazhieret. Kur gjate nje filmi nje dialog eshte lexuar gabim, duhet bere nje regjistrim i ri zeri, i cili pastaj me nje shkalle veshtiresie i vishet imazhit te aktorit, ndersa me VoCo, mund ta besh aktorin te thote cdo gje, me zerin e tij.
Edhe buzet dhe shprehite e fytyres mund t’i manipulohen lehtesisht, si ketu:

Por shqetesimi qendron ne faktin se ne epoken e fake news, pas fotove, edhe videot qe shohim mund te mos jene reale, por ngjajne te tilla. Eshte e lehte te shohesh se c’probleme mund te sjelle kjo. Nje lider boteror mund te shpalle lufte, psh. ne nje video te realizuar me manipulimin digjital, etj etj.

Adobe nuk ka nje pergjigje kur keto ceshtje i adresohen, por ndoshta ne te ardhmen videot nga njerez te rendesishem do duhet te kene nje numer serial qe provon autenticitetin e tyre, apo nje tjeter zgjidhje te thirrur nga nevoja.

potencialisht nje arme me shume ne duart e manipuluesve.

1 Like

Ndoshta edhe cfare ben news dhe si do e marrim ate do ndryshoje. Te dalurit ne kamera dhe te folurit ndoshta nuk do jene relevante. Duhet te adaptohemi me ‘change’! Edhe filmat, thiatrot etj do ndryshojne ashtu sic kane ndryshuar qe nga fillimi deri sot. Vej veteranet e luftes te shikojne Matrix…

Po, dakord. Aktoret, thone, do ta hane se u ka hipur tangerlliku shume dhe kushtojne. Do i bëjnë me CGI filmat dhe mbaroi…

Por imagjono nje video si ajo e Dritan Priftit psh. Ne na e nxorren ekspertet si te paverete dhe ne besuam se ekspertet ishin e mberen te pavertete. Por ne kete realitet tjeter nje video si ajo do ishte lehtësisht e beshme me kompjuter. Dua te them se video si prove, bie.

E megjithate kam besim se do kete menyra per te dale tek e verteta, vec do jete me e veshtire.

Meta me ze e me figure u be president. Me Adobe do behet president i EU :))
Habere te rreme na japim perdite. Atyre qe i japin nuk u rruhet fare dhe ne qe i marim po njesoj gdhihemi neser. Psh me Adobe mund te bejne Trump te thote qe Korea e Veriut ka arme kimike gati per te sulmuar fqinjet. Per kete do e pushtojme dhe do e clirojme nga Kim Llesh Doda. Ja ku e beri George Bush pa Adobe fare dhe u be lesh Iraku.

metes I paskemi rene kot ne qafe se akuza per korrupsion paskan qene fake news .bile vila ne lalez eshte nje cadere arixhinjsh ne realitet por qe intrigantet e kane sajuar me photoshop si saraje pashai .pupu sa te thella qenkan keto pune .

1 Like