Eksperiencat me parfumet

Ne fakt kete e nuhas edhe une:) elba je ti?

Cilin nuhat? :slight_smile:

Jo nuk jam Elba.

1 Like

Mungesen e parfumit.

Po pra, kam pershtypjen se eshte prej kesaj. Pastaj behet si menyre jetese, harron qe mund ta vesh kur del diku per qejfin tend, te pakten mua keshtu me ndodh :smiley:

Manjola😆
Pak a shume te njejten me trwgonte dikush ne Gjermani qe kishte vene nje buzekuq te lehte ne pune. Po ti je e martuar, pse duhet te lyhesh, i kishte thene njera.

1 Like

Ahhh shyqyr qe nuk na kane “prekur” akoma tek buzekuqet, se aty nuk toleroj dot! :smiley:

:smile:mire kjo po kam vene re shikime armiqesore te te njejtes gjini kur je pak i veshur e i lyer.

Po kjo eshte lufta midis sojit, e vjeter sa vete bota :smiley: Kafshet (ne fakt meshkujt) behen copash te tregojne kush e kush ka ngjyrat me te bukura, briret me te medhenj, qimen me te shndritshme, zerin me te forte, kurse ne femrat kemi tualetin :smiley:

1 Like

sa me teper tualet te bejne femrat, aq me teper i vejne brinje t’mdhoja meshkujve! Kjo eshte dialektike!

Per makeupin ne pune as une nuk jam shume pro goca, se mendoj qe ne perditshmeri sa me thjesht aq me rehat ndihen koleget me njeri-tjetrin. Kurse parfumi, mjafton te mos kete rreze te madhe, te mos kundermoje shume.

Per te tjerat…gjithsesi I want to think positively ne kete teme. :blush:

Nuk ka si parfumet e Thierry Mugler-it. Vecanerisht Alien

1 Like

Rrofsh aquamarine, se me solle ndermend parfumin e pare qe kam perdorur dhe kerkova pak online mos e gjej… dhe e gjeta. :slight_smile:

1 Like

Do ta provoj dhe une megjithese s’kam shume pervoje me blerjet online, dhe sidomos per parfumet qe s’kam blere asnjehere.

Them te provoj dhe kete. Ka arome te kendshme. :blush::upside_down_face:. Sot du me shku me ble dhe coco mademoiselle lotion .

fascinating bottle

Sot hasa nje parfum interesant te cilin s’isha nisur te bleja teksa po shikoja per produkte te ndryshme tek Lush. Quhet "Imogen Rose" dhe si parfumet e tjera te markes, aromat i ka natyrale, jokomplekse per nga ana e notave siç eshte rasti tek parfumet klasike. Hapjen e ka te forte, te çon mendjen tek pudrat e vjetra qe perdornin gjyshet :smiley: , por siç thone “gjerat e mira u vijne atyre qe presin” dhe pas 20-30 minutash, vjen e embelsohet ne nje arome te bute trendafili te shoqeruar me iris dhe vetiver (ato qe dalloj une te pakten ne lekuren time). Kam nja 8 ore qe e kam vene dhe era eshte fort prezente akoma. Do t’ua sugjeroja atyre qe kerkojne aroma natyrale, apo qe duan nje per perdorim te perditshem. Cmimi 60 euro mund te duket i larte per nje parfum jokompleks dhe vetem ne 30 ml (ka edhe 30 euro per 10 ml por beni vete matematiken a ia vlen apo s’ia vlen), por nga ana tjeter ingredientet i ka ne pjesen me te madhe natyrale, çka mund ta beje me te deshirueshem.

1 Like

Nga Lush une ble vec ato shampoo bars. Me pelqejne. I japin flokut shkelqim dhe e forcojne goxha.

Ca na bete mi goca me kete temen…sapo ri-bleva pas shume vitesh nje nga dashurite e mia te para :heart_eyes: E pranoj qe nuk eshte me i miri nga parfumet, por mua me sjell ne mendje kujtime te bukura. E ribleva pa e provuar, madje e kam akoma ne cante te pahapur :slight_smile:

2 Likes

Issey - Nuit… nje parfum qe nuk e harron kurre

Creed parfumi i artisteve ! Une e njoha fal gruas se Fausto Lealit frequentonim te njejtin parukier, edhe pse eshte nje linje e famshme per meshkuj pershtatet shume edhe si unisex Millesime Imperial dhe Silver Mountain jane me te preferuarit ndersa nuk me trasmetojn Original Vetiver dhe Millesime -Oud .

1 Like