Eurovizion - 2018


#21

blame Canada :grin:


#22

Bjellorusia dhe Estonia sivjet m’u duken mire pare klipet online.


#23

na e sjell ndokush tekstin e kenges shqiptare, ta dime per ca malli behet fjale


#24

eurovisioni e bllokon jutubin per ameriken, viti i dyte ky


#25

Një pritje e gjatë, e ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjaten përpijnë në ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi
Si më magji hëna shikimet përpin
Më sjell vegimin tënd

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
Të shoh portretin e saj
Momentet kalojnë, sekondat nuk falin
Orët pasojnë por ndjenjën se ndalin, jo

Si më magji hëna shikimet përpin
Sytë tanë puqën sërish edhe pse është fantazi
Jetën do ta fal ty

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

Do ndalojë


#26

:grinning: paska qene kenge dashurie


#27

ngelem duke bere kenge per dashurine ne distance


#28

Mirë qe s’doli Mall columbie :smiley:


#29

keshtu nga jashte te jepte pershtypjen si balade trimerie per hajredin pashen :grin:


#30

hajredinin kur te cojme moza ahmetin me dhimbje kreje :joy:


#31

Amerika thuaj. Une s’jam ne Kanada. Na bete lemsh.


#32

keshtu e shprehim dashnine ne shqipot, me agresivitet, pompozitet akutesh dhe frazash; te dua moj qene.
Sikur ta dija qe do kalonte eleni, formule fituese.
Kaloi dhe bushpepa, sic u parashiku


#33

po ta vesh re me kujdes eleni duket n’cik si iluzion optik, dmth me pak gjera krijoi iluzionin e bollekut. qofsha gabim :grinning:


#34

‘ka mjaft gjasa’ nuk eshte tamam parashikim albano. kalon/s’kalon quhet. :grinning:

nejse, bravo zerit te Bushpepes, i cili me sa pashe e ka kenduar dhe me mire kete kenge live. duhet te kene kujdes orkestraxhinjte tane qe mos t’ia mbysin zerin ne fillim te refrenit.


#35

patjeter, pervec kenges e performances qe kishin ingredientet minimale te duhur e arriti dhe fale imazhit prej vajze hot ngacmuese dhe mesdhetare.
ajo qe ke thene ti mjaft sakte iluzioni i bollekut eshte esenca e suksesit ne eurovizhon, it’s just an illusion


#36

me standartet e mia ka gjasa eshte pothuaj e sigurt :smile:


#37

e kisha ne kete kuptim


#38

Ahhh i paske rene nga… Kanadaja.


#39

E fituam Eurovizionin me ngjan :joy:

http://shqiptarja.com/lajm/eugent-bushpepa-ndez-eurovizioninvideo


#40

I don’t like it! Nuk me jep asnje ndjesi kur e degjoj. Biles po ta japi radio e zejme, do nderroja kanal.