Eurovizion - 2018


#102

Komenti eshte paksa kontradiktor: Meqenese nuk te pelqejne prezantimet prej jevgu, gay, calamani, dreqi e flama, normalisht duhet te te kishte pelqyer pikerisht Danimarka. Per mendimin tim performimi me i bukur optik…sepse ishte dhe patriot. Nje himn ndaj kultures se tyre vikingase: burra me lesh (e jo te qethur si femra), me ze te thelle, me cifla debore si simbol i klimes se ftohte skandinave, me sfond anijesh…ne bord asnje femer apo njeri me ngjyre. Ta kishin kenduar ne gjuhen e tyre do kishte qene akoma me mire.:grin::slightly_smiling_face:


#103

Eurivision u paraqit me dobet kete vit se viti i shkuar, i cili ky i fundit qe me dobet se paraardhesi (pavaresisht se beri te mundur nje ngjarje te rralle ku fitoi cilesia me Salvador Sobral). I fundit edicion me permbajtje te meritueshme besoj ka qene viti 2015. Para tij patem eurovision qe nxori fitues Konciten e Austrise. E keshtu me zigzake e prapakthehu procedon cilesia e kenges ne ket event qe gjithe e me teper i lihet rinise, konkretisht millenials, e qe reflekton pervecse pergatitjen e ketij brezi, edhe pergatitjen e kontinentit per evropen e bashkuar, me gjeopolitiken ne votime qe arrin te munde idealin e perbashket qe eshte kenga e cila nuk ka pse te njohe influenca politike.

Mendoj do kishin bere mire te fillonin me voten popullore para veridktit te votes “profesionale” te jurise. Permbysja e fjales se jurive pati nje efekt te erret sa i takon kredibilitetit te vleresimit aty…

Nuk kam te qarte ate punen e perfaqesimit hungarez, seriozisht, kur u be fjale per ‘kenge e mire’


#104

Korrik, dua të them qe me pelqeu shume Hungaria, por shume shume amà (pra për mua ishte po aq e bukur dhe e interpretuar me stomak sa dhe kenga e vjetshme e Portugalise). Qe, gjithmone sipas meje, i bie të ishte e vetmja qe ja vlente. Shume biles.


#105

Je gabim. Rusia kish çuar nje handikape (shume handikape biles), por qe nuk doli as në finale, é le më të fitonte


#106

Po si shpjegohet atehere qe nuk shikon eurovizion dhe vjen e flet për të ketu? (pa llogaritur filma etj etj për të cilet vjen e flet po ashtu pa i parë). Nese ke kohe me shkrujt për eurovizionin pa e parë atë, me mirë jepja ate kohe shikimit të tij.


#107

Votat (sidomos ato te publikut) jane ende mazhoritarisht gjeopolitike. Por kete vit çoç u ekuilibruan, sepse mungonin shumica e vendeve ekzotiko-eurovizhioniste (Greqia, Rusia, vendet e Ballkanit, te Kaukazit…etj). Dhe u duk sikur ishin me asnjanese

ps. paska shkrujt Zaimi nje post ne fb; ka thene fiks te njejten gje


#108

Konga fituese mu duk si kong kalamojsh


#109

po ta jap te drejten paradhenie sic shume here sepse rregulli me ty eshte se vertetohesh me kohe.
per momentin besoj e kenduara ‘me zemer’ e hungarise eshte me teper pjese e zhanrit te kenges sesa artistry. Jam dakord qe eshte nje devijance nga tendenca eurovizion njelloj si Sabral vjet.


#110

Stalker, po si shpjegohet qe un s’kam fol fare per eurovizion, e ti me akuzon se kam folur?

Apo quan te folme per eurovizion pyetje se sa shpia ka Godardi ne temen e eurovizionit? Apo sa shpia ka Aquamarin?

Apo qe them qe kam dhjetra vjet qe nuk shof eurovizin, por shof vetem vizion € eurosh?

Me trego nje koment qe kam bere per film qe nuk e kam pare. Por jo te me tregosh nje koment qe kam pyet Aquamarin se sa shpia ka? ne nje teme filmi qe se kam pare.


#111

Eshte njesoj si ne kinema: s’ka zhanre (ose me sakt: te gjitha zhanret jane ne rregull me veten e tyre). Hard-rock ose jo, ata kendojne me shpirt (biles ka nje detaj interesant : ashtu si Rona Nishliu, edhe ata kenduan më mire (me natyrshem, më ‘me shpirt’) ne gjysem-finale, se sa në finale - pa dyshim per shkak te peshes se pergjgefjesise qe ka finalja).
:slight_smile:


#112

Ndofta me ka filluar Alzaimeri por ti shkruan ne te gjitha temat e filmave te rinj, biles komenton shumicen e komeneve te komentuesve. Nje me nje


#113

kush u ankua mor aman! alba e djatht; e obamës! unë nuk shoh ndonjë sharje apo ofendim. jo se ka ndonjë problem,po lufta ndaj ‘‘shfaqjeve të huaja’’ me ankesa nga ‘‘komuniteti’’,kur ska ofendime personale por vetëm këlndvëshrtim ndryshe nga linja ‘‘liberal-global’’,sesi të duket!


#114

Stalker, ndoshta te ka filluar godardizmi qe eshte me keq se e permban brenda Alzaimerin. Un nuk them qe nuk kam komentuar ne temen e eurovizionit dhe filmat e kinoditarit, por them me gjej nje koment per nje kenge te eurovizionit ne radhe te pare. Pastaj gjej edhe nje koment per film te kinoditarit qe se kam pare, siç ti me akuzon.

Deri sa ti gjesh keto dhe te vertetosh akuzen tende, mbetet qe ti vuan nga Alzaimeri, edhe nga godardizmi duke bere filma pa bere filma.

Te kujtoj se ne kete teme te eurovizionit kam bere pothuaj 10 komente, por asnje per ndonje kenge te tij. Dmth eshte tjeter gje te komentosh ne nje teme per eurovizionin ose ne nje teme te kinoditarit, dhe eshte tjeter gje te komentosh kenge dhe filma qe si ke pare ne temat perkatese.


#115

ju lutem, mos devijoni temat. keni hapesiren e diskutimeve te lira apo dhe posten private per shkembime personale.


#116

do bere perpjekje ta tejkaloj aversionin per Hard Rock duke pas parasysh cfare thua.
te pakten ne kinema njelloj kam arrit ta tejkaloj paragjykimin per gjinine horror



#117

kur do e kuptojn shqiptaret qe sfitohet me t’uleritme. nejse eurovizioni esht shum dobet.


#118

Pashe nje interviste te saj te BBC dhe ajo theksoi faktin qe ishte gjykuar per shkak te pamjes, biles tha qe kishte qene duke kenduar ne nje dasem, nderkohe kishte degjuar nusen duke folur ne telefon, qe ankohej se si nuk kishin gjet nje kengtare with good looking.


#119

Dobet dobet por edhe ndonje moment magjik disaminutesh e kish :slight_smile:


#120

http://www.gazetadita.al/ne-eurovision-nuk-u-kendua-live/


#121

Pallavra. Eshte zeri i korristeve qe vazhdon të kendojne :